EULEX-i vazhdon bastisjet
EULEX-i vazhdon bastisjet
EULEX-i vazhdon bastisjet
EULEX-i është duke vazhduar edhe të premten bastisjet dhe mbledhjen e materialeve në Postë-Telekomin e Kosovës, në Prishtinë, si dhe në disa lokacione të tjera në Pejë. Bastisjet e nisura një ditë më parë, ndërlidhen me dyshimet për korrupsion gjatë dhënies së një licence të telekomunikimit. Zyrtarë të EULEX-it thonë se po hetohet periudha 2007-2008, në të cilën dyshohet se janë kryer keqpërdorimet. Nuk flitet ende për shumën, që mund të jetë keqpërdorur.
Bastisjet e nisura një ditë më parë në Postë-Telekomin e Kosovës dhe në kompanitë “Devolli grup” dhe “Z-Mobile”, sipas zyrtarëve të EULEX-it, janë duke vazhduar dhe të premten.
EULEX-i ka nisur hetimet në lidhje me dyshimet për korrupsion gjatë dhënies së një licence të telekomunikimit në periudhën kohore 2007-2008.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thënë se janë duke u zhvilluar ende bastisje në Prishtinë dhe në Pejë.
“Bastisjet ende nuk kanë përfunduar; janë disa lokacione, të cilat ende janë duke u bastisur. Nuk jam i sigurt se cilat lokacione janë bastisur, por më duket se në lokalet e PTK-së”.
“Arsyeja e bastisjeve është dyshimi se është bërë bartja e licencës për telekomunikim për operatorit mobil virtual në vitin 2007/ 2008 në mënyre të kundërligjshme. Kjo është arsyeja kryesore se po bëhen këto bastisje”, ka thënë Krasniqi.Zëdhënësi i EULEX-it, Krasniqi, nuk ka munduar të flasë për shumën e parave që mund të jenë keqpërdorur. Sipas tij, për një gjë të tillë duhet të përfundojnë hetimet.
“Nuk mund të japin informata rreth parave, apo kontratave, ajo çka është duke u dyshuar është mënyra e kundërligjshme e bartjes së licencës”, ka theksuar Krasniqi.
Ndryshe, deri më tash, sipas zyrtarëve të EULEX-it, nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar.
“Krejt çka është bërë deri tash është bastisja e tetë lokacioneve - tri në Prishtinë dhe pesë në Pejë. Është duke u mbledhur material dhe dëshmi të ndryshme”, ka sqaruar Krasniqi. Përveç tetë lokacioneve - tri prej të cilave në Prishtinë dhe pesë në Pejë, EULEX-i një ditë më parë ka bastisur edhe zyrën, banesën dhe veturën e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha.
Në një konferencë për media, Haxha ka thënë se u ka ofruar bashkëpunim të plotë hetuesve të EULEX-it, ndërsa ka bërë të ditur se policia e këtij misioni, ndonëse ka konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe materiale të tjera, nuk ka arrestuar e as intervistuar ndaj asnjë punonjësi të PTK-së.
Nga ana tjetër, Merita Mustafa, menaxhere në programin “Transparenca dhe anti-korrupsioni” në Institutin Demokratik të Kosovës, punën e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, e sheh si të rëndësishme në drejtime të luftimit të korrupsionit.
“Fakti që nuk ka të arrestuar dhe fakti që është liruar edhe një person, na bën me dije që EULEX-i është duke tentuar t’i arrestojë disa njerëz, por këta janë vetëm disa ‘peshq të vegjël’ dhe përsëri peshqit e mëdhenj nuk është duke i kapur”.
“Është një lajm i mirë që EULEX-i ka nisur hetimet edhe në sektorët e tjerë, duke filluar edhe në kompanitë publike, siç është PTK-ja, RTK-ja”, ka thënë Mustafa.Zonja Mustafa nga KDI-ja, ka nënvizuar se shumë qytetarët të Kosovës janë të interesuar të dinë për rezultatin e hetimeve të tashme në ndërmarrjet shoqërore dhe ato qeveritare që është duke i bërë EULEX-i.
“Puna e EULEX-it është një shenjë e mirë që po e shtrin aktivitetin e tij edhe në institucione të tjera. Por, ne, gjithsesi duam t’i shohim rezultatet në nivel pak më të lartë që t’i kapë ‘peshqit e mëdhenj’, e jo të vegjlit, siç ishte rasti i Tolajt”, ka përfunduar Mustafa. (rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Limaj thotë “jam i pastër”, EULEX-i vazhdon hetimet
» Vazhdon numërimi i votave
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» Bie mocioni i opozitës, privatizimi vazhdon
» LDK vazhdon takimet për reformat në statut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi