Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Demaku:Intervistë me poeten dhe mërgimtaren Anjeza Sakaj

Shko poshtë

Sokol Demaku:Intervistë me poeten dhe mërgimtaren Anjeza Sakaj Empty Sokol Demaku:Intervistë me poeten dhe mërgimtaren Anjeza Sakaj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 06, 2010 6:59 pm

Ne jemi shqiptarë, në dhe të huaj jemi vetëm kalimtarë...

Sokol DEMAKU
Intervistë me poeten dhe mërgimtaren Anjeza Sakaj

Sokol Demaku:Intervistë me poeten dhe mërgimtaren Anjeza Sakaj A%20saka_6
Poetja dhe mërgimtarja Anjeza Sakaj

Bota sot” Kush është Anjeza Sakaj?
A.Sakaj: Unë quhem Anjeza Ibro Sakaj. Jam lindur dhe rritur në qytetin e Çorovodës se rrethit Skrapar, jam vajza e vogël në tre vajza. Prindërit i kam pasur të dy me profesionin mësues. Kam mbaruar studimet e larta ne Universitetin ”Eqrem Çabej” në qytetin e Gjirokastrës për degën Cikël i Ulët dhe Parashkollor. Jam e martuar, kam dy fëmijë, dy çuna, dhe jetoj në Londër.
Bota sot: Keni studiuar në Universitet për Ciklin e ulët dhe Parashkollor çfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?
A.Sakaj: Mund të them se jeta studentore në një qytet aq të bukur dhe madhështor sa Gjirokastra, ka qenë një nga eksperiencat me të bukura të jetës sime. Duke u zgjuar çdo mëngjes në një vend aq mikëpritës dhe aq përrallor, dukej si një ëndërr e vërtet, duke qenë se mua edhe më pëlqente te shkruaja gjithçka e qytetit më frymëzonte, shtëpitë e bukura private prej guri, historia qe mbanin ne vetvete, kalaja mbi qytet, ku realizohej edhe ansambli folklorik i këngës popullore, që unë pata dhe fat ta ndiqja që vitin e parë qe fillova studimet, nuk di çfarë të tregoj tjetër kujtimet janë të pafundme.
Bota sot: Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese në parashkollor apo diç tjetër, çka mundë të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?
A.Sakaj: Për fat të keq unë nuk pata kurrë mundësinë të punoja asnjë ditë në Shqipëri, por pata fatin e mirë të bëja një muaj praktikë në një nga shkollat dhe ka qenë një eksperiencë paharruar. Më kujtohet si sot kisha disa muaj që kisha mbaruar praktikën biles edhe shkollën, dhe ne lagjen time shikoj një ish fëmijë qe kam pasur në klasë, që duke u shkëputur nga duart e gjyshes erdhi duke vrapuar dhe mu hodh në qafë. Sytë mu mbushën me lot pasi nuk mendoja se dikush do të më mbante mend, po isha e lumtur sepse e shihja se kisha pasur mundësinë të dhuroja dhe unë diçka në edukimin e këtij fëmije qoftë edhe pse vetëm për pak kohë.
Bota sot: Çka ju shtyri të mërgoni dhe të studioni mu këtu në Angli?
A.Sakaj: Ashtu si edhe shumë bashkëkombës të tjerë, ëndrra për një jetë më të mirë më largoi edhe mua nga Shqipëria. Në ato kohë kur unë isha në Shqipëri gjerat ishin shumë më ndryshe nga çka janë tani, duke qenë që bashkëshorti im edhe kishte jetuar në Londër më parë, vendosëm që të vinim bashkë. Kur erdha ne Londër vështirësia e parë që hasa ishte gjuha ,duke pasur parasysh që gjatë gjithë jetës sime kam mësuar frëngjisht, italisht, këtu mu desh të hyja në kolegj dhe të mësoja gjuhën.
Bota sot: Ka kohë që jetoni në Angli, çfarë mund të na thoni për jetën këtu, çfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu dhe si ndiheni?
A.Sakaj: Po është e vërtetë unë jetoj në Londër prej afërsisht 7 vitesh. Mund të them se jeta në Londër është si në çdo qytet tjetër, ndihma e shtetit është e madhe por përsëri një i huaj mbetet i huaj.
Bota sot: Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?
A.Sakaj: Unë shkruaj edhe poezi edhe proza. Ky është një pasion që unë e kam pasur që e vogël dhe duke u shtuar gjithmonë e më tepër duke patur edhe një fatkeqësi shumë të madhe në jetën time,duke humbur nënën në një moshë ende të vogël veç 12 vjeçare, emocionet që kisha mundohesha ti hidhja në letër, duke qenë që ishim edhe shumë të lidhur me njëri tjetrin në familje kjo më jepte mundësinë që edhe mos ti lëndoja më shumë babain tim dhe motrat e mija....
Kam botuar një libër me poezi ku kam munduar të derdhë në te asgjë me tepër veç realitetin e jetës, në te gjenden poezi të ndryshme kurbeti, malli për familjen, bukuria e atdheut tim, poezi për të rënët ne krye te detyrës, heronjtë e uniformave blu, dashurinë dhe gjithçka ...nëse do i përmblidhja të gjitha do te thosha kam shprehur botën e një bije të mërguar dhe ndjenjën e krenarisë që jam shqiptare.
Bota sot: Çfar është malli për të afërmit, si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?
A.Sakaj: Malli nuk ka kufi, mund të them se syri nuk thahet kurrë nga loti,edhe pse Londra është një vend shumë i bukur dhe shumë mikëpritës unë jam shqiptare, këtu jemi vetëm kalimtare.....
Bota sot: Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bëjmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën studentore në vend të huaj?
A.Sakaj: Unë shkruaj dhe lexoj duke pasur edhe probleme me gjuhën duke qenë edhe me fëmijë te vegjël e kam pasur të pamundur për tu ushtruar profesionin apo për të punuar, por persëri shpresoj që në të ardhmen të me jepet mundësia ta shfrytëzoj profesionin tim atij ku unë kam lenë edhe ëndrrat edhe zemrën në atdheun tim.
Bota sot: Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
A.Sakaj: Ashtu sic e shpreha edhe më lart eksperiencën time në një vend kaq të zhvilluar sa Londra do të kisha dashur ta shfrytëzoja pikërisht në profesionin tim si mësuese dhe edukatore e brezit të ri. Ajo cka do të dëshiroja të shikoja të përmirësohej në Shqipëri do te ishte mjekësia që është ende duke vuajtur,në krahasim me vendet e tjera të botës që është edhe primaria.
Bota sot: Çfarë janë kontaktet e Anjezës me vendlindjen?
Kontaktet e mia me Shqipërinë janë shumë të ngushta, unë ruaj ende lidhjet me shoqërinë time që jam rritur dhe vazhduar shkollën ne vendlindje por edhe me shoqërinë e fakultetit apo miq të tjerë....
Bota sot: Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?
A.Sakaj: Unë kam afërsisht 7 vjet në Londër njihem me disa familje shqiptare, që bëhemi kur kemi mundësinë pasi kur je me familja koha është edhe e kufizuar ,por duke u mbledhur gjithmonë kur kemi mundësi sidomos, gjatë ditëve të shënuara për ne shqiptarët.
Bota sot: Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne çfarë profesioni do e gjente vetën Anjeza?
A.Sakaj: Nese nuk do te isha bere mësuese ëndrra dhe dëshira ime ka qenë gazetaria .....
Bota sot: Planet tuaja për të ardhmen, cka Anjeza mendon dhe ka në fokus?
A.Sakaj: Planet për të ardhmen janë bashkë me familjen time me bashkëshortin dhe çunat do te jetojmë ne qytetin e bukur dhe bregdetare te Vlorës ku kemi edhe shtëpinë tonë. Unë do të vazhdoj me shkrimet e mia dhe ndoshta do të punoj si mësuese, ndërsa burri është duke punuar për të hapur resoranin e tij, pasi ai është “chef,¨ndërsa çunat në shkollë.
Çka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
A.Sakaj: Çka me benë të lumtur ,familja e mrekullueshme qe kam bashkëshorti, fëmijët ,dhe të gjithë njerëzit qe me rrethojnë ,fakti qe edhe pse mërguar kaq larg kam mësuar të vlerësoj gjithçka, gjithkënd dhe mbi të gjitha jetën,kjo duke pasur edhe të keqën e saj mallin e madh që më mundon dhe trishton pa pushim.
Bota sot: Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
A.Sakaj: Në Shqipëri, Shqipëri dhe vetëm në Shqipëri. Vetëm këtu larg e kuptojmë se çfarë perle natyrore kemi dhe nuk dijmë ta vlerësojmë.
Ajo çka do të shtoja në fund të kësaj interviste ju falënderoj ju për mundësinë qe më krijuat për këtë intervistë duke iu uruar veç suksese në rrugën e bukur që keni zgjedhur për t’iu ardhur pranë të gjithë emigrantëve ,dhe se dyti do ti uroja të gjithë shqiptaret kudo që janë zoti i ndihmoftë dhe u ndriçoftë udhët e jetës .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi