Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE'

Shko poshtë

Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE' Empty Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE'

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2009 10:14 pm

Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE'


Ditën e Enjte, datë 26 Shkurt, në Muzeun e Rezistencës, Deportimit, Luftës, të Drejtave dhe Lirive në Torino, ( ITALI ), u shfaq filmi dokumentar "Pranverë në Kosovë".


Prezantimi i filmit dhe diskutimi pas tij u ndoqën me mjaft interes nga një publik i zgjedhur prej mbi njëqind të ftuarish, mes të cilëve spikasnin filozofi i shquar Gianni Vattimo dhe shumë intelektualë të tjerë Shqiptarë dhe Italjanë.

Dokumentari, shfaqja e të cilit u organizua nga Shoqata Vatra, i përcolli publikut një dëshmi të gjallë të ngjarjeve të përjetuara nga populli kosovar, "Ditën e Pavarësisë", përmes pamjeve të filmuara nga regjizori i ri me origjinë shqiptare Erjon Kadilli.

Erjon Kadilli ka lindur në Durrës në vitin 1983. Bashkë me familjen ka emigruar në Itali në moshë fare të vogël. Aktualisht studjon për regjizurë në Universitetin e Torinos.
Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE' Il_regista_Kadilli_small

Dokumentari "Pranverë në Kosovë" është xhiruar në Kosovë në muajin Shkurt 2008, pikërisht në periudhën para, gjatë dhe menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë.

Shfaqja solli pranë publikut torinez atmosferën e ndezur dhe emocionet e mëdha të asaj dite historike, të parë me sytë e protagonistëve të saj. Në qendër të dokumentarit është pikërisht populli kosovar, ëndrrat e tij dhe shpresa për të ardhmen, e cila i është mohuar shpesh gjatë rrjedhës së historisë.

Dokumentari është një udhëtim emocionues dhe prekës në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë të Kosovës dhe në qytetin e tyre, Prishtinën, ku janë ende të dukshme gjurmët e luftës, por ku edhe shpresa për jetën është ndoshta më e fortë se tjetërkund.

Pas shfaqjes, regjizori Kadilli, prof. Guido Franzinetti i Universitetit të Torinos dhe prof. Vincenzo Cucci, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit diskutuan me të pranishmit mbi situatën aktuale. Ata nënvizuan rëndësinë e madhe të njohjes së pavarësisë nga pjesa dërrmuese e demokracive Perëndimore dhe shprehën bindjen se Kosova, ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit, do të bëhen shumë shpejt pjesë e Europës së Bashkuar.
Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE' Il_filosofo_Gianni_Vattimo_tra_gli_studenti_albanesi_small

Ky event u propozua nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra dhe u realizua me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, të Federatës së Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit si edhe të Zyrës së Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në Torino.
Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE' I_relatoriE_Kadilli_G_Franzinetti_B_Gjata_V_Cucci_small
Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" është themeluar në Torino në vitin 2002, me nismën e një grupi qytetarësh shqiptarë dhe italjanë. Ajo zhvillon veprimtari, të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e sa më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë Italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.
Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE' Foto_della_sala_2_small

Shoqata mbështet plotësisht kauzën Kosovare dhe ka organizuar veprimtari të ndryshme në favor të pavarësisë dhe njohjes së plotë të saj nga bashkësia ndërkombëtare.

BENKO GJATA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi