Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferit Ramadani:Rilind përjetësisht (kushtuar Ndoc Gjetjes)

Shko poshtë

Ferit Ramadani:Rilind përjetësisht (kushtuar Ndoc Gjetjes) Empty Ferit Ramadani:Rilind përjetësisht (kushtuar Ndoc Gjetjes)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 11:18 am

Ferit Ramadani:Rilind përjetësisht (kushtuar Ndoc Gjetjes) 41622_1563102666_9118_n
Poeti Sabit Rrustemi sjell një ndër pezitë e fundit të Ferit Ramdani para shkuarjes në amshim.
Këtë poezi ia kishte kushtuar Ndoc Gjetjes
„Poezi nga FERIT RAMADANI: Ia përkushtoi mikut poet, sikur vetes së tij, njëkohësisht

Ferit Ramadani:Rilind përjetësisht (kushtuar Ndoc Gjetjes) 71505_453748954599_744374599_5247572_6712205_n

Ferit Ramadani
RILIND PËRJETËSISHT

(Ndoc Gjetjes)
Ferit Ramadani:Rilind përjetësisht (kushtuar Ndoc Gjetjes) 50354_177388247189_6451_n
Rilind përjetësisht ! Mbetet Ndoc Gjetja !
Ai hesht ! Vargjet derdhin sqotë !
Prej aty lind e rritet blerimi ! - Është vetja -
e kundronte jetën - të bëhet kuptimplotë !

E kanë nëpërkëmbur ? - Ashtu veprojnë djajtë !
Ata të zezën e mbjellin , e kultivojnë në gjak !
Ndoci - kërkonte horizonte ! Jo djathtë e majtë ...
Të kishte mirësia forcën për hak!

Nuk këkoj të dalë në kuvendin e grindjes !
UNI i tij - shkëndija , ndez shpresë !
Në ritualin e vargut - ia la forcën bindjes,
se : E bardha një ditë, s'do të mbesë e zezë !

Arriti çasti i ndarjes! Poeti u nis n'rrugëtim !
U mbulua me heshtje ! Tash flet "Dhjata ime "!
Ndoc Gjetja mungon! Rritet në kujtim !
E sjell malli t'rilindur ! Flet për rizgjime!


( Ky përkushtim i Ferit Ramadanit për Ndoc Gjetjen, ishte shkruar pak çaste pas lajmit për ikjen në amshim të shkrimtarit Gjetja. Këtë mëngjes të 25 tetorit, kur lexova lajmin për ishkuarjen edhe të vetë Feriti në amshim, m'u kujtua ky përkushtim poetik që aq shumë i gjason edhe jetës dhe veprës së vetë Feriti. Ç'ngjashmëri fatesh, shqiptarësh, shkrimtarësh! I lehtë, gjithnjë i lehtë dhe i ëmbël është dheu për krijuesit, poetët, që aq ëmbël i kënduan)

Sabit Rrustemi
Mëngjes i 25 Tetorit 2010, Gjilan“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi