Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kompromisi ka marr fund me pakon Ahtisari

Shko poshtë

Kompromisi ka marr fund me pakon Ahtisari Empty Kompromisi ka marr fund me pakon Ahtisari

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 10:45 pm

Kompromisi ka marr fund me pakon Ahtisari


Zelije Krasniqi

Kompromisi ka marr fund me pakon Ahtisari Valdete_idrizi
Intervistë me Valdete Idrizi,kandidate për deputete në FER


“Bota sot” : Cila është partia FER dhe kush janë njerëzit që e udhëheqin atë?
V.Idrizi : Partia Fryma e Re është parti e qendrës që garanton kultivimin e vlerave universale të demokracisë, mendimin kritik dhe lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit dhe ekonominë e tregut të lirë. FER synon të ndërtojë shtetin e Kosovës që në fokus ka qytetarin, një shtet që respekton kushtetutën dhe sundimin e ligjit, e që për bazë e ka ekonominë e tregut dhe që përshkohet nga parimet e lirisë, demokracisë, llogaridhënies, drejtësisë mundësive të barabarta për të gjithë.
“Bota sot” : Çfarë do u ofroj FER qytetarëve më ndryshe se partitë tjera?
V.Idrizi : Puna në FER është punë ekipore dhe kjo na dallon shumë nga të tjerët. FER udhëhiqet nga njerëz me integritet, njerëz të aftë të profileve të ndryshme, njerëz që me vepra kanë treguar vlera demokratike dhe evropiane, njerëz me kompetencë, me vizion, që dinë dhe duan ta ndërtojnë një Kosovë me udhëheqje me integritet.
“Bota sot” :A besoni se e kaloni pragun zgjedhor dhe nëse po çfarë pastaj,me cilët preferoni koalicionin, për çka do të angazhoheni?
V.Idrizi : Jam shumë e bindur se qytetarët janë të gatshëm të sjellin ndryshime dhe me votën e tyre do të sjellin një realitet të ri në Kosovë. Qëndrimi ynë për koalicion, tashmë është i njohur për publikun se ne nuk do të bëjmë koalicion me keqqeverisjen, jo me ata qe e kanë sjellë Kosovën deri në këtë pikë. Rreth koalicioneve të mundshme do të mendojmë pas 12 dhjetorit.
“Bota sot” : Pse duhet të ju votojnë juve qytetarët si kandidate dhe subjektin tuaj?
V.Idrizi : Shpeshherë më kanë pyetur, si është e mundur të jetosh e të punosh në Mitrovicë, dhe të arrish të reflektosh gjithherë energji pozitive? Jam përgjigjur shkurt. “Unë këtë energji çdo ditë e marr nga njerëzit”. Qytetarët e Mitrovicës kanë pas besim tek unë e më kanë dhënë kurajë dhe energji që të punoj me ta së bashku. Edhe përkundër vështirësive gjithnjë bashkërisht kemi arritur të realizojmë projekte të ndryshme që kanë mbajtur të gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë.
“Bota sot” : Krerët e kësaj partie kanë akuzuar pushtetin e deritashëm për krim të organizuar, korrupsion, e shkelje tjera të rënda. Nëse vini në pushtet çfarë masash do të merrni ndaj këtyre shkelësve dhe si do ta bëni ju pushtetin?
V.Idrizi : Siç dihet, në demokracitë e përparuara një shtet krijon politika kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe siç dihet Fryma e Re është themeluar mbi bazën e demokracisë integritetit dhe transparencës. FER-i së pari do të kërkojë aprovimin e ligjit për konfiskim të pasurisë me prejardhje të dyshimtë. Ne jemi dëshmitar që aktualisht tek ne ka të tillë dhe kjo është pika që ne do të koncentrohemi për të luftuar, në mënyrë që Kosovës t’ia përmirësojmë imazhin jo të mirë që e ka krijuar lidershipi i qeverisjes së deritanishme.

“Bota sot” : Konsiderohet se ju jeni më të afërt më bashkësinë ndërkombëtare se partitë tjera. Sa qëndron kjo dhe a konsideroni se bashkëpunëtor në qeverisje të keqe me qeveritë e deritashme, sidomos këtë të fundit është edhe bashkësia ndërkombëtare?
V.Idrizi : Ata me të cilët ne jemi më të afërt janë qytetarët e Kosovës. Dështimi i shtetndërtimit të Kosovës nuk i konvenon as bashkësisë ndërkombëtare sepse nëse dështon Kosova dështojnë edhe ata. Me bashkësinë ndërkombëtare ne do të kemi një partneritet bashkëpunues e në asnjë mënyrë servil. Prandaj duke e ditur fuqinë tonë morale e profesionale ndërkombëtarët do t’i konsiderojmë partner strategjik në zhvillimin e një Kosove me shoqëri të përparuar.
“Bota sot” : Çfarë strategjie keni për Veriun e Mitrovicës?
V.Idrizi : Kosova ka bërë shumë kompromise në të kaluarën. Për ne si FER kompromiset kanë marrë fund me pakon e Ahtisarit. Për ne dialogu për statusin e Mitrovicës, as që do të jetë çështje e agjendave tona. Veriu i Mitrovicës ka mbetur jashtë sundimit të rendit dhe ligjit. Kjo situatë u ka konvenuar vetëm grupeve të ndryshme kontrabandiste. Integrimi i Veriut të Mitrovicës nuk bëhet vetëm me deklarata bombastike e me strategji në letër e duke dërguar emisar të huaj, por integrimi bëhet me përfshirjen e vet Mitrovicasve në procese, me vullnetin e tyre. Ai vullnet ka ekzistuar dhe ekziston por që përkrahja institucionale ka munguar deri më tani e me ne nuk do të mungojë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi