Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë i deputetit të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë Daut Rexhepi - LEKA

Shko poshtë

Intervistë i deputetit të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë Daut Rexhepi - LEKA Empty Intervistë i deputetit të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë Daut Rexhepi - LEKA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2009 2:47 am

Intervistë i deputetit të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë Daut Rexhepi - LEKA dhënë më 28 shkurt TV NEWS 24.
I ftuar i emisionit opinion në NEWS 24 është deputet i pavarur nga Maqedonia Daut Rexhepi – Leka i cili disa ditë po qëndron në Tiranë. Me c`rast mori pjesë në një Konferencë për çështjen Çame. Atëherë z.Leka si e shihni Ju këtë çështje?
Përshëndetje fillimisht për shikuesit e tuaj, për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Po, jam i ftuar nga Instituti për Studimet për Çamërinë. Me këtë rast jam paraqitur me një temë: “Sensibilizimi i çështjes çame në Maqedoni dhe kërkimi i rrugëve të rikthimit në Çamëri”. Mendoj se kjo Konferencë është me një rëndësi të veçante, është një punë e shumë njerëzve. Ku morën pjesë përfaqësues edhe të shumë kombeve tjera, miq të cilët angazhohen për zgjidhjen e çështjes çame. Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë dhe çam të cilët edhe sot e kësaj dite jetojnë në Çamëri. Mendoj se kjo Konference veçanërisht ishte e mirë ngase kontribuoi në sensibilizimin dhe argumentimin e të drejtës çame, i të drejtës për kthimin e çamëve në tokat e tyre.
Në Maqedoni ç`farë mendimi ka faktori shqiptar për çështjen çame?
Mendoj se duke pasur parasysh fatin pothuajse të njëjtë të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të trevave të tjera jashtë kufirit administrativ të shtetit Shqiptar çështja çame është diçka që ngërthen në vete një diskriminim, gjenocid të pa parë çnjerëzor që për fat të keq është mbajtur e heshtur dhe e bllokuar nga qendrat kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu me këto aktivitete dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, besoj se Shqipëria do te jetë faktor që do të ngrejë zërin duke përfshirë këtu dhe mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe gjetiu për të sensibilizuar dhe zgjidhur çështjen çame .

Zoti Rexhepi ju jeni deputet i pavarur, pra aktualisht nuk jeni as me partinë e Ali Ahmetit BDI, e as me partinë e Menduh Thaçit PDSH. Pse është nxitur ky qëndrim i juaji për të qëndruar i distancuar nga dy partitë politike kryesore të shqiptarëve të Maqedonisë, duke përfshirë dhe faktin se ju keni qenë dhe komandat i UÇK duke qenë shumë aktiv në vitin 2001. Pse mendoni se asnjë nga partitë politike shqiptare nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptare të Maqedonisë?

Nuk është vetëm mospajtimi im, por ka shumë si unë të cilët jo të gjithë e shprehin mendimin Ndryshe. Do te kisha filluar nga e para. Unë kam qenë në organizimet e para të luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës në luftën e saj. Më pas nga fillimi gjerë në fund të luftës së 2001 në Maqedoni dhe në fund ndodhi ajo që ndodhi, u arrit Marrëveshja e Ohrit, ku filloi dhe mospajtimi për themelimin e partisë që thuheshte atëherë se doli nga lufta. Dhe ne që atëherë shprehëm mos pajtueshmëri ngase në atë organizim politik u përfshin personalitete të përlyera nga politika që më duhet te them pa rezerva, të njohur për veprime antishqiptare që arritën të imponohen dhe të depërtojnë në subjektin e dalë nga lufta BD. Kjo ishte një pikë e nxehtë dhe mos pajtueshmëri bëri që unë të mos jem pjesë e atij subjekti.
Kjo ju zbrapsi nga BDI, po çka është ajo që u zbrapsi tani nga PDSH?
Pas një kohe relativisht një vjeçare në bisedimet e sipërme duke u bazuar në programin dhe vizionet politike të z.Arbër Xhaferi, fjalëve të mëdha të Menduh Thaçit. Unë si përfaqësues i një pjesë të krahut të luftës së 2001 aderuam në PDSH. Kështu, për fat të keq, jo vetëm që nuk arritëm të realizojmë programin, por nuk arritëm të realizojmë as edhe ato pika që morëm për obligim, veçanërisht të shtresës më të dëmtuar gjatë periudhës së luftës, jetimëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe ish ushtareve të UÇK-së që kanë qenë më të goditurit gjatë periudhës së pasluftës.

Po pikërisht lufta gjatë vitit 2001 ku ju keni qenë një nga aktorët kryesore lidhet dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Zoti Rexhepi kanë kaluar mbi 7 vite prej kur dhe është firmosur kjo marrëveshje jeni të kënaqur me rezultate e saja apo jo?


E vërteta e kësaj është se kush participon në qeveri nga subjektet politike shqiptare i harron obligimet dhe premtimet që ka dhënë gjatë fushatës para popullit. Vetëm kur janë në opozitë i kujtohen këto. Duhet të jem real në këtë drejtim. Duke filluar të jem kritik nga vetvetja. Më duhet të theksoj se Marrëveshja e Ohrit keqpërdoret, ky dokument kornizë është dashur të përfundojë në vitin 2004. Pra, në emër të Marrëveshjes së Ohrit, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni siç është përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare, investimet në arsim, kulturë, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, përfshirja e shqiptareve në institucionet vendimmarrëse. Këto probleme nga 2002 mbeten të hapura gjer më sot.
Megjithatë keni bërë Ju presion si pjesë e luftës atij faktori të rëndësishëm që përfaqëson luftën e 2001 ndaj partive politike shqiptare për të realizuar këto kërkesa qe ju i theksoni?

Është e pamundur të bësh presion duke qenë në një subjekt politik. Mund t`i thuash këto gjëra, t`i hapësh këto çështje. Dhe nga kjo që unë nuk kam hezituar ti them gjërat hapur si rezultat i tërë kësaj jam i përjashtuar nga PDSH, njëherit dhe i njollosur nga subjekti politik për të cilin kam kontribuar 7 vite reshtë. E nxora nga koma duke e ngritur në këmbë, duke besuar se do ti çojë proceset para .Edhe kur PDSH ishte në qeveri 18 muaj nuk arriti asnjë nga këto pika të realizojë. E keqja e të gjitha këtyre zhvillimeve është se të gjitha subjektet politike futen në koalicion të qeverisë pa kushte konkrete dhe afate të caktuar për realizimin e kërkesave me interes jetik për shqiptarët e Maqedonisë. Duke pretenduar, duke mashtruar popullin gjatë fushatës parazgjedhore për angazhimin e tyre, për realizimin e këtyre çështjeve të nxehta të domosdoshme për popullatën shqiptare arrijnë ti bindin dhe të marrin votën për qëllimet e tyre. Pastaj nga interesi i përgjithshëm kalojnë në interesat partiake dhe ato individuale. Kështu që kur vjen në shprehje një situate e qetë politike arrijnë forcat politike me shumë mjeshtëri të krijojnë skenarë të ndryshme, pra të krijojnë skenarët më të paparashikueshme ku vjen në shprehje dhe humbja e jetës së njeriut, shqiptarëve. Vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen e popullatës se çka bënë këto me obligimet që kanë marrë.

Zoti Rexhepi dukeni i zhgënjyer nga të dy partitë politike shqiptare , megjithatë politikës shqiptare i duhen lider shqiptarë. Kur jeni të zhgënjyer nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ka sipas jush ndonjë lider shqiptar që mund t`i realizoj këto kërkesa të dala pas luftës ?


Dua të shtoj se liderët shqiptarë në Maqedoni nuk i japin llogari askujt. Më duhet të sensibilizoj opinionin duke parashtruar disa argumenta që janë shumë të logjikshme duke alarmuar dhe shtetin Shqiptar se në Maqedoni zhvillimet shkojnë në një situate kaotike në një devijim total të interesave të shqiptarë në Maqedoni. Lidershipi shqiptarë bëhet mirë kur është pjesë e pushtetit dhe nuk duan të dëgjojnë fare për problemet e hapura të popullatës shqiptare. Mendoj se duhet dhe shteti shqiptarë të ketë qasje, të ketë llogarimarrje si shtet amë që i takon edhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Të kërkojë llogari për arritjet ose mos arritjet politike të lidershipit të vendit ngase shndërrohen në bajraktarë atje dhe nuk pyesin askënd, nuk japin llogari për asgjë. Vijnë këtu në Shqipëri, ndërtojnë imazh duke realizuar takime me krerët e Tiranës zyrtare ngase reflektohet mbështetja ose mos mbështetja e Tiranës zyrtare për opsionet politike që veprojnë në Maqedoni.
Duke qenë se jemi në fushatën zgjedhore në Maqedoni, zgjedhje këto që do të zgjedhin president shteti një kandidat maqedonas. Pra, edhe në këto zgjedhje nuk do te ketë mundësi që shqiptarët të zgjidhen president shteti. Pse është kaq e vështirë që faktori shqiptarë të imponojë përmes votave që ka të cilat nuk janë të pakta, një figure kryesore të zgjidhet për president shteti?

Pikërisht këtu është dhe zanafilla e problemeve të mos funksionimit të mirëfilltë të politikës shqiptare në Maqedoni. Duke qenë të përçarë të gjitha subjektet politike shqiptare, duke shikuar secili ndërtimin e relacioneve të mira me bllokun politik maqedonas dhe jo atë shqiptare, përçarja bëhet edhe më e thellë ngase kjo është dhe tendenca e bllokut politik maqedonas. Që më pas me njërin nga cilido qoftë subjekt shqiptar ta ketë me vete dhe në këtë mënyrë të mbledhin edhe votat e elektoratit shqiptarë të cilat janë vendimtare për fituesin e kandidatit maqedon.
Për të thënë të drejtën z.Rexhepi ju shprehët një shqetësim që qëndron, megjithatë sikurse në kohën kur PDSH ka qenë në pushtet dhe tani pjesëmarrja e BDI në pushtet ka ndodhur e njëjta gjë. Si mendoni që faktori shqiptarë mund të paraqes vërtet interesat e veta duke qenë se e njëjta gjë në vazhdimësi ndodh pavarësisht cila parti shqiptare është në pushtet?

Më detyroni të përsëris gjërat. PDSH pjesë e së cilës isha dhe unë, nuk arriti asnjë pikë serioze që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, që është me interes jetik për shqiptarët e Maqedonisë. Kurse tani për fat të keq BDI vjen me 18 deputet, me një legjitimitet të theksuar nga elektorati shqiptare futet në koalicion pa kurrëfarë kushtesh. E tërë kjo në hije vetvetiu trumbeton se ka marrëveshje, por në fakt marrëveshjet janë inegzistentë. Shikuar në praktik asnjëherë nuk bëhet e qartë cila është agjenda me të cilën partitë politike hyjnë në qeveri. Cilat janë ato interesa për të cilat do të përcaktohen për t`i realizuar dhe cili është afati i tyre i realizimit.
Zoti Rexhepi aktualisht në Maqedoni mbizotëron një stabilitet në aspektin e sigurisë megjithatë herë pas here në viset e banuara me shumicë të popullatës shqiptare ka incidente. Çka do të thotë kjo ?
Për fat të keq ka patur ndoshta para luftës më pak incidente, por pas luftës së 2001 e në vazhdim ndiqen ish-ushtaret e UÇK-së. Dhe zyrtarisht ata gjithmonë dalin fajtorë duke i etiketuar se bëjnë aktivitete kriminale, duke i njollosur me të zeza të tjera, por e vërteta është krejtësisht tjetër. Ata nuk kanë mbrojtje nga faktori politik shqiptarë ngase ata, pra ish pjesëtarët e UÇK, thënë kushtimisht janë mbrojtje e çështjes kombëtare kundrejt politikës maqedonase. Por njëherit janë dhe pengese për lidershipin politik shqiptarë të cilët jo rrallë herë interesat partiakë grupore dhe individuale i vendosin para atyre kombëtare duke përfituar nga sakrifica dhe vlerat e luftës së 2001.
Për fat të keq kategoria e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre ende shfrytëzohen dhe në emër të tyre ende grumbullohen vota duke mbajtur kështu peng statutin e kësaj kategorie. Fakti është se para ca viteve forcat e sigurisë maqedonase pjesëmarrëse në konfliktin e armatosur të 2001, përmes një ligji kanë arritur të sigurojnë shumë privilegje që nga sigurimi i pensionit, shkollimin e fëmijëve si dhe sigurimin e shtëpive nga ana e shtetit. Ndërkaq subjektet politike shqiptare nuk arritën që brenda këtyre 7 viteve të zgjidhin statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe për fat të keq kam bindjen se kjo çështje do të jetë një nga letrat kryesore për të përfituar besimin e elektoratit gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas do të lihen në harresë.

Dhe një pyetje të fundit, ju nuk bëni pjesë në asnjë nga subjektet politike shqiptare që veprojnë në Maqedoni, veproni si deputet i pavarur mendoni se do ishte më e vlefshme krijimi i një partie të re politike nga Ju ?
Keni një ide të këtillë?

Këto ide tani kanë shpërthyer. Është z.Rufi Osmani si kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit i cili ka paralajmëruar se menjëherë pas zgjedhjeve do të dalë me parti të re. Dhe është z.Imer Selmani që është shkëputur nga PDSH. Ai drejton tashmë një parti politike që vepron në bazë të një platforme të qartë, të definuar politike e cila garon në zgjedhjet vendore dhe ato presidenciale. Pra, këta janë si alternativa dhe do te shohim se çfarë do të ofrojnë para elektoratit. Për mendimin tim dy subjektet politike kryesore PDSH dhe BDI kanë rënë nga provimi ngase që nga 2001 që të dy këta subjekte politike nga dy herë kanë qenë pjesë e pushtetit dhe nuk kanë ndryshuar në asnjë mënyrë statutin e shqiptarëve të Maqedonisë. Ndonëse mund të dukem shumë kritik, por ky është realiteti. Partitë politike kur janë në opozitë shprehen realisht për gjendjen politike të shqiptareve të Maqedonisë, por kur ata bëhen pjesë e pushtetit heshtin.

Ju ku e shihni veten, në ndonjërën nga këto partitë e reja apo në një parti e cila sëshpejti do të krijohet nga Ju?


Unë kam mundur të krijoj parti dhe të jem faktorë pas vitit 2001. Menjëherë pas përfundimit të luftës, por nuk kam pasur ambicie, pretendime dhe as qëllime të këtilla, ngase është shumë e rendë në politikë sesa në luftë. Ndoshta do t`i bashkangjitem ndonjë subjekti politik që do ketë strategji konkrete për realizimin e çështjeve të hapura të shqiptarëve të Maqedonisë. Por këtë do ta bëj pasi të jem këshilluar me popullatën e zonës që më ka zgjedhur deputet. Ndryshe tani për tani do të veproj si deputet i pavarur.
Për ZSH: Arben Llalla
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi