Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vladimir Bruçaj: Shqiptarët në Europë duhet të shkojnë të bashkuar, por si europian

Shko poshtë

Vladimir Bruçaj: Shqiptarët në Europë duhet të shkojnë të bashkuar, por si europian Empty Vladimir Bruçaj: Shqiptarët në Europë duhet të shkojnë të bashkuar, por si europian

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 06, 2010 12:49 am

Vladimir Bruçaj: Shqiptarët në Europë duhet të shkojnë të bashkuar, por si europian U1_VladimirBrucaj
Shqiptarët në Europë duhet të shkojnë të bashkuar, por si europian
Nga Vladimir Bruçaj
Ndonse nga ana zyrtare (me te drejte) tentohet qe per momentin mos te preket si problem, bashkimi i kombit shqiptar do te jete objektivi primar qe politkes shqiptare do te duhet te merret ne nje te ardhme jo shume te larget. Jo vetem qe do te ishte nje gje jashtezakonisht pozitive per kombin, por do te reflektonte edhe ne vullnetin e gjithe shqiptareve qe jetojne ne ballkan. Bashkimi i Shqiperise me Kosoven, do te krijonte shtetin shume te deshiruar nga shqiptaret, te bazuar ne kombin shqiptar. Krijimi i Shqiperise natyrale do te ishte krijimi i shtetit-komb, nje skeme e vjeter per Europen por qe per shqiptaret duhet konsideruar si e vetmja rruge. Traktati i Westfalia-s i vitit 1648 ka qene momenti kryesore qe vendosi legjitimitetin e shtetit-kombesi. Kjo skeme konsideronte shtetet-kombesi shume pozitive, te afte te tutelojne popullsine dhe ne gjendje t’u siguroje njerzeve zhvillim dhe prosperitet. Po ashtu edhe me vone John Stuart Mill e Woodrow Wilson i garantuan idealit te shtetit-kombesi nje zhvillim me permasa globale. Por kjo paradigme per shume historian eshte e vjeter dhe e tejkaluar. Shteti-kombesi nuk zgjon me interes: shume intelektual europian e konsiderojne burim te shume problemve te se kaluares. Kjo paradigme i le vend nje paradgme tjeter qe lindi ne traktatin e vitit 1795 nga flozofi gjerman Immanuel Kant. “Per nje paqe te qendrueshme, nevojiten shtete dhe qeveri multinazionale”. Pershembull, Bashkimi Europian qe eshte duke u krijuar, eshte modeli ideal ne ralizimin e paradigmes se filozofit gjerman. Objeksionet ndaj shtetit-komb bazohen ne disa fakte historike. Ne shume raste kur shtetet u krijuan ne baze te nacionit, degjeneruan ne nacionalizem egoist, qe me kalimin e kohes pretenduan qe shtetin-nacion t’a zgjerojne edhe me shume deri ne pushtime dhe luftera per te dominuara kombesi te tjera. Objektoret e shtetit-komb marrin si shembull Gjermanine hitleriane dhe ne nje fare menyre edhe Serbine e Milosheviçit, qe nuk arriti te veje ne jete projektin e shtetit-komb serb, por ky ishte qellimi. Megjithate, po te shikojme shtetet perendimore, te gjitha jane te krijuara ne baze te teorise, nje shtet nje komb.
Ne pamje te pare krijimi i shtetit natyral shqiptar duket nje proçes i lehte dhe pa pengesa, te pakten kur behet fjale per vullnetin e shqiptareve. Realisht pengesa kryesore per krijimin e shtetit natyral jane pikerisht shqiptaret. Te krijosh nje shtet-nacion duhet qe maxhoranca e qytetareve te atije kombi te jene etnikisht te njejte, por edhe te barabarte nga ana kulturore. Pa keta faktor eshte e pamundur qe te krijojme nje shtet te forte te bazuar ne kombesi. Nje shtet i forte shqiptar nuk mund te krijohet as ne baze te multietnicitetit dhe as ne baze te multikulturalizmit. Shqiperia dhe Kosova, etnikisht jane vende qe mund te konsiderohen te pershtatshme ne krijimin e nje Shqiperi te madhe demokratike, gjithmone duke respektuar te drejtat e minoriteteve. Nuk mund te thuhet e njejta gje nga ana kulturore. Besimet e ndryshme fetare dhe diferencat e medha kulturore mes religjoneve qe shqiptaret praktikojne, i rend ata te papershtatshem ne krijimin e nje shteti natyral shqiptar. Kjo reflekton me shume ne ralitetin e Kosoves se sa te Shqiperise, ku diferencat ne lidhje me kete fenomen jane jashtezakonisht te medha. Sidoqofte nuk do te thote se, shqiptaret po te ishin homogjen nga ana kulturore proçesi do te ishte me i lehte. Kjo do te varej shume nga homogjeninteti qe do te kishin shqiptaret. 90% e shqiptareve nazista nuk do te ndihmonte ne krijimin e nje shteti-kom. Sigurisht qe do te ndihmonte me shume sikur shqiptaret te ishin 90% homogjen te krishtere, sepse ngjashmerite me europianet e tjere do te ishin me te medha.
Multietniciteti dhe multikulturalizmi ne rastin e Kosoves, rrezikojne te lidhen ngushte me njeri-tjetrin. Rreziku qe i kanoset trojeve shqiptare eshte zhvillimi i multikulturalizmit ne masa te tilla, sa eshte duke krijuar hendeqe te medha brenda popullsise se paster etnike. Shembulli i radikalizmit te Islamit si ideologji ne Kosove dhe ne territoret shqiptare ne Maqedoni, ka rritur ne menyre te ndjeshme multikulturalizmin. Rritja e multikulturalizmit nuk limitohet ne krijimin e hendeqeve ideologjike mes shqiptareve, por edhe ne humbjen e homogjenintetit etnik shqiptar. Praktimi i ketyre ideologjive ne kontekstin e vertete te tyre, krijon perçarje ne popullsine shqiptare. Sa me shume qe te rritet multikulturalizmi tek shqiptaret aq me shume shqiptaret shkombetarizohen. Kjo ndodh per faktin se, zbatimi me perpikmeri i nje ideologjie siç eshte Islami do te thote mohim te kultures etnike shqiptare. Ketu mund te marrim si shembull cermoni te ndryshme fetare ne Kosove si dasma apo funerale, ku per te respektuar me perpikmeri nje ideologji, perdoret flamuri arab ne vend te atij shqiptar. Apo ne rastin kur vajzat duhen veshur ne nje menyre te caktuar per te zbatuar nje ideologji, por qe bie ndesh me vlerat e demokracise dhe kultures se paster shqiptare. Po te bazohemi ne disa ndryshime qe jane duke ndodhur ne Kosove dhe Maqedoni, bashkimi i kombit eshte gjithmone dhe me i pamundur. Multikulturalizmi eshte duke rritur multienticitetin. Bile nese ky trend do te vazhdoje per nje kohe te gjate, shqiptaret do te kthehen ne minorance. Do te kete gjithmone e me shume turq e arab dhe gjithmone e me pak shqiptar. Nje gje qe nuk e beri komunizmi ideologjik e bolshevik eshte duke e bere multikulturalizmi ideologjik.
Bashkimi Europian eshte Shteti multinacional qe filozofi gjerman Kant filozofonte shume shekuj me pare. Por shqiptaret, me pare se te behen pjese e nje shteti multinacional, e kane te domosdoshme te kene shtetin e tyre te perbashket kombetar. Dy shtete shqiptare ne ballakan dhe dy e tjera me perqindje te larte te etnise shqiptare, nuk mund te kene kuptim. Gje qe verteton edhe nje here faktin se, e vetmja rruge per shqiptaret eshte krijimi i nje shteti te perbashket natyral, ç’do skeme tjeter do te ishte nje nocion abstrakt qe nuk do te bazohej ne ralitetin e gjerave. Ne te njejten kohe nuk do te ishte e kuptueshme qe Shqiperia dhe Kosova te antarsoheshin ne Bashkimin Europian si dy shtete te ndara. Natyrisht qe nuk perjashtohet mundesia qe kjo te ndodhe, por do te ishte nje gabim qe shqiptaret do te rrezikonin t'a paguanin ne nje te ardhme te pacaktuar. Europa e se nesermes do te jete nje shtet multinacional, ku perkatesite etnike do te jene gjithmone dhe me pak te rendesishme. Te qenurit gjerman, italian, apo spanjoll do te vleje gjithmone dhe me pak, ne favor te shtetit central europian. Kombet do te humbin rendesine e tyre ne nje bote gjithmone e me te globalizuar. Konkurenca globale do te reduktohet mes fuqive te medha ekonomike, Amerika, Europa, Kina, Rusia, Brazili. Kombet e vogela si ai shqiptar jane te distinuar te llogariten gjithmone e me pak. Shqiperia do te jete nje shtet i vogel i nje bashkesie gjiganteske shtesh dhe kombesh. Bashkimi i Shqiperise me Kosoven do te ishte nje mjet, qe do te limitonte rrezikun e gllaberimin te kombit nga identiteti i ardheshem europian. Por jo vetem kaq. Ne nje te ardhme te larget, ne rast te mosfunksionimit te Europes multinacionale dhe te rindarjes hipotetike te saje, per shqiptaret e ndare do te thoshte edhe nje here lufte. Lufte per ekzistence me fqinjet historik. Shqiptaret perpara se te jene pjese e paradigmes se shtetit multinacional duhet te vene ne jete paradigmen e Shtetit-komb.
Kjo nuk do te thote se duhet te trembemi nga Europa, perkundrazi, duhet bere kujdes qe Europa mos te trembet nga shqiptaret. Sepse Europa vazhdon te jete skeptike per shqiptaret, per te ardhmen e tyre brenda ketije shteti kaq te madh multinacional. Europa eshte skeptike edhe per bashkimin e shqiptareve, per ate çfare mund te perfaqesoje ky bashkim. Bashkimi i shqiptareve, nga kancelarite perendimore shikohet si nje bashkim me pasoja negative dhe jo si nje bashkim vlerash te perbashketa kombetare. Perveç se i tremben unifikimit te disa fenomeneve sociale siç jane korrupsioni dhe krimi i organizuar, europianet ne bashkimin e shqiptareve shikojne edhe bashkim ideologjishe lindore te papershtatshme me karakterin e shtetit europian. Na takon ne shqiptareve qe kete bashkim t'a shenderrojme ne nje bashkim vlerash, dhe jo ne nje bashkim problemesh. Eshte ne pergjegjesine tone, qe mos te shenderrohemi nje problem per te tjeret por ne aleat dhe bashkeshtetas te denje. Duhet qe te braktisim te gjitha ato ideologji qe na bejne te ndryshem nga europianet e tjere por mbi te gjitha qe na bejne te ndryshem nga te qenurit shqiptar. Vetem ne kete menyre do te mund te jemi pjese perberse e "Perendorise" europiane dhe jo nje province e saje.
Antarsimi ne Bashkimin Europian duhet konsideruar si e vetmja rruge per shqiptaret. Shqiptaret ne Europe duhet te shkojne te bashkuar por si europian, ç'do filozofi tjeter do te rezultonte falimentare per te ardhemn e shqiptareve. Europa duhet konsideruar si atdheu jone i ri, por qe eshte ne mbrojtje te atdheut tone te perjetshem qe do te jete gjithmone Shqiperia. Sepse Europa do te jete edhe ne mbrojtje te kombeve jo vetem nje alternative e tyre. Europa mbi te gjitha do te jete ne mbrojtje te individit. Shteti qe mbron te drejtat e individit duhet konsideruar atdheu ideal per te gjithe popujt dhe kombet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi