VIKTORIA XHAKO(Alias Zhorzh Sand):DORA E JETES-Tregim
Faqja 1 e 1
VIKTORIA XHAKO(Alias Zhorzh Sand):DORA E JETES-Tregim
VIKTORIA XHAKO(Alias Zhorzh Sand):DORA E JETES-Tregim
Zilja e telefonit, shoqëruar me lajmin vrasës, më vrau. Dëgjoj e nuk kuptoj. Dëgjoj e nuk mbushem dot me frymë. Dëgjoj e nuk dëgjoj më rrahjet e zemrës. Zëri ikën nga telefoni e mua më mbeti pa thënë fjalë e fundit. Hap derën e ballkonit të marr pak ajër e........... rrokullisem, rrokullisem drejt fundit. Fundit të kujt? Krrokamë korbash të padukshëm....kanë lëshuar pendët e tyre të zeza.....fluturojnë rrotull meje.....më hyjnë në sy, në hundë, në gojë.....po më pështirosin.....I largoj me duar. Pendët e zeza më ngecin nëpër flokë.
- Nënë, mos m`i shkul flokët, më dhembin! M`i shkurto, nuk duroj dot! -
Nëna buzëqesh, lag krehërin dhëmbërrallë në kanaçen e madhe mbushur me ujë dhe ma ngul ngadalë në flokë. Jam ulur buzë greminës. Po ç`bëj unë këtu?
- Nuk t`i pres flokët, - thotë nëna. – Ku e njohe D...? – 1)
Përpiqem ta shoh nënën në fytyrë. Nuk ia dalloj dot. Sa turp më vjen!
- Nuk njoh ndonjë D...-
......Po mbytem në pishinë. Ujë i frikshëm më rrethon. Bobo, kjo gjeratore do të më tërheqë drejt thellësive. Përpëlitem, përplas këmbë e duar të ngjitem lart......Nuk e shoh dorën e zgjatur......
- Mama, jam këtu. Ma jep dorën. -
Mama? Kush flet? Kur u bëra mama?
D...! Hiqma këtë peshë nga gjoksi, të lutem! Jo, mos ik. Ndize radion. Tek radio Viena. Fustani është i gjerë. Kam turp të rrotullohem, më hapet. Ç`do të thotë “të zgjatësh dorën”? Pse merr frymë rëndë? Sa mirë vallëzoke! Unë nuk di. Ma jep dorën D...Nuk di të recitoj, më mbahet fryma. Po djersitem. Kush po ma fshin ballin? Hiqma këtë peshë nga gjoksi, të lutem. Falemnderit, D..., për frymën tënde të freskët, që po më freskon fytyrën. Ah, sa fresk. Mos ik, vazhdo të më freskosh. Jo, jo, ik shpejt. Po na sheh nëna. Ajo të njeh, po unë nuk i kam thënë gjë....
Vetëm ti e ke parë nishanin tim. E ndiej të nxehtë nga puthja jote. Sa vapë kam. Në ballkonin tim bën fresk. Do të vish, D...? Sa e fortë është dora jote në timon...Unë nuk kam frikë. Ku shkoi nëna? Bobo, ç`humnerë qenka këtu! Si po qëndroj në buzë të saj? Pse ikën? Ma jep dorën të mbahem pak. Kam frikë. Kjo pishinë është me ujë të turbullt. Pse është mbushur me këto pendë të zeza që më bëjnë të vjell?...Mos ec kaq shpejt. Labirintet janë tepër të ngushta. Ule kokën, do të vritesh! Po nxitoj dhe unë. Ah, sa më vrasin këpucët. Më tha nëna që janë të mëdha. Do të ulem në shesh për t`i hequr. Më qeshin? Kush më qesh?
Të pëlqen, D... poezia ime? Jo? Çudi! Po si e vlerësuan me çmimin e parë? Më dhuruan edhe një libër. S`më kujtohet titulli, po e kam në bibliotekë. E ka parë edhe babai. U gëzua shumë. Babai të njeh. Dua ta shoh babanë. Sa krenar ka qenë për mua! Që kur të njeh babai im? Babai më dha leje atëherë të vallëzoj me ty.Sa turp më erdhi.
Fshima pak djersën, të lutem. Po më djegin sytë. Janë plot me ujë të kripur. Mos pëlcasin nga kripa? Je i sigurtë që nuk pëlcasin? Të besoj. Ti di gjithçka.
Pse më kishe harruar? Pse ike aq shpejt? Unë të njoha në atë valsim,. Ti, jo. Mos kisha ndryshuar shumë? Mos m`i kish prerë nëna flokët?
...Po bie...po bie...D. jepma dorën. Sa e fortë është dora jote.
I ke rënë ndonjëherë pianos? Unë i kam rënë. Në shtëpinë e pionierit. Dje, po të them, dje isha atje. I bija pianos, po nuk më kujtohet melodia. Mësuesi na këndonte këngën e Zek Jakinit: /....Nana Zekës i ka thanë, / Qëndro, bir, pash jetën tande. / Jo, moj nanë, nuk hyj në hapsane, / Pa m`tërhekun zhag prej kame.../ Pse e tërheqin zvarrë? Ku e njoh unë Zek Jakinin?
Pse nuk më flet?
Sa i bukur është emri yt! Ah, ky ujë i ndyrë, që më hyn në hundë, në veshë, në sy, në gojë, më pengon ta shqiptoj emrin tënd.
Pse është kaq i ndyrë ky ujë? Pse më bën të vjell? A nuk rron foshnja në ujë në barkun e nënës? Mos është ujë tjetër ky? Mos është uji i vdekjes?
- Nënko, po mbytem! -
- Jo, kurban nënkua, jo, kurban! Perëndia e mban dorën! -
Të lutem, D...., thirre Bred Pitin ta pastrojë pishinën.Di ai, di. Ka pastruar pishina.
Po ti e di emrin tim? Pse s`më ke pyetur si quhem?
Ku shkoi nëna? Babai ia porositi të kuq arkivolin. Nëna ka qenë shumë e bukur. Kur vdiq, u bë edhe më e bukur, u bë si statujë e mermertë. Unë ia kreha ondet e bukura dhe i vura një degëz të vogël me lule, pranë veshit. Askush nuk e ka bërë këtë veprim. Jo, D..., nuk e solle ti atë lule.
Dëshiron të takohesh me babanë tim? Sa e çuditshme, të donte pa të njohur. Do të vish me mua ta takojmë babanë tim? Jo, unë ec shumë kollaj në krahun tënd, po hiqma këtë peshë nga gjoksi, hiqma, të lutem, po më mbahet fryma. Humnera qenka shumë e thellë. Po unë si mund ta shoh, kur atje është kaq errët? Vriti këta korba, hidhi poshtë, të shpëtoj nga pendët e tyre. Ti nuk i vret zogjtë? Po ata nuk janë zogj, D..., nuk e di se ç`janë, po nuk janë zogj. Nënkua ime thosh për zogjtë: - Janë zogj perëndie. –
Ah, po më pickojnë. Largomi, të lutem, të lutem, të lutem..........
Mos ma lësho dorën. Vetëm ti e ke parë nishanin tim. Ti, më njihje edhe më parë? Më kishe dëgjuar duke qeshur? Po unë tani nuk di të qesh. Vetëm një gjuhë di unë, atë të vetmisë. Po nuk jam e çmendur.
Ja, babai. Vrapojmë, D..., ta takojmë. Sa më ka marrë malli.......
...........................................................
Djersët e ballit m`i fshin dora e njohur, që më ngriti nga pishina e më mbështolli me peshqir, dora e dashur, që m`u zgjat të ecim të dy drejt tramit, dora e fortë mbërthyer në timonin tim, dora e ngrohtë, që më nxiti të shpejtojmë drejt kopshtit të Mone- së.
Kjo dorë e dashur nuk është larguar nga shtrati im i dhimbjeve, të kësaj nate të gjatë të rrugës sime pa kthim. Kjo dorë më mbaka fort, mbaka në grushtin e saj fijet e jetës sime, të cilat po i shpalos tani si fije mëndafshi në diell.
Kjo dorë...mbi të cilën mbështeten me adhurim buzët e mia të zbehta......duke shqiptuar atë fjalë të fundit, që më mbeti pa thënë. D..., ti je jeta!!!
1) Gërma e parë e emrit të vërtetë.
E shtunë 27 nëntor 2010 ora 22:15
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një tufë poezish nga Viktoria Xhako alias Zhorzh Sand
» Ju prezantojmë poeten dhe shkrimtaren Viktoria Xhako alias Zhorzh Sand.
» TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND)
» Viktoria Xhako (Zhorzh Sand): PA FJALE DASHURIE
» POEZI NGA VIKTORIA XHAKO "ZHORZH SAND".
» Ju prezantojmë poeten dhe shkrimtaren Viktoria Xhako alias Zhorzh Sand.
» TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND)
» Viktoria Xhako (Zhorzh Sand): PA FJALE DASHURIE
» POEZI NGA VIKTORIA XHAKO "ZHORZH SAND".
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi