Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:Zëri jonë

Shko poshtë

Kujtim Stojku:Zëri jonë Empty Kujtim Stojku:Zëri jonë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 11, 2010 8:23 pm

Kujtim Stojku:Zëri jonë 46748_1376861225209_1342220805_921191_1396777_n

Kujtim Stojku:Zëri jonë 45994_1357738907163_1342220805_878143_1249582_n
Kujtim Stojku:ZËRI JONË.

Zëri jonë është i urtë dhe i mençur
Dhe t’gjithë së bashku kemi bërë mrekulli
Dhe unë kam një emër të madh
Emrin popull, e kam t’vulosur n’histori.

Mua më kanë quajtur me emra të ndryshëm
M’kanë thënë se jam turmë, shoqëri dhe masë
Prej meje kanë dalë majat më t’larta t’pushtetit
Dhe ju mua popullin,më ndatë në dy-tri klasë.

Unë jam punëtori, fshatari,shpikësi,intelektuali
Nga gjiri im kanë dalë poeti dhe shkrimtari
Unë jam ai që krijova qytetrimin dhe kulturën
Unë jam dëshmia e lavdishme e historisë.

Të gjithë ata që janë mbi mua, nga unë kanë dalë
Strategë,mbretër,presidentë e kryeministra
Por ata vdesin,nga unë do të dalin të tjerë
Ngandonjëherë na bëhen mbi ne si tigra.

Vërtetë unë populli, jam si ujët që derdhet mbi tokë
Jam si fusha që jap bereqet kur plugohem
Dhe stuhi të tmerrshme kalojnë mbi mua
Dhe të gjitha këto s’më bëjnë t’plogështohem.

Unë nuk harroj se edhe për mua vjen vdekja
Dhe prap punoj me më t’madhin përkushtim
Dhe unë çdo gjë me dëshirë e jap
Bëhem dhe fli për vendin tim.

Unë ngandonjëherë buças e dridhem si tërmet
Që t’mos harroni historinë e spërkas me gjak
Dhe unë më pas përsëri harrohem
Dhe për mua kujtoheni,kur zjarri është n’prag.

Unë shpesh ju kujtoj mësimet e së djeshmes
Që të mos mendoni se jam i marrë
Zëri im del fuqishëm prej shpirtit
Dhe dëgjohet,në t’gjithë botën mbarë.

Unë kam thjeshtë pesë gërma, POPULL
Energji e pashtershme,gjithmonë në krijim
Prandaj mos m’përbuzni dhe m’harroni
Por dëgjojeni me kujdes zërin tim.


Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi