Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë

Shko poshtë

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë Empty Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 22, 2010 9:48 pm

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë


Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë Ambasada_
Në përgjigje të një televizioni nga Kosova, Klan Kosova rreth pyetjes lidhur me interesimin e qeverisë së SHBA-ve në mbështetje të procesit të privatizimit të PTK-së, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka lëshuar këtë përgjigje:
Ashtu si e bëri të qartë Sekretarja Klinton gjatë vizitës së saj të kohëve të fundit, reformat ekonomike janë të nevojshme për të hapur ekonominë e Kosovës. Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është një reformë e tillë dhe ky është parakusht thelbësor për një rritje të qëndrueshme ekonomike të udhëhequr nga sektori privat. Mënjanimi i ndikimit të qeverisë nga ekonomia është gjithashtu një element i rëndësishëm i përpjekjeve të mëdha për të luftuar korrupsionin. Është befasuese për ne se shumë prej njerëzve të njëjtë, të cilët janë më të zëshmit kundër korrupsionit, nuk e pranojnë se për sa kohë që ndërmarrjet e mëdha mbeten në duart e shtetit, gjithmonë do të ketë tundim për t'i përdorur ato si një burim të lehtë të patronazhit dhe korrupsionit.
Ne duam të shohim privatizimin e PTK-së të vazhdojë në atë mënyrë që do të tërheqë ofertues të kualifikuar profesional të cilët do t’u ofrojnë konsumatorëve të PTK-së shërbim më të mirë dhe t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fleksibilitetin që i duhet për të bërë investime të tjera të nevojshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përgjigja në pyetjen e Klan Kosovës është e thjeshtë: mbështetja jonë për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të begatshme qëndron prapa interesimit dhe mbështetjes sonë për procesin e privatizimit të PTK-së.
Në Kosovë, si në çdo shoqëri demokratike, parashtrimi i pyetjeve të vështira është pjesë e shëndoshë dhe e mirëpritur e çdo debati politik. Disa kritikë të privatizimit të PTK-së japin argumente legjitime kundër saj, edhe pse sipas mendimit tonë ato argumente i takojnë të së kaluarës. Këta kritikë duket se ruajnë ndjenja të nostalgjisë për socializmin e Luftës së Ftohtë dhe të kohës së Jugosllavisë. Vendimi i historisë në suksesin e këtij modeli ekonomik është i qartë.
Debati mbi privatizimin e PTK-së shumë shpesh është karakterizuar me sulme të papërgjegjshme dhe dezinformim dhe kjo ka errësuar çështjet themelore ekonomike të cilat janë në pyetje. Këta kritikë kanë sajuar teori të egra të konspiracionit që përziejnë aludime të pabazuara me ndjenjat emocionale që nuk iu qëndrojnë arsyeve dhe fakteve. Një teori e konspiracionit është një zëvendësim i dobët për punën e madhe intelektuale që shkon në argumentin modern dhe rigoroz të menduar mirë.
Në ditën e shqyrtimit të strategjisë së PTK-së në Kuvend, Ambasadori ishte në takim me ushtruesin e detyrës së Kryetarit Krasniqi, me kërkesë të këtij të fundit për të diskutuar çështjet që nuk kishin të bëjnë me PTK-në. Zyra e Kryetarit dhe Kuvendi gjenden në të njëjtën ndërtesë.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim privatizimin dhe Ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës do të vazhdojnë të takohen me përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës për të diskutuar këtë dhe shumë çështje të tjera. Përkushtimi ynë për të punuar me qeverinë dhe opozitën për të siguruar vendin e ligjshëm të Kosovës në Evropë dhe në bashkësinë ndërkombëtare është i qëndrueshëm dhe ky është një interes i përbashkët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi