Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh

Shko poshtë

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Empty Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 13, 2010 7:14 pm

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh



(E Plotësuar) - Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Klinton pas arritjes në Kosovë, dhe pas nderimit që bëri te shtatorja e presidentit Bill Klinton që gjendet në sheshin që mban emrin e presidentit amerikan, ndalesë kjo jashtë agjendës së protokollit zyrtar, ajo zhvilloi takime me krerët e lartë të shtetit të Kosovës, me Jakup Krasniqin si u.d. i presidentit dhe si kryetar i Kuvendit dhe Hashim Thaçi, kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe me ministrin e jashtëm Skënder Hyseni. Pas këtij takimi u mbajt një konferencë për media të tre liderëve të lartë, sekretares Klinton dhe kryetarit Krasniqi e kryeministrit Thaçi.Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Th-kuvend610x-18


Thaçi: Suksesi i Kosovës është sukses i SHBA-ve
Fillimisht fjalën e mori kryeministri Hashim Thaçi. Ai pasi falënderoi sekretaren Hillary Klinton, presidentin Obama dhe qeverinë amerikane tha se sukseset e Kosovës janë të lidhura me SHBA-të dhe unë dua të ju falënderoj përzemërsisht. Në këtë takim unë e njoftova sekretaren Klinton për suksese e Kosovës për të ardhmen e e saj evropiane dhe euroatlantike. Ne jemi duke ndërtuar një shtet për të gjithë. Ne jemi duke bërë reforma të standardeve perëndimore, në legjislaturë dhe në të gjitha fushat e tjera institucionale. Ne jemi duke bërë përpjekje për integrime evroatlnatike. Kosova vazhdon të ketë raporte speciale me SHBA. Kosova ka hyrë në fazën e rëndësishme të përmbylljes me sukses të pavarësisë së mbikëqyrur. Tash kemi filluar fazën e ndërtimi të shtetit tonë. Prandaj Ju falënderojmë për ndihmën që keni dhënë sepse ky është sukses i përbashkët i yni dhe i SHBA-ve e BE-së.
Ne po zhvillojmë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit. Ne kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me vendet e rajonit Mali i zi ne kemi shprehur interesimin që të ndërtojmë raporte të mira me Serbinë si dy shtete sovrane me synimin për integrime evropiane dhe në NATO
Pas shpalljes së vendimit të GJN që konfirmoi Pavarësinë e Kosovës është hapur një kapitur i ri edhe në relacionet e shtetit të Kosovës me Serbinë. Pra ka ardhë koha që të përmbyllim konfliktin një shekullor me Serbinë. Kosova është gati. Kosova ka treguar vullnet për dialog me Serbinë si dy shtete dhe në nivel të barabartë.
Dialogu është në interes të dy vendeve, në shërbim të paqes për Kosovën dhe Serbinë dhe për rajonin Fundi i dialogut do të përmbyllet me integrimin e Kosovës e Serbisë në BE e në NATO. Edhe njëherë, Ju faleminderit për Ju, familjen tuaj, presidentin Klinton dhe presidentin Obama dhe gjithë popullit amerikan.
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Hllaryy33610x-22

Klinton: Ne jemi partner të përhershëm!

Më pas fjalën e mori sekretarja Hillary Klinton e cila shprehu falënderimet e saj për mikpritjen që hasi gjatë vizitës në Prishtinë Dua të ju falënderoj Juve z.kryeministër, u.d z.Krasniqi, ministri Hyseni dhe dua të falënderoj popullin e Kosovë me të cilët u përshëndeta me ata te shtatorja e burrit tim Bill Klinton Jam këtu me porosinë e presidentit Klinton për të shprehur përkrahje. Për mua personalisht është një nder i madh. Dua të përshëndes për të gjitha trupat amerikane dhe trupat e vendeve aleate që shërbejnë në Bondstell. Më vjen keq që nuk mudn ti vizitoj por i flanederoj për bmështejtjen për paqen në rajon
Pres Obama dhe unë jemi të përkushtuar për paqe në rajon. Presidenti Klinton është shumë i lidhur me këtë vend Si president ai ka punuar shumë dhe ka qenë i përkushtuar për këtë popull dhe këtë vend. Ne jemi miq dhe partner të juaj. Pra qëndrimi im është një votë e mirëbesimit për atë që jeni duke e bërë për të ardhmen jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Kosova dhe SHBA kanë qenë partner gjatë luftës, dhe pas luftës për rindërtimi dhe përmes udhëtimit të Kosovës drejt pavarësisë. Që nga fillimi SHBA kanë mbështetur Kosovën për pavarësi. Ne kemi mirëpritur vendimin GJN që ka konfirmuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të mbështesim edhe më tutje Kosovën në rrugëtimin e saj. Ne jemi të inkurajuara me dialogun me Serbinë që jep një rast për tejkalimin e pengesave të dy fqinjëve të mirë. I kam thënën Thaçit dhe Tadiqit se sovraniteti dhe statusi i Kosovës nuk do të diskutohet. Por duhet dialoguar për shqetësimet si dy vende. SHBA kanë kërkojnë nga Serbia dhe Kosova që të ulen në tryezë me një plan temash për bisedime. Kosovarët kanë paraqitur një kornizë të bisedimeve. Kjo nuk është e lehtë por ka shumë vende që kanë histori të gjata të konflikti siç është Franca e Gjermania por që tash bashkëpunojnë dhe ne shpresojmë se në të ardhmen kështu do të ndodhë edhe me Kosovën e Serbinë.
Ne shpresojmë se me një popullatë me rini e fëmijë të mrekullueshëm që pata rast ti sho, Kosova ka mundësi të krijojë traditën e demokracisë për të nxitur zhvillimin ekonomik. Kjo duhet të vazhdojë me plan të privatizimit KEK dhe Telekomit. Në Kosovë duhet të sundojë ligji, të mbahen zgjedhje të drejta e demokratike, të krijojnë një të ardhme dhe në harmoni të përbashkëta. Kjo nuk është e lehtë por ne do të ju mbështesim në këtë synim tuaj në muajt dhe në të ardhmen Ne do të ju ndihmojmë në zgjedhjet e ardhshme që do të jene transparente. Ne mbështesim sektorin privat dhe zhvillim e ekonomisë së Kosovës. Ne do të mbështesim Kosovën për t’iu bashkuar institucione evropiane në BE dhe NATO. Ato janë e ardhmja afatgjate për stabilitet. Ne mbështesim Kosovën për të përkrahur minoritetet dhe trashëgiminë kulturore. Unë do të vizitoj një monument të trashëgimisë kulturore ortodokse në Graçanicë dhe do të takojë kryetarët me shumicë serbe të cilët janë bashkuar me qeverinë vendore për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës. Njerëzit e komuniteti serb duhet të shohin të ardhmen e tyre duke u inkuadruar në institucionet e Kosovës dhe kjo do të ju shpaguhet. Për të ardhmen e tyre. SHBA mbështesin çdo përpjekje për një të ardhme të Kosovës së pavarur shumëtnike, ku tradita demokratike e fuqishme dhe ku paqja sundon gjithë rajonin. Kjo është një e ardhme. Pra në do të qëndrojmë me ju dhe jemi partner dhe për të ardhme tuaj.
Më pas sekretarja Klinton dhe kryeministri Thaçi iu përgjigjen pyetje të gazetarëve
* * * * * *
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Kuvendiii610x-17

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka arritur në Ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e cila është pritur nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Për ta pritur sekretaren Klinton, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kishin dal ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell. Po ashtu në pritje të saj ka dal edhe Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa armët me të cilat nderon personalitetet e mëdha që vizitojnë Kosovën.
* * * * * *
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Klmeli610x-15
Sekretarja Klinton filloi takimet me liderët e Kosovës
Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Klinton pas arritjes në Kosovë, nga Aeroporti i Prishtinës është nisur për në Prishtinë për t’u takuar me liderët institucionalë të Kosovës. Në selinë e Kuvendit të Kosovës, dy zyrtarët më të lartë të shtetit, Jakup Krasniqi si u.d. i presidentit dhe si kryetar i Kuvendit dhe Hashim Thaçi, kryeministër i Qeverisë së Kosovës janë dy zyrtarët e parë të lartë të shtetit të Kosovës që do të takohen me sekretaren Klinton. Pas këtij takimi do të mbahet një konferencë për media të tre liderëve të

lartë, sekretares Klinton dhe kryetarit Krasniqi e kryeministrit Thaçi.
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh 1hysenix

Në shoqërim të përhershëm me sekretaren Klinton janë edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell dhe ministri i jashtëm i Kosovës Skender Hyseni.
Sipas agjendës së paraparë me herët, sekretarja amerikane Hillary Klinton do të takohet dhe me liderë të tjerë të skenës politike të Kosovës. Por për ndryshim preh herave të tjera, ajo nuk do t’u drejtohet me një fjalë rasti deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
* * * * * *
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh 1hkk.610x-2
Sekretarja Klinton nderon te shtatorja e ish-presidentit Klinton
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh 1klin-px610-3
Jashtë çdo protokolli dhe agjendës së vizitës së sekretares amerikane Hillary Klinton në Kosovë, ajo gjatë rrugëtimit prej Aeroportit të Prishtinës në Kuvendin e Kosovës, ka ndaluar te shtatorja e presidentit amerikan Bill Klinton që gjendet në sheshin që mban emrin e bashkëshortit të saj dhe të mikut të madh të Kosovës, Bill Klinton. Kjo ndalesë e sekretares Klinton u ka dhënë mundësi mjaft qytetarëve të Prishtinës që të shohin dhe të përshëndesin sekretaren Klinton e cila ka mbetur e mahnitur me shtatoren e presidentit Klinton
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Fskkkk610x-10
Në shoqërim të përhershëm me sekretaren Klinton janë edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell dhe ministri i jashtëm i Kosovës Skender Hyseni.
Sipas agjendës së paraparë me herët, sekretarja amerikane Hillary Klinton do të takohet dhe me liderë të tjerë të skenës politike të Kosovës. Por për ndryshim preh herave të tjera, ajo nuk do t’u drejtohet me një fjalë rasti deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
* * * * * *
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh 1hilllaryx610-2
Sekretarja Klinton arrin në Kosovë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton në këto çaste ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Për ta pritur sekretaren Klinton në aeroport kanë dal ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell. Po ashtu në pritje të saj ka dal edhe Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Clinton do të takohet me ushtruesin e detyrë së presidentit të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
* * * * * *
Kosova të mirëpret: Hillari Klinton
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina sot po pret me padurim, miken e madhe të popullit të Kosovës, sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë është hartuar plani i sigurisë gjatë qëndrimit të sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në vendin tonë.
Jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të Kosovës po përcillet me interesim të madh, vizita e Hillari Klintonit.
Qytetarët e Kosovës, kanë mirëpritur vizitën e sotme dhe e kanë konsideruar si një ndër vizitat më të rëndësishme që i janë bërë deri më tani shtetit të ri.
Në shenj falënderimi dhe respekti, qyteti i Prishtinës është zbukuruar gjithandej me flamuj shtetërorë të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Klinton gjatë ditës së sotme, fillimisht do të takojë udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe më pas do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, 6 km në juglindje të Prishtinës. Ndërsa “Bota Sot” do të sjellë çdo detaj të vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Republikën e Kosovës.

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh 89thhhh610x-24

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Hill-krasni-6

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Rodham-Clinton1

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Klnprn610x-13

Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Kltsh610x-14
Klinton: Statusi i Kosovës kurrë më në tryezë bisedimesh Hillaryyy610x-19

bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi