Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BASHKIMI REAL “shah-mat” për “pakon Ahtisaari”…

Shko poshtë

BASHKIMI REAL “shah-mat” për “pakon Ahtisaari”…  Empty BASHKIMI REAL “shah-mat” për “pakon Ahtisaari”…

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 15, 2010 4:07 pm

BASHKIMI REAL “shah-mat” për “pakon Ahtisaari”…  66594_168908649790431_100000138922269_608937_3607339_n
BASHKIMI REAL “shah-mat” për “pakon Ahtisaari”…

E Drejta Ndërkombëtare, përveç referendumit, na lejonë juridikisht madje na obligon, edhe një rrugë tjetër, paraprake, drejtë Bashkimit Kombëtar. Kjo e "drejte-obligimi" eshte “Bashkimi Real” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Bashkimi Real ndërmjet Republikës sovrane të Kosovës dhe Republikës sovrane të Shqipërisë mund të bëhet realitet nga një marrëveshje ndermjet dy shteteve. Marrëveshje e cila nuk cënon as Te Drejtën Ndërkombëtare dhe as të drejtat kushtetuese-juridike të dy shteteve respektive.
Ky bashkim konsistonë në ekzistnecën e dy shteteve brenda vetvetes, por , ajo që është esenciale për shqiptarët, me një politikë të jashtëme të unifikuar. Politikë, sa e nevojshme sot, përballë teorisë serbe të “shkembit të territoreve” dhe asaj greke të “vorio-epirit”, po aq dhe e domosdoshëm, neser, për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Bashkimi Real nuk supozon “një shtet” në kuptimin parësor të fjalës, por çdo shtet pjesë e tij ruan autonominë ose individualitetin e vet, territorin e vet, qeverinë e vet dhe parlamentin e vet (lexo te Drejtën Ndërkombëtare Publike). Pra, edhe vet "pakoja Ahtissari" nuk e parandalonë dot këtë tip bashkimi sepse ky bashkim nuk konsistonë në unifikim fizik a politik te pergjithshem, por pjeserisht institucional midis dy shteteve shqiptare në Ballkan. Atëherë, për shqiptarët, cili është “sekreti pozitiv-diplomatik” i Bashkimit-Real, në shërbim të Çështjes Kombëtare dhe cilat janë "armet" që u jepen në dorë nëpermjet të cilave të përshpejtohet apo lehtësohet Bashkimi Kombëtar Shqiptar “nesër”...?
Ja, sekretet dhe perspektiva e “Bashkimit Real” si një hap strategjik paraprak!
1-Subjekt në marrdhëniet ndërkombëtare është Bashkimi dhe jo shtetet veç e veç.
2-Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në shtetet e tjera janë të përbashkëta.
3-Në rast lufte, lufta ndaj njërit shtet të Bashkimit është luftë ndaj Bashkimit
4-Marrveshjet ndërkombëtare përfundohen nën autoritetin e Bashkimit edhe pse ato mund te jenë parashkruar nga njëri prej dy shteteve përbërëse.
5-Bashkimi Real mundësonë Ministri të Mbrojtjes të përbashkët.
6-Bashkimi Real mundësonë Ministri të Financave të përbashkët.
7-Bashkimi Real mundësonë Ministri të Punëve të Jashtëme të përbashkët. Precedent të suksesshëm të “Bashkimit Real”, ku mund te bazojme logjiken tone juridike e te drejte, kemi:
-Austro-Hungaria (1867-1918),
-Suedi-Norvegjia (1815-1905) dhe
-Danimark-Islanda (1918-1944).
Meqë politkanët tanë frikacak, servilë, gjynjëthyer dhe fshatarak kanë tmerr nga Bashkimi Politik i shqiptarve nën një KOMB-SHTET të vetëm e të shtrire, natyrshëm, nga Preveza në Nish, ose, meqë bota moderne kinse nuk lejonë ndryshim kufijësh sot, pse të mos implementohet, per momentin, “Bashkimi Real” midis dy Republikave shqiptare në Ballkan?
A nuk do te përshpejtonim njohjen juridiko-përfundimtare te Kosovës?
A nuk do zgjidhnim Çështjen Çame më shpejtë dhe me më pak kosto?
A nuk do zgjidhnim çështjen e shqiptarve të Maqedonisë(nëpërmjet federalizimit) më heret?
A nuk do mbronim me dinjitet çështjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës duke amplifikuar zërin e tyre për referendum popullor në sherbim të deshoires se nënvarjes administrative të krahinës nga Prishtina ?
A nuk do të ndihmonim shqiptarët e Malit të Zi që ata të gëzojnë përfaqësim dinjitoz në Parlamentin malazes dhe ti shpëtojnë asimilimit modern?
A nuk do të ishim më të fortë ekonomikisht, si Komb, dhe si rrjedhojë logjike, e politikisht kur nga ky Bashkim Real tregu shqiptar unik(më i madh numerikisht) do te rriste ndjeshëm infleuncën e shqiptarve në Ballkan? Sigurisht që po…!
Ky eveniment i mundshëm, i drejte dhe i lejueshëm nga jurisprudenca ndërkombëtare(apo e Drejta Nderkombetare) do të eleminoi përfundimisht aludimet absurde e akuzuese për një Shqipëri të Madhe duke shërbyer, njekohesisht, si një precedent juridik me premisa të implementueshme jo vetem ne sherbim te se drejtes se mohuar te shqiptarve, por edhe si "kuti fati" për garancine e stabilitetit në Ballkan e me gjere...

Sekretari Politiki
F.B.K.SH-se
urist, Genc Llakaj


Dergoi:Djalë Labërie
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi