"JAM BIJA E SHQIPERISE ,DHE JAM NENA E GJITH BOTES"....!:NENE TEREZA-
Faqja 1 e 1
"JAM BIJA E SHQIPERISE ,DHE JAM NENA E GJITH BOTES"....!:NENE TEREZA-
Solli:
Fadil Limani
"JAM BIJA E SHQIPERISE ,DHE JAM NENA E GJITH BOTES"....!:NENE TEREZA-
SOT ESHTE 100 VJETORI I LINDJES SE SHENJETORES TONE PERKUJTOJME ME DHIMBJE E PERKULJE..!
Vuatja ka mbetur pa shërim. Trupat e Dandit të Indisë dhe Xheharl Nehru,
(Kryeministër i parë) kishin si privilegj shtratin e topit, për t’u
dërguar në banesën e fundit. Këtë fat kishte edhe trupi i Nënë Terezës, i
mbuluar me shumë ngjyra lulesh dhe me flamurin kombtar të Indisë. Në
varrin e saj, më 13 shtator 1997, morën pjesë 1 milion vetë, në një varg
të gjatë prej 9 kilometër dhe 3 miliard teleshikues të tjerë ndoqën
direkt ceremoninë e varrimit.
Por, bota sot është në zi. Ajo ka ndjer jetën dhe vuajtjen, për t’ia
lehtësuar atë të varfërve midis të varfërve. Njerëz me zemër të madhe e
ndërgjegje të pastër, janë të domosdoshëm, për të lehtësuar ato vuajtje,
që mori përsipër për 50 vjet të shëronte Nënë Tereza e Kalkutës.
Më shumë se kurrë, bota ka mbetur jetime. Vuajtjet e njerëzve kudo kanë
mbetur pa shërim. Bota po shton pikëllimin mbi Shenjtëreshën e gjallë
të kohëve moderne. Njerëzimi, humbi Nënën e Madhe dhe fitoi
Shenjtëreshën e Madhe. U tronditën isntitucionet teologjike, civile,
kulturore dhe shkencore. Shkencëtarët, tashmë kanë rënë në heshtje të
thellë, për disa çaste, duke respektuar Princeshën e Humanizmit. Kumbimi
i këmbanave, mbushi eterin dhe më shumë ato u mbytën nga kumbimet e
zemrave njerëzore. Jeta njerëzore humbi drejtpeshimin, ndjeu varfërinë,
që papritmas e pllakosi në mënyrë tragjike përballë pllakosjes së
tragjedisë. Ajo ishte dhe është më tepër Njeri-Nënë-Shenjtëreshë.
Tek figura e saj poliedrike evidentohet si element plot vlerë unisimi
mes filozofisë së saj predikuese, përkushtimit shpirtëror, duke dhuruar
kompleksin e ndjejave që quhet mirësi njerëzore dhe okjonit praktik, si
veprim, ku, karakterizohet gjithçka si përkushtim, ndjenjë dhe mesazh
filozofik, shoqëror e rezatues. Kjo strukturë vlerash, projekton Atë, jo
si një moralizuese, por si objekt kristian, që mishëron diçka më shumë.
Ajo, krijoi një filozofi sociale, me një kurs tokësor, me qëllim;
kujdesin tokësor dhe jo pranimin e vuajtjes në emër të shpëtimit të
shpirtit me një botë tjetër. I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga
Zoti, në gjithçka që bënte derisa Zoti e mori në krahët mikpritës të
Tij.
Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të
varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, mdis të përbuzurve, më të
uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të
mbeturinave. Ajo, u shtriu dorën e përjetshme të mirësisë. I mori në
krahët e saj të ngrohtë, duke u thënë mos u merzisni, unë do t’ju mbaj
me ngrohtësinë prindërore. Buzëqeshje, lumturi shpirtërore dhe ngrohtësi
shoqërore u fali me gëzim përherë Nënë Tereza. Ajo u shoshte në shqip
shqiptarëve "Zoti ju bekoftë".
Si një mesazhere biblike, shenjtore e gjallë dhe e prekshme, ajo sillte e
përhapte atë gonxhe jete të mrekullueshme si vetë emri i saj, atë
dashuri njerëzore kaq të zbehur gjatë shekullit XX, kur përbuzja,
mjerimi, lufta e pakuptimta, kërcenin valle si në shtëpinë e tyre. Ajo
ishte një ushtri i vërtetë dashurie.
Thjeshtësia, ishte bashkëudhëtare në jetën në shërbim të të varfërve, të
sëmurëve me lëbrozë, antikapatëve, jetimëve, të moshuarëve, që
padrejtësisht ishin braktisur nga aparaardhësit e tyre, fakirëve të
Indisë, me të cilët gjithë jetën ndau vuajtjet e kësaj bote. E donte
thjeshtësinë, sepse njerëzit me të cilët punonte dhe u dhuronte
përkushtimin mbinjerëzor, u dhuronte me ëmbëlsi aq të dashurën fjalë,
"Dashurinë".
Ajo, përsonifikonte mirësinë, dashurinë me anë të Jezu Krishtit në Tokë.
Me dashuri e përvujtëri, iu bind fjalëve profetike të Jezu Krishtit.
Dhe tashmë Ajo është lart në Qiellin e pavdeksisë së përjetshme, në atë
banesë që e ëndërronte drejt lumturisë së pasosur në paqe. Ajo është
ulur në tryezën e shenjtorëve të historisë së krishtërimit dhe po
kuvendon për jetën tokësore me të cilën ajo u shkëput me dëshirë.
nga:Qendrim Rijani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» E Lumja Nena Tereza
» Mimoza Cufaj Rexhvelaj:Nëna Tereza
» Agim gashi Hasjani:Krenaria e kombit tone....Nena Tereza....
» Kadri Mani:NËNË TEREZA E SHQIPËRISË
» Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza
» Mimoza Cufaj Rexhvelaj:Nëna Tereza
» Agim gashi Hasjani:Krenaria e kombit tone....Nena Tereza....
» Kadri Mani:NËNË TEREZA E SHQIPËRISË
» Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi