Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Shko poshtë

Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN Empty Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 18, 2010 8:27 pm

Agim Gashi
TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN


Eshtë një plagë që na rëndon,
Eshtë një plagë që peshë na qon,
Eshtë kjo plagë e ndytë sa ska
Kur po vritemi vllau me vlla!

Dhe zëri fmijëve në kup të qiellit
Po dëgjohet në tërë Arbërinë,
Tash sa vjet se kanë pa diellin
Bisedojnë me Zojë Malsinë!

Ah Malsi moj Zojë e vjetër
Pse ma humbe gjakun tim,
Pse ma vratë n´pusi babanë
E më le t´rritem jetim.


E ti Mirëditë moj mikja ime
Sa shumë trima i dhe Shqipërisë,
Qoju në këmbë e fali gjaqet
Ktheja namin gjithë Arbërisë.

Se kjo plagë që na rëndon
Eshtë një plagë me erë të keqe,
Nga Janina e te Molla e Kuqe
Mbarë kësaj toke po i qet leqe!


Ti Kosovë, Plavë e Gusi,
Iliridë e Çamëri,
Po u luti deri në qiell
Leni t´keqe e leni mni.

A spo e shifni se si hasmi
Na e merr token na e djeg flamurin,
Na i merrë vashat edhe nuset
Marrja na e ka mblue nurin?!

Qohuni pra burra shqiptar
Shtrini dorë, falni hasmëri,
Gjaku i derdhur deri sot
Le të binë lule n´Arbëri.

Ah Arbëri o moj lulëkuqe
Ban ti dasma e merr nuse,
Le të gzohen votrat tona
E mos qo më në varr kufoma!!!!

Kur shqiptari të pajtohet
Do ndryshoj në Ty natyra,
Do të hapen varret e t´parëve
E dëshmorëve u qesh fytyra.

Nuk durohet më mbyllja e fmijëve
Që s´guxojnë të dalin as n´dritare,
Pa pa lapsa e fletore
Pa pa mësues as Abetare!

Këtë marre sna e dha armiku
Porse vetë e kemi marrë,
Eni pra ta shporrim qafe
Që të ndihemi më shqiptar!!!


Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN 68781_441825019076_644509076_5459909_805567_n


Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN 71950_441824399076_644509076_5459883_3373842_n

Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN 69876_441824564076_644509076_5459888_1062800_n

Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN 72556_441824874076_644509076_5459905_1376453_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi