Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza

Shko poshtë

Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza Empty Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 10:28 pm

Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza

Forumi Mysliman i Kosovës i ka kërkuar autoriteteve drejtuese të shtetit më të ri në rajon, largimin e fotografisë së Nënë Terezës nga institucionet publike.
Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza 198486_10150454234815354_135633570353_17803476_7806417_a
Me anë të një peticioni, ata shpjegojnë se nuk janë kundër fesë katolike, por kundër përdorimit politik e kulturor dhe imponimit të figurave katolike.

Ata kanë deklaruar se nëse kërkesa e tyre nuk merret në konsideratë, atëherë do të hidhen në protesta masive.

Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza 189208_10150454235325354_135633570353_17803478_2696034_n

Ndërkohë që edhe forumi mysliman shqiptar, nëpërmjet Roald Hysës, e mbështet këtë peticion të ardhur nga Kosova, pasi sipas tyre, po teprohet me përdorimin e figurës së Gonxhe Bojaxhiut, pasi ajo nuk ka dhënë ndonjë kontribut konkret për Shqipërinë. Sipas Hysës Shqipëria ka plot figura të tjera, siç është ajo e Dom Nikollë Kaçorrit që ia vlen të respektohet, pasi ka dhënë një kontribut konkret për Shqipërinë.

Peticioni

Forumi mysliman i Kosovës ia drejton peticionin presidentit Behxhet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi.

"Komuniteti musliman në Kosovë, si komunitet shumicë, është konkretisht i brengosur mbi shkallën fillimisht latente, por kohëve të fundit të përmasave të mëdha, të tendencave dhe metodave të një dominimi kulturor, të ritit katolik në vend, si relikë e trashëguar nga e kaluara e garniturave më të hershme pushtetare, që ishin akcelereuse të një dominimi të tillë. Vazhda e tolerimit të tendencave dhe metodave të tilla, po sfidon laicitetin edhe të qeverisë së re. Nuk është se tendencat dhe metodat e tilla, nuk janë vërejtur nga ne edhe më herët, sikurse në rrafshin ligjërues/mësimor, kulturor, medial, e politik, por për hirë të arsyeshmërisë dhe mosshkaktimit të reaksioneve publike, i kemi kaluar me heshtje. Hapi i ndërrmarur nga ministri Memli Krasniqi për largimin e fotografisë së Nënë Terezës nga zyret e MSKRS-së, si dhe detyrimi për ta rikthyer prap, pas reaksioneve të shumta katolike e filokatolike, ishin dëshmi e sfidimit serioz të laicitetit institucional/shtetëror nga katolicizimi kulturor dhe tendencat e tij dominuese në rritje. Sidomos adresimi i një peticioni nga ana e disa "intelektualëve" ku nga kryeministri kërkohej shkarkimi i minstrit Krasniqi, duke u thirrur ndër të tjera edhe në bindjen e tij fetare si arsye për largim, na bëri që ta thyejmë heshtjen.

Duke e ditur se Kushtetuta e Kosovës, në Nenin 8, Pika 1, e përcakton Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, ateherë nuk shohim arsye të shkeljes së Kushtetutës, nëpërmjet përdorimit publik e institucional të një figure krejtësisht fetare, pa ndërlidhmëri me shtetin e Kosovës, dhe sidomos jemi kundër imponimit publik të një figure që deklarativisht thoshte se "i përkasë Krishtit" si figure kombëtare, pasi që një imponim i tillë, përpos që dhunon laicitetin institucional, përbën poashtu një imponim religjioz e kulturor nacional-katolicist, në një shoqëri me shumicë muslimane.

Nuk jemi aspakt kundër fesë katolike, por kundër përdorimit politik e kulturor dhe imponimit të figurave katolike. Ndaj ne kërkojmë largimin e figurës (fotografisë) së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) nga Zyra e MSKRS-së, si dhe nga Insitucionet shtetërore e publike të vendit. Shrepsojmë që kërkesa jonë të mirret parasysh dhe të diskutohet, në të kundërtën jemi të shtyrë drejt protestave publike", -përfundon peticioni i forumit mysliman Kosovar.

Shqipëria
Kërkesa për largimin e figurës së Nënë Terezës nga institucionet publike është mbështetur edhe nga forumi mysliman i Shqipërisë. Roald Hysi, sekretar i këtij forumi, ka deklaruar se po abuzohet me përdorimin e figurës së Gonxhe Bojaxhiut. "Në mendojmë dhe këtë e kemi shprehur edhe herë të tjera, që nuk ka përse i jepet një akses kaq i madh Nënë Terezës, për sa kohë që ajo përfaqëson një fe të caktuar dhe nuk ka bërë asgjë konkrete për Shqipërinë. Gjithë aktivitetin e saj ajo e ka zhvilluar në emër të rrobës së krishtërimit që mbante veshur dhe jo në emër të Shqipërisë. Ne kemi plot figura të tjera, shumë më përfaqësuese, siç është ajo e Dom Nikollë Kaçorrit, i cili ka marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë.

Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza 197297_10150454235015354_135633570353_17803477_3960449_n

Me këtë dua të them, se ne nuk jemi kundër fesë katolike apo figurave që na vijnë nga kjo fe, por jemi kundër teprimeve kur ata nuk kanë dhënë një ndihmesë konkrete për vendin tonë. Ndaj ne mendojmë se kërkesa e forumit mysliman të Kosovës është e drejtë", - ka përfunduar ai.

Esmeralda Keta, G. Shqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza Empty Re: Myslimanët e Shqipërisë: Të hiqet Nënë Tereza

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 10:34 pm

Jam në dyshim ta bëj atë që nuk duhet bërë:Të mos i pranoj asesi dy shtetet shqiptare si shtete por si qerdhe hijenash. Shteti ka faj këtu e jo ata me tlina e mjekrra. Deri kur më? Pse nuk ua ndalo veprimtarinë armiqsore, antikombëtare e antinjerzore kriminelëve?
Çdo shtet do ta kishte bërë një gjë të tillë. E pse ne mos ta bëjmë?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi