Muharrem Sfarqa:PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS
Faqja 1 e 1

Në Përkujtim të veprimtarit të palodhur të Mergatës sonë në Gjermani, Abedin Gashit,i cili u shua para pak kohësh
Abedin Gashi(1956-2011)
PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS
Muharrem Sfarqa
Në historinë e re të Kosovës,janarët jan bërë të pamëshirshëm duke marrë nga jeta veprimtarët e devotshëm të qështjes kombëtare,duke vazhduar si edhe këtë vit,kur u nda nga jeta patrioti i palodhshëm i pavarësisë së Kosovës Abedin Gashi.
I vendosur në Gjermani nga viti 1992, Abedin Gashi, shkaku i veprimtarisë atdhetare në kuadër të LDK-së, qe shtrënguar ta lëshojë Kosovën.
Por, pavarësisht larg atdheut, ai shpejtë do përshtatej në rrethin e ri, qoftë përmes angazhimeve në sigurimin e ekzistencës dhe mirëqenies familjare por, mbi të gjitha në vazhdimin e veprimtarisë politike e atdhetare, në kuadër të LDK-së në Gjermani si dhe, veçmas në Fondin për financimin e Republikës së Kosovës, ku për vite të tëra kontributi i tij ishte i madh dhe i pamohueshëm.
Abedin Gashi dhe Qazim Bajgoraliu (kryetare i Ldk-se dega ne Gjermani),gjate nje ceremonie solemne te ndarjes se mirenjohjeve.
Në aktivitetin e tij,ai gjithnjë manifestonte vlera të dalluara të urtësisë,respektit,zemërgjërësisë,bujarisë duke mos njohur smirën e gjelozinë si vese që nganjëherë,bëheshin pengesë e kryerjes me sukses të shumë aktiviteteve.Për te nuk ekzistonte problemi në formën e paraqitur por vetëm zgjidhja e tërsisë së tij.Vyrtytet e larta njerëzore që posedonte e bënë të dashur për të gjithë duke i rezervuar vendin e merituar në krye të cdo akcioni.Ai do të udhëheq dhe do të ndihmoj pa hezitim edhe fondet e luftës dhe akcionet."Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës",dhe "Të ndihmojmë Drenicën",si dhe në "Fondin e Ahenit".Ai ishte aktiv edhe ne evidentimin,zgjedhjen,rekrutimin dhe konsolidimin e njësive ushtarake në mërgatë,që do të marrin pjesë aktive në luftën e fundit në Kosovë dhe këto aktivitete nga ndjenja e moslavdërimit, nuk i reklamonte me pompozitet,sic ndodhë zakonisht me ne në këso raste,si pasojë e mungesës së modestisë,në raport të qasjes së ngjarjeve kur vetë merrë pjesë në to.
Hapi i pandalshëm i Abedin Gashit ecte drejt vizionit dhe veprës së Presidentit historik,dr.Ibrahim Rugovës dhe Ora e Kosovës dhe e shqiptarëve po rrahte në zemrën e tij,me të cilën ai po maste kohën;si atëherë kur po vonohej deri në mëngjes në familjen e tij edhe atëherë kur në demonstratat shqiptare nëpër Evropë,po arrinte i pari.
Abedini,pos që ishte anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së për Gjermani,dhe kryetar nëndege për NRW,aktivitetin e tij e zhvilloi edhe ne rrafshet tjera kulturore të shqiptarëve.Me iniciativën e tij u themelua qendra kulturore shqiptaro-gjermane ne Stolberg,e cila në shënimin e festave kombëtare do të bashkojë mërgimtarët,ku gjuha e bukur shqipe,kënga e flamuri do të ruajnë identitetin dhe vlerat tona kombëtare që për fatin tonë të hidhur,kërcnohen gjithmon për t`u harruar.
Ai tregonte një kujdes të pa përshkruar ndaj vizitave që i bënin Klubit Shqiptar "Arbëria",të Stolbergut,kryetar i së cilit ishte,por edhe atij "Besa",të Ahenit dhe "Bashkimi Kombetar",të Julishit, shqiptarë e të huaj,të cilët asnjëherë nuk i përcolli siç thuhet shpesh duarthatë.
Ai do të presë, çmojë e nderojë dhe do t’I mbetet besnik deri në vdekje, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
Por, Abedini mirëpriti e nderoi edhe shumë figura të shquara të Kosovës ,patriotë të kombit si:Dr.Ali Aliun,Dr.Bujar Bukoshin,prof.Fadil Sylejmanin,prof Hajzer Krasniqin,Marjan Tunajn,Anton Kolaj etj,luftëtarët e lirisë:Sali Cekun,Fehmi Lladrovcin Tahir Zemajn e Mehdi Hazirin etj,poetët e këngëtarët:Azem Shkreli,Ali Podrimja,Jusuf Buxhovi, Faruk Tasholli,Adem Gashi,Sabit Rrustemi,Agim Gashi,Hasan Qyqalla etj,skulptorin Agim Cavdërbasha,publicistët:Muharrem Ramabaja,Maxhun Smajli,Selajdin Gashi,Halil Rrustemaj,Miftar Dragidella etj,me të cilët ruajti dhe kultivoi raporte të thella miqësore deri në vdekje.
Edhe në fushën humanitare Abedin Gashi ishte shumë i dalluar.Ai nga buxheti i tij(pasi ishte dhe ndër afaristët e suksesëshëm),kishte ndarë dy bursa për studentët e Universitetit Të Tetovës,studentes Dashmire Vejselit nga Tetova dheYlber Sherifit nga Gostivari dhe ate për dy vite.Emrat e ketyre studentëve i kishte mësuar vetëm nga një letër falënderimi që i kishte dërguar themeluesi dhe rektori i universitetit të Tetovës,profesor Fadil Sylejmani.Një bursë dyvjecare ai i kishte ndarë edhe Migjen Çekut,djalit të mikut të tij nga aktiviteti partiak e kombëtar,heroit te kombit Sali Cekut.
Malli për Kosovën dhe shpresat e dëshirat për një zhvillim të shpejtë të saj ishin preokupim i bisedave te tij me miq e bashkëveprimtarë. Madje edhe në vizitat e fundit që i bëheshin atij,edhe pse e dinte se beteja me sëmundjen e tij të rëndë po i rrënonte edhe shume plane në aktivitetin e tij,sic ishte ajo për themelimin e Qendrës Arsimore,Kulturore Shqiptaro Gjermane,ku kishte arritur paraprakisht,që gjuhën shqipe ta fuste si gjuhë të
pranuar në sistemin shkollor gjerman,për fëmijët shqiptarë,që vijojnë mësimet në rrethin e Stolbergut me rrethinë,dhe kishin mbetur për t’u zyrtarizuar pas përmbushjes edhe të disa formaliteteve.
Ai kishte shpalosur edhe dëshirën e tij për formimin e një shoqate humanitare,pasi siq thoshte shpesh"më së miri e ndjej veten kur dikush gëzohet për një ndihmë,sado e vogël të jetë ajo"
Për figurën e veprimtarit Abedin Gashi,të entuziasmuar me aktivitetin dhe veprën e tij,disa nga shkrimtarët tanë i kanë kushtuar edhe pjesë fragmentesh ne krijimtarite e tyre,si:Adem
Gashi te,"Portali i fshehtë i jetës",Ali Podrimja,Sabit Rrustemi,Agim Gashi e Faruk Tasholli përmes librit publicistik "Afaristë shqiptarë në Gjermani".
Në komemoracionin e rastit për mikun e dashur e te nderuar,si edhe në varrimin e tij në Kosovë, Abedin Gashi,mbeti kujtim i çmuar për të gjithë ata që në cfardo mënyre njohën veprën dhe figurën e tij.
Abedin Gashi ne mesin e miqeve:Faruk Tasholli,Muharrem Ramabaja,Sabit Rrustemi e Muharrem Sfarqa

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:MËRGATA NDERON KOLOSËT E PAVARËSISË DHE LIRISË SË KOSOVËS
» Muharrem Sfarqa: Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës
» Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Muharrem Sfarqa:VETËM ME LDK-në KOSOVËS I SIGUROHET PËRSPEKTIVË EUROPIANE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi