ARTISTI I SHQUAR I SKENËS DIBRAN TAHIRI
Faqja 1 e 1
ARTISTI I SHQUAR I SKENËS DIBRAN TAHIRI
Shkruan:Shaban Cakolli
ARTISTI I SHQUAR I SKENËS DIBRAN TAHIRI
A ka shpirt artisti që nuk e njeh këtë artist të madh?Nuk e besoj,një burrë me një pamëje joshëse,gjithnjë i buzëqeshur,që dha
shumë nga vetja për të pasuruar artin e kombit.Fisnik me punë madhështore,që rrespektoj skenën,artdashësit dhe kënaqi dëshirat e çdo
artdashësi.Ai po rinohet,i dashur për të gjithë,por më së tepërmi për mërgimtarët.Mezi pritim fundjavën të qëndrojmë para ekranit,për të lënë gjitha brengat për një çast dhe për të u kënaqur me artin e tij,ai na bënë si të ndihemi pranë sofrës së atdheut.Ky është i madhi Dibran Tahiri.DIBRAN TAHIRI: "NJERIU I DASHUR" I SKENËS KOSOVARE Ai është njëburrë intelegjent. Di të depërtojë në thellësi të gjërave. Bota e tijështë përplot enciklopedi, është e mbushur plot nostalgji për tëkaluarën. Ai e beson, e sheh botën me syrin e tij, larg, sikurse edhemendon, dhe gjithçka që përcjell është edhe brenda këtyre kontureve,brenda këtij sinqeriteti... Fjalët e tij, gati gjithmonë bien bukur,ngase bota e këtij aktori është e pastër, e brishtë, por shumë esinqertë...Ka kohë që e thërrasin babi i Korabit, Zanës, Ardit dhe Almës. Mirëpo equajnë edhe burri i Dritës dhe dhëndri i Skënderit. Ai gjyshen e"Familjes Moderne" e ka vjehërr. Dini, "plaku" i serialit shumë tëpërcjellë nga publiku kosovar "Familja moderne" është njeriu që sfidongjithçka që i del para vetës. Ky është Dibran Tahiri, njeriu shpirtbutëi përditshmërisë, dhe pushtetploti i "Familjes moderne", aktori që tëlë të kuptosh se është i kërkuari dhe më i preferuar i kohës, i ciliështë i lidhur për skenën, artin, dhe të bukurën që moti... Personazhi mëserioz dhe më i rreptë i "Familjes moderne", Dini, përmes një humori tëhollë pasqyron aktualitetin nëpër familjet kosovare , raportetprind-fëmijë, të cilat përputhen në shumë prizme me realitetin e rikosovar. Thjeshtësia, origjinaliteti në skenë, lëvizjet e tija plotgjallëri, nazet e një udhëheqësi familjar, të cilat rimojnë me kohën, ekanë bërë Dibranin, tashmë të njohur si babai i "Familjes Moderne"",ylltë artit shqiptar dhe aktorin më të dashur të elitës kosovare.Pedantëria dhe sinqeriteti i tij duket sikur i jep një imazh të bukurartit shqiptar. Aktori shpirtbutë mitrovicas, ka një numër të madh të"elektoratit" të tij artëdashës. Po ta tërheqësh një paralele ngaDibrani deri te Dini, rruga është plot labirinthe për të arritur derite dy botërat, të cilat janë definitivisht të kundërta. Dibrani nëjetën e përditshme kurrë nuk ka qenë baba dhe i martuar, ështëindiferent ndaj politikës dhe është shumë tolerant. Në krahasim mepërsonazhin e "Familjes moderne", Dibrani në jetën e përditshme ështëshumë i qetë, aspak nervoz, tolerant, ka shumë mirëkuptim, dhe në qoftëse ai nuk mund të ndryshojë diçka atëherë shumë thjeshtë tërhiqet dhe ipërcjell gjërat në heshtje. Kurse Dini është shumë temperament,udhëheqës i një partie dhe njeri që nuk lëshon pe dhe iu tregonfëmijëve të tij të lazdruar herë pas here se ende është ai "ujku ivjetër". Fëmijët e "Familjes Moderne", e dinë atë dhe nuk ia teprojnë.Serioziteti i Dibranit dhe burrëria e Shemsedin Gashit në "Familjesmoderne", të lënë të kuptosh se Dibran Tahiri është aktori që di të"notojë" në çdo "oqean" qoftë edhe në atë që ndoshta është vështirë tëkalohet edhe me "barkë".Karriera... roli i parë...roli në filmin kroatNjë burrë elegant, me mjekër të thinjur, sy depërtues dhe paksa me njëinstikt të vacantë që shprehin botën e një artisti, me sakon dhepantollonat e zeza, padyshim se është një Omar Sharif, por i kohëssonë. E sheh të ulur në një qoshe të restorantit te "Teatri Kombëtar",një çantë të vogël para tij, së bashku me një çaj "hibiskus".Një palë syze komode, por me dioptri, theksojnë edhe më shumë vështrimin e çiltër dhe po aq të sofistikuar, të aktorit kosovar.Ai është një burrë intelegjent. Di të depërtojë në thellësi të gjërave.Bota e tij është përplot enciklopedi, është e mbushur plot nostalgjipër të kaluarën. Ai e beson, e sheh botën me syrin e tij , larg,sikurse edhe e mendon, dhe gjithçka që përcjell është edhe brendakëtyre kontureve, brenda këtij sinqeriteti... Fjalët e tij, gatigjithmonë bien bukur, ngase bota e këtij aktori është e pastër, ebrishtë, por shumë e sinqertë, ...Ngadalë me një zë të trashë tamam mashkulli,e fillon tregimin e tij përfillimin e karierës. Fillon me një thjeshtësi sa më shumë që është emundur, sepse siç thotë ai po të përshkruajë në tërësi karierën, do tëduhej një gazetë e tërë.Ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën e të ashtuquajturës"rindërtimit të vendit". Babai i tij ka qenë minator, punëtror dheprind i mrekullueshëm, i cili qysh atëherë e kishte parasysh që duhett'i shkollojë fëmijët e vet. Ka qenë i bindur asisoj, shkollimi mundt'i shpien fëmijët e tij përpara, dhe pas mbarimit të shkollës filloreedhe gjimnazin në Mitrovicë, Dibrani i ishte drejtuar kryeqendrës ku poatë vit në Prishtinë (1967), ishte hapur studio për teatër, film dheradiotelevizion. Ishte gjenerata e parë ku ripërtërihej ansambli iatëhershëm me aktorë të mrekullueshëm.
__________________
Gjatëkarierës se tij ka interpretuar shumë role të politikanëve, dhe e di seçka do të thotë të jesh pushtetar dhe e di se sa e butë është karrigadhe pushteti. Njeriu që rri shumë vite në karrigë, në një vendudhëheqës është ai devertimi i tij, dhe njerëzit që janë përreth tijfillojnë të sillen në mënyrë të çuditshme. Ata mendojnë se atij ia kadhënë zoti pushtetin dhe duhet të vazhdojë sa të jet gjallë", ka thënëDibrani.Në jetën e përditshme Dibran Tahiri nuk është i martuar,por gjithmonë në jetën e tij e ka pasur dikë që ka bashkëjetuar. MirëpoDibrani nuk ka dëshirë të flet më tepër për jetën private të tij."Këtëformë të jetës unë vet e kam zgjedhur me dëshirën time, mirëpo unë nukdua të jem shembull, dhe nuk do t'i preferoja dikuj tjetër kështu, letë veprojë gjithkush ashtu si mendon vet", porosit Tahiri.Ai edhevëllezërve dhe motrave të tij iu ka thënë që mos ta marrin shembull,por të gjithë ata sot janë martuar, fejuar dhe e vazhdojnë jetën e tyre."Unëjetoj ndryshe, kurrë nuk i kam thënë jo as martesës, as fejesës, unë mëshumë i jam përqendruar profesionit , nuk kam qenë i martuar kurrë.Tashjetoj me... ajo duhet të jetë një pjesë e sekretit tim", ka thënë Dibraniduke qenë enigmatik sa i përket jetës së tij private.Dibrani sikurqë moti e ka pasur një vërejtje. Ai thotë dhe nuk beson as vet përaktorët që e kanë interpretuar komplet Shekspirin, aktorët të cilët ekanë interpretuar pjesën më të madhe të dramaturgjisë botërore, roletkryesore të kësaj dramaturgjie, dhe të mos ftohen kurrë asnjëherë parastudentëve këta aktorë, jo për të ligjeruar siç shprehet ai, por për tëqenë aty dhe të dëshmojë Dibran Tahiri ose ndonjë aktor tjetër përsukseset, të dëshmojë para studentëve të aktrimit, për sukseset që kapasur, por thjeshtë t'iu thotë studentëve ku ka dështuar Dibran Tahiridhe pse ka dështuar. Thjeshtë shprehet Dibrani, aktorët e mëdhenjë jotë ligjerojnë ndoshta aty, jo të marrin rrogë prej tyre, t'iu marrinstudentëve onorarin, por të këmbejnë në këtë profesion."Unëi gëzohem sukseseve të aktorëve, jo vetëm te ne por edhe në botë, sepsemarrja e çmimit "Oskar", ai e nderon edhe profesionin tim, është nderpër mua edhe unë duhet të gëzohem. Unë, është e natyrshme që i gëzohemsuksesit të aktorëve të rinjë sepse përmes tyre edhe emri jonë jeton mëgjatë. Aspak nuk mendoj se ata janë konkurentët e mi", është shprehurTahiri.Duke pas fjalën te çmimi "Oskar", dhe tek aktorët e huaj, ai tregon edhe për mbresat dhe cili aktor i pëlqen."Kamqenë i preokupuar me filmat "Western", thjeshtë kanë qenë filma përargëtim. Filmi i cili "Ndodhi njëherë në perëndimin e egër", HenriFonda, Çarls Bronson, Klaudia Kardinale, në rolet kryesore, më ka lënëmbresa shumë të mëdha, ishte film i cili u shfaq në kohën e rinisëtime, për shkak të peisazheve që kam parë aty, dramës, dheinterpretimit të mrekullueshëm të aktorëve në rolet e tyre, natyrishtedhe për shkak të muzikës tepër të mrekullueshme të Enio Morikone qëkishte përgatitur për këtë film të mrekullueshëm", thotë Dibrani duketreguar se ende i tingëllon në vesh ajo muzikë. Atij i kanë pëlqyer dheende i pëlqejnë si Spencer Tresi aktor i gjeneratës shumë të vjetër,por gjithsesi, Henry Fonda, të cilin e dallon.Dibrani dëgjon kryesisht muzikë të mirëfilltë, atë e cila është bazë e muzikës."Ekam një cd-player, dëgjoj muzikë të mirëfilltë, ajo që është bazë emuzikës, klasike, është e pamundur që mos t'i kthehem Rivaldit.Zakonisht edhe dëgjoj muzikë të filmit e cila më pëlqen pa masë ,mirëpo unë dëgjoj çdo muzikë tjetër që është e mirë, e adhuroj edheçiftelinë kur dikush di ti bie", ka thënë aktori Tahiri.Ai kohën elirë e kalon në teatër, takohet me miq, me kolegë, takohet pothuajsepër çdo ditë, shkojnë në kinema ndonjëherë dhe i pëlqen të përcjellëtelevizionin, përcjellë çdo gjë që jepet në këto tre (3) televizionettona.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Musa Jupolli:Recitomi vargjet e mia me zë artisti
» Bedri Tahiri: Bahri Haxha - Intelektual dhe atdhetar i shquar
» Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
» Artisti Saimir Strati me mozaik për pavarësinë
» Mjeshtri i Madh I Skenës, Mirush Kabashi ne Toronto, me monodramen "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit"
» Bedri Tahiri: Bahri Haxha - Intelektual dhe atdhetar i shquar
» Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
» Artisti Saimir Strati me mozaik për pavarësinë
» Mjeshtri i Madh I Skenës, Mirush Kabashi ne Toronto, me monodramen "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi