Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri „Gjeografia” me përmbajtje shoveniste sllavo-maqedonase!

Shko poshtë

Libri „Gjeografia” me përmbajtje shoveniste sllavo-maqedonase! Empty Libri „Gjeografia” me përmbajtje shoveniste sllavo-maqedonase!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 02, 2010 9:06 pm

Libri „Gjeografia” me përmbajtje shoveniste sllavo-maqedonase!

Vera DUSHI
Arsimi fillor në IRMJ

Ndërkohë që shumë albanologë të huaj, autorë të librave, po i quajnë shqiptarët kombin më e vjetër të Ballkanit, akademikët shovenistë sllavo-maqedonasë garojnë mës tyre se kush po i fyen dhe i nënçmon më së shumti shqiptarët. Pas „enciklopedisë” sllavo-maqedonase, në librin „Gjeografia” për vitin e dytë gjimnaz të autorëve Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski, shkruhet: "Vendosja e paraardhësve, prej ku rrjedh popullsia shqiptare në Maqedoni, ka filluar para 220 vjetëve, gjegjësisht kah fundi i shekullit të XVIII. Në fillim kishte numër të vogël të tyre. Në shekullin XIX, fillon një valë e re e vendosjes së shqiptarëve në Maqedoni, atëherë janë vendosur numri më i madh i shqiptarëve. Theksojmë se vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot, në fillim të shekullit të XXI. Vendosja e këtillë, e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme, mund t'i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë". (Gazeta Shqiptare, 26.08.2010). Teza e vendosjes së shqiptarëve në trojet e tyre në fund të shekullit XVIII e kanë përdorur edhe shovenistët serbë, për të justifikuar pushtimin dhe kolonizimin serb të Kosovës së ngushtë, Autorët qëllimisht harrojnë se kush ishte ardhacak në këto troje, se sllavët janë ardhur në Ballkan në fillim të shekullit VI, kurse shqiptarët janë autoktonë. Dhe këto ardhacakë sllavë janë ata që kanë pushtuar dhe kolonizuar trojet shqiptare të ish vilajetit të Kosovës dhe të Çamërisë, ku përfshinin edhe trojet e Iliridës, tanimë nën IRJM.
Është shumë interesante thënien e autorëve rreth “vendosjes” së tanishme të shqiptarëve në Maqedoni, sa i përket “rrezikshmërisë” së saj për qytetarët sllavë të saj. Jashtë faktit se në mënyrë arbitrare nuk u japin shumë shqiptarëve nënshtetësi maqedonase, kjo tezë e “rrezikshmërisë” , më shumë se antishqiptare, është nxitëse e urrejtjes etnike. Nuk është normale që në fillim të shekullit XXI, nxenësit të mësojnë gjeografi të urrejtjes ndëretnike. Autorët kanë shkruar qëllimisht kundër shqiptarëve, dhe jo vetëm se libri duhet tërhequr prej tregut mësimor, por ata duhen ndjekur penalisht për këto “gabime”. Por, në një shtet racist antishqiptar siç është shteti artificial dhe kolonial IRJM, besoj se këto shkrime inkurajojnë pushtimin dhe kolonizimin e trojeve shqiptare prej “kombit” sllavo-maqedonas (të lexohet: bullgar).
P.S. Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi