Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PILAFI, PËR AGIMIN!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PILAFI, PËR AGIMIN! Empty Mentor Thaqi:PILAFI, PËR AGIMIN!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 10, 2010 8:15 am

Mentot Thaqi:PILAFI, PËR AGIMIN!
Mentor Thaqi:PILAFI, PËR AGIMIN! 1007086z
Për në Fterrë qemë nisur,
atë mëngjes të hershëm,
në qejfë katandisur,
nga një mall i mistershëm!

Vetmevete qeshem,
kur më bie n´mend,
me shumë ngjarje ndeshem,
dua të i vëj n´rend!

Në maje t´Llogarasë,
e bëmë pak pushim,
pjatat me Pilaf,
na erdhën me nxitim!

Vështrova Agimin,
si me qesëndi,
a po ja mbushë syrin,
se kishte shumë uri!

Mos ka menduar, vallë,
për diçka më tepër?!
Ndonjë tepsi me Tavë,
si n´kohën e vjetër?!

Pilafi, shumë i mirë,
në Maje të Llogarasë,
nga të qeshurit e d´lirë,
unë doja të plasë.

Kos i mirë shqiptarë,
me oriz kinez,
Pilaf i paparë,
na u servua serbez!

Pilaf Myzeqeje!
Apo, Pilaf Labërie?!
Ngado që të jetë,
Pilaf, Toskëri-Shqipërie!

Sa qel e mbyll sytë,
ai, e kullufiti,
dhe e pashë atë ditë,
çdo t´thotë apetiti!

Ishte bërë Temë Dite,
qyshse në Tiranë,
Pilafin, gjellë mistike,
kurë dhe ku do e hamë?!

Në Llogaranë heroike,
pamë Pishën Flamur.
Bëmë dhe fotografitë,
shkruam Kronikë në gurë!

I bukur qe udhëtimi,
që në zemër na mbetë,
por, Pilafin për Agimin,
s´do e harrojmë përjetë!

Mentor Thaqi Rohrbach, 08.10.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi