Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-ministri Hyseni ka injoruar misionin tim lobues!

Shko poshtë

Ish-ministri Hyseni ka injoruar misionin tim lobues! Empty Ish-ministri Hyseni ka injoruar misionin tim lobues!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 30, 2010 6:26 pm

Ish-ministri Hyseni ka injoruar misionin tim lobues!


James Berisha niset në mision të ri “Fluturimi për Kosovën”Ish-ministri Hyseni ka injoruar misionin tim lobues! Fotoja%20James%20Berisha

Jam i lumtur që Skënder Hyseni nuk është më në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, sepse ai zotëri ka punuar sipas një praktike të sistemit komunist.

Piloti shqiptar James Berisha të dielën do të niset përsëri në një mision lobues për pavarësinë e Kosovës. Kësaj radhe ai do t’ia mësyjë Afrikës. Gjatë misionit të tij do të ndalet edhe në Greqi e në Maltë.
“Bota sot “: Z. Berisha ju së shpejti po planifikoni të niseni për një turne tjetër lobuese. A mund të na thoni se cilat vende të botës do t’i vizitoni?
J. Berisha: Po të dielën do të nisem edhe në 56 shtete, 54 prej tyre janë në kontinentin e Afrikës, si dhe do të ndalem në Greqi e në Maltë.
“Bota sot “: Ju keni filluar një fushatë interesante lobuese për shtetin e Kosovës. Prej nga ideja që të fluturoni nëpër botë për njohje të pavarësisë së Kosovës?
J. Berisha : Në shkurt të këtij viti bëhen 2 vjet prej se kam filluar të loboj për shtetin e ri të Kosovës. Deri më tash kam vizituar shumë shtete të Amerikës Latine e më gjerë.

Për 54 shtete afrikane nevojiten 34 viza
“Bota sot “: Cilat janë sfidat dhe problemet me të cilat jeni ballafaquar gjatë fushatës tuaj lobuese?
J. Berisha: Shpesh njerëzit më thonë: “A je i çmendur, sepse me botën nuk është lehtë të shtyhesh!”. Unë sot i kam 21 viza në pasaportat e mia, 11 viza në pasaportën e Kosovës dhe 10 në pasaportën e Amerikës. Për 54 shteteve të Afrikës nevojiten 34 viza, pastaj duhet të merren 13 vaksina, e shumë probleme të tjera burokratike. Pastaj fluturimi me aeroplan nuk është i lehtë, sepse nuk është sikur ta marrësh veturën e të shkosh në Gjakovë. Paramendoni mund ta merrni me mend se një administratë burokratike t’i humbë 6 orë për ta marrë një leje për të zbritur ose për t’u ngritur me aeroplan ose për të marrë karburant o diçka tjetër. Pra ka një burokraci, një logjistikë të tmerrshme, por duhet të tejkalohen të gjitha. Pavarësisht nga problemet që has në misionin tim, jam i gatshëm që për popullin tim të bëj gjithçka, sepse e meriton këtë sfidë shteti ynë.
“Bota sot “: A keni informata se fushata juaj lobuese ka filluar të japë rezultate?
J. Berisha : Unë e shoh si rezultat kur bëhet një publicitet pozitiv për shtetin tim, ai është rezultati që unë e mendoj. Kur do të na pranojnë këto shtete unë nuk e di, por kam detyrim që t’ia bëj një publicitet pozitiv Kosovës.
“Bota sot “: A jeni në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Kosovës për këtë fushatë lobuese dhe cila është përkrahja që keni nga kjo Ministri?
J. Berisha: Jam i lumtur që Skender Hyseni nuk është më në Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, sepse ai zotëri punonte me një sistem komunist, me një sistem që nuk shkon më.
Kam qenë në Ministrinë e Jashtme dhe jam takuar me zotëri Hysenin. Që në takimin parë në zyrën e tij ai u paraqit shumë injorant, madje arrogant, dhe nuk i pranoi realitetet që unë i thosha. Unë i thosha atij se janë shumë shtete të vendeve të Amerikës Latine që nuk dinë asgjë për shtetin tonë, ndërsa ish-ministri Hyseni thoshte se ne iu kemi dërguar letrat, por nëpërmjet Kombeve të Bashkuarave. Unë i thashë: “A keni informacione se a ka mbërritur letra në Surinam ose në Brazil e atij nuk i bëhej vonë për këto çështje...”
Tashti nga zëvendësministrja Vlora Çitaku kam marrë 42 letra që t’ua dërgoj ministrive të punëve të jashtme të shteteve afrikane. Në një shkresë të veçantë gjithashtu është e shkruar se misioni “Fluturimi për Kosovën“ është në pajtim me Qeverinë e Kosovë.
Sa i përket mjeteve ose financave më duhet të them se asnjë cent deri tash Qeveria e shteti tonë nuk e ka dhënë për këtë mision. I ka mbetur popullit që të vazhdojë të ndihmojë këtë mision.
Asnjë cent ndihmë nga Qeveria e Kosovës
“Bota sot “: A keni kërkuar përkrahje materiale nga institucionet e Kosovës dhe kush deri më tash ju ka ndihmuar për të realizuar lobimin tuaj?
J. Berisha : Po kemi kërkuar, por është një gjë e çuditshme, sepse vetë Qeveria jonë në fillim të misionit tim më ka kontaktuar për të më shtruar pyetjen se si mund të më ndihmojë në këtë mision. Por kanë kaluar dy vjet dhe asnjë ndihmë nuk kam marrë prej saj. Pra më kanë dhënë premtime, por asgjë konkrete.
“Bota sot “: Deri kur do të vazhdoni fushatën tuaj lobuese. Më saktësisht kur do të ndalet së lobuari James Berisha?
J.Berisha: Ia kam dhënë premtimin popullit që do të fluturoj edhe në Afrikë dhe këtij misioni do t’i shkoj deri në fund. Ky mision do të zgjasë katër ose pesë muaj, por nuk dihet definitivisht, sepse krejt varet nga problemet burokratike, nga dhënia e lejeve, nga problemet e aviacionit, të kohës, problemet teknike, gjërat që janë jashtë kontrollit tim. Por unë do të nisem në mision e pastaj do të ballafaqohem me problemet e tjera që do të më dalin gjatë udhëtimit.
“Bota sot “: Cili është mesazhi i James Berishës në prag të nisjes së misionit?
J.Berisha : Ky mision është edhe i popullit, sepse edhe qytetarët e Kosovës mund të kontribuojnë në forma të ndryshme në këtë mision. Unë i falënderoj të gjitha ata që e kanë përkrahur misionin tim ”Fluturimi për Kosovën” , posaçërisht, gazetat, televizionet, radiot . Intervistoi : Xhemile Kqiku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi