Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Lufta, vrasja dhe kthimi i kolonelit në Kosovë

Shko poshtë

Bajrush Morina:Lufta, vrasja dhe kthimi i kolonelit në Kosovë Empty Bajrush Morina:Lufta, vrasja dhe kthimi i kolonelit në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 29, 2010 2:17 am

Lufta, vrasja dhe kthimi i kolonelit në Kosovë

Bajrush Morina

Dy krisma në Tiranë

Në shtator të vitit 1998 kanë ndodhur dy vrasje. Që të dy vrasjet kanë ndodhur në terr, në mbrëmje të territ. Që të dyja vrasjet janë bërë pas shpine, vrasje tinëzare. Që të dy të vrarit kanë qenë shqiptarë, njëri pishtar i demokracisë e tjetri strateg i luftës për liri.
Edhe Azem Hajdari edhe Ahmet Krasniqi janë vrarë në shtator të vitit 1998. Mes këtyre dy vrasjeve ka vetëm një dallim. Vrasësit e Azem Hajdarit po “kalben” në burg ndërkaq vrasësit e Ahmet Krasniqit janë ende në liri.


2. Vrasja e kolonelit

Në flakën e luftës në Kosovë, në kohën kur makineria serbe ia kishte vënë flakën pothuaj krejt Drenicës, Dukagjinit e pjesëve të tjera të Kosovës, në kohën e ofensivës së fundit të gushtit e fillimit të shtatorit të vitit 1998, një vrasje në Tiranë ka prekur thellë shqiptarët kudo që jetonin, në tmerret e luftës në Kosovë dhe në ethet e luftës jashtë Kosovës. Një vrasje papritur.
Për kolonel Ahmet Krasniqin janë shkruar e janë thënë shumë artikuj e fjalë. Përveç atyre që kanë madhëruar figurën e këtij strategu të luftës për liri, ka pasur edhe asish që kanë bërë përpjekje ta baltosin këtë emër të veçantë të fushës së strategjisë ushtarake për liri të Kosovës.
Kur sekuencat e pakta të TVSh-së së vitit 1998 dhanë lajmin për emërimin e kolonel Ahmet Krasniqit për ministër të Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës në ekzil, shumica e shqiptarëve që ëndërronin lirinë edhe në frontin e luftës, e pranuan këtë lajm si një shpresë më shumë se liria nuk është larg.
Me shumicën bashkëpunëtorëve të Ahmet Krasniqit me të cilët kam biseduar, e kanë përshkruar kolonel Krasniqin si një njeri të dashur, të sinqertë, patriot që kishte vetëm një qëllim, çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Askush prej bashkëbiseduesve të mi nuk më ka thënë as edhe një fjalë të pathënë për Ahmet Krasniqin.
Gjithçka që kam dëgjuar e lexuar për Ahmet Krasniqin më ka shtuar dhembjen për atë burrë, për atë strateg të luftës dhe për atë shqiptar patriot. Kjo dhembje pastaj më është shtuar me një lloj mllefi që shpërthente atëherë dhe herë pas here edhe sot: kush e vrau Ahmet Krasniqin? Pse e vranë Ahmet Krasniqin? Pse nuk arrestohen vrasësit e Ahmet Krasniqit?


Eshtrat e kolonelit...

Në përvjetorin e 12 të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, familjarët dhe bashkëluftëtarët e strategut të luftës për liri, kanë një kërkesë shumë njerëzore dhe modeste. Ata duan që eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit të kthehen në atdhe, në Kosovën e lirë. Ai prehet në varrezat në Tiranë, atje ku u vra. Por ai tash duhet të kthehet në Kosovën e lirë, në Kosovën që e ëndërronte.
Iniciativa për kthimin e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit është familjare por edhe miqësore. Nuk është iniciativë institucionale. Por kjo iniciativë duhet të realizohet në mënyrë institucionale. Do të duhej që institucionet e Kosovës të merren vesh me institucionet e Shqipërisë dhe të realizojnë këtë ëndërr të parealizuar sa ishte gjallë kolonel Ahmet Krasniqi.
Familjarët e kolonelit e presin të kthehet në vendlindje birin e tyre të vrarë jo në frontin e luftës por në errësirën e natës së 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë.
Vendlindja e kolonelit e pret kthimin e eshtrat të bashkëvendësit të tij që të prehet në amshim në “prehrin” e vendlindjes.
Kosova e lirë e kërkon që ta mbajë pranë luftëtarin e lirisë, kolonel Ahmet Krasniqin!
Është koha kur kolonel Ahmet Krasniqi duhet të kthehet në vendlindje, në atd
he.

4. Heshtja vrastare për kolonelin...

Po të mos ishin përkujtimet familjare, do të harrohej edhe dita e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit. Por familja ende e mban gjallë...
Por pse kjo heshtje e rëndë, heshtje institucionale në Kosovë për Ahmet Krasniqin?! Një rrugë, madje një rrugë larg qendrës në Prishtinë mban emrin e Ahmet Krasniqit. Asgjë më shumë!
Derisa ishte gjallë presidentit Ibrahim Rugova organizoheshin akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqin. Viteve të fundit as akademi të tilla nuk mbahen.
A janë thënë të gjitha të vërtetat për kolonel Ahmet Krasniqin? Të gjitha të vërtetat për strategjinë e luftës së tij, për ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin, për shqiptarin e vërtetë Ahmet Krasniqin?
A është thënë e gjithë e vërteta për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniq
it?

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi