Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lutfi Haziri, Adem Hajdaraj e Fatmir Rexhepi “pro PDK-së”

Shko poshtë

Lutfi Haziri, Adem Hajdaraj e Fatmir Rexhepi “pro PDK-së” Empty Lutfi Haziri, Adem Hajdaraj e Fatmir Rexhepi “pro PDK-së”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 15, 2010 4:48 pm

Lutfi Haziri, Adem Hajdaraj e Fatmir Rexhepi “pro PDK-së”


Lutfi Haziri, Adem Hajdaraj e Fatmir Rexhepi “pro PDK-së” Seanca-1

Burime të sigurta të gazetës “Bota sot” bëjnë të ditur se tre deputetë të LDK-së kanë votuar kundër propozimit të GR të LDK-së, për shtyrje të votimit të strategjisë për privatizimin e LDK-së. Sipas fletës së votimit elektronik që gazeta “Bota sot” e ka siguruar del se Lutfi Haziri, Adem Hajdaraj e Fatmir Rexhepi kanë votuar kundër propozimit të Ismet Beqirit i cili në emër të GR të LDK-së kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për në seancën tjetër. Sipas kësaj del se këta tre deputetë duke votuar kundër propozimit të LDK-së në mënyrë të
drejtpërdrejtë kanë votuar për propozimin e PDK-së që të miratohet strategjia. Sipas dokumentit që posedon gazeta, deputeti Kolë Berisha ka abstenuar. Qëndrimi i deputetëve të LDK-së sjell në dyshim unitetin e Grupit parlamentar të LDK-së për çështjet strategjike, siç është privatizimi i PTK-së.
Gjithashtu edhe dy deputetë të AKR-së Riza Smaka dhe Heset Cakolli kanë votuar për privatizimin e PTK-së duke mos u pajtuar edhe këta deputetë me qëndrimin e GR të AKR-së për shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës për seancën e radhës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi