Lutfi Haziri, dosti i SHIK’ut
Faqja 1 e 1
Lutfi Haziri, dosti i SHIK’ut
Lutfi Haziri, dosti i SHIK-ut
E Shtunë, 05 Dhjetor 2009
Lutfi Haziri i ka kërkuar falje Kadri Veselit për deklaratën e dhënë në emër të LDK-së në lidhje me SHIK-un. Haziri ka drekuar dhjetëra herë me Kadri Veselin. Kështu thotë Fatmir Limaj në një debat në Klan Kosova. Lutfi Haziri ka kërkuar që kërkimi i faljes të dëshmohet.
“SHIK-u ka qenë organizatë ilegale për LDK-në, mbetet ilegale si strukturë. Ajo ka mundur ta ketë një funksion në një periudhë të caktuar gjatë luftës apo të periudhës kur është vendosur të themelohet si strukturë, por për LDK-në përherë mbetet organizatë fantome”.
Për këtë deklaratë, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë në telefon Kadri Veselin, duke i kërkuar falje për një deklaratë të tillë në opinion. Së paku kështu ka thënë publikisht ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj gjatë një debati në KLAN Kosova, ku thotë se Haziri i ka thënë Veselit “se është dashur disi ta them”.
“Në mbrëmje, Lufti Haziri i ka kërkuar falje Kadri Veselit për deklaratën e bërë në emër të LDK-së në lidhje me SHIK-un”, ka thënë Limaj gjatë debatit në KLAN Kosova. Sipas ministrit Limaj, Lutfi Haziri e politikanë të tjerë janë takuar disa dhjetëra herë me Kadri Veselin në kohën kur Lutfi Haziri ka qenë zëvendëskryeministër gjatë koalicionit qeverisës LDK –AAK.
“Dardan Gashi (ish-këshilltar i Lutfi Hazirit) e di shumë mirë sa herë i ka aranzhuar takime për dreka dhe darka Lutfi Hazirit me Kadri Veselin”, ka thënë më tej ministri Limaj. Në të njëjtën kohë edhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës Rrustem Mustafa – Remi në një intervistë në Interatkiv (KTV) ka thënë se të gjithë liderët politikë të vendit e njohin Kadri Veselin dhe se shumica prej tyre janë takuar me të.
“Edhe Lutfi Haziri edhe të tjerët janë takuar disa herë më Kadri Veselin dhe të gjithë e njohin atë”, ka thënë Mustafa gjatë intervistës së tij. Lutfi Haziri i kontaktuar nga Expressi nuk ka dashur të flasë nëse i ka kërkuar apo jo falje Kadri Veselit. “Le të ma dëshmojë”, është përgjigjur Haziri duke aluduar në deklaratën e Fatmir Limajt.
Ndërkohë, të premten, në një konferencë për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka apeluar që të hetohen të gjitha të bërat e SHIK-ut. Haradinaj kërkoi që drejtësia të hetojë aktivitetet e dyshimta të Shërbimit Informativ të Kosovës, përderisa siç tha ai, kjo organizatë kishte vepruar në mënyrë ilegale.
Kreu i AAK-së tha se hetimet për SHIK-un duhet të bëhen, derisa kjo organizatë kishte vepruar në mënyrë ilegale. “Organizata SHIK nuk është një organizatë kombëtare. Nuk i ka shërbyer gjithë kombit, por një grupacioni të njerëzve. Si e tillë ka qenë joligjore dhe gjithsesi që duhet të zbardhen të bëmat e kësaj organizate”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj, gjatë një konference me gazetarë, po ashtu ka thënë se politika nuk duhet të përzihet dhe të ketë ndikim në hetimet për dëshmitë e Nazim Bllacës, sepse, sipas tij, këtë punë duhet ta kryejë drejtësia dhe organet e tjera të rendit.
Ndërkaq, LDD-ja ka kërkuar që të luftohet krimi i organizuar. LDD-ja me këtë rast shprehu qëndrimin e saj se Kosova duhet të dëshmojë se askush nuk është mbi ligjin dhe se angazhohet për ta luftuar krimin e organizuar, ngase në të kundërtën, perspektiva e popullit do të jetë e rrezikuar.
Shkruar nga KosPress

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LUTFI HAZIRI E ALBIN KURTI
» Lutfi Haziri zyrtarizon kandidaturën për Kryetar të LDK’së
» Lutfi Haziri mban vath në gjoks
» Zgjedhjet në Kosovë-Balotazhi!
» Shpend Limoni: Dosti nga Kroacia

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi