Zhvillohet në Torino Konferenca mbi Diasporën e Re Shqiptare
Faqja 1 e 1
Zhvillohet në Torino Konferenca mbi Diasporën e Re Shqiptare
Zhvillohet në Torino Konferenca mbi Diasporën e Re Shqiptare |
Në vitin 1990, me gjithë prurjet e emigracionit të ambasadave, bashkësia Shqiptare në Itali, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Italjane, nuk numëronte më shumë se 2000 vetë. Në atë vit, Shqiptarët përbënin në fakt grupin më të vogël të të huajve që jetonin në shtetin fqinj. Sot, - të afirmuar, në pjesën më të madhe të rasteve, në jetën e tyre personale dhe profesionale, - 500 mijë Shqiptarët e Italisë janë të parët, ndër bashkësitë e huaja jo-komunitare, dhe të dytët në përgjithësi, pas komunitetit Rumun. Historia e diasporës së re Shqiptare në Itali, dhe ecuria e saj e deritanishme, - e fotografuar në momentet e saj më kuptimplota, - ishin tema qëndrore e konferencës 'Diaspora Shqiptare 19 vjet pas ngjarjeve që shënuan fundin e diktaturës', që u zhvillua në Torino ditën e Premte, datë 19 Qershor 2009. Publiku i përzgjedhur torinez, i përbërë nga mbi 150 të ftuar, Italjanë dhe Shqiptarë ndoqi më vëmendje dhe duartrokiti ndërhyrjet e relatorëve, që trajtuan çështje të historisë së Shqipërisë dhe të diasporës së saj në Itali, si edhe çështje të marrdhënive dypalëshe mes dy vendeve tona. Kështu, konteksti historik dhe kulturor i zhvillimeve kryesore në territoret Shqipfolëse në Ballkan u trajtua nga studjuesi Italjan Dr. Raffaele D'Amato. Në fjalën e tij ai ju ofroi të pranishmëve mundësinë të ndërmerrnin një udhëtim historik përmes qytetërimit të shkëlqyer Shqiptar, i cili, duke ruajtur trajtat e tij të spikatura, autoktone ka kontribuar fuqishëm në formimin e qytetërimit mesdhetar. Kumtesa e Dr. D'Amatos u pasua nga ndërhyrja e gazetarit Benko Gjata, njëkohësisht edhe përfaqësues i Federatës së Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit. Z. Gjata trajtoi temën e diasporës Shqiptare në Itali duke u bazuar në të dhënat burimore të istitucioneve shtetërore Italjane, për pjesën dokumentare, mbi studimet e realizuara mbi këtë temë nga studjues Shqiptarë dhe të huaj, si edhe mbi të dhënat e mbledhura gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale si gazetar dhe korrespondent nga Italia. Në emër të institucioneve të shtetit Shqiptar, të pranishmit i përshëndeti Dr. Gjon Çoba, përfaqësues i Konsullatës së Shqipërisë në Milano. Në fjalën e tij z. Çoba përmendi çastet më kuptimplota të marrdhënieve historike mes Shqipërisë dhe Italisë dhe theksoi rëndësinë e rritjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai nënvizoi edhe rëndësinë e pranisë së një diaspore të madhe dhe të mirëintegruar Shqiptare në Itali dhe shprehu bindjen se ajo shërben dhe do të shërbejë si një urë lidhëse mes territoreve të të dy vendeve. Në mbyllje, fjalën e mori mjeku torinez dhe njëkohësisht deputet i Parlamentit Italjan Marco Calgaro. Eksponent i rëndësishëm i Partisë Demokratike Italjane dhe anëtar i disa komisioneve parlamentare ai është, ndër të tjera, bashkëautor i një projekt-ligji për përmirësimin e kuadrit ligjor që ka të bëjë me të huajt në Itali. Në fjalën e tij deputeti Calgaro u shpreh se veprimtari si këto i ndihmojnë pjesëmarrësit të pasurojmë bagazhin e njohurive të tyre. 'Europa dhe bota perëndimore,' tha ai, 'janë sot ato që janë, falë faktit që shumë breza kanë mësuar, mes dhimbjeve dhe vështirësive të mëdha, të rriten ditë pas dite dhe të përmirësojnë gjendjen ku ndodheshin, në mënyrë që fëmijët e tyre të kishin një të ardhme më të mirë.' 'Kjo ka ndodhur edhe me ne Italjanët,? vijoi ai, ?deri në brezin tim, por më pas është ndalur dhe na duhet të kuptojmë përse...' 'Ndërsa populli Shqiptar ndodhet në një situatë të kundërt. Në situatën e atij që, pasi ka zbuluar lirinë, po punon e po rritet sot me ritme të shpejta. Kemi padyshim diçka për të mësuar nga Shqiptarët' përfundoi ai. Në mbyllje të takimit organizuesit ofruan një aperitiv të pasur me gatime tipike të traditës gastronomike Shqiptare dhe jo vetëm. I organizuar nga Shoqata Italo-Shqiptare Vatra dhe nga Qëndra Piemonte Europa, ky takim shënoi ngjarjen kulturore të rradhës, me protagoniste bashkësinë e madhe Shqiptare që jeton e punon prej vitesh në kryeqendrën e veriut të Italisë. TORINO 20.06.2009 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zhvillohet ne Torino Dita e Kultures Shqiptare
» Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE
» "Diasporën Shqiptare" vazhdon regjistrimi aktual i popullsisë në Kosovë, por me pasoja te mëdha
» Në SHBA zhvillohet vaksina kundër kancerit
» Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE'
» Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE
» "Diasporën Shqiptare" vazhdon regjistrimi aktual i popullsisë në Kosovë, por me pasoja te mëdha
» Në SHBA zhvillohet vaksina kundër kancerit
» Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE'
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi