Topalli fton opozitën të ushtrojë të drejtën
Faqja 1 e 1

Parlamenti shqiptar ka nisur punimet e sesionit të ri të hënën në një sallë të rinovuar plotësisht.
Ashtu siç pritej, që në seancën e parë u rikthyen me forcë debatet mbi situatën politike në vend.
Për më shumë se një orë pati fjalime me tone të larta propagandistike nga të dyja palët.
Në qendër të debatit u vu çështja e hetimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.
Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha se PS-ja e ka ofruar tashmë një zgjidhje dhe është në pritje të përgjigjes nga kryeministri Berisha.
“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se ç'është parashikuar në rezolutën e Parlamentit Evropian: të hetohen materialet zgjedhore. Tek materialet zgjedhore përfshihen edhe fletët e votimit, por meqë ju nuk e konsideroni kështu, le ti japim rrugë ngritjes së komisionit hetimor. Ne e kemi dhënë alternativën tonë, lexojeni mirë zoti kryeministër, e keni mbi tavolinë. Ne ju presim, por jo shumë. Nuk kemi ofertë tjetër për ju. Më pas do t’ia lëmë në dorë popullit të vendosë”, tha kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.
Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha u përgjigj se është i gatshëm për bashkëpunim, por duke iu përmbajtur vendimeve të gjykatës.
“Ftoj opozitën të shqyrtojë qëndrimin e saj ndaj institucioneve legjitime të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ju jeni deputetë dhe keni një të drejtë të patjetërsueshme, hetoni çdo gjë përveç proceve gjyqësore, keni të drejtë të hetoni çdo dokument. Ne kemi ofruar skemën përfundimtare të hetimit, nga 11 kërkesa, të 11-ta pranohen. Urdhëroni sot të ngremë komisionin parlamentar. Urdhëroni të fillojmë që nesër hetimin për çështjet që ju keni shtruar. Problemi juaj është se nuk pranoni dot vendimin e gjykatave, ju këtë nuk e pranoni dot. Pra, e doni ju zgjidhjen? Ja ku është zgjidhja. Nëse gjykata vendos t'i rinumërojmë, le ta bëjmë”, tha kryeministri Berisha.
Parlamenti shqiptar i nis punimet ndërsa prej më shumë se një muaji deputetët janë përshirë në një fushatë intensive akuzash të ndërsjellta për afera korruptive me vlera marramendëse.
Një ditë më parë Presidenti i Republikës Bamir Topi kërkoi nga deputetët që të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës dhe të mos vazhdojnë të zhgënjejnë qytetarët me debate e akuza, por të lëshojnë imunitetin dhe të lënë drejtësinë të punojë e qetë.
Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ftoi opozitën të ushtrojë të drejtën e saj duke kontribuar në përparimin e reformave në vend.
Duke folur në një intervistë për BBC-në në prag të rifillimit të punimeve të kuvendit, zonja Topalli tha se opozita mund ta thotë fjalën e saj në parlament "përmes interpelancave, pyetjeve, diskutimeve dhe pjesëmarrjes në komisione".
"Detyra e atyre që kanë fituar zgjedhjet është që të qeverisin, ndërsa detyra e opozitës është të bëj opozitën. Opozita ka të gjithë të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të kërkuar të drejtat e saj këtu," tha zonja Topalli.
Kryetarja e Kuvendit i tha BBC-së se në sallën e re të Kuvendit do të miratohen ligje e reforma që do t’i hapin rrugën vendimeve historike për popullin shqiptar.
Ilir Kadia i BBC-së bisedoi me zonjën Topalli:
BBC: Salla e kuvendit duket mirëfilli e ngjashme me atë të Parlamentit Evropian. Prisni edhe që debatet në të të jenë të këtyre standarteve?
Jozefina Topalli: Unë shikoj anë pozitive. Në këtë sallë gjatë viteve për shkak të votimeve që janë bërë, të reformave që kemi kaluar, parlamenti ka qenë lider në secilën prej këtyre reformave sado të vështira, por ishte vendim-marrja në këtë institucion që është institucioni kyç, forumi që mban sovranitetin, i vetmi institucion që del direkt nga vota.
Natyrisht kjo është ana e jashtme, por përmbajtja janë votat për 148 ligje që kemi kaluar në përiudhën shtator – korrik 2010, që i takon 248 ligje, vendime, rezoluta që kjo sallë herë e plotë e herë jo ka ndërmarrë dhe ka qenë kjo baza mbi të cilën u dha ai opinion pozitiv dje mbi Shqipërinë për plotësimin e kritereve dhe për progresin e mirë që ka bërë në shumë fusha të tjera.
Kjo sallë do të jetë vendimtare dhe do të jetë dëshmitare e vendimeve të tjera të mëdha jetike për kombin tonë dhe të gjitha këto janë përmbajtje, janë guximi i atyre që guxojnë të përballen me vështirësinë dhe të arrijnë aty ku të tjerët mendojnë se është e pamundur.
BBC: Duket sikur deputetëve i ka munguar kjo sallë, pasi ende pa filluar mirë sesioni i ri parlamentar kemi de facto një debat të fortë midis deputetëve të dy krahëve, kur është fjala për korrupsion? Cili është mendimi juaj për këtë debat?
Jozefina Topalli: Si kryetare e kuvendit, unë e shoh çdo diskutim nga pamja institucionale. Përsa kohë jemi në kuadrin e deklaratave nuk më takon mua që të flas. Zgjidhjet janë në institucione, brenda parlamentit, brenda prokurorisë, brenda sistemit të drejtësisë. Pa përgjigjen e këtyre secili ka të drejtë të mendojë që mund të jenë deklarata politike.
BBC: Është një mori ligjesh këtë sezon që do të kenë nevojë për 3/5 e votave. Kemi parasysh një vit të tërë me mungesën e opozitës në sallën e kuvendit ndërkohë që tani jemi dhe përballë këtyre ligjeve. Për mendimin tuaj si do të shkojë filli i këtyre ligjeve?
Jozefina Topalli: Ka një rregull mbi të cilin funksionon demokracia. Parimi i demokracisë ngrihet mbi parimin e maxhorancës. Në momentin që zhvillohen zgjedhjet dhe të gjitha proçedurat mbyllen, detyra e tyre që kanë fituar zgjedhjet është që të qeverisë, ndërsa detyra e opozitës është të bëj opozitën. Opozita ka të gjithë të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të kërkuar të drejtat e saj këtu përmes interpelancave, pyetjeve, diskutimeve dhe pjesëmarrjes në komisione.
Ashtu siç ka të drejta opozita ka dhe detyrat e saj, të cilat janë të shkruara dhe të materializuara jo vetëm në kushtetutën dhe rregulloren tonë, por edhe në rezolutat e Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian dhe të konferencave të kryetarëve të parlamenteve të Këshillit të Evropën, ku ato kanë për detyrë të jenë pjesëmarrës, të votojnë natyrisht sipas gjykimit dhe vlerësimit të tyre.
BBC: Cila ligj mendoni ju se do jetë sfida kryesore e punimeve të këtij sesioni?
Jozefina Topalli: Unë mendoj se ka shumë sfida, nuk ka vetëm një ligj apo një reformë. Ky është një vend që po ecën me një shpejtësi të jashtëzakonshme, një vend për të cilin institucionet ndërkombëtare e shohin si një ndër arritjet më të mëdha faktin që vendi jonë ndryshe nga vendet e tjera ka qenë më i mbrojtur nga kriza globale. Kjo për shkak të një mendimi dhe të një politike ekonomike të adaptuar e cila ka bërë të mundur që në vendin tonë të vazhdojë rritja ekonomike.
Është kënaqësi e madhe që parlamenti ka qenë lider në këto reforma dhe që Shqipëria është kthyer sot në një vend që befason, mahnit jo vetëm për infrastrukturën e saj, jo vetëm për shpirtin sipërmarës të saj, por me të gjithë këto arritje në fushën e ekonomisë, drejtësisë sociale, në realizimin e rritjeve të rrogave, pensioneve e cila nuk ndodh prej dy vitesh as në vendet e Evropës, as në vende të tjera. Përjashto ndoshta Indinë dhe Kinën që kanë një rritje të mahnitshme dhe të pakonceptueshme.
BBC: Ka patur vërejtje në mënyrën sesi ju keni drejtuar sesionet e mëparshme nga ana e opozitës. Si do të përgjigjeshit si prelud i këtij sesioni të ri?
Jozefina Topalli: Detyra e kryetarit të kuvendit është të zbatojë rregulloren. Parlamenti është institucion, është pushteti kryesor nga i cili lindin të gjithë institucionet e tjera dhe funksionon mbi bazën e rregullores. Detyra e kryetarit të kuvendit është të respektojë këtë rregullore duke qenë padyshim më i hapur dhe më tolerant ndaj opozitës.
Po të shikoni transkriptimet e diskutimeve do të vini re se volumi i transkriptimeve i diskutimeve të opozitës kur ka qenë pjesmarrëse në seancat parlamentare ndoshta është e barabartë me atë të mazhorancës, gjë që tregon se opozita ka të gjithë të drejtën kushtetuese, ligjore dhe morale për të patur hapësirën e saj e për të shfrytëzuar çdo instrument që i jep rregullorja e kuvendit dhe kryetarja e kuvendit ka respektuar në çdo rast të drejtën e tyre.
Ashtu siç kryetarja e kuvendit nuk mund të heshtë dhe të mos thotë atë që rezolutat evropiane ja detyrojnë opozitës që përveç të drejtave ke dhe detyra. Je përfaqësues dhe detyra jotë është të përfaqësojë çdo mendim, çdo kërkesë të asaj pjese të popullsisë që të ka dhënë besimin dhe përfaqësimi bëhet në sallën e kuvendit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pollo, fton opozitën të kthehet në Parlament
» Topi: Topalli të mësojë të flasë, Topalli: Flas shqipen e Fishtës, jo të Haxhi Qamilit
» Kosova do ta ketë të drejtën për referendum
» Shqiptar, shfrytzoje të drejten tënde të votimit
» Histori tronditëse,emigranti të drejtën nuk e gjen asnjëherë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi