Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup

Shko poshtë

Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup Empty Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 04, 2013 11:20 pm

Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup
Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup Largea_nxenesaj-shqiptare041362422438
Maskat sërish në aksion. Sulmohet Arlinda Bajrami, nxënëse e vitit të dytë në shkollën e mesme ‘Dimitar Vllahov’. Duke ecur rrugës, dy persona të maskuar e kanë goditur nga mbrapa me mjete të forta dhe pastaj e kanë ngacmuar për ta goditur sërish me thikë në fytyrë dhe trup. Prania e madhe e policisë në rrugët e Shkupit dhe para shkollave të mesme nuk ka ndihmuar për të parandaluar incidentin e radhës. Policia në vend të ngjarjes është paraqitur vetëm 5 minuta pas incidentit dhe e kanë dërguar vajzën në spital.
“U lëshova prej orës së tretë dhe desha të shkoj në shpija për shkak të këtyre rasteve u frikova shumë, thashë më mirë më herët të shkoj në shtëpi. U nisa nga rruga kryesore te banesat e vjetra prej pas dy persona më sulmuan, më ranë shumë me diçka të fortë. Unë rrash për tokë mandej njëri u ul në prehër dhe filloi të më prek nga trupi, tjetri rinte në këmbë dhe shikonte përreth nëse vjen dikush dhe papritmas filloi t’i bërtas këtij që ishte ulur, i tha çohu më shpejtë se është duke ardhur dikush dhe ai tjetri filloi me qeshë dhe tha po ta lëmë një kujtim, nxori diçka prej xhepit dhe më ra në fytyrë dhe në bark”, deklaroi Arlinda Bajrami, nxënëse.
Arlinda thotë se personat që e kanë sulmuar kanë qenë me maska dhe kanë komunikuar në gjuhën maqedonase.
Kjo është hera e dytë që sulmohet vajza e njëjtë nga persona të panjohur. Herën e parë ajo kishte kaluar më lehtë. Ndryshe, ky nuk është sulmi i parë i maskave me thika ndaj nxënësve shqiptarë, ditë më parë prerje me thikë në fytyrë iu shkaktuan edhe një nxënësi shqiptar të moshës 13 vjeçare. Nga ana tjetër në shkollën "Dimitar Vllahov" ditë më parë u rrahën disa nxënës nga Haraçina të cilët përfunduan me lëndime të rënda në spital. MPB gjithashtu njofton se një rast tjetër të ndodhur të dielën në mbrëmje 8 persona e kanë rrahur një djalë në afërsi të kinemasë Butel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup Empty Re: Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 04, 2013 11:24 pm

Euforia shoveniste maqedonase-Nxënësja shqiptare 16 vjeçare lëndohet më thikë në Shkup Largea_bildschirmfoto-2013-03-04-um-7-361362422495
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi