Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hashim Thaçin zgjedhjet e reja ka gjasa ta kthejnë në lider të opozitës

Shko poshtë

Hashim Thaçin zgjedhjet e reja ka gjasa ta kthejnë në lider të opozitës Empty Hashim Thaçin zgjedhjet e reja ka gjasa ta kthejnë në lider të opozitës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 3:45 pm

Hashim Thaçin zgjedhjet e reja ka gjasa ta kthejnë në lider të opozitës

Hashim Thaçin zgjedhjet e reja ka gjasa ta kthejnë në lider të opozitës Eelidaaa

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Kriza politike dhe institucionale po e orienton Kosovën drejt zgjedhjeve të reja parlamentare qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme, ku do të pritet që rreth 1.4 milionë qytetetarë të Kosovës të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës, sipas së cilës do të vendoset se kush do ta qeverisë Kosovën: nëse do të vazhdojë ta qeverisë PDK-ja, partia e Hashim Thaçit, e cila në kuvendin që mbajti sot e rizgjodhi si lider të saj kryeministrin aktual të Kosovës, apo Kosova do të ketë një kryeministër të ri, të dalë nga formacionet apo aleancat e tjera partiake.
Hashim Thaçi ka deklaruar para pak kohësh se partia e tij do ta udhëheqë Kosovën edhe në dy mandate të tjera, por kjo dëshirë e Thaçit mund të mbetet një ëndërr në sirtar nëse opozita aktuale dhe dy formacionet e reja partiake, Vetëvendosja dhe Fryma e re, do të organizohen në mënyrë të tillë, dhe në zgjedhjet e ardhëshme Hashim Thaçin do ta kthejnë në lider të opozitës. Këto janë privilegjet e pluralizmit partiak.
Por zakonisht, përpara se të futesh në zgjedhje të reja, strategjitë e fushatave elektorale të partive pjesmarrëse përcaktohen duke kthyer kokën prapa për të parë të mirat e të metat, përparësitë dhe dobësitë, arsyet e fitoreve apo shkaqet e humbjeve të fushatave të shkuara.
Nëse do të analizojmë statistikat e tre palë zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur në Kosovë, 2001, 2004 dhe 2007, do të vemë re se abstenimi ka ardhur duke u rritur, ku do të thotë se më tepër se gjysma e qytetarëve të Kosovës nuk kanë shkuar në votime, duke mos e ushtruar të drejtën e votës. Në zgjedhjet e 2004 pjesëmarrja ka qenë rreth 53% dhe abstenimi 47 %, ndërsa në zgjedhjet e 2007 pjesëmarrja ka qenë rreth 42 %, ndërsa abstenimi 58 %.
Po të analizojmë statistikat elektorale të partisë që ka qeverisur këtë mandat Kosovën, do të konstatojmë se PDK-ja në zgjedhjet e 2007 ka fituar 196.207 vota, që kanë përbërë 34 %, dhe duke e krahasuar me zgjedhjet e 2001 ku PDK-ja ka fituar 202.622 vota e me ato të vitit 2004 ku ka fituar 187.963, do të shihet se kjo parti ka pothuaj një elektorat konstant, e zgjedhjet i ka fituar jo se ka pasur rritje të elektoratit, por për shkak të humbjes të thellë të ish-rivales të saj LDK-ja e cila nga ana e saj ka pësuar një rënie drastike.
Në zgjedhjet e vitit 2001, LDK-ja ka pasur rreth 350 mijë votues, në ato të 2004 - 320 mijë, ndërsa më 2007, LDK-ja mori vetëm 129 mijë votues, duke humbur rreth dy të tretat ose rreth 200 mijë votues, 110 mijë prej të cilëve votuan për partitë e Pacollit dhe Dacit, një pjesë e vogël votuan për partinë e Ramush Haradinajt, ndërsa një pjesë tjetër iu bashkangjit abstenimit.
Në këtë kontekst statistikash dhe pakënaqësish nga ana e partive që kanë qenë në opozitë, duhet të ndërtohet strategjia e re, për të thithur elektorat e për të ulur shkallën e abstenimit.
Partia që ka dalë më e rrënuar prej statistikave, është LDK-ja, e cila tani ndodhet përpara një prove të vështirë reformuese, pasi Fatmir Sejdiu kërkon me çdo kusht kreun e partisë, pa marrë parasysh humbjet e njëpasnjëshme. Ndërkohë fraksioni i Bujar Bukoshit, që pritet të shpallet, dhe që do të kryesohet nga Ukë Rugova natyrisht që do të përbëjë ngjarje nga pritet një rikthim drastik i elektoratit, duke thithur edhe elektorat prej partisë së Dacit, e cila ka shans edhe t'i ribashkohet fraksionit që drejtohet nga Ukë Rugova.
Ndërkohë ndërtimi i aleancave dhe bashkëveprimi partiak duhet të kthehet në një trend të këtyre zgjedhjeve. Kjo prirje duhet të kthehet në një modus vivendi edhe për partitë e reja. Në një intervistë të njërit prej liderëve të partisë Fryma e re, nuk m'u duk interesant përgjigja e tij mohuese, kur e pyetën nëse mund të hynte në aleancë me Vetëvendosjen, sepse strategjitë që mbështeten duke përjashtuar apo vënë stërkëmbësha shkaktojnë konfuzion tek votuesi dhe pastaj kthehen në bumerang për vetë përjashtuesit.
Gjithsesi skena politike e Kosovës, tani ndihet të jetë më e maturuar. Andaj duket edhe më sugjestionuese. Por prova konkrete e këtij maturimi do të dëshmohet përmes uljes së abstenimit dhe një gare dinjitoze përmes zgjedhjes të më të mirëve dhe më të denjëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi