Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD propozon tryezën e dytë për reformën zgjedhore

Shko poshtë

PD propozon tryezën e dytë për reformën zgjedhore Empty PD propozon tryezën e dytë për reformën zgjedhore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 27, 2010 8:34 pm

PD propozon tryezën e dytë për reformën zgjedhore


PD propozon tryezën e dytë për reformën zgjedhore Astrit-
Pas tryezës së të premtes për reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka propozuar mbledhjen e një tryeze të dytë të partive parlamentare, këtë herë në nivel ekspertësh.
Për ta realizuar takimin e dytë për reformën zgjedhore, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, u ka dërguar një ftesë të gjithë homologëve të tij, përfshirë edhe Gramoz Ruçi. Në letrën që është bërë publike, Astrit Patozi, njofton zotin Ruçi për kohën e takimit të premten dhe i kërkon që të konfirmojë emrat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste për këtë takim.
Nga ana e saj, Partia Demokratike ka ngarkuar Ilir Rusmalin si përfaqësues të interesave të saj në nivel politik, si dhe ekspertët e nevojshëm. Në fund të letrës, Patozi bën edhe një urim për mbarëvajtjen e tryezës së dytë për të finalizuar sa më shpejt misionin e saj të rëndësishëm.
Kur ende nuk ka një qëndrim të ri për tryezën e re të thirrur nga Partia Demokratike, ambasadori i OSBE-se, Eugen Wollfarth, u kërkoi partive të vazhdonin punën për reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të ODIHR-it, për të arritur standardet më të larta për zgjedhjet lokale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi