Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klajd Kapinova: Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"

Shko poshtë

Klajd Kapinova: Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote" Empty Klajd Kapinova: Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:58 pm

Klajd Kapinova: Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote" U1_KlajdKapinovaAlbanologu i shquar Robert Elsie ka te drejte kur thote se letersia shqipe nuk njihet ne bote...‏

Nga Klajd Kapinova, New York

Albanologu, perkthyesi, studiuesi dhe nje nder njohesit me te mire te letersise te tradites dhe bashkehore, i nderuari dhe respektuari z. Robert Elsie ka thene: "Letersia shqiptare nuk njihet ne bote..." Rreth ketij mendimi po vetequajme fenomeni ne fjale (mbasi letersia shqipe ne bote nuk njihet dhe do te thoja as letersia e fenomenit artificial, qe tashme eshte vetem brenda shqipfolesve e shqipshkrueve) nuk ka argumentuar asgje ne interviten e fundit hedhur po ne kete grup (toplisten e alb-shkences) nga biografi i tij z. Çerçiz Loloci.
Ne kete rast z. Elsie ka thene nje te vertete, mbasi bota nuk eshte vetem nje qark i ngushte intelektualesh dhe politikanesh francez, por ne planetin tone ka mbi 6 miliard banore, qe me shumice jetojne ne 5 kontinente. Ne kolonite franceze ne Afrike, ku si gjuhe zyrtare ose sekondare eshte frengjishtja letersia shqipe eshte e panjohur. Shume autor afrikane jane te njohur ne Amerike, fale klubeve, qendrave kulturore, kishave metodiste protestane, katolike, evangjeliste etj., shoqatave dhe organizatave afrikano-amerikane qe jane me shumice. Ne Afrike jeton nje popullsi mbi 700 milione banore. Nuk kemi pare deri me sot njerez ne qytetet e shteteve te Afrikes te vihen ne radhe per te lexuar letersi shqipe, por kemi pare helikoptere te OKB-se, Frances etj., qe te hedhin ndihma ushqimore per mbijetesen e ketyre njerezve te mire por fatkeq... Edhe ne kontinentin tjeter gjithashtu ne Australi letersia shqipe nuk eshte e njohur. KJo me sa duket lidhet me diatancen e madhe midis 2 hemisferave veri-jug. Edhe ne Indi (me shumicen e nje popullsie te varfer ose te tejvarfer sikurse quhen fakiret e Indise), qe ka nje popullsi mbi 1 miliard banore letersia shqipe serisht nuk mendoj se njihet. Megjithate India dallohet per llojshmerine e kultures, shkrimtareve, aktor dhe filmat kinematografik. Ne Amriken Latine (Amerika e Jugut), ku flitet dhe shkruhet spanjisht (me perjashtim te Brazilit, ku flitet portugalisht), me sa kam biseduar me disa miq qe jetojne ne New York, letersia shqipe nuk njihet e per me teper as fenomeni i vetekrijuar nga media elektronike shqiptare. Ne ShBA (me popullsi 302 milion banore) letersia shqiptare nuk njihet, mbasi nuk ka autor #1 best seller (te perfshire ne botimet e gazetes prestigjioze The New York Time). Shume vete nuk dine se ne cilin kontinent ndodhet dhe cfare gjuhe flitet. Nje mik amerikan me tha kohet e fundit se cfare gjuhe flitet ne shtetin tend: rusisht apo kinezshe, mbasi ai kishte lexuar se Shqiperia ka qene nen influencen politike dhe ekonomike te ish Bashkimit Sovjetik dhe me vone te Kines... Ne Azi, ku eshte e perqendruar 2/3 e popullsise se botes letersia shqipe dhe autoret e saj (ose nder me te miret sikurse i quajne "kritiket" e shtypit sot ne Shqiperi si "fenomen", "disident", "gjeni te letrave shqipe", "balzaku i koheve moderne", etj.) jan te panjohur. Kina me nje popullsi 1.3 miliard ze vendin e pare ne bote (sipas demografeve amerikane) per gjuhen me te folur dhe te shkruar dhe serisht letersia shqipe eshte e panjohur, mbasi nuk ka asnje autor best seller ose #1 te shitur ne librarite kineze. Une mendoj se njohja e letersise se nje shteti ka te bej edhe me zhvillimin ekonomik. Kina sot ka nje zhvillim ekonomik marramendes dhe se investitoret amerikane me shumice po i transferojne kapitalet e tyre financiare ne Kine sepse produktet e konsumit kane kosto me te ulte. Kjo ka bere qe Kina te jete ne qender te vemendjes te botes se sotme. Mbas ekonomikese vjen edhe kultura, arti etj. Lojrat olimpike te fundit te mbajtura ne Kine ishin me teper nje zhvillim i kultures dhe artit 5 mijevjecar kinez. Kinezet kane shume botime te tyre edhe ne New York ne gjuhen angleze, kane shkolla, qendra arti kulture dhe ne kete menyre ata promovojne arritjet e artit dhe kultures se tyre duke mos harruar traditen. Komuniteti shqiptar ne Amerike nuk ka qendra serioze te konsoliduara dhe per me teper ka vetem grupe ose individe ka kane njetin e mire te bejne dicka pozitive per artin dhe kulturen e tradites te trojeve etnike shqiptare, por s'kane force financiare dhe aftesi bashkekohore organizuese. Ne shtetin me te zhvilluar ekonomik te Azise dhe te dyten ne bote pra Japoni nuk ka asnje autor shqiptar qe te kete sukses nga shitja e librave te xhepit. Ne Europe pervec frances ku ndonje autor eshte botuar ne disa mijera kopje nuk ka serisht edhe ketu asnje autor shqiptar best seller, mbasi edhe per "fenomenin" nuk ka asnje informacion te sakte per tirazhin, ribotimete herpashershme nga shitja e librave te xhepit. Per mendimin tim me shume zhurme behet ne mediat shqiptare per shqiptaret. Asnje nga autoret sikurse thuhet ne Shqiperi se jane te njohur qofte edhe ne france nuk shkruan librat e vet direkt ne gjuhen frenge qofte ky edhe "fenomeni" apo "gjeniu i letrave shqipe. Tani lind pyetja se ku eshte e njohur letersia shqipe dhe per pasoje dhe veprat e shkrimtarit (te shquar per boten shqiptare) z. Ismail Kadare, mbasi nuk ka asnje best seller. Po jap vetem nje shembull. Ne Amerike dhe bote deri tani jane shitur 7 milion libra (sipas gazetes The New York Times dhe revistes TIME) me autor Presidentin tone Barok Obamen, duke qene nder me te shiturit nder disa presidente te Amerikes te marre sebashku. Pra nje figure politike qe nuk ka me shume se 1 vit ne skenen politike amerikane dhe boterore botohen deri ne 7 milion kopje ndersa nuk dime sa sa eshte tirazhi i botimeve te gjithe autoreve shqiptare te perkthyer ne bote sot, kjofte dhe i "gjeniut" "shkrimtarit me te famshem nderkombetar Kadare" sikurse thuhet ne mediat shqiptare. Deri me tani shkrimtaret shqiptare shkruajne ne gjuhen shqipe per t'u lexuar nga lexuesit po shqiptare. Pikerisht mosnjohja e letersise shqiptare ne bote dhe konstatimi i drejte i albanolgut te njohur z. Robert Elsie nuk eshte bere objekt i analizave nga media shqiptare, te pakten sa kam mundur te lexoj deri me sot. Edhe vete z. Ka dhene nje pergjigje te pergjithshme (qe te kujton politikanin cimcakez z. F. Nano qe flet shume e s'thote asgje konkrete) dhe asje konkrete. Pra ne kete rast z. Elsie na la te kuptonim edhe pse ne mediat shqiptare behet zhurme shume rreth "fenomenit" ai eshte i panjohur ne bote. Kur kete konstatim me kohe e kam thene une dhe shume te tjere, te gjithe jemi quajtur trathtare, kunderkombetar etj. brockulla te fjalorit te diktatorit largkjofte ose Dulles se Gjirokastres. Meqenese kete konstatim e deklaroi me ne fund drejte dhe sakte z. Elsie media hesht. Deri kur do te vijohet nga media servile te genjehet lexuesit se ky apo ai shkrimtar eshte kolos, gjeni, balzak, etj., epitete kilometrike te vendosur para dhe mbas emrit te personit kjofte ky edhe z. Kadare. Une mendoj se idhujt e krijuar prej rere shpejt koha do te tregoj se jane apo jo te tille. Te marrim vetem rasitn e Shqiperise. Ne Shqiperi 3/4 e territorit te saj jane reliev kodrinor dhe malor, ku dhe eshte perqendruar edhe 55-60% e popullsise rurale. Ne zonat e thella malore ende sot e kesaj dite nuk shkon shtypi dhe qarkullon libri artistik shqiptar dhe i huaj. Te rinjte sot ne qytete por edhe ne katunde jane me shume te interesuar qe kohen e lire ta kalojne mes miqve dhe shokve ne disko, plazhe, eskursione, koncerte, kinema, party, internet, toplista rinore argetuese, website personale, my space, facebook, apo per te gjetur rrugen me te lehte per t'u larguar nga Shqiperia per nje jete shume me te mire se periudha e tejzgjatur tranzitore qe s'dihet se kur do te mbaroj etj. dhe nuk kane deshire te ngujohen me ore ose dite te tera duke lexuar libra politik, gazeta me shkrime kilometrike etj. Nese nje te riut ne Shqiperi do t'i afrosh si dhurate nje liber te nje shkrimtari te njohur apo nje CD apo te shkoj per feste me shokete shoqet, aiose ajo sigurisht qe do te zgjedh te dyten. Brezi i ri ne Shqiperi mbas viteve 1990 nuk eshte i interesuar te lexoj libra me kooperativista, dimra te vetmise se madhe, qe jane produkt i sistemit komunist, ndonese media qe trashegon mentalitet dhe aksion komunist per inerci shkyhet e bertet s eketo jane shume te bukura. Ne Shqiperi nje shkrimtar kjofte edhe ky z. Kadare njihet vetem fizikisht ose si emer, mbasi asnjeri prej tyre nuk di te thote nje titull libri ose personazhi te veprave te tij. Nje pjese e rinise qe jeton sot ne katund ka me shume interes te bej disa lek, dhe ne zonat e thella malore te kullosin bagetite se me ato ai nxjerr qumeshtin, mishin, gjalpin duke i kullotur ato sa me mire. Une nuk di se nje i ri qe del ne mal me bageti te marre me vete edhe librin. Ai preferon nje radio me bateri se nje liber. Nese ai do te lexonte librin delen do ta cante ujku apo do te rrezohej ne ndonje humnere... Te rinjte ne qytet e kane mendjen tek argetimi qefi e jo tek librat. Edhe ndonje qe shkon ne universitet kerkon qe ta marr ate sa me lehte pa vrare mendjen shume. Te vertmet raste kur nje shkrimtar shqiptar njihet eshte kur profesori i deges se gjuhe letersise i jep si teme diplome kete apo ate autor qe ai pelqen dhe nuk e le ne deshiren e studentit qe te mbroje diplomen me nje teme te tradites te pashkelur me pare ne fushen e hulumtimeve, duke sjelle nje risi edhe per vete kulturen shqiptare.
A eshte me mire te debatohet me argumente per konstatimin e sakte te perkthyesit, studiuesit dhe albanologut bashkekohor z. Robert Elsie se te flitet per fenomene te rreme qe nuk ekzistojne ne realitet jo vetem ne Shqiperi por as ne bote...
Faleminderit per vemendjen!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi