Shqiponjën e kanë në zemër, jetojnë në shtetin e demokracisë botërore
Faqja 1 e 1

BEQIR SINA
Petrit Hysenaj, ideator dhe krijues i internetit www.mysocialchef.com
Një botë dhe një imazh tjetër i të rinjve shqiptarë, në SHBA-së
Një botë krejt ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar, lexuar dhe kemi mësuar deri sot për diasporën, shohim tek këta të rinj shqiptarë, fëmijë emigrantësh që emigruan në kohë e rrethana të ndryshme në SHBA-ës. Brezi i fëmijëve të sotëm, 90 përqind e tyre janë të prirur të studiojnë dhe të krijojnë ashtu si edhe moshatarët e tyre Amerikanë, apo vendet e tjera evropiane ku jetojnë.
Ndryshe nga prindërit, 90 përqind e tyre, u morën vetëm me punë të rëndomta, nga më të ndryshmet, dhe natyrisht u "morën" edhe me politikë, fëmijët e lindur në SHBA-ës, dhe brezi atyre që ka ardhur këtu, të paktën këto 20 vitet e fundit, prej kur ra dhe regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, janë të shkolluar, dhe janë të predisponuar të merren me biznes, financë, real estate, teknologji, artitekturë, mjekësi, gazetar, artë edhe sport.
Specialitete të kuzhinës përmes internetit
Nuk është më çudi që në ndonjë gazetë apo revistë të njohur amerikane, radio apo televizion prestigjoz, të gjeshë edhe emrin apo profilin e ndonjë të riu shqiptarë, të lindur në SHBA-ës, apo i ardhur këtu pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Një gjë i bashkon të gjithë këtë brez të rinjësh, kudo dhe gjithmonë ata mundohen të paraqesin veten si shqiptarë. Një simbol kombëtar shqiptarë, me ngjyrat kuq e zi, një shqiponjë apo edhe një flamur, ka dhe e mban çdo njeri prej tyre,
Kësaj radhe na tërhoqi vëmëndjen një blog, i cili kishte me mijra vizitorë dhe i kushtohet çështjeve sociale. Blogu i Petrit Husenaj, ne faqen e internetit www.mysocialchef.com , na njehë me erën dhe shijen e bukur edhe të kuzhinës shqiptare. Gjithmonë gjatë punës ai mban përparëse të bardhë, e cila ka të vizatuar një shqiponjë të zëzë të madhe në mes të saj. Recetat e tij janë të botuara në disa nga rubrikat sociale në gazetat në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti do të jenë edhe në një libër - kuzhine - cookbook, nga HarperStudio . Është shumë e rëndësishme, sipas teknologjisë që ta përdorësh blogun e tij, sepse ato janë të gjitha falas në : Wordpress, Twitter,FourSquare, Flicr dhe Picasa Petrit Husenaj është i biri i veprimtarit të dalluar Sejdi Husenaj, ka lindur dhe jeton në Nju Jork, nuk ka studiuar apo mbaruar shkollën e guzhinës. Ai është diplomuar për Marketing and Advertising Industry. Petrit Husenaj, ka qënë në vitin 2008, bashkërenduars i kompanisë WPP.
I veshur me xhaketën e bardhë të gatimit, dhe një sërë asortimetesh të gatimit përpara, e gjënë shpesh herë në kuzhinën e tij dukë përgatitur diçka të veçantë. Sidomos, kërkon të mësoj e të dijë më shumë për recetat e gatimeve shqiptare, ku nëna e tij thotë ai e ndihmon shumë për t'i treguar se si gatuhet. Husenaj, tha se po punon të bëjë një përzierje të kuzhinës shqiptare, me atë italiane, franceze, meksikane, idiane dhe kineze. Për këtë ai shfrytëzon librat e gatimit nga të gjitha specialitetet dhe mënyrat e të gatuarit nga vende të ndryshme të botës. Husenaj, tregon se këtë "punë' e ka filluar gjashtë muaj më parë, në janar të viti 2010, nga krijimi i blogut dhe nga ajo çka parë sesi gatuan nënan e tij që është një amvise shumë e mirë. E cila thotë ai" gatuan mirë dhe njësojë si një kuzhinjere".
Çfarë është shija e kuzhinës shqiptare?
"Në fakt tha ai, nuk më ka munguar edhe eksperienca, kur kam gatuar vetë në shtëpi, por, edhe dëshira e madhe për të mësuar këtë art të bukur të të gatuarit". Husenaj, tha se ai konsultohej edhe me shefa të tjerë të kuzhinave të ndryshme, në blogjet e internetit me të cilët bashkëpunon. Ai tha se në blogun e tij My Social Chef ka me mijra vizitorë, dhe mbi 80 përqind të anëtarësuarve të tij ai i ka shqiptarë, të cilët janë të interesuar të mësojnë rreth guzhinës shqiptare. Ata, spjegon ai, jetojnë në vende të ndryshme të botës, pasi janë nga të pestë kontinentet, sipas adresave, por me një dëshirë të përbashkët që të mësojnë kulturën shqiptare të gatimit. Të shijonë traditën e bukur shqiptare të gatimit, e harruar fare në kurbet, sidomos këtu në SHBA-ës dhe në Evropë.
Kjo për shkak edhe të integrimi, por, edhe të asaj që shumica e fëmijëve janë të lindur në Amerikë ose në Europë jashtë Shqipërisë e Kosovës, i ndjejnë mungesën e vendit të tyre. Pa, llogaritur atë se në kohën e komunizmit, shqiptarët në Shqipëri, thuhet se nuk kishin fare kuzhinë, pasi dihet se cilat ishin gatimet e nënave në Shqipëri. Saqë të huajt na pyesin, sa herë që takohemi, se "çfarë është shija e kuzhinës shqiptare?". Kjo ndodh nga që ata nuk e njohin fare kuzhinën tonë.
Megjithëse, të paktën këtu në Amerikë, shumë familje shqiptare, tha ai u servirin miqve të tyre të huaj ushqime tradicionale shqiptare. Këtë e bëjnë :"Për të treguar se edhe ne shqiptarët dimë shumë mirë të gatuajm dhe dimë shumë mirë të ushqehemi - pavarësisht se ndonjëherë na pëlqen t'a përziejmë kuzhinën tonë me atë të huaj", thotë Husenaj.
Blogu i tij rrefen Husenaj, ka si qëllim siç thotë ai t'i krijojë një imazh tjetër botës shqiptare në Amerikë, sidomos brezin e ri, pra ne fëmijëve të emigrantëve të na shkëpusi sado pak nga ajo jeta e rëndomtë që bënë prindërit tanë. Husenaj, tha "se ne jemi një shoqëri të rinjësh këtu në Nju Jork, me lidhje virtuale anemban SHBA-ës, që jemi të gjithë të shkolluar , në fushën e biznesit, teknologjisë, mjekësisë, artit dhe kulturës, që bashkëpunojmë dhe organizojmë aktivite të ndryshme së bashku, me moshatarët tanë amerikanë dhe komuniteteve të tjera.".

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Buxhovi: Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë
» Diana Bunjaku:Llugiqi: “Këta që e kanë uzurpu shtetin, janë mafiozë dhe kriminelë!”
» Bilall Sherifi: Ndërkombëtarët na kanë ndihmu, na kanë…. si plaka e Bajram Rexhepit (Video)
» Jahë Sadrija: Lum ata që jetojnë pas vdekjes
» Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi