INTERVISTE ME ALBANOLOGUN ROBERT ELSIE
Faqja 1 e 1
INTERVISTE ME ALBANOLOGUN ROBERT ELSIE
INTERVISTE ME ALBANOLOGUN ROBERT ELSIE
ALBANOLOGU NE RETROSPEKTIVE
KANADEZIT I DUHET NJË FJALOR GEGNISHT
“Shqiptarët ndryshojnë më shpejt se popujt e tjerë, e kam përshtypjen. Natyrisht kanë shumë rrugë për të ecur, janë prapa gjithë të tjerëve, por ecin shpejt”, thotë Elsie
K. BERISHA
Robert Elsie (1950) mund të quhet albanologu më i njohur i huaj, i gjallë, i cili ka kontribuar në njohjen e kulturës shqiptare në botë. Tani që është në moshën 60 vjecare ai ka harxhuar gjysmën e jetës së tij duke i ndjekur për së afërmi shqiptarët, duke i përkthyer ata, duke udhëtuar e gjurmuar nga bibliotekat e Turqisë në ato të priftërinjëve në Paris, shkurt, rreth gjithckaje cka ka të bëjë me shqiptarët. Poashtu është kursyer dhe nga disa pyetje të shtjerra si ajo se c’farë mendon për “Historinë e Letërsisë Shqipe” të botuar në vitin ’83? Po, ka thënë disa herë nëpër intervista se “është një mashtrim dhe një krim kundër kulturës shqiptare”. Ose; c’mendon për përkthimin e letërsisë shqipe në botë? Eshtë përgjigjur për këtë. Madje shumë herë.
Biseda me të në Institutin Albanologjik, ishte rreth shqiptarëve dhe ndryshimet 30 vjet nga koha kur kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri më 1978. Ai flet dhe për identitetin shqiptar, komenton debatin Kadare-Qosja, nacionalizmin shqiptar, letërsinë dhe tregon arsyen e mospjesmarrjes këtë vit në seminarin e gjuhës. R. Elsie shprehet edhe rreth identitetit kosovar dhe fjalorin që e kishte kërkuar “kosovarce-anglisht”.
* z. Elsie ku janë shqiptarët sot, përfshirë aspektin politik dhe atë kulturor, krahasuar me fundvitet e shtatëdhjeta kur dhe keni nisur studimin mbi shqiptarët?
Elsie: Po, studimet them që, erdhën në tokën shqiptare në fund të viteve të shtatëdhjeta, në ’78-tën në Shqipëri dhe në ’79- tën në Kosovë. Dhe isha vazhdimisht këtu më shumë, në Kosovë, në vitet e 80-ta, pastaj dhe kur u hap Shqipëria në vitet e ’90-ta. Shoqëria shqiptare është shumë interesante në një mënyrë. Zhvillohet shumë shpejt, ndryshohet shumë shpejt. C’do vit, Kosova është ndryshe, c’do vit Shqipëria është ndryshe. Shqiptarët ndryshojnë më shpejt se popujt e tjerë, kam përshtypjen. Natyrisht kanë shumë rrugë për të ecur, janë prapa gjithë të tjerëve, por ecin shpejt.
* Sa janë prapa të tjerëve krahasuar me shtetet fqinjë?
Elsie: Po, them se po. Mirë, krahasuar me vendet e Ballkanit nuk jam i sigurt që janë prapa të gjithëve, por janë prapa evropës sigurisht, për shkak të historisë së Shqipërisë, historisë së Kosovës është e qartë, varfërisë, prapambetjes, në c’do drejtim ka prapambetje, apo jo?!
* Në kohën kur keni ardhur ju, Shqipëria ka qenë nën komunizëm, ndërsa Kosova ka qenë e ekupuar nga Serbia. Dhe sigurisht, realiteti i atëhershëm dhe realiteti i sotëm, ka një dallim. Sa kanë ndryshuar shqiptarët, sa kanë përparuar dhe c’farë duhet të bëjnë ata?
Elsie: Kanë përparuar shumë, them unë. Një shqiptar i Shqipërisë më tha njëherë - është më shumë barsoletë, por tha se, ne zhvillohemi më shpejt se bullgarët. Në kohën kur bullgari ndërton shtetin e vet, ne e kemi ndërtuar 5 herë Shqipërinë dhe e kemi rrafshuar 5 herë atë. Kjo është Shqipëria, një kulturë e cila zhvillohet shpejt, me shumë gabime, por ecë përpara, them unë.
* Ju jeni marrë me mitologjinë, historinë, me religjionin me folklorin shqiptar. Rreth cështjes së identitetit shqiptar ka pasur një debat të ashpër ndërmjet dy personaliteteve të shquar të kulturës shqiptare; ndërmjet Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes, për të cilin Qosja kishte shkruar tre libra, ndërsa Kadareja ishte mjaftuar me një dhe disa intervista. Nëse e keni përcjellë këtë debat c’farë është komenti juaj?
Elsie: E kam përcjellë. Të paktën pjesërishtë, nuk e di në c’farë mase e kam përcjellë këtë debat, por e mbaj mend para disa vjetëve ishte një debat i ashpër. Tejkaloi kufijtë e shkencës sipas meje. Të dy mendimet janë me vlerë, unë do të thosha megjithatë se nuk mund të mohosh pjesën orientale, pjesën Islame të kulturës shqiptare, është një pjesë përbërëse e popullit shqiptar. Dhe nuk ka arsye pse të mohohet kjo. Pse të thuhet, shqiptarët janë të krishterë, gjithmonë kanë qenë të krishterë, nuk është e vërtet. Kanë 500 vjet që janë në botën Islame dhe kjo ka pasur një ndikim të thellë në mentalitetin shqiptar. Edhe sot e kësaj dite vazhdon ky mentalitet, nuk është një gjë që duhet vlerësuar detyrimisht keq. Ka edhe elemente të prapambetjes që lidhen, sigurisht, me botën orientale, Truqinë e vjetër, mbase me Islamin nuk e di.. por ka dhe anën e mirë, për mua, ka dhe anën interesante.
* Perandoria Osmane është shtrirë, ose të themi kultura orientale është shtrirë edhe në vende të tjera të evropës. Nuk ishte vetëm në Kosovë, përshembull edhe në Spanjë dhe disa vende të tjera. Pastaj dhe në Bosnjë. Islamizmi i shqiptarëve, a është pengesë për hyrje në evropë?
Elsie: Jo nuk besoj, nuk besoj. Ka gjithmonë thashetheme për këtë por nuk besoj fare. Edhe ana Islame e shqiptarëve nuk është kaq e thellë si përshembull si ajo në botën arabe. Eshtë një Islam krejt tjetër, është një Islam liberal që nuk shkakton asnjë dëm. Edhe në fund të fundit, sa milion musliman ka në Bashkimin Evropian tani? Ka sigurisht, 5 ose 10 milion musliman në evropë. Në Gjermani, në Francë dhe në vende të ndryshme. Dhe janë pjesë përbërëse e shoqërisë evropiane.
* Ju e konsideroni të frytshëm debatin Kadare - Qosja?
Elsie: Unë e konsiderova të frytshëm në fillim. Por pastaj kur tejkaloi “zullumin” sic thoni ju, më dukej se nuk solli asgjë. Ishin inatet e dy palëve. Unë i kuptoj të dy palët, kanë mendimet e tyre por, prapë nuk ka nevoj për një inatë kaq të thellë në një debat mendimesh.
* Pasi që jemi tek z.Islamil Kadare dhe z.Rexhep Qosja. Që të dy kanë botuar së fundmi libra letërar. Kadare ka botuar “Aksidentin” në shqip, ndërsa Qosja “Bijtë e Askujt” ky i fundit që lidhet shumë me këtë temë, pra me debatin me Kadarenë. i keni lexuar, cfarë është komenti juaj?
Elsie: Aksidentin e kam lexuar por librin e Qosjes nuk e kam lexuar, nuk mund t’ju them gjë.
* Që nga intervistat e para, përshembull, dhënë “Rilindjes” në vitin 1987 deri tek intervista e fundit e një viti më parë vazhdoni të thoni se “letërsia shqipe është fare pak e njohur në botë” - përkundër disa shkrimtarëve - si përshembull, Ismail Kadare, të cilët thonë se letërsia shqipe, megjithatë është e njohur në botë?
Elsie: C’farë të them unë (qesh). Besoj se në vija të përgjithshme nuk është e njohur letërsia shqiptare, është një letërsi e vogël. Por prap ka botime nuk them që nuk ka asnjë botim. Veprat e Kadares njihen në botë. Kurse autorët e tjerë... mirë, ka botime por janë kryesisht botime të pakta, shtëpi botuese të pakta, ku librat nuk shprëndahen shumë. Rasti i Qosjes përshembull. Libri “Vdekja” (Vdekja më vjen prej syve të tillë) u botua gjermanisht, madje holandisht. Por nuk them që ka qarkulluar shumë, edhe shumë libra të tjera shqiptar botohen por nuk kanë qarkullim. Nuk kanë shumë ndikim në mendimin publik ndërkombëtar. i vetmi autor që ka carë bllokadën, si të themi, është Kadareja, kuptohet.
* Sipas jush, a është liruar letërsia shqipe sot, nga kodi nacional ose dhe nga ideologjitë e kaluara?
Elsie: Letërsia, apo në përgjithësi shkrimet në shqip, përfshirë shkencën shqiptare sigurisht nuk është liruar nga nacionalizmi shqiptar. Eshtë një ideologji shumë e dëmshme për mua. Unë kam thënë kohët e fundit në një botim, se historia e letërsisë është e ndikuar keq nga dy ideologji. Nga Ideologjia komuniste që ka kaluar tani, dhe nga ideologjia nacionaliste shqiptare. Kjo frymë nacionaliste mbetet në shumë libra shqiptar, jo aq shumë në letërsinë artistike, mbase letërsia artistike nuk do të dëmtohej, por në shkencë, është e dëmshme.
* Të bisedojmë pak rreth seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare i cili përfundoi para pak ditësh. Meqë ishit pjesmarrës për shumë vite në këtë seminar, përse munguat këtë vit?
Elsie: Sepse nuk kisha kohë.
* Keni shkruar për Eposin e Kreshnikëve. Ndërsa jeni në Kosovë në Konferencën dyditore që po mbahet këto ditë për këtë vlerë trashëgimore. Na flisni dicka rreth këtij organizimi?
Elsie: Konferenca, për mua është shumë e rëndësishme, sepse këngët e kreshnikëve janë një element thelbësor i kulturës shqiptare që duhet të njihet në botë. Ka një lëvizje tani, që këngët e kreshnikëve të pranohen si vlerë humanitare, vlerë e UNESCO-së. Që më duket një gjë shumë e mirë. Polifonia shqiptare në jug është pranuar nga UNESCO, apo është zyrtarizuar. Dhe do të ishte mirë gjithashtu që edhe këngët e veriut të njihen. Natyrisht nuk i shpëton ato. Këngët e kreshnikëve po vdesin nga tradita e gjallë. Jemi në brezin e fundit të lahutarëve tani, nuk ka më. Dhe pas disa vjetëve shuhet. Kështu që është me rëndësi të mblidhemi këtu, të takohemi, të shkëmbejmë mendimet, të shohim c’farë mund të bëjmë. Për të regjistruar atë pjesë të fundit të kësaj tradite. T’i ruajmë në incizime, në libra, aq sa mundemi, përpara se të vdesë kjo dukuri.
* Cfarë është duke punuar tani Robert Elsie?
Elsie: Jam në përfundim të një libri tani, me mjaftë interes për Kosovën, besoj. Eshtë një leksikon, apo një doracakë për Kosovën që do të botohet në anglisht. Do të ketë afërsisht 500 faqe. 350 deri në 400 zëra për Kosovën, pra, është një biografi historike e personaliteteve të njohura të Kosovës. Eshtë për Kosovën si shtet në përgjithësi, për ekonominë, historinë, hekurudhën, politikën, zhvillimet e fundit, zhvillimin historik të Kosovës, si një llojë leksikoni. Ky libër do të dalë në Shtetet e Bashkuara, në dhjetor, besoj, në anglisht, dhe po përkthehet në shqip, mbase do të dalë edhe në gjuhën shqipe. Për mua është një libër i madh, sepse është prezentimi i parë gjithëpërfshirës i Kosovës si shtet, si gjithë shtetet e tjera.
* Eshtë dhe një cështje e fundit që do kisha dashur ta bisedonim. Në vitin 2000 në një intervist dhënë “Kohës Ditore” rreth veprës “Një fund dhe një fillim” keni përmendur dy realitete shqiptare. Keni thënë tekstualisht se “është e qartë për çdo njeri se ka një realitet kosovar, një kulturë kosovare, një jetë kosovare dhe, në anën tjetër, një realitet, një kulturë, një jetë tjetër në Shqipëri”, dhe keni thënë se lypset shumë kohë që të bashkohen realitetet. Keni thënë gjithashtu se, megjithatë nuk kërkoni detyrimisht ribashkim vlerash duke i quajtur dallimet si pasuri e kulturës shqiptare. z. Elsie, disa vite më pas ka nisur një debat i nxehtë që ende nuk është shuar tërësisht nëpër mediume rreth identitetit kosovar. Si e keni parë ju si një i huaj këtë debat dhe a mund të konsiderohet i dëmshëm dhe përcarës i kombit shqiptar?
Elsie: Fjalët që i kam shkruar para shumë vjetëve sipas meje qëndrojnë edhe sot. Nuk shoh asnjë ndryshim të madh, unë besoj që ka, qartë, një identitet kosovar. Dhe identiteti kosovar nuk është në kundërshtim me identitetin shqiptar. Eshtë pjesë e identitetit shqiptar. Nuk besoj se kombi shqiptar rrezikohet që të ketë disa identitete dhe ka në fakt identitete të shumta, nuk ka NJE identitet shqiptar. Nuk ka pas kurrë NJE identitet shqiptar. C’do shqiptar ka një identitet lokal, qyteti i tij, ka një identitet profesional, ka një identitet fetar, ka një identitet kombëtar, por e koncepton ndryshe. Nuk ka NJE identitet shqiptar (një ikje teknike në K.D botohet kosovar) dhe kurrë nuk ka pasur. Por në fund të fundit është puna e kosovarëve të vendosin vetë se si është identiteti i tyre. Nuk ju them unë c’farë është identiteti juaj, ju do t’më thoni mua si e konceptoni veten, apo jo? Se si është identiteti kosovarë, më thoni ju mua.
* Ju keni kërkuar një fjalor Kosovarce-Anglisht në Londër, në konferencën e dytë të studimeve mbi kulturën Gege ose atë të veriut, e cila nuk u prit mirë nga intelektualët në Tiranë. Si e komentoni këtë?
Elsie: Unë pata kërkuar një fjalor gegnishtë-anglisht. Sepse ka një fjalor shqip - në gjuhën letrare- anglisht. Por duhet edhe një fjalor gegnisht. Unë nuk e dija atë kohë, se sa kontrovers ishte ky mendim. Sot dëgjova me kënaqësi nga një shkencëtar, këtu në Kosovë, që ka përgatitur një fjalor gegnisht-gegnisht, apo gegnisht – shqipeletrare. Ka shumë nevojë për një fjalor të tillë. Nevoj praktike, përshembull, kosovarët që jetojnë jashtë në Angli, në Londër, dhe nuk dinë anglisht. Futen në spital, flasin, komunikojnë vetëm në gjuhën e tyre, komunikojnë gegnishtë. Anglezët si të gjejnë këto fjalë, në fjalorin e gjuhës letrare? Nuk i gjejnë dot. Domethënë ka një nevojë shumë praktike. Nuk është cështje ideologjike, është vetëm një fjalor. Unë nuk e konceptoj pse një fjalor duhe të jetë cështje ideologjike. Megjithëse e kam parë se në Ballkan konceptohet kështu. Një miku im, Viktor F. nga Cikago, ishte para një viti në Athinë për të paraqitur një fjalor Maqedonisht-Greqisht. Dhe mbledhja është ndërprerë nga ekstremistët grek, të cilët u futen në sallë dhe ishin shumë të mërzitur pse ky fjalor po paraqitej. Ishte vetëm një fjalor me fjalë. Dhe shkaktoi një reagim të tmerrshëm nga disa njerëz në Greqi. Mund të jetë kështu dhe në Kosovë, nuk e di, nuk besoj që shkon aq larg si në Greqi. Por shoh që ka një anë emocionale për fjalorët.
botuar ne KOHADITORE 4 shtator '10

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Robert Elsie: Shenjtet e krishtere te Shqiperise
» AGIM GASHI-URIME ROBERT ELSIE DITËLINDJEN TËNDE
» Klajd Kapinova: Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"
» Xhesika Vula:Janë promovuar në Londër edicionet e dyta të "Fjalorit Historik të Shqipërisë" dhe "Fjalori Historik i Kosovës", të përgatitur nga Robert Elsie
» Robert de Niro: Jam shqiptar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi