Zhorzh Sand:NE METRO KA NDODHUR NJE AVARI-Tregim
Faqja 1 e 1
Zhorzh Sand:NE METRO KA NDODHUR NJE AVARI-Tregim
Zhorz Sand-TREGIM
NE METRO KA NDODHUR NJE AVARI
Ne metro te zihet fryma. Turma shtyhet. Te fundit ngrihen ne maje te gishterinjve. Te paret – gjoks me gjoks me rojat e metrose. Ne kurrizin tim, mbeshtetur nje pellembe. Gjoksi im, mbeshtetur tek kurrizi paraardhes.
- Tungjatjeta!
U kthye i habitur. Gati per pershendetjen instiktive, por i habitur per gjuhen amtare ne kete vend te huaj. Syte e medhenj iu zmadhuan. Buzet i levizen drejt periferise.
- Ka ndodhur avari e rende, - vazhdova, - besoj se duhet te ngjitemi lart.
U ktheva drejt daljes. Shkallet levizese po keputen nga pesha e njerezve.
- Ngjitemi me kembe, - fola, pa e kthyer koken. - Ngjitur me daljen eshte nje kafene..
Shume shkalle per t`u ngjitur une. Ngadale – ngadale i afrohem daljes. Ajri, me shume se i fresket, me rrahu fytyren. Vura kapucin. Floket rebele i futa brenda tij.
- Ketu, - i thashe dhe u ktheva drejt tij. Pothuaj pas supit tim. Me te njejten shprehje te fytyres. Nuk nxori kapucin. Me canten e udhetimit ne dore, me ecjen sportive m`u vu ne krah. Buzeqesha se brendshmi. Si gjithnje, platforma e vogel tek hyrja e librarise kafene, pelcet nga njerezit dhe te pelcet nga vapa. Hoqa kapucin.
- Marrim ashensorin, - tha.
Une vazhdova shkallet e palevizshme. Ne platformen e pare ktheva koken. E mora me mend ku do te kish mbetur. Atje poshte, ne te djathte, tek librat e huaj, botuar ne gjuhen vendase. Nuk e ngriti koken. Ndiqte me shikim alfabetin e autoreve te perkthyer. E gjeti. E mori librin ne dore dhe nxitoi drejt meje. Vazhdova ngjitjen. Jane disa kate. Mbi tunelin e shkalleve shkelqen qielli nepermjet xhamit mbrojtes, i kthjellet, i kalter ashtu sic eshte ne kete qytet edhe kur ben ftohte. Ne cdo platforme shkalle – hapesira te medha mbushur me rafte plot me libra dhe me kolltuke te rehatshem per te gjithe ata qe duan te shpenzojne nje pjese te kohes duke lexuar. Ne katin e fundit – kafeneja me dy mjediset e saj. Njeri, me tavolina buze dritareve per te pare sheshin kryesor te qytetit, ornamentet e godines qeveritare, statujen e lare ne flori qe i jep emrin sheshit dhe lulet, te celura perjetesisht qe zbukurojne cdo dritare. Tjetri, ne pjesen e brendshme te kafenese me kolltuke te vegjel te rehatshem, po gjithnje te zene. U ktheva per ta pyetur nese deshiron te ulet ne nje nga tavolinat prane dritareve. Ishte e kote. Syri i tij, i kish perfshire te dy mjediset, me canten ne dore eci drejt dy kolltukeve te vegjel qe sapo u liruan. Buzeqesha. U ulem perballe. Canten e la ne krahun tim, librin mbi tavoline. Banaku per porosite, pas kurrizit te tij. U kthye per te porositur. I preka doren qe nga levizja e tij befas m`u afrua prane fytyres. Mjediset ne kete kafene jane te ngushta, teper intime. Ai zgjodhi pikerisht me intimin. Ia ula doren duke e ulur edhe ate. Vajza e banakut me syte e bukur te kalter dhe floket e holle mendafsh, u afrua si flutur.
- Te zakonshmen? – me pyeti dhe hodhi syte tek libri. Me buzeqeshje i tregova mikun.
- Kuptova, - tha.
Iu drejtua mikut me sy. Ai u hutua paksa nga dialogu. Me pa ne sy.
- Do te rrime pak, apo jo? – i thashe.
Pa pritur pergjigje i dhashe porosine vajzes. Ajo u largua si flutur. I preka librin qe qendronte ne tavoline. Ngriti syte, i nguli ne floket e mi. I uli tek nishani i vogel, pothuaj i padukshem poshte buzes sime ne anen e majte.
- Quhem………, me zgjati doren.
Ia kapa me te dy duart e mia. Ia mbajta pak. Ngriti vetullat. Shikimi iu be me zhbirues.
- Te njoh, - i thashe. – Vij shpesh ketu. Me pelqen kafeja. Vajza e banakut ma sjell menjehere. Me pyet cilin liber dua sot. Zbret si flutur, e gjen, ngjitet si flutur dhe ma le ne tavoline bashke me buzeqeshjen. Po sot nuk do ta sjelle librin. E pa ketu., - dhe i tregova me sy librin.
- E kam pare ne duart e babait tim. E lexonte, e pelqente, u lexonte pasazhe femijeve te mi te vegjel. – Eshte djale i mire ai qe e ka shkruar, - thoshte..
Miku u zbeh. As ngjyra tejet bronz e detit nuk ia mbuloi dot zbehtesine. Priti me tej.
- Pas ketij libri lexova edhe librin tend te dyte, pastaj te tretin………Pastaj babai vdiq. Une u largova. Pesova nje aksident automobilistik. Nuk vdiqa. Po leviz me veshtiresi.
Nxori nga canta nje bllok te vogel portofol,. E hapi. Mori nje kartoline. Mori ne dore stilografin. Nuk e lashe te fliste.
- Me quajne……
Hapi stilografin. E mbeshteti ne pjesen e bardhe te kartolines.
- Zonjes…….me…
Nuk e lashe te hezitonte.
- Shkruaje, - i thashe, - shkruaje.
-…..me dashuri nga…….
Mbylli stilografin. E mbertheu ne kartoline. M`i zgjati.
- Stilograf “Parker”, - thashe, - trup vishnje, kapak argjend, maje floriri.
Syte e tij luteshin. I mbajta. Nxora nga canta bllokun gri, bashkudhetarin dhe mikun tim te perhershem. Hoqa stilolapsin e bardhe me fund dhe kapak blu, kapa fillin e verdhe, hapa bllokun.
- Qenke mengjerashe, - me tha.
- Pas aksidentit m`u desh te mesoj te shkruaj me te majten.
Ne syte e tij nje hije rreshqiti anash.
- Kurse ti je mengjerash qe nga lindja.
Cudia e tij po rritej, rritej, rritej……Vajza me syte e bukur te kalter erdhi si flutur, hoqi, zevendesoi. Nuk na pyeti. Ajo e dinte punen e saj. Kafeneja gumezhin. Here pas here vajza si flutur pas banakut lajmeron me zerin cicerime se kafeja eshte gati, se cokollata e nxehte eshte gati. Klientet e porosive ngrihen, marrin porosite dhe buzeqeshjen e vajzes, dhurojne buzeqeshjen e tyre, ulen. Pine duke mbajtur ne krah librin qe lexojne.
Ne, perballe njeri – tjetrit. Me stilolapsin ne dore fillova te flas. Dora zhgarravit ne bllok. Nuk eshte shume e sigurte. Ka mesuar te shkruaje, po jo te vizatoje. Nje drejtkendesh i parregullt, litare korsish nga e majta ne te djathte, ca zhgarravina si vale uji. Ne brinjen e shkurter te drejtkendeshit, ca drejtkendesha te vegjel si bicim stola, ku ngjiten notaret per t`u hedhur ne pishine. Pas tyre stolat me peshqiret hedhur dosido.
- Me pelqen te notoj ne pishine, - tha.
- E di.
Vazhdova te vizatoj zhgarravitshem. Ai u ngrit nga kolltuku. Mori canten prane meje dhe e leshoi ne kolltukun e tij. U ul ne krahun tim te djathte. U ktheva. Syte e tij te medhenj rreshqiten tek buzet e mia, poshte tyre, tek nishani i vogel gati i padukshem ne anen e majte.
- Ishte prill. Fillonin garat e notit ndermjet gjimnazeve. Isha zgjedhur ne ekip, jo se dija not, po per trupin e gjate e te holle. Traineri, babaxhan, me sy pa ngjyre e dy fije floke si kashte, me bilbilin qe nuk e hiqte nga goja as kur fliste dhe fjalet i dilnin gjithnje si fishkellima, na tha qe te mos merakosemi. Mjafton qe te levizim mbi uje, pa stili nuk ka fare rendesi.-
Ai mbeshteti kurrizin ne kolltuk. Gumezhima e kafenese njelloj. Nga e djathta vinte drita e forte nga xhami mbrojtes mbi tunelin e shkalleve.
- Une isha me e gjata. Ky fakt me ka bezdisur gjithnje. Fishkellima ne gojen e trainerit na lajmeroi te ngjitemi ne stolat e para hedhjes ne pishine. Kostumi trup i banjes ma shtrengonte trupin e holle. Llastik, me motive zhgarravina drejtkendesha ngjyre violet, nderthurur me njolla te kuqe te parregullta mbi fushe te bardhe. Mbi kraharor kisha qepur nje fjongo te kuqe te rrudhur. Mendoja se nuk duhej te me dukej rruga e gjoksit. Me sinjalin u hodhem ne uje si mundem. Pas na ndoqi fishkellima e trainerit qe kur te arrijme ne paretin e fundit, te mos harrojme te mbeshtesim kembet fort qe t`i japim trupit shtytje. U afrova tek ky paret pak a shume ne kohe me te tjerat. U ngrita mbi uje qe te bej rrotullimin. Perpara meje pashe……….-
Ai u kthye me vrull. Me nguli shikimin po tek i njejti vend, tek buzet e mia, poshte tyre, tek nishani i vogel, gati i padukshem, ne anen e majte.
- Kur u ngrita qe te bej rrotullimin, - vazhdova une me qetesi, - pashe dike qe me shihte me buzeqeshje. Nga befasia zbrita ne fund te ujit. Goja dhe hundet m`u mbushen plot. Kur dola ne siperfaqe, nuk pashe njeri. Koha e gares me humbi, sigurisht. Te tjerat po avanconin. Leviza drejt pikes se nisjes. Fishkellima e trainerit u ndie trishtueshem. Trupi im i gjate shkoi kot. U afrova. Vura duart qe te ngjitem. Dy duar me kapen nga krahet, me terhoqen lart, me hodhen peshqirin e madh kraheve. Pa arritur te zgjohem nga habia, ma kapi koken, buzet i rreshqiten lehte ne anen e majte te buzeve te mia, ne nishanin e vogel, te padukshem. U skuqa. Ai, duke buzeqeshur, u largua shpejt. Fillonte gara e tij…….Vetem syte e medhenj, te zinj arrita t`i fiksoj.-
Dora zhgarraviti dy sy te medhenj, stilolapsi filloi t` i nxije. ………
Pashe oren. Flutura e bukur sykalter u dha aty. Na dhuroi te dyve buzeqeshjen. Ai priti sa te ngrihem. Ma mori xhakaventon, mori te tijen, mori canten. Pa nga libri.
- Merre, - i thashe, - eshte per ty.
Me pa drejt ne sy. Buzeqesha. U ula perseri. Me stilografin e tij “Parker” vizatova ne kapakun e brendshem nje zhgarravine si pishine, dy persona zhgarravine prane njeri – tjetrit, po dy sy te medhenj, te zinj u perpoqa t`i vizatoj tamam. Firmosa me nje lajle – lule jo aq te qarte. Nuk foli. Me ndihmoi te ngrihem. Zbritem me ashensor. Shkallet e fundit ngadale – ngadale. Dera rrotulluese e librarise kafene, na preku ngadale kurrizin. Era e ftohte ma rrahu fytyren, m`i ngaterroi floket, m`i puliti qepallat. Veshem xhakaventot. Krahu i tij i majte, i lire nga canta, m`u zgjat. E mbertheva me krahun tim te djathte, i vura te majtin siper, lidha duart. Supet prane e prane. Ecem ngadale mbi pllakat e kalldremta si relike te koheve te vjetra, u zhytem ne zhurmen e kalimtareve vendas e turiste, ecem krah vitrinave me mallra klasi, i kaluam afer statujes se larte, lare me flori qe i ka dhene emrin sheshit, u aromatisem me aromen e luleve qe e mbushin sheshin tejpertej. Atje dha balle trami.
- Presim tjetrin, - thashe.
U ula ne ndenjesen e sapo liruar. Vuri canten ne krah tim, me qendroi perpara. Ia kapa doren e zgjatur drejt meje, bashke me doren time i vendosa ne gjoksin e tij, afer zemres. Ma afroi koken, me puthi floket, ia ndjeva eren e trupit, ia ndjeva rrahjet e zemres.
- Neser, - i thashe, - jo tani, jo sot. Do te vij atje. Kam ftese. Vendin e kam ne radhen e pare, perballe podiumit ku do te referosh. Kur te ngresh syte, mua do te me shohesh te paren. Do ta duartrokas referatin tend. Neser.
Trami hapi dyert pa zhurme. Mori canten. U ngjit. Zuri vendin e pare afer deres me kurriz nga levizja. Syte e medhenj te zinj i nguli ne syte e mi. Trami rreshqiti lehte. Une ngrita doren me stilografin “Parker” mberthyer ne kartoline. Nuk levizi. As syte. Ngulur ne syte e mi. Gjersa kthesa e forte ia humbi pamjen time.
Neser……..
E enjte 9 shtator 2010 Ora 14:00
ZHORZH SAND
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zhorzh Sand:ERDHi ME MENGJESIN (Tregim)
» VIKTORIA XHAKO(Alias Zhorzh Sand):DORA E JETES-Tregim
» Zhorzh Sand: Si te vij?
» Zhorzh Sand: Mos me ler...
» Zhorzh Sand: Vazhdim...
» VIKTORIA XHAKO(Alias Zhorzh Sand):DORA E JETES-Tregim
» Zhorzh Sand: Si te vij?
» Zhorzh Sand: Mos me ler...
» Zhorzh Sand: Vazhdim...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi