Mes Kosovës dhe Gjermanisë jam mes dy vendeve, mes dy ëndrrave
Faqja 1 e 1

Intervistoi: Elida BUÇPAPAJ
Kreshnike Mehmetaj, vasha që po bën emër në diasporë
Intervistë me Kreshnike Mehmetajn, vashën shqiptare që po shkëlqen në diasporë
Së pari është kënaqësi e veçantë për mua t'ju intervistoj, duke u nisur prej faktit se përfaqësoni fytyrën e bukur të brezit të ri të Kosovës, me background akademik, të arsimuar e formuar në Perëndim, për të cilët ka aq shumë nevojë sot Kosova.
Bota sot: Ju Kreshnike jeni nga Istogu, i cili shtrihet pranë Alpeve Shqiptare, e çfarë përbën Istogu e Kosova për ty?
K.MEHMETAJ: Kënaqësia është e imja dhe ju falënderoj. Istogu është pjesa më veriore e Rrafshit te Dukagjinit. Regjioni i Istogut fillon buzë Drinit të Bardhë e vazhdon deri tek kufijtë me Drenicën. Pa dyshim pjesa më e bukur e Dukagjinit. Është vendlindja ime dhe krenohem me atë vend, ka njerëz të mrekullueshëm. Kosova, shteti im, vendi im që më jep indentitet. Kur pyetesha nëpër entet e ndryshme këtu në Gjermani për shtetësinë nuk dija çka të them, tani e kam të lehtë: "Jam Kosovare, vij nga Kosova". Jam e lumtur që Kosova është shtet i pavarur.
Me presidentin Rugova krenohet e gjithë Kosova
Bota sot: Sa pashë se keni lindur në Istog, menjëherë më shkoi mendja tek Ibrahim Rugova që edhe ai është prej Istogut, po në familjen tuaj çfarë ka përbërë ky fakt?
K.MEHMETAJ: Me Presidentin Rugova është krenuar dhe krenohet e tërë Kosova. Kurse ne istogasit edhe jemi mburrë, edhe jemi krenuar.
Në familjen time, në dhomën e ndejës, aty ku rri varur fotografia e gjyshit tim të ndjerë, për krah saj rri varur edhe fotografia e Presidentit Rugova. Unë jam krenare që jam rritë në epokën e këtij njeriu kaq të madh të kombit.
Bota sot: Megjithëse ishit vetëm 7 vjeçare, a ju kujtohet kur e latë Istogut për t'u vendosur në Gjermani, dhe në çfarë rrethanash u detyruat që të largoheshit nga vendlindja?
K.MEHMETAJ: Nuk më kujtohen rrethanat, më kujtohet që kur jemi ndarë nga Gjyshi dhe Gjyshja kemi qajtë shumë. Pastaj një rrugë e gjatë, shumë e gjatë, për mua në atë moshë ajo ishte pafundësisht e gjatë. Kur arritëm në Gjermani ka qenë koha e Krishtlindjeve, qyteti ishte i stolisur me drita të shumta, më është dukur sikur në përralla. Pas festës fillova të shkoj në shkollë, stolitë u hoqën nga rrugët, filloi jeta e cila për mua si 7 vjeçare që nuk e kuptoja asnjë fjalë Gjermanisht ishte shumë e vështirë, shpesh kam qarë. Sidomos kur më kthyen në klasën e parë kam qarë dhe nuk kam dashur të shkoj në shkollë. Në Kosovë isha në klasë të dytë, këtu për shkak të gjuhës na kthenin një klasë mbrapa.
Bota sot: Lexuesi do të ishte i interesuar të dinte diçka për familjen tuaj?
K.MEHMETAJ: Gjyshi nuk jeton më. Gjyshja, ajo që më ka pagëzuar me emrin Kreshnike, jeton në Kosovë. Kam 6 xhaxhallarë dhe 5 halla. Babai im është më i madhi ndër dymbëdhjetë vëllezër e motra. Të gjithë janë të shpërndarë nëpër Europë. Babi ka kryer fakultetin e Gjuhës Shqipe në Prishtinë, por nuk ka pasë fat ta ushtrojë profesionin e vet. Kam një vëlla të madh dhe dy motra. Mami na rri mbi kokë, bën roje që të ecim rrugës së duhur, siç thotë ajo.
Bota sot:Ju u vendosët në Gjermani dhe për ju e familjen tuaj filloi një jetë e re, në kuptimin se do t'ju duhej të integroheshit në vendin që u bë për ju Atdheu i dytë, a e kujton Kreshnikja e sotme Kreshniken e vogël shtatë-tetë vjeçare?
K.MEHMETAJ: E thashë më lart, kur më kthyen në klasën e parë, për mua u përmbys dynjaja. Vitet e para ishin të vështira, pastaj me mësimin e gjuhës filloi jeta, por gjithmonë disi në pritje, në pritje për në kthim që nuk ndodhi kurrë. Dikur kam harruar se a isha duke pritur apo kisha parë vetëm ëndërr se isha duke pritur. Tani jetoj në mes dy vendeve, me dy vende dhe dy ëndërra.
Bota sot: Kreshnike cila ka qenë rruga e shkollimit deri në nivelet akademike?
K.MEHMETAJ: Pasi mbarova shkollën fillore e cila këtu zgjat 4 vite, fitova të drejtën për gjimnaz. Mbarova gjimnazin, bëra maturen dhe u regjistrova ne RWTH Aachen në Fakultetin e Shkencave Politike për magjistër. Mbarova studimet ne afat rekord dhe fitova titullin Magistra Artium.
Babi im më thoshte: “Do të bëjmë shtet!”
Bota sot: Keni magjistruar me shumë sukses në vitin 2008 në Universitetin e Aachenit në Gjermani në Fakultetin e Shkencave Politike për Socologji dhe Psikologji. Çfarë e ka motivuar përkushtimin tuaj kaq serioz për një arsimim sa më të plotë akademik, a ka qenë kjo një sfidë për ju?
K.MEHMETAJ: Gjatë shkollimit babi im na motivonte për mësim duke na thënë se duhet të mësojmë se i duhen Kosovës kuadro. "Do bëjmë shtet," thoshte babi, "duhen kuadro, s'është kollaj të bëhet shteti. Një ditë do t'ju mbetet juve ta udhëhiqni shtetin. " E kështu me radhë. Çdo dite ishim të rrethuar me lajme për gjendjen ne Kosove. Çdo mbrëmje babi dëgjonte lajmet dhe kështu u orientova për t'u bërë një ditë aktore e skenës në të cilën luante babai im. Pra, në skenën politike, dhe për këtë zgjodha shkencat politike.
Bota sot: Ju jeni nga Istogu i Kosovës por pjesën më të madhe të jetës të deritanishme e keni kaluar në Gjermani, çfarë përbën Kosova dhe Gjermania për ju?
K.MEHMETAJ: Siç e thashë më lart: dy vende, dy ëndërra. Kosova më tërheq Gjermania s'më lëshon. Kosova është vendlindja ime. Babai im thotë shpesh: "Çdo ditë për mergimtarin është dita e fundit në dhe të huaj", por, për çudi, nuk po marrin fund kurrë. Unë mendoj se mbase prapë se prapë një ditë do të jetë dita e fundit.
Bota sot: Ju Kreshnike keni një CV brilante në këtë moshë kaq të re. Për një kohë jeni angazhuar edhe në zyrën e Europarlamentarit Martin Schulc, a ju ka shërbyer kjo eksperincë në vizionin tuaj për të ardhmen ?
K.MEHMETAJ: Po, gjatë fushatës zgjedhore për Parlamentin Europjan kam qenë e angazhuar në shtabin zgjedhor të Martin Shulcit. Natyrisht, aty kemi kryer punë që janë përvojë e mirë për mua.
Përvoja në Kosovë ishte e mirëseardhur për mua
Bota sot: Ti Kreshnike je e lidhur shumë me Kosovën. Gjatë periudhës të studimeve ke bërë praktika studimore në zyrën e Presidentit të Kosovës, z.Sejdiu po ashtu edhe në zyrën për integrim dhe dialog rajonal pranë qeverisë së Kosovës në kohën kur kryeministër ishte z.Agim Çeku, e çfarë eksperience ka qenë kjo për ty ?
K.MEHMETAJ: Po. Gjatë studimeve duhej kryer edhe një praktikë, që i takonte pjesës së studimeve. Unë u përcaktova që të bej praktikë në një institucion shtetëror, këtu ose në Kosovë. Bëra ca kërkesa këtu në Gjermani si dhe në Kosovë. Pata fatin që nga Kosova më erdhi përgjigje pozitive. Jam ndjerë krenare dhe shumë mirë në Kosovë, më kanë pritur shumë mirë. Atëherë nuk ishte shpallë ende pavarësia, ka pasë lëvizje të mëdha të të huajve nga institucionet ndërkombëtare dhe nuk kam mësuar edhe aq shumë, se s´kishte mundësi, por përvoja nga Kosova ishte shumë e mirseardhur për mua, edhe pse studente.
Bota sot: Ndërsa tema e magjistraturës që ju e keni mbrojtur ka qenë: "Kosovos weg in die unabhängigkeit" "Rruga e Kosovës drejtë pavarësisë", që ju e keni botuar edhe libër. Tema e librit tuaj ka qenë shumë komplekse duke përbërë një tjetër sfidë për ju, e çfarë ju shtyu që ta zgjidhnit këtë temë e ta shkruanit këtë libër?
K.MEHMETAJ: Kur erdhi koha për t'u përcaktuar për temën e magjistraturës, u konsultova me babin dhe propozimi i tij që të shkruaj për Kosovën, m'u duk interesant. Në konsultim me profesorin tim ia thashë këtë dhe ai pastaj më këshilloi që të shkruaj për pavarësinë e Kosovës. Më vonë erdha tek titulli: "Rruga e Kosovës deri në Pavarësi." Dhe e kam bërë të tërën nga këndvështrimi i historiografëve të huaj. Nga dokumentet e institutit politik të Bonnit, Kölnit dhe Aachenit. Me ka ndihmuar shumë libri i Malcolmit „Kosova një histori e shkurtër" si dhe libri i Werner Daum „Albanien zwischen Kreuz und Halbmond" (Shqipëria midis kryqit dhe gjysmëhënës). Si dhe dokumente të tjera të botuara në institutin politik të Bonnit.
Bota sot: Ju jeni anëtare e LDK-së që nga viti 2006, në zgjedhjet e sapombajtura jeni zgjedhur nënkryetare e nëndeges së LDK-s për landin Nordreinvestwalen, po ashtu jeni zgjedhur delegate për në kuvendin e degës së LDK-së për Gjermani, e çfarë përbën për ju LDK-ja ndërsa politika a përbën për ju një sfidë tjetër ?
K.MEHMETAJ: Anëtare e LDK-së më duket se jam që kur isha 7 vjeçe. Babai është anëtar që nga fillimet e LDK-së dhe jam rritë me LDK-në. Por zyrtarisht jam nga viti 2006. Për mua LDK-ja është e vetmja parti ku mund ta shoh veten. Politika është e vështirë, arti i politikës është dika tjetër, ndërsa shkenca për politikën krejt tjeter. Por sfidë e radhës do të jetë për mua edhe politika.
Bota sot:Me këtë rast, e çfarë mendoni për të ardhmen e LDK-së e cila po kalon një periudhë të vështirë, nëpër cilat shina duhet të shkojë LDK-ja në të ardhmen ?
K.MEHMETAJ: LDK-ja në kuvendin e kaluar përjetoi një çarje nga e cila akoma nuk është shëruar. Kohëve të fundit ka tendenca përmirësimi të gabimeve. Kryetari i LDK-së dhe lidershipi i saj kanë marrë vendime për përtëritjen dhe konsolidimin e LDK-së. Për rreth ka shumë pluhur që ngrenë kundërshtarët, dhe mundohen me ia atribue LDK-së mossuksesin në qeverisje apo duke përsëritur se LDK-ja do ketë çarje etj. Por këto nuk qëndrojnë. LDK do të bëhet një parti atraktive për të rinjtë.
Bota sot: Ndërkohë prej 1 Nëntorit, pra vetëm pas dy ditësh ju do të filloni një praktikum në Bundestagun Gjerman, pasi keni fituar bursë dhe të fitosh një bursë në Parlamentin Gjerman nuk është fjalë goje, gjë që kërkon aftësi dhe përgatitje shembullore. A është kjo një sfidë tjetër për Kreshniken?
K.MEHMETAJ: Po, kjo është sfida e radhës. Kam shprehur gatishmërinë dhe dëshirën që të mbledh përvoja Gjermane dhe Evropjane. Nëse do ta kem rastin t'i sjell në Kosovë... shpresoj se do ta kem!
Unë ndërkohë si gazetare po i mbyll pak sytë e duke u nisur nga arritjet e shkëlqyera të Kreshnikes, dua të parashikoj të ardhmen e saj pas pak kohësh, a do të jetë Kreshnikja një parlamentare në Parlamentin Gjerman duke mbrojtur çështjen e Kosovës apo në Parlamentin e Kosovës ? Një gjë është e sigurt se do të jetë vetëm çështje kohe kur ky parashikim do të bëhet realitet. Sepse Kreshnike Mehmetaj e ka ndërtuar me përkushtimin e seriozitet të ardhmen e saj duke u shkolluar e formuar në Gjermani, në zemër të Evropës e duke treguar ty potencialin që ka rinia e Kosovës, si pjesë e rinisë evropiane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FARUK TASHOLLI:STUDENTËT SHQIPTARË NË AACHEN TË GJERMANISË FESTUAN PËRVJETORIN E PAVARËSISE SË KOSOVËS
» Dallimet midis rastit të Gjermanisë dhe Kosovës
» Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci
» Arsim Halili: Mbahet takimi poetik tradicional ''Pavarësia e Kosovës'' në Koblenz të Gjermanisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi