Jorgo Telo: Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë
Faqja 1 e 1
Jorgo Telo: Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë
Jorgo Telo
I. VARGJE ËMBËLSHORE
(Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë)
Ç’KEMI THËNË
E STËRTHËNË?!
A mban mend, hënëz e ngrënë,
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Sy ndër sy ndenjëm parmbrëmë,
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Përmbi bar te molla tëndë
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Folëm pak edhe diç bëmë…
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Na spërkatën zogjt’ me këngë.
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
DEHUR NGA BUKURIA
Brenda kopshtrave të mia
Sulet vrap ujët nga vija.
Ç’i përdredh degët hardhia!
Luleplot vishet kajsia.
Dehur-o nga bukuria.
Refreni: (pas çdo vargu)
Rrituni, rrush e kajsi,
Kokrraplot me ëmbëlsi
Për mua dhe miqt’ e mi.
GUDULISJET
Vashë me fustan të bardhë,
Fap me sy, çëk – me qepallë.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Ku gjen më bukur, moj mike
Nat’ e dit’ me gudulisje!
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Një gudulisje nën dorë
Ma jep me gishtin e hollë.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Me gudulisjet në injë
Sytë tanë vetëtijnë.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Le kur gudulis në buzë
Me buzët e tua shpuzë!
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Vitet vinë edhe ikin.
Gudulisjet ndezin shpirtin.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
PËRKËDHELITË
Dhelet e përkëdhelitë
Gosti janë për të rinjtë.
Kalon koha kili-vili…
S’i kursen këngët bilbili.
Kili-vili ikin orët…
S’njohin të velur rinorët.
Me kilikosje, përkdhelje
Edhe pleqtë s’kanë velje.
Ku ka mëri dhe urrejtje
Shteron jet’ e kësaj jete.
Me gaz e përkëdheli
Kalon shpirti mrekulli.
VOGËLUSHES
Sumbull e kësaj mëhalle,
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
Para meje hapin ndale!
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
Mos u ngut, ec me ngadale!
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
Eja tek unë përfare.
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
TESPIET
Duke ndenjur ndënë hije,
Rri e numëroj tespiet.
Tejembanë syt’ i shpie.
Stepem prej një bukurie.
Shpejt më njohu bukuria:
Lastarja nga Zagoria…
Sikur m’u kthye rinia.
Ç’U BËRE, MOJ DJALËRI?
Sa shoh veten në pasqyrë,
Sepse ,mbetem si i ngrirë.
Më tremb çdo rrudhë e çdo thinjë.
Mbetem me duart në injë.
Rri e fërkoj ndonjë brinjë.
Pres i ngeshëm pleqërinë.
Ku ta gjej prapë rininë?
Ç’u bëre, moj djalëri?
Vetëm shpirtin kam si ty.
PILIVESA
Dole herët në mëngjes,
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
S’lave dot as syt’ e zes.
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Nuk i the një fjalë Nënesë.
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Shkove në ledh të bahçesë.
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Atje të priste një shpresë…
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Bukuroshit i dhe besë…
Ç’ke. moj pili-pilivesë?!
KËMBËMBARI
Kur komshiu u martua,
isha një fëmijë i shtruar.
Në mushkën e nuses flokverdhë
Më rrotulluan tri herë.
Më zgjodhën si këmbëmbarë,
që të bënte nusja djalë.
Këmba ime mirë ngjiti:
Tre djelmosha nusja rriti.
EJA, THËLLËZË E DËLLËNJËS!
Malin zbret, mbushur me këngë,
Krahëshkruara thëllëzë
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
Të pres te pjergulla tëndë,
Ku kam pjekur ca gështënjë.
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
Të gëzuar ç’ma ke zënë,
Ma rrëmben shpirtin të tërë.
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
Edhe zogjtë t’i mësojmë
Thëllëzorçen mos harrojnë.
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
SHTEG PËR DASHURI
CJAPI:“Ftujake, pse m’u mërzite?
Unë të ndolla, ti më ike…
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
FTUJA:“Cjap, o cjap vetullkafenjtë,
Mos m’u sul me brirë përpjetë!
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
CJAPI:“Brirët janë lezeti ynë.
Me ta mbrojmë dashurinë.
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
FTUJA:“Cjap laran, ç’e merr me vrap?
Nuk më kap dot me inat.
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
CJAPI:“Lëri nazet, moj ftujake!
Të pres të më vish pasdarke!
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
URATA DHE SOPATA
Një këng’ e vjetër ç’na thotë,
Për një prift me leshrat – okë?
Merrte rrugën për korie.
Mblidh e ha lajthi nën hije.
Tutje-tëhu syt i vërviste.
Na pa një sopatë nazike.
Sapo u kthye në fshat.
Rrotull seç iu mblodhën gratë:
“Na kthe sopatën, uratë!”
Që t’ua kthente, kujt i humbi,
Diç kërkonte Toto-lumi…
“Në doni, t’u jap naxhaken,
Më jepni buzën dhe faqen.”
“Ç’na kërkon, more i marrë,
Kur ne kemi burrat tanë?”
E PËRPIKTË NË TAKIME
Sot të dua, mikja ime
Të përpiktë në takime.
Ta thashë troç që në fejesë:
“Lyp nga vetja korrektesë.
Nëse njëri-tjetrin duam,
Ta nderojm’ kohën e çmuar.
MARRIM KËNGË THËLLËZORE
Djali:“Brodha malet rrëzë më rrëzë,
Sa të gjeta ty, thëllëzë!
Të dy:
Ref: “Thëllëza dhe thëllëzari, rritur-o me ujë mali
Marrim këngë thëllëzore, rrethuar nga lule bore. 1)
Vajza:
“Thëllëzar, me ç’të njoh unë,
Bukur do plekset kjo punë…
Djali:
“Do të t’mbaj thëllëz e borës
Si në pëllëmbë të dorës.
Vajza:
“Thëllëzar, sa t’më kesh mua,
S’do lëmë dallgë pa kaluar.
Djali:
“Me merak do rrisim zogjtë
Shëndetmirë, krahëfortë.
Vajza:
“Të pandarë na do jeta
Në t’përpjeta, tatëpjeta.
EJA, LOZIM PUÇI – PUÇI
Kolopuçja, kolopuçi
Nisën lojën puçi – puçi.
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
Ç’u kënaqën me lëng mushti
Ndezën lojën puçi – puçi…
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
Gjyshja plot gotat ua mbushi
S’ndalej loja puçi – puçi…
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
Presin prapë të piqet rrushi,
Të fillojnë puçi – puçi.
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
KËRTHINJA
Sa të pashë, ma dehe synë,
kërthinjë e mira kërthinjë!
Në zemër më paske hyrë
kërthinjë e mira kërthinjë!
Për ty nisa gjuetinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Kalova brinja, shkëmbinjë,
kërthinjë e mira kërthinjë!
Seç të gjeta në lëndinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
U takuam me dëshirë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Hapëm shteg për ardhmërinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Syt’ e duart na djersinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Buzët seç na farfurinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Për dasmën gjetëm ujdinë…
kërthinjë e mira kërthinjë!
PRUSHI I DASHURISË
Qoftë natë, apo ditë,
Dashuria nis tek sytë.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
Në shteg buzësh varen fjalët,
Siç varen në gjoks gjerdanët.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
Fjalët rrënjët kanë në zemër
Te një nuse , te një dhëndër.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
Jetë të gjat’ ka dashuria,
Kur merr drit’ nga Perëndia.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
DASHURI QIELLORE
Dy re zënë dorë për dore…
Dashuri krejt qiellore.
Ngjajnë retë si në garë,
Sa të zbrazen nga një barrë…
Njëra re që qe ezmerkë
Shiun nisi tatëpjetë.
Reja tjetër – lozonjare
Mashkull qe o shterpë fare.
Është verë, verë e nxehtë.
Mbetëm ne me syt’ përpjetë.
Nuk shikojmë fresk e shi,
Po s’bënë retë dashuri!...
Dhe zërin ngritëm përpjetë.
Me gjith’ shpirt uruam retë…
VAJ SYLESHËT
Hapni syt’ e hapni veshët!
Droga,droga – ja,
Droga, droga – jo,
vaj, syleshët!
Botës ç’iu shtuan syleshët
Çfar’ gatuan katraveshët…
Dhe të sotmit e të djeshëm,
Xhepat okë e boll të ngeshëm
Ata gjetën, çfarë deshën…
Shpuan damarët rrufeshëm.
Miell të mallkuar ngjeshën.
Qejf kërkuan, qejfin deshën.
Në fillim qeshën sa qeshën
Pastaj një nga një u zhveshën.
Seç u bënë si gollomeshët.
Nuk vonoi e u ngërdheshën.
Keq me vdekjen u përleshën
Ku i çon mushka kaleshët?
Botëgjorën ç’e përsheshën.
Droga, droga - ja
Droga, droga – jo
Vaj syleshët!
Stop, syleshët!
I. VARGJE ËMBËLSHORE
(Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë)
Ç’KEMI THËNË
E STËRTHËNË?!
A mban mend, hënëz e ngrënë,
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Sy ndër sy ndenjëm parmbrëmë,
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Përmbi bar te molla tëndë
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Folëm pak edhe diç bëmë…
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
Na spërkatën zogjt’ me këngë.
Ç’kemi thënë
e stërthënë?
DEHUR NGA BUKURIA
Brenda kopshtrave të mia
Sulet vrap ujët nga vija.
Ç’i përdredh degët hardhia!
Luleplot vishet kajsia.
Dehur-o nga bukuria.
Refreni: (pas çdo vargu)
Rrituni, rrush e kajsi,
Kokrraplot me ëmbëlsi
Për mua dhe miqt’ e mi.
GUDULISJET
Vashë me fustan të bardhë,
Fap me sy, çëk – me qepallë.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Ku gjen më bukur, moj mike
Nat’ e dit’ me gudulisje!
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Një gudulisje nën dorë
Ma jep me gishtin e hollë.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Me gudulisjet në injë
Sytë tanë vetëtijnë.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Le kur gudulis në buzë
Me buzët e tua shpuzë!
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Vitet vinë edhe ikin.
Gudulisjet ndezin shpirtin.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
PËRKËDHELITË
Dhelet e përkëdhelitë
Gosti janë për të rinjtë.
Kalon koha kili-vili…
S’i kursen këngët bilbili.
Kili-vili ikin orët…
S’njohin të velur rinorët.
Me kilikosje, përkdhelje
Edhe pleqtë s’kanë velje.
Ku ka mëri dhe urrejtje
Shteron jet’ e kësaj jete.
Me gaz e përkëdheli
Kalon shpirti mrekulli.
VOGËLUSHES
Sumbull e kësaj mëhalle,
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
Para meje hapin ndale!
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
Mos u ngut, ec me ngadale!
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
Eja tek unë përfare.
vogëlane, vogëlane,
sumbullesha bukurane!
TESPIET
Duke ndenjur ndënë hije,
Rri e numëroj tespiet.
Tejembanë syt’ i shpie.
Stepem prej një bukurie.
Shpejt më njohu bukuria:
Lastarja nga Zagoria…
Sikur m’u kthye rinia.
Ç’U BËRE, MOJ DJALËRI?
Sa shoh veten në pasqyrë,
Sepse ,mbetem si i ngrirë.
Më tremb çdo rrudhë e çdo thinjë.
Mbetem me duart në injë.
Rri e fërkoj ndonjë brinjë.
Pres i ngeshëm pleqërinë.
Ku ta gjej prapë rininë?
Ç’u bëre, moj djalëri?
Vetëm shpirtin kam si ty.
PILIVESA
Dole herët në mëngjes,
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
S’lave dot as syt’ e zes.
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Nuk i the një fjalë Nënesë.
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Shkove në ledh të bahçesë.
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Atje të priste një shpresë…
Ç’ke, moj pili-pilivesë?!
Bukuroshit i dhe besë…
Ç’ke. moj pili-pilivesë?!
KËMBËMBARI
Kur komshiu u martua,
isha një fëmijë i shtruar.
Në mushkën e nuses flokverdhë
Më rrotulluan tri herë.
Më zgjodhën si këmbëmbarë,
që të bënte nusja djalë.
Këmba ime mirë ngjiti:
Tre djelmosha nusja rriti.
EJA, THËLLËZË E DËLLËNJËS!
Malin zbret, mbushur me këngë,
Krahëshkruara thëllëzë
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
Të pres te pjergulla tëndë,
Ku kam pjekur ca gështënjë.
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
Të gëzuar ç’ma ke zënë,
Ma rrëmben shpirtin të tërë.
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
Edhe zogjtë t’i mësojmë
Thëllëzorçen mos harrojnë.
Eja, thëllëzë e dëllënjës,
Të dy tok t’ia marrim këngës!
SHTEG PËR DASHURI
CJAPI:“Ftujake, pse m’u mërzite?
Unë të ndolla, ti më ike…
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
FTUJA:“Cjap, o cjap vetullkafenjtë,
Mos m’u sul me brirë përpjetë!
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
CJAPI:“Brirët janë lezeti ynë.
Me ta mbrojmë dashurinë.
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
FTUJA:“Cjap laran, ç’e merr me vrap?
Nuk më kap dot me inat.
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
CJAPI:“Lëri nazet, moj ftujake!
Të pres të më vish pasdarke!
Syndërsy fjalët përplasen
Cjap larani me ftujaken.
URATA DHE SOPATA
Një këng’ e vjetër ç’na thotë,
Për një prift me leshrat – okë?
Merrte rrugën për korie.
Mblidh e ha lajthi nën hije.
Tutje-tëhu syt i vërviste.
Na pa një sopatë nazike.
Sapo u kthye në fshat.
Rrotull seç iu mblodhën gratë:
“Na kthe sopatën, uratë!”
Që t’ua kthente, kujt i humbi,
Diç kërkonte Toto-lumi…
“Në doni, t’u jap naxhaken,
Më jepni buzën dhe faqen.”
“Ç’na kërkon, more i marrë,
Kur ne kemi burrat tanë?”
E PËRPIKTË NË TAKIME
Sot të dua, mikja ime
Të përpiktë në takime.
Ta thashë troç që në fejesë:
“Lyp nga vetja korrektesë.
Nëse njëri-tjetrin duam,
Ta nderojm’ kohën e çmuar.
MARRIM KËNGË THËLLËZORE
Djali:“Brodha malet rrëzë më rrëzë,
Sa të gjeta ty, thëllëzë!
Të dy:
Ref: “Thëllëza dhe thëllëzari, rritur-o me ujë mali
Marrim këngë thëllëzore, rrethuar nga lule bore. 1)
Vajza:
“Thëllëzar, me ç’të njoh unë,
Bukur do plekset kjo punë…
Djali:
“Do të t’mbaj thëllëz e borës
Si në pëllëmbë të dorës.
Vajza:
“Thëllëzar, sa t’më kesh mua,
S’do lëmë dallgë pa kaluar.
Djali:
“Me merak do rrisim zogjtë
Shëndetmirë, krahëfortë.
Vajza:
“Të pandarë na do jeta
Në t’përpjeta, tatëpjeta.
EJA, LOZIM PUÇI – PUÇI
Kolopuçja, kolopuçi
Nisën lojën puçi – puçi.
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
Ç’u kënaqën me lëng mushti
Ndezën lojën puçi – puçi…
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
Gjyshja plot gotat ua mbushi
S’ndalej loja puçi – puçi…
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
Presin prapë të piqet rrushi,
Të fillojnë puçi – puçi.
Ç’lojë e bukur
puçi – puçi!
KËRTHINJA
Sa të pashë, ma dehe synë,
kërthinjë e mira kërthinjë!
Në zemër më paske hyrë
kërthinjë e mira kërthinjë!
Për ty nisa gjuetinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Kalova brinja, shkëmbinjë,
kërthinjë e mira kërthinjë!
Seç të gjeta në lëndinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
U takuam me dëshirë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Hapëm shteg për ardhmërinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Syt’ e duart na djersinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Buzët seç na farfurinë.
kërthinjë e mira kërthinjë!
Për dasmën gjetëm ujdinë…
kërthinjë e mira kërthinjë!
PRUSHI I DASHURISË
Qoftë natë, apo ditë,
Dashuria nis tek sytë.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
Në shteg buzësh varen fjalët,
Siç varen në gjoks gjerdanët.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
Fjalët rrënjët kanë në zemër
Te një nuse , te një dhëndër.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
Jetë të gjat’ ka dashuria,
Kur merr drit’ nga Perëndia.
Buza-buzën e rrufis
Ndizet prushi i dashurisë.
DASHURI QIELLORE
Dy re zënë dorë për dore…
Dashuri krejt qiellore.
Ngjajnë retë si në garë,
Sa të zbrazen nga një barrë…
Njëra re që qe ezmerkë
Shiun nisi tatëpjetë.
Reja tjetër – lozonjare
Mashkull qe o shterpë fare.
Është verë, verë e nxehtë.
Mbetëm ne me syt’ përpjetë.
Nuk shikojmë fresk e shi,
Po s’bënë retë dashuri!...
Dhe zërin ngritëm përpjetë.
Me gjith’ shpirt uruam retë…
VAJ SYLESHËT
Hapni syt’ e hapni veshët!
Droga,droga – ja,
Droga, droga – jo,
vaj, syleshët!
Botës ç’iu shtuan syleshët
Çfar’ gatuan katraveshët…
Dhe të sotmit e të djeshëm,
Xhepat okë e boll të ngeshëm
Ata gjetën, çfarë deshën…
Shpuan damarët rrufeshëm.
Miell të mallkuar ngjeshën.
Qejf kërkuan, qejfin deshën.
Në fillim qeshën sa qeshën
Pastaj një nga një u zhveshën.
Seç u bënë si gollomeshët.
Nuk vonoi e u ngërdheshën.
Keq me vdekjen u përleshën
Ku i çon mushka kaleshët?
Botëgjorën ç’e përsheshën.
Droga, droga - ja
Droga, droga – jo
Vaj syleshët!
Stop, syleshët!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jorgo S.Telo:MBRAPSHT
» Jorgo S. Telo:ME 14 PETALET E TRËNDAFILIT TË NDEZUR (Cikel lirikash) paraqitur ne konkursin te Klubi "BOTA E RE'
» Jotgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE (Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit).
» Jorgo Telo:STREHËGJETJE
» Jorgo Telo:PSE, O GUSHT?
» Jorgo S. Telo:ME 14 PETALET E TRËNDAFILIT TË NDEZUR (Cikel lirikash) paraqitur ne konkursin te Klubi "BOTA E RE'
» Jotgo Telo:KATËRMBËDHJETË SUMBULLA DASHURORE (Cikël lirikash për respekt te s. Valentinit).
» Jorgo Telo:STREHËGJETJE
» Jorgo Telo:PSE, O GUSHT?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi