Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsim Halili: Mbahet takimi poetik tradicional ''Pavarësia e Kosovës'' në Koblenz të Gjermanisë

Shko poshtë

Arsim Halili: Mbahet takimi poetik tradicional ''Pavarësia e Kosovës'' në Koblenz të Gjermanisë Empty Arsim Halili: Mbahet takimi poetik tradicional ''Pavarësia e Kosovës'' në Koblenz të Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 04, 2010 1:06 am

MBAHET TAKIMI POETIK TRADICIONAL” PAVARËSIA E KOSOVËS” NË KOBLENZ TË GJERMANISË
Nga Arsim Halili
Arsim Halili: Mbahet takimi poetik tradicional ''Pavarësia e Kosovës'' në Koblenz të Gjermanisë U1_Poetet-KoblenzTubimi poetik hapet nga moderatorja e cila ka një zë brilant gjë që e bënë edhe më të këndshëm këtë organizim, znj. Pranvera Veliqi. Ajo fillimisht kërkon me një minutë heshtje t’i nderojmë të gjithë të rënët në fushën e nderit. Para të pranishëmve shpalos agjendën e punës brenda këtij tubimi të karakterit letrar.
Takimet i shpallë të hapura z Hasan Qyqalla, i cili edhe uron të pranishmit për pjesëmarrje. Qyqalla flet me pak fjalë për organizimet paraprak, gjë për të cilën, ky takim është i treti i radhës. Ai fton që të jemi tok gjithkund dhe të gëzojmë atë që e kemi merituar ndër vite, Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë. Qyqalla duke u uruar mbarëvajtje këtij takimi përmbyll fjalën e tij hyrëse.
Takimit i uron mbarëvajtje, ndërsa mysafirëve dhe të gjithë të pranishmëve të kalojnë sa më mirë, disidenti, poeti dhe njëherësh edhe kryetari i Lidhjes së shkrimtareve dhe artisteve shqiptar në Gjermani, z. Martin Çuni , uron që ta na thoni fjalë më të mira shqipe dhe uron që edhe të ardhmen të dalin libra të mirë shqipe.
Arsim Halili, paraqitet me një referencë me titull “Kontributi i krijuesve shqiptar nga Kosova Lindore për letërsinë shqipe”.
Tubimin e përshëndendet Nikollë Gjoni kryetar i shoqatës “Stublla “ në Gjermani.
Këtë takim e përshëndet kryetari i Lidhjes shqiptare për Gjermani Sebsastian Nuhiqi. Sadri Lata kryetar i PDK në Gjermani. Pas këtyre fjalëve, moderatorja, Pranvera Veliqi fton të pranishmit që ta kalohet në pjesën e punës së këtij takimi.
Vlen të theksohet se gjatë këtij takimi u bënë edhe përurime librash nga këta autor:
Mr.sc Kreshnike Mehmetaj përuron librin” Rruga e Kosovës drejt poezisë” libër i botuar në gjuhën gjermane dhe njëherësh është mbrojtur si tezë magjistrature në lëmin e shkencave sociologjike në Gjermani, flet Muharrem Sfarqa.
Alma Pahamihali, përuron librin me poezi “ Shtegtime Pulëbardhe”, flet Avni Alija.
Dibran Demaku përuron librin me poezi satirike “Dardha ka Bisht ”, flet Hasan Qyqalla.
agim gashi- rapsodi, përuron librin m poezi “ Me grykë pushke këndon Kosova” ,flet Muharrem Sfarqa.
Për librin”Dritë e Dituri”, Fletore pune për nxënësit shqiptar me mësim plotësues” flet autori i librit Nazmi Rudari
agim gashi- Drenica, përuron librin e tij me poezi për fëmijë “Gjysh të kam shoqe” flet Hasan Qyqalla.
Për të na relaksuar pak dhe për t’i dhënë ngjyrim sa më artistik, këtij takimi, rapsodi i njohur agim gashi, këndon disa këngë nga repertuari i vet.
Pjesa e tjetër e takimit fillon me leximin e poezive nga të poetet e pranishëm në sallë.
Vlen të theksohet për konkursin letrar në këtë takim ishin paraqitur mbi 120 poezi.
Poezi për këtë takim lexuan këta poet:Alma Papamihali, agim gashi- rapsodi, agim gashi – Drenica, Nazim Rudari, Sebehate Byci, Avni Alija, Martin Çuni, Shaip Ademaj, Selvete Preteni, Brahim Avdyli, Arsim Halili, Pal Sokoli,Hasan Qyqalla.
Dhe për fund u ndan çmimet për këtë konkurs letrar juria profesionale në përbërje të: Hasan Qyqallës, Dibran Demakut dhe Nikollë Gjonit vendosi si vijon:
Vendi i parë t’i takojë poezisë “Në zemrën tënde Kosovë, kam një copëz zemër” autore Mimoza Salihi me vendbanim në Itali.
Vendi i dytë t’i takoj poezisë “Tri hyjneshat” autor Brahim Avdyli me vendbanim në Zvicër.
Vendi tretë t’i takoj poezisë “ Poet ejani në vendlindjen time”autor Gjon Neçaj me vendbanim në Shqipëri.
Ndërsa çmimin e publikut e merr poezia “Kthehu” autor Arsim Halili Me vendbanim në Bujanoc.
Me këtë rast edhe i mbyllen punimet e këtij tubimi, i cili vërtet ishte për çdo lëvdatë dhe kjo le të kuptoj se diaspora jonë është e organizuar mirë, di të mbajë fjalën shqipe gjallë, qoftë përmes poezisë, prozës apo edhe këngës dhe organizimeve tjera. Me premtimin e tyre se përsëri do të bëjnë organizime të tilla edhe në të ardhmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi