Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hashim Thaçi dorëzon kërkesën për ndriçimin e tentim – atentatit ndaj presidentit Rugova

Shko poshtë

Hashim Thaçi dorëzon kërkesën për ndriçimin e tentim – atentatit ndaj presidentit Rugova Empty Hashim Thaçi dorëzon kërkesën për ndriçimin e tentim – atentatit ndaj presidentit Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 10, 2016 8:44 pm

Hashim Thaçi dorëzon kërkesën për ndriçimin e tentim – atentatit ndaj presidentit Rugova


Hashim Thaçi dorëzon kërkesën për ndriçimin e tentim – atentatit ndaj presidentit Rugova Auto_thaci-rugova1476120168


(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sot në një konferencë për media, e para kjo pasi që është emëruar president ku ka bërë të ditur se ka dërguar katër letra në Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, për të kërkuar përmes tyre drejtësi për katër raste që kanë ndodhur para dhe pas luftës në Kosovë.
Thaçi tha se  rastet kanë të bëjnë vënien e drejtësisë në rastin e  masakrës së familjes Jashari si dhe disa masakrave tjera si ajo në Reçak, Izbicë, Obri, Krushë, Dubravë, por edhe vrasja e vëllezërve Bytyçi në Serbi dhe tentim atentati ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova.


Thaçi: Të zbardhet edhe vrasja e vëllezërve Bytyçi dhe tentim atentati ndaj ish presidentit Rugova


“Në letrën e parë theksova nevojën për të punuar me krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës, raste të njohura dhe krimet të rënda të luftës siç është masakra kundër familjes Jashari në Prekaz, masakra në Reqak, në Izbicë, në Obri të Epërme, në Krushë të Madhe, në Likoshan, në Mejë, në Dubravë, në Qyshk, në Lubeniq, në Grashticë, apo kudo tjetër në Kosovë duhet të marrin trajtimin e duhur nga drejtësia. Në letrën e dytë sugjerova që vëmendje t’i kushtohet edhe më shumë krimeve serioze të kryera menjëherë pas luftës apo në vitet më vonë siç është vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor ’99, përpjekja për atentat kundër ish presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005 si dhe vrasja e një numri të personaliteteve publike. Në të njëjtën kohë, shqyrtimi i rasteve si ai në Grackë të Vjetër në Lipjan, rasti në Gorazhdec të Pejës si dhe rasti i auto busit ‘Nish Ekspress’ në Podujevë”, tha Thaçi.
Ndërsa, në letrën e tretë dhe të katërt, presidenti Thaçi tha se kërkoi drejtësi për përdhunimin e vajzave dhe grave të Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe shkatërrimin e objekteve të kultit fetar.


Thaçi: Vëmendje e veçantë t’i kushtohet përdhunimit të grave


“Në letrën e tretë kërkova që një vëmendje e veçantë t’i kushtohet një prej krimeve më monstruoze, përdhunimit të personave, grave e vajzave gjatë luftës në Kosovë 1998-99. Kjo plagë është mbajtur e heshtur mjaft gjatë padrejtësisht, por falë guximit  të grave dhe vajzave viktimat e këtij krimi, kemi mbledhur mjaft informata për të kuptuar peshën e rëndë të këtij akti kriminal, për të gjitha këto krime qytetarët e Republikës së Kosovës, familjet e tyre por edhe tërë shoqëria kosovare kanë nevojë për drejtësi. Disa nga këto krime janë trajtuar nga organet ndërkombëtare të drejtësisë por asnjëherë nuk e kanë marrë përgjigjen e merituar”, theksoi Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se kërkoi trajtime dhe të rasteve të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore fetare.


Thaçi: U shkatërruan 200 xhami dhe 5 kisha katolike


“Në letrën e katërt e inkurajova zyrën e Kryeprokurorit të shtetit si dhe KPK-së që vëmendje të veçantë t’i kushtohet edhe zbardhjes së të vërtetës të shkatërrimit të trashëgimisë së përbashkët kulturore, religjioze dhe historike. Janë disa kategori të dallueshme që meritojnë kujdes të veçantë: shkatërrimi masiv i objekteve të kultit islam dhe katolik të kryera qëllimisht nga shteti i Serbisë si përpjekje e shfarosjes fizike të popullit të Kosovës gjatë luftës 1998-99. Sipas studimeve dhe evidencave të shumta mbi 200 objekte apo thënë ndryshe 40 për qind e objekteve islame dhe 5 kisha katolike janë shkatërruar apo dëmtuar në mënyrë sistematike nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe të urdhëruara direkt nga shteti i Serbisë”, deklaroi Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se që nga paslufta e deri më tash institucionet e drejtësisë së Kosovës i kanë marrë një numër të madh të kompetencave, gjë që nuk i kanë pas menjëherë pas çlirimit.
Po ashtu, Thaçi shtoi se për vënien e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, shteti i Kosovës është përgëzuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Presidenti Thaçi i inkurajon të gjitha organet e rendit dhe ligjit ta kryejnë punën e tyre sipas ligjit, po ashtu u premtoi se nëse ka nevojë për buxhet shtesë për ekspertizë një gjë të tillë do ta mundësojë në mënyrë që të zbardhen të gjitha rastet.
***
Në një konferencë për media si president i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit që të shtoi përpjekjet dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme juridike, për zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës dhe të autorëve të tyre, në mënyrë që asnjë krim të mos mbetet i pazbuluar e aq më pak të mbetet tabu.
Thaçi në konferencën për Media ka thënë se edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar kryeprokurorit kërkesën për ndriçimin e atentatit ndaj ish presidentit, Ibrahim Rugova.
Ai ka kërkuar nga kryeprokurori që në bazë të kompetencave të tij, të ndriçohet sa më parë rasti përpjekja për atentat kundër ish-Presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005.
Jam këtu të përgëzoj sistemin e drejtësisë në vend për punën e suksesshme në vitet e fundit, me këto fjalë ka nisur konferencën e sotme për media, presidenti Hashim Thaçi.
Ai tha se falë këtij sistemi të drejtësisë që kemi sot, është ngrit një sistem i konsoliduar i gatshëm të përballet me sfidat në vendin tonë.
“Sistemi i drejtësisë është ngritur hap pas hapi. Falë kësaj pune çdo ditë e më shumë po shohim veprime konkrete të instalimit të drejtësisë dhe rendit e ligjit. Këto të arritura po njihen edhe nga BE që tashmë e ka dorëzuar tek organet vendore gati krejt kompetencat që i ka pas dikur”, ka thënë Thaçi.
Duke përmendur bartjen e kompetencave, nga ndërkombëtarët tek vendorët, dhe ndihmën që të huajt dhanë në Kosovë, Thaçi tha se me bartjen e kompetencave tek vendorët tani përgjegjësia jonë është më e madhe për të vënë drejtësi në ngjarjet e kaluara.


Hashim Thaçi dorëzon kërkesën për ndriçimin e tentim – atentatit ndaj presidentit Rugova Auto_10_10_2016_9110663_p_011476109270


Sot i kam dërguar katër letra në adresë në KPK-së dhe zyrës së Prokurorit për të ngritur vëmendje për disa raste që shqetësojnë gjithë  popullin e Kosovës, ka thënë presidenti i Kosovës, duke përmendur radhazi rastet që kërkohet të kenë vëmendje të veçantë në zbardhjen e së vërtetës për to.
“Në letrën e parë, kam kërkuar hetime për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, siç është masakra kundër familjes Jashari, masakra e Reçakut, Mejës, Dubravës, Qyshkut, Lubeniqit, apo kudo tjetër ku kanë ndodhur”, ka thënë i pari i shtetit.
Në letrën e dytë, Thaçi tha se ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me krimet serioze që janë kryer menjëherë pas luftës, apo edhe më vonë, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyqi, atentati ndaj Ibrahim Rugovës, etj.
Në letrën e tretë, Thaçi deklaroi se ka kërkuar nga organet e drejtësisë që t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë dhunës seksuale të ushtruar ndaj vajzave dhe grave të pambrojtura gjatë viteve të luftës në Kosovë, 1998-1999. “Kjo plagë është mbajtur e heshtur mjaftë gjatë, ka thënë presidenti, duke kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe autorët të dihen me emra e mbiemra.
Në letrën e tij të katërt, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka inkurajuar zyrën e prokurorit të Shtetit që vëmendje të veçantë t’i kushtojë rasteve të siç i tha ai ‘kultit islam e katolik.
“Mbi 200 objekte të fesë islame dhe kishës katolike janë dëmtuar në mënyrë sistematike, nga policët të urdhëruara nga shteti i Serbisë”, ka dhënë këtë fakt Thaçi, duke e thirrur drejtësisë që të merret me rastet veç e veç dhe t’i sjell ata para drejtësisë.
“Kam besim të plotë se organet e drejtësisë në vendin tonë mund tu japin përgjigje të gjithë këtyre rasteve dhe të tjerave. Nëse është e nevojshme do të ndaj mjete shtesë për ekspertizë të këtyre rasteve deri në zbardhjen e tyre. Gjë që do të rezultonte edhe me fuqizimin e besimit në këto institucione”, ka thënë në fund të fjalës së tij presidenti Thaçi.
Fillon konferenca e Thaçit
Daljet në konferenca të veçanta, vetëm para gazetarëve, nuk i ka pasur në agjendë që prej se është bërë i pari i vendit.
Hashim Thaçi, sot nga zyra presidenciale po flet drejtpërdrejtë.


Thaçi do ta kërkojë ndriçimin e atentatit ndaj Ibrahim Rugovës dhe vrasjeve të pasluftës


Hashim Thaçi do të kërkojë ndriçimin e atentatit ndaj Ibrahim Rugovës dhe vrasjeve të pasluftës?!Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, rreth orës 15.


Kjo është ndër herët e rralla që ai bën një gjë të tillë.


Mësohet se ai ka disa gjëra interesante për t’i thënë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.
Thaçi pritet që në këtë paraqitje t’i kërkojë drejtësisë kosovare, respektivisht prokurorisë së shtetit të hetojë shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodhur në vend, nga paslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë.
Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.
Pos kësaj, ai siç mëson media, do të kërkojë edhe investigimin e disa vrasjeve të pasluftës, shpeshherë të cilësuar si politike.
Më tutje ai do të kërkojë nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë kryer ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryera nga regjimit i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.
Si pikë e katërt e konferencës së tij mësohet se do të jetë investigimi i vrasjes së 14 serbëve në Grackë të Lipjanit, e po ashtu edhe i vrasjeve tjera të pjesëtarëve të këtij komuniteti, pas luftës së Kosovës, që mori fund në qershor 1999.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi