Muharrem Sfarqa:MËRGATA NDERON KOLOSËT E PAVARËSISË DHE LIRISË SË KOSOVËS
Faqja 1 e 1
Muharrem Sfarqa:MËRGATA NDERON KOLOSËT E PAVARËSISË DHE LIRISË SË KOSOVËS
Akademi Përkujtimore në Berlin të Gjermanisë
MËRGATA NDERON KOLOSËT E PAVARËSISË DHE LIRISË SË KOSOVËS
Nga Muharrem Sfarça
( kronikë e zgjeruar)
Organizuar nga Dega e LDK-së për Gjermani, në Berlin, ditë më parë u mbajt një Akademi Përkujtimore, në nderim të Presidnetit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovëssi dhe të kolonel Tahir Zemaj.
Presidenti Rugova vdiç para pesë vitesh prej kancerit në mushkëri, kurse kolonel Zemaj u vra para tetë vitesh, nga një prutë tinzare, në dalje të Pejës.
Ishte muaji janar që kulmoi me acarin e dhembjes dhe pikëllimit për këto humbje të pakompenzueshme, siç ishte shpesh edhe në gjithë historinë e kombit shqiptar.
Në nderim të Presidentit Rugova dhe të kolonel Zemajt kishin ardhur veprimtarë të shumtë nga nëndegët e LDK-së që veprojnë në Gjermani po, edhe përfaqësues të lartë të ambasadave si, Vilson Mirdita, ambasador i Kosovës në Gjermani, Sokol Bushati, z/ambasador i Shqipërisë po në Gjermani dhe Sejdi Demiri, gjithashtu z/ambasador i Maqedonisë në Gjermani
Pas intonimit të himnit të Republikës së Kosovës dhe himnit dardaan të Presidentit Rugova dhe një minut heshtjeje, të pranishmit, në emër të degës i përshëndeti, Qazim Bajgoraliu, i cili çmoi lart figurën e kolosit të paqes e humanitetit, vizionarit të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës dhe themeltarit të vetë shtetit tonë, dr. Ibrahim Rugovës, para të cilit, siç tha, me pietet përkuleshin dhe thuaja gjithë burrështetasit botëror, madje me nderimet më të larta.
Figurë e shquar e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, sipas Qazim Bajgoraliut, ishte dhe kolonel Tahir Zemaj, i vrarë nga një atentat, pas luftës, kontributi i të cilit, dhënë për lirinë e Kosovës, do jetë përherë i çmuar.
Për shembëlltyrën dhe kontributin e madh për paqen në Ballkan dhe Europë, të Presidentit Rugova, në fjalët e tyre përshëndetëse, folën edhe z. Vilson Mirdita, ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani dhe z/ambasadori i Maqedonisë, z, Sejdi Demiri, duke thënë se pavarësia e Kosovës identifikohet pashmangshëm me emrin e Presidentit Rugova. Gurët e tij të kristaltë janë imazhet më të çmuara të cilat edhe sot ruhen nëpër kancelaritë e shteteve dhe zyrtarëve të lartë të perëndimit, të cilët ua dhuroi vizionari ynë, duke afirmuar në botë popullin shqiptar si popull që mëton paqen dhe kultivon humanitetin po që kërkon pashmangshëm edhe pavarësinë e tij si gjithë popujt tjerë të civilizuar.
Ambasadori i RK Vilson Mirdita
Në këtë Akademi përkujtimore, me një referim më të gjerë u paraqit njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova në vitet nënëtëdhjeta, ish nënkryetari i LDK-së, z, Anton Kolaj. Ndërsa për figurën e kolonel Tahir Zemaj, njëri nga bashkëluftëtarët e tij, Agim Aliçkaj.
Po shkëpusim thekse nga fjala e kryetarit të Degës së LDK-së, z. Qazim Bajgoraliu, të z. Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së dhe të z. Agim Aliçkaj, bashkëluftëtar i Tahir Zemajt.
PËRKUJTOJMË NJERIUN E SHPRESËS DHE ASPIRATËS PËR LIRI, PAVARËSI E DEMOKRACI DHE DËSHMORËT E KËTIJ VIZIONI
Qazim Bajgoraliu
( Thekse nga fjala e Qazim Bajgoraliut)
Jemi mbledhur sot, për të kujtuar e nderuar, Presidentin historik të Kosovës,
dr. Ibrahim Rugova, intelktualin, njeri i madhë dhe heroik, që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës, për një shtetë sovran, të njohur ndëkombëtarisht. Jemi sot këtu, për të falenderuar punën dhe frytet e vizionit të tij: Kosova me njerëz, e lirë, e pavarur, e njohur ndëkombëtarisht dhe me miq shumë.
Po sot dhe gjithnjë, kujtojmë dhe nderojmë edhe ushtarakun e karieres, kolonel Tahir Zemaj, i cili kishte vënë në shërbim, dijen profesionale dhe guximin, për ngritjen UÇK, ngritjen dhe ruajtjen e isntitucioneve të shtetit të Kosovës, por që fatëkeqësisht, u pengua gjatë luftës dhe u vra pas luftës, nga ata, që nuk ia donin të mirën Kosovës Nga ata që më pare paten vrarë edhe Kol. Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemail Mustafen, Ismet Rracin, Smajl Hajdarin, Ukë Bytyqin, Shaban Manaj, Isuf Haklajn, Sebahate Tolajn, Shefki Popovën, etj.
Po pikërisht sot një vit, me 30 janar, u nda prej nesh edhe Fadil Ferati, nënkryetar i LDK dhe kryetar i Istogut, i zgjedhur në katër palë zgjedhje.
Që nga krijimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fadil Ferati punoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me besim të patundur, në misionin të cilit i ishte bashkuar.
Këtë përvjetor të dhembjes dhe krenarisë ne sot e shënojmë, edhe pa anëtarin e kryesisë së degës, si dhe kryetarin e nëndegës së LDK në NRË, veprimtarin dhe humanistin Abedin Gashi, i cili ndërroi jetë me 6 janar 2011.
Abedini, vitin e kaluar, udhëhoqi akademinë e organizuar nga dega jonë, për Presidentin historic të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën dhe colonel Tahir Zemajn.
Lëvizja jonë e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci, së cilës i printe vizionari Ibrahim Rugova, ndërtoi themele të fuqishme përmes gjithë këtyre burrave të cilët, të frymëzuar nga Ai dhe po për këtë vision, u bënë kurbani I kësaj lirie.
RUGOVA – FIGURË EMBLEMATIKE E KOSOVËS
(Thekse nga fjala e Anton Kolajt)
Ndarja fizike dhe shkuarja ne amshim e dr. Ibrahim Rugoves me 21 janar 2006 ishte nje humbje e madhe per familjen, per miq e shoke, per LDK-n, per popullin shqipetar ne pergjithsi e veqanarisht per Kosoven.
Presidenti historik Ibrahim Rugova, tani kjo figure emblematike, njeriu i letrave shqipe, prijsi shpirteror dhe burrshtetasi i rralle, ka lene nje trashegemi te madhe ne shume rrafshe: ne ate letrare, politike, shtetformuese dhe mbi te gjitha ne ate moral e komunikues.
Dr. Ibrahim Rugova arriti qe me levizjen e madhe politiko- nacionale te viteve te 90-ta , pra me LDK-n te beje kthesen e madhe ne menyren e te menduarit , te organizimit dhe te veprimit. Kthesa perfshinte te gjitha rrafshet dhe segmentet e jetes ne Kosove dhe sherbente me te drejte si model i organizimeve edhe ne trojet tona tjera etnike. Aty u vendosen themelet e shtetsise se Kosoves.
Idete dhe vizioni i shkrimtarit dhe kritikut te dalluar letrar, ideja e refuzimit te madh , ideja qe te refuzohet ajo qe te imponohet, ajo qe eshte e dhunshme dhe huaj, po zenin vend edhe ne rrafshin e organizimit politik dhe shoqeror ne mbar Kosoven. Efektet e nje refuzimi te tille ishin te medha.
Dr. Ibrahim Rugova qe ne fushen e letrave shqipe kishte futur nje qasje te re te shtruarjes dhe trajtimt te fenomeneve te kesaj lemije, Ibrahim Rugova ky inelektual i formuar dhe i guximshem qe si Kryetar i Shoqates se Shkrimtarve te Kosoves mbronte te drejten dhe identitetin e kombit te tij nga akuzat dhe casjet shoveniste te c`mendise serbe dhe jugoslave, Ibrahim Rugova i cili akademikve serb te shkolles se Qubrilloviqit iu kundervinte me dije dhe pende, ( gjysh Qerimi i kishte dhuruar nipit Ibraihim nje laps si dhurate te pare), tregoi dhe provoi se jo forca e dhunes, por forca e mendimit, e shpirtit dhe besimit ne njeriun e Kosoves , ne lirine dhe demokracine, do te ngadhnjej nje dite.
Ajo qe Rugova shpesh e thoshte se Davidi do te ngadhnjeje kunder Golijatit, se e mira do te ngadhnjej kundert te keqes u be realitet.
Dr. Ibrahim Rugova nuk u vu rastesisht ne ball te levizjes se madhe per clirim kombetar. Ai ishte i vetedijshem dhe i perkushtuar per kete:
Gazeta “Veçer” e Mariborit (Slloveni), më 22 prill 1989, shkruan në hyrje të një intervistë me Rugovën: “Më duket se Dr. Ibrahim Rugova ende është i vetmi shqiptar në Kosovë që ka guxim të flasë ashtu siç mendon”. “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”, i thotë Rugova gazetarit, i cili habitet se si është e mundur që ende flet kështu.
Dr. Ibrahim Rugova luftoi per lirine e popullit te tij dhe jo ne dam te tjerve, ai u angazhu qe populli shqipetar ne Kosove dhe me gjere te mund te vendos vet se si dhe qysh deshiron te jetoi. Ai u angazhu dhe luftoi qe populli i tij dhe veqanarisht Kosova dardane te jetoi dhe te zhvilohet e lire, te kete mvehtesine e vet shtetrore, te zhvilloi demokracine dhe paqen. Ai u angazhu qe Kosova te lidhet fort me miqet e vertete, me SHBA-te dhe vendet tjera mike evropjane. Ai luftoi dhe u angazhu qe Kosova te kete dhe te zhvilloi identitetin e vet kulturor, nacional dhe shtetror. Shume nga keto sot jane arritur, ose jane ne rruge per tu realizuar. Por ka edhe shume qe nuk jane arritur. Kjo edhe per arsye objektive por me shume per ato subjektive.
Gjithsesi idete largpamse te Dr. Ibrahim Rugoves nuk jane kuptuar gjithmone drejte nga disa, por me kalimin e kohes para veprave dhe bemave te Tij po binden edhe skepiket dhe nihilistet e dikurshem.
Kjo duhet te na gezoi sepse Ibrahim Rugova me punen e tij prej itelektuali dhe burrshteti ka lene pasuri te madhe si ne lamine e letrave po ashtu ne rrafshin e shtetformimit dhe te kultures nacionale pergjithsisht.
Sa me shume rugovizem, d.m.th. sa me shume tolerance, mirekuptim reciprok, angazhim ne ndertim te shtetit dhe zhvillimit te shoqerise, sa me teper identitet nacional, sa me shume miqesi me SHBA-te dhe vedet tjera mike, aq me e forte do te jete Kosova dhe aq me shendoshe do te behet shoqeria shqipetare.
Sa shume ka nevoje kombi yne sot, qeveritaret e tij, shoqeria civile etj. per rugovizem, pra per nje komunikm afrues, te kulturuar dhe afirmues, per respektim te diverziteteve te te menduarit, per kulture parlamentare per perkushtim ne nderimin dhe zhvillimin e vendit, per integrime ndershqipetare si rruge kah integrimet euroatlantike dhe europjane.
Dhe ne fund duke e perkujtuar kete burr te madh te shqiptarise dhe te Kosoves dardane i themi te falemnderit zoti President.
TAHIR ZEMAJ – KY HERO I KOSOVËS
(Fjala e Agim Aliçkajt, paraqitur në Akademinë Përkujtimore për figurën e Tahir Zemajt)
Dr. Ibrahim Rugova e Kolonel Tahir Zemaj
Ushtaraku i karrierës, kolonel Tahir Zemaj, ishte njeriu i sfidave të shumta gjatë gjithë jetës së tij e deri në vrasjen tinzare të dates 4 janar 2003.
Po risjell fakte dhe dëshmi për figurën e tij si njëri nga bashkëluftëtarët e tij, që nga kthimi I tij në Prishtinë. në vitin 1984.
Pas nje pervoje te gjate ne sherbim ne poste te larta ushtarake ne vitin 1984 kthehet ne Prishtin pran komandes se Stabit te Mbrojtes Territoriale te Kosoves ( Me iniciativen e Kryeshefit te Korparmates se Kosoves Gjeneral Ali Muhagjeri ) per te vazhduar me von ne vitin 1985 prane qendres per aftesimin e Kuadrit Ushtarak pran Mbrojtjes Territoriale te Kosoves e cila ishte nen komanden e kolonel Isamil Maliqit.
Ne vitin 1988 arrestohet dhe denohet me 6 -te te cilat i mban ne burgjet e Nishit,Leskovcit,Beogradit,Mitrovices Pejes etj.Ne qershot te vitit 1991 me ndihmen e gardianve shqiptare arratiset nga Burgu i Dubraves ku me ndihmen e familjes kalon ne Sllovini,Zvicer dhe perfundimisht vendoset ne Berlin nen mbrojtje speciale te shtetit Gjerman.
Menjeher pas ardhjes se tij ne Gjermani merr kontaktet me organet e Qeveris se Kosoves ne Egzil me ndihmen e Ramush Tahirit ndihmes i kryeministrit per qeshtje ushtarake e te siguris dhe me ndihmen e Sali Qekut ne Shtutgard pajiset me nje pasaporte, dhe nga ky moment kane filluar punet per pergaditjen e sistemit te vetmbrojtjes ndaj luftes speciale te cilen e bente Serbia ndaj popullates Shqiptare ne Kosove.
Me iniciativen dhe angazhimin e drejperdrejt te Tahir Zemaj behet evidentimi dhe afrimi i ish eprorve shqiptar te ish APJ-se,prane organeve zyrtare per qeshje Ushtarake te Qeveris se Kosoves te cilet ishin larguar nga kjo ushtri dhe jetonin ne vendet perendimore.
Qysh ne vitin 1991 ne bashkpunim me Sali Qekaj vendosen kontaktet e para me forcat e rregullta te Ushtris Shiptare,takime me Ministrin e Mbrojtes se rep. se Shqiperis zotin Safet Zhulali rreth ndihmes qe shteti Ame do ta jipte per popullin e Kosoves ne rast te nje konflikti te Armatosur me Serbine.
Kontriboj per formimin e berthamave te para te rezistences ne bashkpunim me Sali Qekun,ku me insistimin e keti miku Tahir Zemaj vendos kontaktet me ushtrin Amerikane ne vitin 1992 ne Gjermani.
Ne vitin 1994 Tahir Zemaj i propozon kryeministrit Bujar Bukoshi,eprorin Ahmet Krasniqi si njeriu n me te afte per te udhhequr me qeshtjet Ushtarake pran qeveris se Kosoves, njiheshin mire se i kishin kryar studimet Ushtarake ne ish Jugoslavi dhe ishin miq te vjeter.
Ne vitin 1997/98 ne baze te kordinimeve te rreshtuara dhe perpjekjeve madheshtore te oficerve shqiptar jashte Kosove arrihet te krijohet Minstria e Mbrojtjes se Republikes se Kosoves ne krye me Kolonel Ahmet Krasniqin.
Ne vitin 1998 kontriboj ne formimin e Keshillit Drejtues te ushtarve Shqiptar ne Kosove dhe Diaspor qe te i pergjigjen Atdheut ne rast te nje konflikti te Armatosur me Serbin,dhe formimin e Shtabit Suprem te Forcave te Armatosura rte Rep. se Kosoves ku me pelqimin e Kryeministrit Bujar Bukoshi u nenshkrua emerimi i Kolonel Ahmet Krasniqit Minister i Mbrojtjes.
Kuntributi dhe influenca e drejtperdrejt ne arritjen e nje marrveshje ne mes te faktorit Ushtarak Shqiptar.Nje marrveshje e tille perfundimtare ishte nenshkruar nga Ahmet
Krasniqi ne emer te Qeverise se Kosoves dhe Adem Demaqit ne Osllo te Norvegjise ne fillim te vitit 1998.
Pas ngjarjeve te Marsit 1998 ne Prekaz,Tahir Zemaj se bashku me Sali Qekaj dhe dhjetra epror nisen menjeher per Tirane per ngritjen e themeleve te ushtris moderne instituzionale dhe me keto forca te futen ne Kosove.
Koha e Luftes-Faza Pergaditjeve
Mars/Pril 1998 Formimi i planeve per ngritjen e Brigadave te para operative te Republikes se Kosoves dhe finalizimi i veprimit operativ-Tirane
Prill 1998 Formimi i depove logjistike dhe grumbullimi i armatimit
Krijimi ilidhjeve me eproret Shqiptare ne Kosove dhe emerimi i nje Kordinatori nga ana e Shtabit Suprem.Ishte emruar Adem Ukehaxhaj.
Vendosja e menjehershme ne Viqidol,Veriu i Shqiperis e Tahir Zemaj-te dhe eprorve te shumte te Ministris se Mbrojtjes.Aty u themelua Shtabi fillestar operativ.U bene
Bazat srevitore Ushtarake dhe qendra stervitore e rangut te nje Kazerne ushtarake ne Papaj.
Aftesimi dhe pershtatja pere kushtet e veprimit te ketyre kazermave me rryme,paisje kuzhine ,shtreter etj.
Krijimi i njesitit per vezhgimin e Zones se Kufirit dhe pozicioneve Serbe ne kufirin Shqiptaro-Shqiptar qe do te rrezulltoje si nje nder veprimt ne te matura qe u kane shpetuarjeten jete dhjetra luftetarve gjate kalimit te Kufirir ne kohen e Luftes.
Grumbullimi i ushtarve ,armatimit dhe organizimi i stervitjeve te ushtarve qe do te hynin ne Kosove
Krijimi i repartit per informin dhe vendosja e kontakteve me komandantet ne terren.
Koha e luftes - Faza e hyrjes ne Kosove
Formimi i Brigadave te paraShqiptare te Kosoves qe nga LDB-re,Brigadas 134 te UCK-se,Berthamave te Brigadave 133 dhe 131-te te UCK-se pran Shtabit Suprem te FARK-ut me te gjitha resorset ushtarake,paisja e tyre me armatim epror dhe ushtar.Tahir Zemaj emrohet komandant i Brigades 134 dhe njeherish komandant i tere ketyre forcave deri ne nje urdher tjeter.
Me 21 Qeshor 1998 ne qendren e lartshenuar behet betimi i ketyre Forcave krye me Tahir Zemaj. Forca te para te UCK-se te cilat i njohin Institucionet e Kosoves ne baze te Kushtetutes se Kaqanikut,Presidentin si komandant Suprem te te gjitha FARK-ut.
Nen Komanden e drejtperdrejt te Tahir zEMAJ ME 22 Qeshor 1998 behet dislokimi i ketyre forcave per ne brendi te territorit te Kosoves.
U be vendosja dhe shperndarja e ketyre njesiteve ne Kosove.Formimi i zones se Trete Operative te Kosoves-Zona e Dugagjinit.Ngritja e Kazermes se pare Ushtarake ne
historin e Kosoves ne fshatin Prapaqan te Deqanit.U thirr mobilizimi e pergjithshem.Me dekret te veqant u formuan gjykatat ushtarake njesive te kesaj zone.
Sukseset
Kolonel Tahir Zemaj
Fitorja ne Betejen e Logjes
Fitorja ne Betejen per mbrojtjen e Llukes
Mbrojtja e Junikut
Luftimet ne lugun e Baranit
Shpetimi i popullates nga masakra e pergaditur ne rrethimin e fshatit Isniq1998 ( 60 mije Banore )
Marrveshjet ne mes te faktorit shqiptar te armatosur ne terren.
Krijimi i qendrave te reja te stervitjeve ne Shqiperi dhe aftesimi i kuadrove pas ofenzives serbe 1998-tes.Krijimi dhe Formimi i Brigades Mergimi.
Pas Luftes
Perkrahja e vazhdushme e parezerve per Presidentin Rugova dhe ndaj ringritjes se LDK-se ne tere Diasporen dhe ne Kosove.
Keshilltar joformal i Presidentit Rugova ne qeshtjet e siguris
Keshillime me forcat e Natos ne Kosove
Kontriboj ne instutionalizmine e jetes ne Kosove.
Pas kthimit ne Kosove Ai pritet si nje Hero nga populli i Dugagjinit dhe i Kosoves
Ne vitin 2001 Presidenti Ibrahim Rugova e dekoron per se gjalli Kolonel Tahir Zemaj me medaljen “Nene Tereza”
Tahir Zemaj viziton pas zgjedhjeve te para lokale te gjitha kuvendet komunale ne te cila kishte fituar LDK-ja.
Tahir Zemaj ftohet zyrtarisht dy here ne SHBA
-Me dt. 04 Janar 2003 rreth ores 17 e 30 min ne nje prit te organizuar ne dalje te Pejes,vritet se bashku me te burin Enisin dhe djalin e Axhes Hasan Zemaj.
Kunder kesaj vrasje u mbajten protests ne tere Kovoven. Reagim i Organeve Shtetrore ne Kosove dhe Shqiperi,
Reagime te shumta ndaj kesaj vrasje pat edhe nga te gjitha perfaqsit shtetrore diplomatike te cilat gjendeshin ne kosove.
Me dt 06 Janar 2003 Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova mban mbledhje komemorative ne shtepin e tij ne Velani e para e ketije lloji ku ne te zilen ka cekur rolin e pazavendesushem te Kolonel Tahir Zemajt per lirin e Kosoves duke e quajtur se Tahir Zemaj do te jete nje Hero i Kosoves,ne nje tubim madheshtor ku sipas te dhenave te KFOR-it Gjerman kane marre pjese afro gjysmemilioni njerez.
Me dt 06 Korrik 2010, ne pervjetorin e 8-te te betejes se Logje ,Kolonel Tahir Zemaj, me dekret te Presidentit te Kosoves Dr Fatmir Sejdiu,ne nje akademi perkujtimore per nder te kesaj beteje, dekorohet me urdherin Hero i Kosoves.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:VETËM ME LDK-në KOSOVËS I SIGUROHET PËRSPEKTIVË EUROPIANE
» Muharrem Sfarqa:PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Muharrem Sfarqa:Poeti i fushës së Kosovës-Intervistë me Hasan Qyqallen
» Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)
» Muharrem Sfarqa:Dega e LDK për Gjermani në mbështetje të z. Anton Kolaj, për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
» Muharrem Sfarqa:PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Muharrem Sfarqa:Poeti i fushës së Kosovës-Intervistë me Hasan Qyqallen
» Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)
» Muharrem Sfarqa:Dega e LDK për Gjermani në mbështetje të z. Anton Kolaj, për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi