Shpallet fraksioni “LDK Ibrahim Rugova”
Faqja 1 e 1
Shpallet fraksioni “LDK Ibrahim Rugova”
Shpallet fraksioni “LDK Ibrahim Rugova”
Prej sot LDK-ja Ibrahim Rugovës e ka adresën pikërisht në këtë shtëpi, pra në Velani.
LDK e manipuluar nga Hashim Thaçi dhe interesat personale të Fatmir Sejdiu e ka adresën te Qafa.
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova e Bujar Bukoshi ndahen përfundimisht nga Fatmir Sejdiu dhe kryesia e LDK-së
(E plotësuar) Ukë Rugova, Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija, Dardan Gashi dhe një grup aktivistësh e udhëheqësish të LDK-së janë ndarë përfundimisht nga Fatmir Sejdiu dhe nga pjesa e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Të pakënaqur me rrjedhat e procesit zgjedhor në LDK e mbi të gjitha të revoltuar me mosdorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga LDK-ja, fraksioni i udhëhequr nga Bujar Bukoshi e Ukë Rugova kanë publikuar qëndrimin e tyre për rrjedhat e mëtejme në LDK. Ata thanë se kanë provuar që të bisedojnë me Fatmir Sejdiun për unifikimin e veprimeve të tyre brenda LDK-së por kanë hasur në “kokëfortësi” të Fatmir Sejdiut dhe grupit të tij në Kryesinë Qendrore të LDK-së. Ata sot kanë thënë se mbesin në LDK por ndryshojnë formën e veprimit brenda LDK-së në garën zgjedhore për zgjedhjet nacionale. B.S
Deklaratë për shtyp e “Lëvizjes Ibrahim Rugova”
Nuk krijojmë parti por alternativë të re brenda LDK-së
Sot ju kemi ftuar që të bëjmë publike vendimin tonë në formimin e një liste alternative të LDK-së me të cilën planifikojm të kandidojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Me vendimin për krijimin e listës LDK-“Ibrahim Rogova” ne nuk braktisim LDK-në, dhe nuk po krijojmë parti të re. Me këtë iniciativë po krijojmë alternativë për votuesit e LDK-së që janë dëshpëruar nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm i kësaj partie që nga marrja e udhëheqjes nga zoti Sejdiu. Ky vendim është marrë pas takimit të djeshëm me Fatmir Sejdiun ku ndër të tjera kam kërkuar që Sejdiu të lëshojë rrugën për reforma dhe ringjallje të LDK-së.
Për arsye thjesht individuale Sejdiu refuzoi kategorikisht çdo ide e cila do të sillte reforma, hapje ,ringjallje të LDK-së. Me këtë konsiderojmë që janë shterur të gjitha mundësitë për të gjetur rrugëdalje nga kriza në të cilën është sjellë LDK-ja
Që nga fillimi I shtatorit ne kemi identifikuar para nisjen e një krize e cila kulmoi ne sjelljen inatqore të kreut të LDK-së që solli vendin në krizë institucionale.
Në baza të përditshme, Dr.Bukoshi, z.Haraqija,z.Dardan Gashi, unë dhe I tërë ekipi jonë kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me anëtarë të kryesisë ,struktura tjera të partisë, njerëz të afërt me z. Sejdiu, si dhe me vetë Sejdiun për të tejkaluar situatën ku e solli ai LDK-në.
Kemi dhënë maksimumin për evitimin e kësaj situate, mirëpo pa marrë parasysh përpjekjet tona, kapricet personale të zotit Sejdiu, dhe klanit të tij nuk lejojnë asnjë kompromis që do të rrezikonte interesat e tyre personale. Në të njëjtën kohë kemi qenë në kontakte edhe me alternative të tjera ndaj zotit Sejdiu, të cilat poashtu kritik ndaj Sejdiut,nuk janë treguar të gatshëm të sfidojnë kartelin e zotit Sejdiu.
Për këtë arsye mendojmë se lista alternative është mjeti I vetëm për të ruajtur voten e LDK-së. Ne jemi të vetëdijshëm, që votuesi I LDK-së ka të drejtë të jetë I frustruar dhe I pezmatuar me udhëheqjen e deritashme e cila ndër të tjera ka arritur ta përgjysmojë partinë, ti humb tri palë zgjedhje prej vitit 2006, kur z.Sejdiu mori drejtimin e partisë. Në zgjedhjet e fundit para eres Sejdiu , LDK-ja kishte mbi 45 për qind të elektoratit, kurse 4 vite më vonë kjo parti nuk e ka as gjysmën e kësaj vote.
Prej sot LDK-ja Ibrahim Rugovës e ka adresën pikërisht në këtë shtëpi, pra në Velani. LDK e manipuluar nga Hashim Thaçi dhe interesat personale të Fatmir Sejdiu e ka adresën te Qafa.
Anëtarët e listës, platforma zgjedhore e saj dhe detajet tjera do të komunikohen brenda javës së ardhshme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ripërtërihet Ibrahim Rugova
» Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Autostrada Ibrahim Rugova
» LDK-Ibrahim Rugova koalicion me AAK-në

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi