Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
Faqja 1 e 1
Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
Gazeta Shqip
Zvarritja e skajshme dhe indinjuese e procesit të numërimit, klima eksplozive që u ngarkua prej situatës dhe imazhi i keq i Shqipërisë që sërish u shfaq në mediat më prestigjioze të botës ka rikthyer dëshpërimin mes shqiptarëve dhe zymtësuar shpresën për të ardhmen. Përsëri vendi gjendet një hap larg humnerës me një déjà vu të dhimbshme, që të kujton se si një dekadë më parë na u shty MSA dhe po ashtu Prodi erdhi e na bëri thirrje në Parlament për stabilitet. Paralelizmat me të kaluarën e hidhur të shqiptarëve mund të bëhen edhe me gjenezën e shtetit tonë, kur përplasjet e egove dhe interesave meskine të liderëve politikë dhe oborrtarëve të tyre rrezikonin dita-ditës që ta vdisnin Shqipërinë sa ishte ende lehonë. Tanimë që po bëhet një shekull shtet, prapëseprapë po na duhet të shohim angazhimin e ambasadorëve të huaj në terren për të na shpëtuar nga njëri-tjetri, sikurse qëmoti vendosnin përcaktimin e kufijve tonë.
Mirëpo edhe pse situata nuk është zgjidhur, gjithsesi duhen vënë pikat mbi i, pikërisht tani kur plaga është ende e hapur për të sqaruar disa përgjegjësi lidhur me procesin zgjedhor. Hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë, sepse po kaloi njëfarë kohe e harrojmë të gjithë dhe bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë për t’u riballafaquar me problemin në një formë ciklike. Dita e zgjedhjeve ka qenë problem i madh më parë, por është minimalizuar tanimë. Fushata gjithashtu ngelet problem, por minimal për nga impakti në rezultatin zgjedhor, krahasuar me numërimin, i cili sikurse u pa edhe në zgjedhjet parlamentare është një gangrenë e mirëfilltë.
Pikësëpari duhet thënë që për procesin e numërimit ka zgjidhje, pra ka dritë në fund të tunelit, nuk është një nyje gordiane, por është një çështje që varet nga vullneti politik. Situata e zgjatjes së numërimit ishte e pritshme dhe për rrjedhojë edhe e parandalueshme. Administrimi i procesit zgjedhor prej partizanëve, militantëve apo individëve të propozuar dhe porositur prej partive politike dhe jo në dorë të institucioneve dhe nën garancinë e ligjit, në mënyrë të pashmangshme do të sillte në aplikimin e vonesave të motivuara politikisht sikurse edhe u denoncua qartë nga raporti i fundit i OSBE-ODIHR. Dhe këtu është përgjegjësia jo vetëm e kreut të mazhorancës, por edhe e liderit të pozitës, të cilët e dinë mirë që lënia e procesit zgjedhor në dorë të njerëzve partiakë përbën një disfatë të shtetit të së drejtës përballë interesave meskine politike, një mosrealizim të një prej standardeve kryesore europiane dhe ishte një recetë e pastër për tension e konfrontim në terren. Kjo pasi garant për procesin zgjedhor nuk ka qenë shteti e ligji, por raporti apo ekuilibri i forcës së militantëve të zellshëm që monitorojnë apo administrojnë procesin.
Prandaj duhet të jetë detyrë e opozitës, e cila duhet të nxjerrë mësim nga pësimi, për t’u angazhuar që ta ndryshojë njëherë e mirë procesin e numërimit. Nëse nuk e bën, atëherë vërtetohet që lidershipi aktual i opozitës nuk ka problem me poshtërsinë e kësaj dukurie, por thjesht nuk e pëlqen faktin që këtë proces e ka dominuar qeveria dhe do të dëshironte ta kishte vetë në dorë instrumentin manipulues të manipulimit të procesit të numërimit. Në këtë aspekt, zgjidhja është shumë më e lehtë nga sa mendohet dhe vjen nëpërmjet aplikimit të teknologjive të ndryshme elektorale, që përdoren me shumë sukses prej dekadash nga vende të zhvilluara.
Sistemet e tabulimit elektronik mund të jenë shumë të përdorshëm në Shqipëri, sepse mundësojnë që fleta e votimit të mbushet me dorë dhe të numërohet në mënyrë elektronike. Diçka e tillë e ngjashme është përdorur me shumë sukses prej vitesh në sistemin e maturës në Shqipëri. Por ka edhe pajisje elektronike që e regjistrojnë dhe numërojnë menjëherë votën që veprojnë në njëfarë mënyre si bankomatet. Fundja përderisa i besojmë shkencës së elektronikës kursimet e të ardhurat tona, përse mos të kemi besim tek ajo që shkenca mund të ofrojë edhe lidhur me një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe efikas. Po ashtu ka shumë vende ku është aplikuar me shumë sukses edhe votimi nëpërmjet internetit dhe përderisa lidhja me internetin po masivizohet shpejt edhe në Shqipëri, kjo zgjidhje është boll e mundshme. Kuptohet që s’ka gjë perfekte, por gjithsesi këto që po përdoren gjithnjë e më dendur nga vendet e zhvilluara janë shumë herë më të përsosura sesa sistemi primitiv aktual, i cili është një dështim i garantuar.
Teknologjitë mundësojnë shpejtësinë e madhe të numërimit duke e bërë pothuaj të pamundur për palët që të bëjnë përllogaritje dhe të planifikojnë se ku duhet ta bllokojnë e ku duhet ta përshpejtojnë procesin. Pra eliminohen taktika të momentit të fundit dhe tensioni i zgjatjes së procesit.
Aplikimi i teknologjive të reja do të mundësojnë automatizimin e procesit, duke e minimizuar rolin e njerëzve në proces. Për rrjedhojë, mundësia për të deformuar rezultatin nëpërmjet korruptimit apo kërcënimit të mijëra komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve në terren. Tentativat për manipulim lënë gjurmë më shumë dhe falë teknologjisë identifikohen më lehtë keqbërësit dhe sigurohen në mënyrë më efikase prova për t’i vënë ata pas hekurave. Duhet vënë në dukje gjithashtu që vendi ynë ka një avantazh të madh, sepse me një moshë mesatare që vërtitet tek 29 vjeç, këto teknika e procese të avancuara mund të përvetësohen dhe aplikohen shumë më lehtë se në vende me popullsi më të moshuar. Pra pas procesit të diskredituar të numërimit të zgjedhjeve të këtij viti, elita politike shqiptare nuk ka asnjë justifikim për të mos e ndryshuar teknologjinë e administrimit të votës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adri Nurellari:Lufta kundër teknokracisë
» Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
» Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës
» Adri Nurellari:Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
» Behxhet PACOLLI:Mbi Malin dhe procesin e njohjeve
» Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
» Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës
» Adri Nurellari:Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
» Behxhet PACOLLI:Mbi Malin dhe procesin e njohjeve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi