Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiponja Duro (Rina):Yjet mbinë në timin shpirt

Shko poshtë

Shqiponja Duro (Rina):Yjet mbinë në timin shpirt Empty Shqiponja Duro (Rina):Yjet mbinë në timin shpirt

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 29, 2010 7:40 pm

Shqiponja Duro (Rina):Yjet mbinë në timin shpirt 34308_111666118882770_100001181486480_74427_7560003_n
Shqiponja Duro (Rina)

Yjet mbinë në timin shpirt

Një mbrëmje të qetë vere
Pas mbydhjes së grilave
Kur edhe enët e darkës
Përmbysën brengat e ditës...
U renditën në harmoni
Palë-palë
Si paja e nuses që ...
Mezi pret t'i zhubravisi çarçafët
E bardhë...
Rrëshkita qetësisht si një ujëvarë
Në kujtime...
Zemra filloi te rrihte
Si një lokomotive treni në agim
Mushkëritë merrnin e jepnin
Pasione të ndezura si qiri
Nën lëkurën time merrte flakë
Imazhi i tij...

Me ritmin e një trumcaku
Nga foleja i rënë...
Unë hapa portën e madhe
Dola ne oborrin e murëzuar
Eca këmbëzbadhur
Mbi guraleca gri
Nën fustanin e kuq të natës
Dallgëzonte trupi im
Fluturonte si flutur
Era e borzilokut me aromosi ëmbël
Parfumosi flokët e mi
Varur mbi supe që
Dridheshin
Një tufë e hollë kaçurrelash
Ja kish prerë rrugën në mes
Një loti të ngrohtë

Ngrita kokën Lart
Ja ngula sytë Universit
Ku u mbështolla me yje
Sytë m'u flakëruan me dritën
E hënës së plotë të ndezur
Hapa gjoksin tim
Ku binin yjet lehtaz
Si fara e grurit
Mbinë ata
Në timin
Shpirt.


Shqiponja Duro (Rina)
26 gusht 2010


Sofra
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi