Nju Jorku përgatitet për përvjetorin e 11 shtatorit
Faqja 1 e 1

Qyteti i Nju Jorkut po përgatitet të shënojë nëntë vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, ndërkohë që vazhdojnë mosmarrëveshjet rreth propozimit për të ndërtuar një qendër islamike pak metra larg vendit ku ndodhën sulmet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Nju Jork, Peter Fedynsky, njofton se zyrtarët janë përgatitur për protestat, që janë paralajmëruar për të shtunën.
Artisti prezantohet me një nofkë dhe jo me emrin real. Ai thotë se piktura e tij tregon se plagës së hapur të 11 shtatorit po i hidhet kripë, për të shprehur mendimin e amerikanëve, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një qendre islamike, dy blloqe larg Kuotës Zero, vendi ku ndodhën sulmet.
“Kam paraqitur plagën, që është aq e thellë dhe e dhimbshme, bashkë me grushtin e shtrënguar. Kur pritesh, e shtrëngon grushtin nga dhimbja. Dhe plaga është shumë e thellë akoma.”
Ai e vuri tabllonë përballë ndërtesës ku është propozuar të ngrihet qendra. Veprimtarë të tjerë aty mbështesin të drejtën e myslimanëve për të ushtruar fenë pa ndërhyrje. Ndër ta është edhe informaticieni, Met Skaj.
“Edhe nëse nuk pajtohesh me grupin, duhet të mbështesësh parimet e këtij vendi, i cili ekziston për një qëllim më të lartë që na mbron të gjithë ne.”
Veprimtarë nga të dy anët planifikojnë demonstrata për nesër. Komisioneri i policisë së Nju Jorkut, Rej Kelli, i tha Zërit të Amerikës se forcat vendore të rendit kanë përvojë të mjaftueshme për të kontrolluar demonstratat. Më shumë se 600 prej tyre zhvillohen çdo vit vetëm në Manhatanin e poshtëm.
“Meqë është 11 shtatori, natyrisht se do të na duhet të angazhojmë më shumë policë sepse ka një sërë ngjarjesh që zhvillohen në qytet për nder të 11 shtatorit. Por me siguri që do të jemi në gjendje ta mbajnë nën kontroll.”
Ndërkaq, zyrtarët kanë bërë të ditur marrëveshjen për rindërtimin e Kuotës Zero, e cila u kundërshtua kryesisht për shkaqe financiare. Projekti përfundimtar do të përfshijë një muze dhe një kopsht përkujtimor, që do të hapet me rastin e 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, si dhe grataçiela përbri tyre. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg u shpreh kështu:
“Kemi dy përparësi. Të ndërtojmë diçka që do t’u ofrojë familjeve një vend për t’i kujtuar të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë ne, njerëzit liridashës, jo vetëm nga Nju Jorku, jo vetëm amerikanë, por nga mbarë bota, një vend ku t’u tregojmë për atë që ndodhi fëmijëve dhe nipave tanë.”
I tërë projekti, që është paraqitur në këtë maket, pritet të përfundohet më 2014. Ai përfshin Kullën e Lirisë, që do të jetë ndërtesa më e lartë në Amerikën e Veriut.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Polici shqiptar nga Nju-Jorku që u bë hit me puthjen e tij
» FOTO TÉ SHTATORIT
» SHBA: Sulmi terrorist që tronditi tërë botën
» Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane
» Monda Hamitaj:Lotët e shtatorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi