Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Shko poshtë

AGIM GASHI:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN Empty AGIM GASHI:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 30, 2012 11:52 pm

AGIM GASHI:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN 373369_239687719457772_497409105_n

AGIM GASHI:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Është një plagë që na rëndon,
Është një plagë që peshë na çon,
Është kjo plagë e ndytë sa s‘ka
Kur po vritemi vlla me vlla!

Dhe zëri fmijëve në kupë të qiellit
Po dëgjohet në tërë Arbërinë,
Tash sa vjet s‘e kanë pa diellin
Bisedojnë me Zojë Malsinë!

Ah Malsi moj Zojë e vjetër
Pse ma humbe gjakun tim,
Pse ma vratë n´pusi babanë
E më le t´rritem jetim.

E ti Mirëditë moj mikja ime
Sa shumë trima i dhe Shqipërisë,
Çoju në këmbë e fali gjaqet
Ktheja namin gjithë Arbërisë.

Se kjo plagë që na rëndon
Është një plagë me erë të keqe,
Nga Janina e te Molla e Kuqe
Mbarë kësaj toke po i qet leqe!

Ti Kosovë, Plavë e Gusi,
Iliridë e Çamëri,
Po ju luti deri në qiell
Leni t´keqe e leni mni.

A s’po e shihni se si hasmi
Na e merr tokën na e djeg flamurin,
Na i merr vashat edhe nuset
Marrja na e ka mblue nurin?!

Çohuni pra burra shqiptarë
Shtrini dorë, falni hasmëri,
Gjaku i derdhur deri sot
Le të binë lule n´Arbëri.

Ah Arbëri o moj lulëkuqe
Ban ti dasma e merr nuse,
Le të gzohen votrat tona
E mos qo më në varr kufoma!

Kur shqiptari të pajtohet
Do ndryshoj në Ty natyra,
Do të hapen varret e t´parëve
E dëshmorëve u qesh fytyra.

Nuk durohet më mbyllja e fmijëve
Që s´guxojnë të dalin as n´dritare,
Pa pa lapsa e fletore
Pa pa mësues as Abetare!

Këtë marre s‘na e dha armiku
Porse vetë e kemi marrë,
Eni pra ta shporrim qafe
Që të ndihemi më shqiptar!!!

AGIM GASHI:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN 425842_358942564198953_1499571885_n

TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN
Publikuar nga Veshje Popullore Shqiptare.

https://www.facebook.com/notes/veshje-popullore-shqiptare/ta-zhdukim-gjakmarrjen/358942137532329
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi