Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 2:39 pm

LIBRI “ATENTATET” I IBRAHIM KELMENDIT SI ROMANI
I NASHO JORGAQIT “MËRGATA E QYQEVE”
Shkruan: Xhafer Leci




Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_XhaferLeci1
Xhafer Leci
Derisa popujt e zhvilluar po udhëtojnë me anije kozmike në planetët e largëta si Marsi, duke kërkuar atje jetë për pushime verore, apo për të gjetur miniera të cilat mund t’i shërbejnë njerëzimit në tokë, ku aktualisht jetojnë mbi 6 miliardë njerëz, ne shqiptarët akoma planifikojmë se kë duhet vrarë, njollosë, me fyer, denigruar, poshtëruar si dhe kë duhet akuzuar vënd e pa vënd, etj.

Romani I. K që përpiqet të sjellë fakte historike, jo që është i vonë, por siç duket shumë i një anshëm, prandaj po shkruaj rreth tij për sa kam qenë në rrjedhë dhe aq sa posedoj të dhëna gojore dhe të shkruara, me shpresë se protagonistët që janë apostrofuar në këtë “roman historik” do japin argumentet e tyre.

Jemi popull i vogël dhe i çuditshëm!
Fillimisht, përshëndes familjet: Gërvalla, Zeka, Ibrahimi dhe Hadri; bëhuni të fortë dhe ndjehuni krenarë që rritët patriotë dhe atdhetarë të cilët u flijuan për lirinë e vendit të vetë. Duke bërë këtë shkrim mospajtues, me shumë gjëra që ka shkruar autori i librit “Atentatet”, që në fillim kërkoj ndjesë nëse eventualisht do mund të më ketë dalur nga mendja ndonjë fjalë që mund t’i prekë ndjenjat e ndonjërit nga lexuesit.

Prej dëshmorëve që dhanë këto 4 familje, një numër i madh mërgimtarësh i ka njohur, Jusufin, Bardhin, Kadriun, Vehbiun dhe Enverin. Veprat e tyre kombëtare dhe patriotike janë shumë të mëdha, prandaj edhe respekti im ndaj tyre është i madh.

Gjithashtu, edhe për aq sa kam njohuri t’i hedh poshtë para opinionit disa të pavërteta që në librin e tij “Atentatet” i ka sjellë Ibrahim Kelmendi, sidomos për t’i mbrojtur ata që në këtë libër fyhen dhe denigrohen pa fakte, vetëm se mendonin ndryshe nga autori i këtij libri, ose vetëm pse ishin antikomunist si; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri, Emin Fazlija (alias Emil Kastrioti) etj.
Nuk është lehtë të shkruhet dhe flitet për vrasjen e këtyre tre pishtarëve të lirisë, sidomos pas një periudhe kaq të gjatë 25 vjeçare. Me këtë rast po theksoi: Të fyesh figurat që për vite të tëra kujtohen dhe nderohen nga shumica e shqiptarëve pa ofruar argumente historike dhe analitike, jo që është e pa përgjegjeshme, por vërtet shtrohet një pyetje e madhe; nga ky njeri i kishte dhe posedonte gjithë këto informata dhe nuk i nxori me kohë, me emra para opinionit, por tani i dramatizon në formë romani!?

Nasho Jorgaqi me romanin e tij “Mërgata e Qyqeve”, e ka përçarë mërgatën shqiptare në Belgjikë deri në përleshje. Edhe libri “Atentatet” i I. Kelmendit mund të sjellë përleshje të reja në mes të shqiptarëve !

Ndoshta nuk më takon mua të flas para atyre që ishin shokë të afërt të Jusufit, Bardhit, Kadriut, Vehbiut dhe Enverit, meqë unë nuk isha aq i afërt me ta. Ndoshta mund të kalojnë muaj apo vite derisa të tjerët ta thonë mendimin e vet lidhur me këtë libër kontraverz, e ndoshta disa nuk i hyjnë këtij mundi sepse mendojnë se është ende herët për të folur për shkak të situatës, siç është rasti me heshtjen për zbulimin e aktorëve të vrasjeve tjera politike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë!?
Parimisht, unë nuk pajtohem me ata që thonë; nuk merrem unë me Ibrahim Kelmendin se nuk ja vlen. Ndoshta ata e dinë më mirë, me që edhe janë njohur me të më mirë se sa unë.Të gjithë e dinë kush është ky person shumë i përfolur dhe i dyshimtë. Këtu ne nuk do të merremi shumë me I. K., por para së gjithash me të pa vërtetat e tij rreth shumë ngjarjeve që ai i përshkruan në libër, sepse ndjej obligim moral dhe kombëtar të flas dhe shkruaj kur dëshmorët tanë fyhen pa vend si ; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri etj. Tash ata nuk janë më gjallë, nuk mund të flasin, ndaj ne të gjallët e kemi obligim të flasim për veprat e tyre, t’i mbrojmë nga shpifjet që iu mvishen.

A zbulohen vrasjet duke shkruar romane? Jo. Sepse ato mund të zbulohen duke mbledhur fakte dhe dëshmi të gjalla nga secili individ që posedon informata, e pastaj me dëshmitarë të gjallë të ngrihet padia tek organet përkatëse të drejtësisë gjermane kur është fjala për vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e jo për këtë akt makabër të shkruhen libra të tipit të “Agatha Kristit” . Këtë punë duhet ta bëjnë organet e hetuesisë, pra ne të gjallët përmes fakteve dhe argumenteve të kontribuojmë të zbulohen atentatorët e kësaj vrasjeje shekullore. Ata të cilët janë të zhytur në atë krim i mbuloftë turpi, ndërsa ata që kanë spiunuar dhe kanë bërë pazare me Beogradin kundër popullit të vet, duhet të sillen domosdo para drejtësisë në shtetin e Kosovës që të marrin dënimin e merituar.

Nuk kam qenë i kyçur në organizimet ilegale, nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal, kam qenë vetëm pjesëmarrës në demonstrata. Shumë prej nesh nuk ishim as titoistë e as enveristë, pa ideologji politike donim t`i sherbenim popullit dhe vendit tonë, për arritjen e lirisë dhe të drejtave tona që na ishin cunguar nga jugosllavët.
Në atë kohë i kemi ikur thashethënave, sepse ishte kohë e vështirë. Si veprimtar i asaj kohe, por edhe tani, ndjej obligim moral dhe njerëzor që të shkruaj dhe ndihmoj në pasqyrimin e drejtë të historisë sonë. Mendoj se këtë të drejtë nuk mund të ma mohojë askush, ngase shpeshherë kam qenë pranë ngjarjeve dhe rrjedhave të tyre të cilat kanë ndodhur në mërgatën tonë, këtu në Perëndim.

Nëse mund të më përvidhet ndonjë gabim në vlerësime, si çdo njeriu tjetër, mund të jetë pa qëllim. Por unë nuk kam frikë nga e kaluara ime, sepse nuk ndihem i ngarkuar me të kaluaren time dhe jam i sigurtë se kurrë nuk kam punuar kundër vendit dhe popullit tim, për vendin dhe popullin tim nuk kam kursye asgjë. Sigurisht se një ditë do të hapen dosjet dhe për secilin do dihet e vërteta e biografisë dhe punës së tij, do dihet edhe se kush ka spiunuar kundër popullit të vet .
Me sa e kam kuptuar Romanin dhe intervistat e tij në mediat shqipe, del se I. Kelmendi nuk i ka paraqitur ngjarjet ashtu siç kanë qenë në realitet, posaçërisht rreth disa njerëzve të vrarë nga UDB-ja jugosllave dhe për disa të tjerë që janë gjallë të cilët unë i kam njohur. Këta të gjallët duhet të flasin vetë. Unë do të flas për dëshmorët e vrarë, dhe mendoj se kur flitet për ata, duhet të shkruhet drejtë dhe pa anime politike, ose nga pozitat e “superioritetit” patriotik siç flet dhe shkruan për këtë dëshmor, I. K.

Dy fjalë rreth librit “Atentatet”
Në fillim ky libër nuk të tërheq për ta lexuar deri në fund, nuk më dukej interesant tema ku flitet për fenë, krishtlindjet, etj. Sepse në botë ka besimtarë të feve të ndryshme, por ka edhe ateistë. Historia deri më sot nuk njeh asnjë shtet ateist, ani pse E. Hoxha e bëri Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Por, ja që tash për fat të mirë Shqipëria po merr frymë shlirëshëm dhe po e thithë ajrin dhe aromën e lirisë demokratike .
I. Kelmendi do duhej të ishte njohës i mirë i ngjarjeve të periudhës për të cilën ai shkruan në librin e tij, sepse ishte edhe pjesmarrës në disa organizime të drejtepërdrejta, të disa demonstratave dhe protestave në Perëndim. Sa ka qenë i sinqertë të paraqesë realitetin dhe të shkruajë të vërtetën, është kjo krejt një çështje tjetër.
Disa shokë dhe shoqe të I. K. po shkruajnë nëpër faqe interneti dhe po i japin atij përkrahje të pa rezervë, pa asnjë vërejtje edhe kur është fjala për personat që nuk i kanë njohur personalisht.
Mënyra e përkrahjes së shoqeve dhe shokeve te I. K. më duket jo reale e aq më pak të interesuar për të vërteten e asaj periudhe që të zbardhet realiteti , por më shumë apriori kush kundër kujt po shkruan, me fjalë tjera, simpati personale !
I.Kelmendi e ka botuar librin, por a qëndron e tëra që është thënë në të rreth ngjarjeve që flitet aty, është çështje tjetër rreth të cilës duhet diskutuar shtruar. As kush nuk mund të pretendojë se e ka të drejtën absolute të fjalës së fundit rreth ngjarjeve politike dhe historisë sonë, sado qofshin ato të dhimbshme dhe tragjike. Unë nuk besoj se I. K. mund t’i argumentojë me fakte gjithë ato akuza që ua mveshë disa ish-shokëve të tij. Çuditërisht mbi gjysma e atyre për të cilët shkruan i paraqet si të dyshimtë ose si bashkëpunëtorë të UDB-së!? Disa nuk i kam njohur personalisht, por mjafton fakti se ndaj atyre që unë i kam njohur personalisht, më del se I. K. ua mvesh disa gjëra të pa qena.
Si mund të thotë I.K.se nuk ishte komunist!? Përshëndetjet e tij me grusht, flamuri që mbante ishte me yll, ndërsa ashtu nuk përshëndeteshin ;Vehbi Ibrahimi dhe Emin Fazlija, por as nuk bartnin flamuj komunistësh etj.
Fjalët i merr era, ndërsa shkrimet i ruan letra.
Për mendimin tim të thuhet pas 25 vitesh se e njoh vrasësin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, është një papërgjegjësi shumë e madhe. E aq më keq nëse autori e paska ditur që nga koha e vrasjes dhe nuk ka folur ose e ka lënë në heshtje dhe kur në vend të drejtësisë, I.K. me romanin e tij do të argumentojë vrasjen e tyre në rrethanat e asaj kohe, sidomos ato të asaj nate të kobshme. Nëse siç thotë I. K. kur u vranë tre dëshmorët nuk duhej treguar vrasësit, sepse ishte situata e rëndë, atëherë pse nuk ikej edhe nga konfliktet politike në vazhdim?! Situatë e rëndë është edhe sot. Pse pikërisht tash në prag të definimit të statusit politik të Kosovës duhet dalë me librin ”Atentatet”? Ibrahim Kelmendi për mendimin tim mbanë përgjegjësi të madhe politike, që me kohë, menjëherë pas atentatit nuk ka folur aq sa ka ditur para shokëve rreth kësaj vrasjeje.
Ja si përgjigjet I. Kelmendi në pyetjen e gazetarit të gazetës “Express” në intervistën e bërë me të:
Express: Dorasi ka dhënë një alibi se ka qenë te motra..., por ju e demaskoni këtë?
Ibrahim Kelmendi:Unë e kam bërë këtë duke u thirrur në bashkëbisedimet që kam pasur
me krye-hetuesin, sepse ai thotë që motra ka qenë shumë mirë e përgatitur, e ka mbuluar shumë mirë , por nipat e tij me të cilët kam biseduar, ata kanë dëshmuar se daja i tyre s`ka qenë gati për dy vjet aty. Fatkeqësia e tij (krye hetuesit) është se ligji ia ndalon që të miturit të jenë dëshmitarë në gjyq..”
Express: Ju e dini se kush është vrasësi, ai është Rezili ,meqë ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur të miturit e motrës së tij tash janë rritur, ata mund të flasin në gjyq. Rezili jeton në Kosovë në një rajon të caktuar. Cili është obligimi moral i mikut të Jusufit i cili është gjallë?
Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral është që të testoj opinionin, kam të drejtë unë apo nuk kam të drejtë të shkeli mbi amanetin e Jusufit për të bërë pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit...Fund citati
Pasi që I. Kelmendi nuk e ka definuar këtë çështje, shtrohet pyetja si quhej kyrehetuesi dhe të miturit, nipat e R. Salihut, pasi që kemi të bëjmë më dëshmitarët e tri vrasjeve, emrat e të cilëve duhet të bëhen publik?
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Re: Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 2:42 pm

JUSUF GËRVALLA: “ NEVE NA VRAU UDB-ja JUGOSLLAVE ”

E dimë se Jusuf Gërvalla ka thënë; nëse vrasësit janë shqiptarë kurrë mos u zbulofshin. Mirëpo, çdo njeri nëse mendon pak duhet ta dijë se nuk ka logjikë fjala as amaneti i një të plagosuri rëndë. Mendoj se për raste të këtilla siç ishte gjendja e Jusufit i plagosur rëndë, duhet të flasin ekspertët si psikologu, psikiatri, kriminalistika e në veçanti drejtesia!
Dikush mund të thotë, po ky është libër dhe nuk i besohet krejt çka është shkruar aty.
Po intervista e I. Kelmendit dhënë gazetës “Express” është libër?
Ibrahim Kelmendi, sikur të ishte i sinqertë, pasi qenka 100% i sigurtë se Riza Salihu është atentatori dhe vrasësi i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, atëherë pse nuk e ka treguar deri tash aktorin ?!
Ne duhet pritur edhe më tej reagimet e familjeve Gërvalla dhe Zeka, familje këto që nuk e kanë fare të lehtë durimin, kur dihet se në mendjet e tyre vërdelliset shumëqka.
Jusufi ka një vajzë dhe dy djem të rritur e të shkolluar, ata deri më tash po heshtin.
Nuk e di a kanë folë-shkruar apo dhënë mendimin e tyre ende vëllazërit e Kadri Zekës?
Po ashtu duhet pritur edhe reagimin e familjeve Ibrahimi e Hadri.
Deri tash nuk kam lexuar në mjetet e informimit se dikush ka reaguar ndaj fyerjeve që janë bërë ndaj dëshmorëve Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit, nga enveristi i pa përmirsuar I. Kelmendi.

RUAJENI IBRAHIMIN !

Z. Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në një prononcim të tij në gazetën “Express” ka kërkuar nga opinioni që ta ruajë Ibrahim Kelmendin për dëshmi. Ka thënë se e admiron atë se i ka hyrë një pune shumë të madhe, edhe pse vetë Kelmendi është njeri shumë i përfolur. Ibrahim Kelmendi si autor i librit “Atentatet”, sipas familjes Gërvalla është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht drejtë një njeriu të dyshuar për vrasjen e vëllezërve të tij tyre dhe thotë se Rezili nuk është njeriu i vetëm i dyshuar, por janë edhe shumë të tjerë, ndër ata, thotë Hyseni, është edhe vetë Ibrahim Kelmendi si njeri shumë i përfolur rreth kësaj vrasje.

Për këtë, tash për tash H. Gërvalla nuk dyshon në Kelmendin për shkak se ky ka marrë guximin t`i hyjë hetimit dhe zbardhjes së rastit të vrasjes së vëllezërve të tij. “Pasi Ibrahim Kelmendi ka thënë se ka obligim moral për zbardhjen e rastit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, atëherë unë nuk dyshoj në të, edhe pse është përfolur shumë për të”, ka thënë Gërvalla. Në këtë rast, Hysen Gërvalla kërkon nga populli kosovar dhe mbarëshqiptar ta ruajë Ibrahim Kelmendin si dëshmi për vrasjen e vëllezërve të tij. “Lus popullin shqiptar që mos ta sakatojë Ibrahim Kelmendin, pasi që ai po di aq shumë për vrasjen e vëllezërve të mi”, tha Gërvalla.

E martë, 13 mars 2007

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_1A ka mundësi që I. Kelmendi të zbulojë vrasësin dhe t’i besohet në këtë “zbulim” kur dihet se policia gjermane është polici shumë e përsosur!?..Natyrisht se edhe policia gjermane mund të bëjë gabime si çdo polici tjetër në botë, por së paku nuk është polici e korruptuar si ato në vendet ballkanike. Drejtësia përdorë metodat e veta të punës sipas ligjeve, dhe natyrisht se nuk u beson gjithherë dëshmitarëve, kur mendon se mungojnë faktet.
Siç e dijmë, R. Salihu pas 5-6 muaj u lirua nga organet e policisë gjermane, si i pa fajshëm. Konsulata e Jugosllavisë në Stuttgart, ka ditur çdo gjë rreth këtij atentati, madje konsuli shqiptar i atëhershëm Bashkim Hisari, ka qenë në konflikt Politik me Bardhosh Gërvallen. B. Hisari duhet ta thotë të vërtetën, të cilën asnjëherë deri më sot nuk e ka thënë, ai di shumëçka për atentatin, si dhe shqiptarët që kanë bashkëpunuar me konsulatën jugosllave në Stuttgart .
Ibrahim Kelmendi , diku në vitet 1977-1980 vinte në vizitë tek dhëndri i tij, tash i ndjerë Ramush Kastrati në Plochingen si dhe te Hysen Gega në Esslingen. Unë, me Hysen Gegen, Beqir e Shaban Eminin Hajrullah Matoshin etj, punonim në fabrikën “SEL-Standard Elektrik Lorenz” në Esslingen. Hyseni dhe Beqiri flinin bashkë në një dhomë në Zeppelin Str.112 , e më vonë në nr. 140. Dyshohet se Riza Salihu ishte në shërbim të UDB-së dhe të Konsulatës jugosllave në Stuttgart, e ndoshta edhe në shërbim të Ambasadës shqiptare në Vjenë. I. Kelmendi, Riza Salihu, Hysen Gega etj, ishin shokë, dhe të gjithë janë gjallë.
Në gusht 1978, Shaban Emini për pushime verore udhëton në vendlindje Kumanovë. Shabani kapet dhe kontrolohet në kufirin jugosllav, në Jesenice, dhe tek ai gjendet material propagandues; disa broshura dhe libri “Azem Bejta dhe Shote Galica”. Shabanit i konfiskohet pasaporta dhe ai me 1981 dënohet dhe vuan 2.5 vjet burg. Materialin propogandues Shabani e kishte marrë nga Hysen Gega.
Edhe djalit të xhaxhait të Shabanit, Beqirit, i cili kishte udhëtuar vetëm një ditë pas tij për Kumanovë, policia ia kontrolon shtëpinë, por nuk i gjejnë asgjë. Dyshohet se Riza Salihu, mirrte vesh kush kur po udhëton në vendlindje dhe lajmëronte, por as për këtë nuk ka dëshmi.
Pasi është burgos Hysen Gega më 1980, R. Salihu vetëm edhe një herë ka qenë tek unë, shton Beqiri me 1984 në të pame për vdekjen e babait tim dhe më kurrë s’e kam takuar, e as nuk di gjë më për të, dhe nuk e dija as nga kush e ka marrë vesh se më kishte vdekur baba! Atëherë edhe banesën e kisha ndërruar, banoja në Werk str. 10 në Esslingen.
Unë e pyeta Beqir Eminin; si ta merr mendja ty Beqë, pasi e ke njohur bukur mirë R. Salihun a mund të jetë ky vrasësi i Jusufit, Bardhit dhe Kadriut? Beqiri tha; ka mundësi se ka spiunuar, por nuk e besoj t’i ketë vra ai me dorën e vetë.
I.Kelmendi për disa enveristë konsiderohet si patriot i madh, se ka bërë një veprimtari patriotike dhe atdhetarëe mbi 30 vjeçare etj. Ndërsa nga shumica e mërgimtarëve konsiderohet si njeriu me veprimtari të dyshimtë?!
Pse të dyshimtë?
1.-Gjatë varrimit të tre dëshmorëve më 5 shkurt 1982 në Stuttgart, derisa shumë pjesëmarrës në varrim qanim, nga dhembja shpirtërore që ndjenin për tre dëshmorët, Ibrahim Kelmendi , dukej sikur nuk ishte fare i mërzitur.
Remzi Ademaj pati lexuar një letër të dhimbshme. Remziu tash është hero i rënë në luftën e fundit në Kosovë )1998-1999). Foli një gjerman dhe një vajzë shqiptare.
Foli edhe Ibrahimi i cili dukej sikur të kishte zemër guri, fliste me zë të madh e të thekshëm-fuqishëm, sikur të ishte në brohoritje të parullave në demonstrata në sheshet evropiane. Me të vërtetë duhej dhënë zemër masës së pranishme, sepse ajo kishte nevojë për kurajo, për mbajtjen e moralit lartë, për ta vazhduar rrugën tonë drejt lirisë.
Ndoshta Ibrahim Kelmendi mendonte se pas Jusufit, Kadriut dhe Bardhit kishte mbetur më i dijshmi dhe për atë dukej jo fort i mërzitur..!
Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
2.- Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.
“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

Veç kësaj, për një kohë Riza Salihu ia ka kontrolluar korrespodencën Jusufit; se me çfarë mënyre ia ka arritur kësaj, nuk e di. Por më pas u krijuan dyshime mbi Ibrahim Kelmendin se vetëm ai ia dinte adresën Jusufit. Riza Salihu pas vrasjes së shokëve tanë, është burgosur nga policia gjermane. Pas demonstratës së organizuar në prill 1981 në Stuttgart ne shkuam në një sallë; aty erdhi edhe Riza Salihu, por pjesëmarrja e tij nuk është mirëpritur as nga Jususfi dhe as nga Kadriu.
Dyshimet janë mbështetur edhe në korrespodencën midis Jusufit dhe Ibrahimit. Në kopjet e letrave që m`i la Suzana, del qartë se midis tyre ka pasur mosmarrëveshje”,
përfundon citati.

3.- Edhe në vitin e turpit të 1997-ës kur Shqipëria u shkatërrua nga vet shqiptarët, Ibrahim Kelmendi pati shkuar me gazetar gjerman në Shqipëri. I. Klemendi pati fol edhe para bandave shqiptare, duke i lavdëruar ato se kinse po bënin mirë që po largojnë një qeveri të keqe nga pushteti, e që ata në realitet po digjnin Shqipërinë demokratike. Pas atyre ngjarjeve të dhimbshme I. K. botoi librin “Shqipëria jashtë Veriut dhe Jugut”. Vallë a kishte atëherë nevojë botimi i një libri i cili mbështeste “Revolucionin Demokratik të Vonuar” të Rexhep Qosjes? Libër i cili i ka kontribuar shumë përçarjeve të subjekteve politike në Shqipëri.
Të thirresh në emër të popullit dhe të bësh grevë urie si I. K. me disa shokë në Gjermani për largimin e dr. I. Rugovës, dr. B. Bukoshit dhe prof. dr. S.Berishës, kur poulli në mënyrë demokratike ua kishte dhënë votën, ishte hiç më pak se hile e madhe politike e tij.
Një pyetje të tillë gjithënjë e kam shtruar se në emer të kujt flet ky njeri ? Pyesim në emër të cilit popull thirrej I. K. kur e kishte të pamundur ta ndryshonte vullnetin e shumicës së popullit pa dhunë. Dhe dhuna në Shqipëri dihet se kujt i shërbente?! E pamë se si u shkatërrua Shqipëria nga vetë shqiptarët, pra u gëzuan Serbia dhe Greqia..!!
4.- më 1999, kur Presidenti dr.Ibrahim Rugova gjendej i kidnapuar nga Millosheviqi, më thërret Bedri Islami për një takim me Ibrahim Kelmendin. U takuam në Wendlingen në Bistro Cafe. Unë, B. Islami, I. Kelmendi dhe Raif Aliu. Bedri Islami m’u drejtua; Xhafer a njiheni me Ibrahimin? I them po, e njoh që moti. I. Kelmendi më pyeti; akoma je me LDK? Po i them. Më tha; a e dinë ti se I. Rugova është tradhtar? Jo i them unë, ai është kombëtar. Edhe për ty, i them unë Ibrahim prej vitit 1981 nuk flitet fort mirë, por sikur ta dija se je tradhtar, sigurisht se nuk do ulesha të pija kafe me ty. Për Christopfer Hillin i cili ato ditë zhvillonte bisedime me Millosheviqin rreth Kosovës, I. K. tha; ai është pro serb dhe se gruaja e tij është serbe?!
I. Kelmendin e njoh moti dhe shumë herë e kam parë në demonstrata, tubime homazhe etj. Ishte hera e parë të ulem diku me të, të bisedoj dhe pija kafe. Pas fjalës që i thash se nga 81-shi nuk flitet fort mirë për të, ai nuk më kundërshtoi as nuk më pyeti pse, kush dhe çka flitet për te? Për qëllimin e këtij takimi nuk folën as I. Kelmendi e as B. Islami. Sigurisht në start vërejtën qëndrimin tim të pa luhatshëm. Se unë nuk kam ndryshuar asgjë, pavarësisht gjendjes, përkrahja vijën politike të dr. I. Rugovës.
Rugova i kidnapuar dhe i detyruar të takohet me kriminelin Millosheviq, quhet tradhtar. Kurrë nuk kemi dëgjuar se I. Kelmendi apo ndonjë enverist tjetër ta ketë quajtur tradhtar Fatos Nanon, që qe takuar vullnetarisht me Milosheviqin në Kreta të Greqisë. Dhe nga Lisbona e Portugalisë , Nano na porositi ne shqiptarëve të Kosovës ta njohim Beogradin si kryeqytet tonin..!
I. Kelmendi në maje të gjuhës e ka fjalën që t´i etiketojë njerëzit me tradhtar, agjent, spiun i dyshimtë, i rrezikshëm kriminel etj. Të gjithë e dimë se në gazetën “Zëri i Kosovës” fyheshin shumë personalitete dhe figura të njohura të dëshmuara kombëtarisht si Akademik Fehmi Agani quhej “susllovi” rus, për akademik Mark Krasniqin po ashtu gjithçka flisnin keq e më keq.
Tani po i kthehemi intervistës së I. K. dhënë gazetës “Express” të dt. 10 mars 2007,
Prishtinë. Në atë intervistë I.K. thotë se në Gjermani erdhën shumë analfabetë. Dihet se analfabetë nuk ka pas gati fare, sepse shkrim-leximin e dinin të gjithë, por në vitet e 1970-ta kishte shumë pak intelektualë. Mjafton që I. Kelmendi ishte intelektual dhe kishte mundësi të luante rolin e “bosit” dhe t’i shfrytëzonte ata në emër të patriotizmit, sidomos disa patriotë dhe atdhetarë të flakët që i besonin.
Në Belgjikë gjithashtu shkruan se nuk kishte intelektual dhe se për atë e ka zgjedhur Zvicrën si qendër organizative, se kinse atje kishte shqiptarë me shkolla të mesme. Në Zvicër ka pasur shqiptarë me fakultete, por jo aq shumë si sot, ngase të shkolluarit erdhën në vitet 1990-ta. Po përmendi dy intelektualë të shkëlqyeshëm; Xhafer Shatri në Zvicër dhe Xhafer Durmishi në Suedi.
Në Belgjikë, intelektualë shqiptarë ka pasur para 110 vitesh. Me 20 mars 1897 Faik Konica nxori gazetat “ALBANIA” dhe “KOHA”. Edhe Enver Hadri para disa të tjerëve më 1974 ka botuar disa numra pa ylli të “Zërit të Kosovës”. Historia shqiptare nuk ka filluar me parullën “Kosova Republikë”dhe as me “Zërin e Kosovës”. Në Bruksel ka jetuar kolonel Muharrem Bajraktari etj. Më vonë kanë ardhur disa intelektualë si Enver Hadri, Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Behar Rexhepi, Ramadan Gashi etj. G. Azemi e R. Sahitaj kanë shkruar për E. Hadrin dhe Vehbi Ibrahimin sikur që edhe unë kam shkruar.
Pse I.Kelmendi thotë se kinse ai e paska përgatitur varrimin e Enver Hadrit më 25.1.1990, në Bruksel? Neve për vrasjen e E.Hadrit u informuam përmes lajmeve dhe shtypit,nga Stuttgart-i dhe Esslingen-i. Udhëtuam me dy autobusë, të cilët i vozitnin vëllezërit Nami e Jakup Ramadani.Unë kam përcjellur me vemendje varrimin. Foli Josef Diogardi, i cili akuzoi UDB-ën për vrasjet e shqiptarëve, dhe tha se ai do të shkojë nga Brukseli në Gjenevë, dhe atje do të kërkojë dënimin e Beogradit për gjenocidin që po ushtron ndaj shqiptarëve, njohjen e Republikës së Kosovës etj. Ndërsa Gani Azemi e Ramadan Gashi kanë qenë drejtuesit kryesor në ceremoninë mortore, ata folën për veprimtarinë e E.Hadrit, përkthyen nga shqipja në gjuhën, frenge, gjermane e angleze.
Askush nuk i beson I. Kelmendit se tek Enver Hadri nuk kishte parë kurrfarë intelektualizmi dhe se ai ishte në njeri i dyshimtë ose në shërbim të sigurimeve të huaja si UDB-ës etj, Unë, shton I. Kelmendi e kam përcjellur Enver Hadrin hap pas hapi.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Re: Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 2:53 pm

Po, këtë e besojmë. Se jo veç Enver Hadrin, por të gjithë veprimtarët shqiptarë me orientim të djathtë i ka përcjellur I. Kelmendi, sepse atë detyrë e kishte marrë nga SHISH dhe ambasadat shqiptare, të cilave është dashur t’u raportojë rregullisht.



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_2EnverHadri
E. Hadri
E. Hadri ka ditur të trokasë në derën e duhur. Portën e vërtet, pra në Parlamentin Evropian. Se a bashkëpunonte Enver Hadri me sigurimet e huaja apo jo, sigurisht jo me UDB-në,për kët akuzë I.K. nuk ka sjellur asnjë dëshmi, ndërsa me sigurimet tjera kjo nuk ka rëndësi, të gjithë e dimë se ai punoi shumë për popullin dhe vendin e vet, deri sa e pagoi me jetë. Pa diskutim se E. Hadri e dinte se liria na vjen nga Amerika dhe se bashkëpunimi me të ka qenë dhe është i plotëkuptueshëm. E dimë se Nosho Jorgaqi për romanin “Mërgata e Qyqeve” u pritë në audiencë tek Enver Hoxha. I. Kelmendin për botimin e romanit “Atentatet” po të ishte gjallë E. Hoxha do ta priste po ashtu në audiencën e tij.
Shokë dhe bashkëpunëtor të E. Hadrit që e kanë njohur shumë mirë kanë shkruar, duhet ende të shkruajnë dhe mos të lejojnë që të njollosen figurat e atdhetarëve shqiptarë siç ishte E. Hadri. Po ashtu besoj se Emin Fazlija ( alias Emil Katrioti) do të përgjigjet për vete dhe për bashkpuntorin e vetë Vehbi Ibrahimin. I. Kelmendi nuk mund ta përshkruajë sipas tekeve të tij figurën e E. Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, vetëm se i ka takuar dhe biseduar me ta ndonjë herë.
Në këtë rast mendoj se E. Hadri ka bërë më shumë se sa zhvillimi i shumë demonstratave. P.sh. sikur të ishte çliruar Kosova para 50 viteve me armë nga vetë shqiptarët, përsëri do të ulej në bisedime pranë tryezave të KS të OKB-s etj. Nëse nuk do kemi përkrahjen, sidomos të fuqive të mëdha nuk do njihet as pavarësia e Kosovës. Nuk është shumë vështirë të shkruash e të lavdërosh apo të kritikosh, por duhet shkruar realitetin, përndryshe njeriu duhet ballafaquar sy me sy me njerëzit.
Politika dhe diplomacia janë një art i vështirë, duhet përvojë e gjatë për ta mësuar atë, e disa nuk do e mësojnë kurrë politikën, sepse inatet dhe fanatizmi nuk i lejon ta ushtrojnë si duhet. I.Kelmendi thotë se të huajtë i dinin problemet tona por nuk u interesonte. Unë besoj se të huajtë në përjashtim të ndonjë diplomati apo historiani, e që në gishta mund të numroheshin, nuk kanë ditë as ku është Kosova, e lere më se në Jugosllavi jetonin shqiptarë.
Është turp të nënçmohet dhe fyhet pa asnjë fakt dëshmori i lirisë Vehbi Ibrahimi. Si ndjehet sot familja dhe shokët e tij. Kam pasur nderin ta njoh personalisht Vehbiun, qysh në vitin 1970-1972, kur Vehbiu punonte në Thiersee, Hotel Breitenhof, 7 km larg nga Kufstein-i në Austri. Në Kufstein punonim mbi 100 shqiptarë dhe shumica nga ata e kanë njohur V. Ibrahimin si atdhetar e jo si kriminel që qenka marrë me prostitucion, siç shpif I. Kelmendi.
Vehbiu e ka lëshuar Austrinë pas themelimit të Klubit jugosllav në Kufstein, diku kah mesi i viteve të 1970-ta, sepse Vehbiu ka kërkuar që klubit t’i vihet emri “Ismail Qemali”. Pasi që në Kufstein kishte më shumë shqiptarë se sa jugosllavë. Pas kësaj kërkese të Vehbiut, ku edhe konsulli jugosllav ka qenë prezent, V. Ibrahimi ishte në shënjestër të UDB-së. Konsulata jugosllave në Klagenfurt nuk ia ka vazhduar më pasaportën ndaj ajo ishte arsyeja e largimit të tij nga Austria.

DËSHMOR I KOMBIT DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE




Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_2VEHBIIBRAHIMI
V. Ibrahimi
Kongresi i -II-të i Partisë “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë më 14-15 -IV-1979, ndërsa Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.
Të shkruhet e flitet se V. Ibrahimi është marrë me kriminalitet dhe prostitucion, këtë mund ta thotë vetëm I. Kelmendi e askush tjetër. Emin Fazlija në fillim kishte pseudonimin Arben Kosova e më vonë Emil Kastrioti. I. Kelmendi thotë se Emini paska qenë i rrezikshëm dhe i dyshimtë!? I. K. shton tek Emin Fazlija; nuk ka pas mundësi të bashkëpunohej me të, sepse ka mund të vijë deri te vrasjet ndërmjet shqiptarëve. Pse I. Kelmendi e konsideron si të dyshimtë dhe të rrezikshëm Emin Fazliun. Për kë ka qenë i rrezikshëm Emin Fazlija?
Dihet se Emini luftohej nga titoistët dhe enveristët, megjithate ai luftonte për bërjen e Shqipërisë Etnike dhe shkatërrimin e Jugosllavisë së AVNOJ-t. Për këtë arsye me 1960 dënohet vetë i katërti. Gjykata ushtarake e Zagrebit për veprimtari politike dhe atdhetare i shqipton dënimin me 8 vjet burg nga të cilat i vuan 6, dhe lirohet më 1966. Pas shkarkimit të kriminelit nga posti i ministrit të brendshëm jugosllav Alesandër Rankoviq, Titoja amneston disa të burgosur, ku edhe Emini përfiton nga ky rast dhe lirohet. Unë me një rast e kam pyetur Eminin a ka biseduar ndonjëherë me Ibrahim Kelmendin për bashkpunim? Emini më është përgjigjur ; kurrë nuk kam biseduar për çështjen kombëtare, e as nuk kam pi kafe me të.
I. Kelmendi me disa enveristë tjerë, djathtistët nuk i kanë konsideruar kurrë si patriotë dhe kombëtarë, edhe kur ata kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut. Për ta s`pari ka qenë dashtë të jesh enverist e pastaj mund të jesh edhe patriot e atdhetar!?
Po të ishin gjallë Enver Hadri dhe Vehbi Ibrahimi nuk e besoj se I. Kelmendi do kishte guximin ti njolloste ata dy dëshmorë të kombit shqiptar. Gjykatave për raste të tilla nganjëherë u duhen muaj e vite derisa të kryhen proceset për të vërtetuar fajësinë, apo pafajësinë. Me ç`farë të drejte akuzon ky mjeran atdhetarët ?
Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_VIbrahimi3Regjimi i Enver Hoxhës kishte larguar nga vëndi i vet antikomunistët dhe shumë atdhetarë të cilët u shpërndanë në gjithë botën dhe kurrë nuk i la të qetë edhe në dhe të huaj. Si Nasho Jorgaqi dhe Ibrahim Kelmendi, ka pasur edhe të tjerë që në bashkëpunim me konsulatat shqiptare shpërndanin literaturë të E. Hoxhës, e nuk bënin punën që duhej bërë, integrimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me botën, por shanin revizionizmin angloamerikan etj. Dhe se çfarë i solli kombit politika enveriste, e pamë të gjithë pas vitit 1990..!?

I. Kelmendi tregon se E. Hadri pati filluar të mbledh para dhe nuk tregon për çka?
Unë mendoj se për ta vazhduar punën e çështjes shqiptare, e jo për xhepin e vet ?
Tash, Ibrahim Kelmendi e ka obligim moral dhe njerëzor që para se të shkruante romanin do duhej ta denonconte “vrasësin” e dëshmorëve të kombit në prokurorinë gjermane dhe ate kosovare, dhe pse jo edhe tek ajo ndërkombetare, dhe vërtet nëse do dënohej vrasësi me fakte, atëherë libri i tij do ishte një sihariq për shqiptarët. Por, derisa Rezili ecë shlirë në Kosovë, do të ketë shumë komente për këte libër “senzacional”!?

Pastaj meqë njihen mes vete me siguri se Riza Salihu do t’i thotë diçka Ibrahim Kelmendit, sepse akuza që i ngarkohet Riza Salihut nga I. K. nuk mund të mbetet vetëm në letër..! Pasi që organet gjermane R. Salihun pas disa muajve burg e kanë liruar, organet e drejtësisë së Kosovës nuk e kanë të lehtë ta ngrisin procedurën kundër tij, sepse krimi ka ndodhë në shtetin gjerman. Këto që theksova më lartë le t’i vlerësojnë lexuesit dhe le t’i japin mendimet e veta. Sepse vrasjet nuk mund të vërtetohen duke shkruar libra (lexo: aktakuza) në stil romanesh, pa e thënë fjalën e fundit drejtësia. Po ashu posedoj shkrimet e 8 gazetave gjermane, të përkthyera në gjuhën shqipe, pra edhe ato të cilat kanë shkruar për Riza Salihun.
Ibrahim Kelmendi edhe në intervistën dhënë revistës “Republika” të Sali Kabashit përgojon figurat politike dhe kombëtare si Hafiz Gagicën, se kinse sigurimsi i UDB-së jugosllave Selim Brosha paska vizituar atë në zyrën e LDK-së në Stuttgart dhe se I. Kelmendi paska informata për këtë!?



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_5
Në ambientet e varrezave kryesore në Bad Canstat, Stuttgart Gjermani, viti 2001, 20 vjet rrjesht u bëmë nderimin 3 dëshmorëve të kombit (Jusufit, Bardhit e Kadriut). Ishte viti i fundit dhe tani trupat e tyre pa jetë, pushojnë në Kosovën e lirë martire, për të cilën luftuan e dhanë jetën. Nga e majta i dyti: Gani Geci, Shpend Shala, Hysen Gërvalla, Agim Kamberi, Qemajl Morina, Xhafer Leci, Nebi Geci,Avdyl Gërvalla dhe Emrush Çekaj.
A thua nuk paska pasur vend tjetër ku të takohet H. Gagica me S. Broshën, përveçse në Zyrët e LDK-së në Stuttgart?! Çfarë shpifje e kulluar!
Ajo që shkruan I. Kelmendi për takimin e Selim Broshes me H. Gagicen në zyrat e LDK-së është fyerje e rëndë edhe për 36.000 antarët e LDK-së, sa ishim dikur në Gjermani. Për ne kjo është një gënjeshtër si shumë tjera, për të cilat nuk i zëmë besë askujt, e aq më pak I. K. Një lansim i tillë ka qenë në vitet e 90-ta, tani u vërtetua se nga ka dalur një dezinformatë e tillë! Sikur të kishte fakte të tilla, me siguri do e thonin publikisht edhe ata që e kanë pa, sepse dihet që organizimi i LDK-së ishte legal dhe gjithashtu edhe i Gagicës dhe gjithë të tjerëve që nuk kanë pas pseudonime, prandai shtrohet pyetja, kush ishin këta keqedashës të një levizjeje të fuqishme politike që përpiqeshin të dezinfomonin opinionin, por për fat pa sukeses ! Ne sikur ta njihnim H. Gagicen si njeri të dyshimtë, jo një dekadë, po asnjë ditë nuk do ta lejonim të jetë kryetar yni, sepse do ia merrnin imunitetin ne anëtarët e LDK-së. Ne dimë mirë se në zyrat e LDK-së përherë ka qenë dikush kujdestar, qoftë nga kryesia e Degës, ose nëndegëve apo aktiveve. Mendoj se për një shpifje të këtillë z. H. Gagica duhet ta padisë në gjyq I. Kelmendin. Kurrë nuk kam dëgjuar nga anëtarësia e LDK-së dikend të ketë folur për këtë vizitë të S. Broshës në Shtutgart.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Re: Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:05 pm

NJOFTIME MBI VRASJEN E SHTETASVE JUGOSLLAV
(Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982)



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_8
FAKSIMILI NGA GAZETA GJERMANE “Südwestdeutsche Zeitung e dates 30 Janar 1982
Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vëzhguar një kohë të gjatë para kryerjes së veprës...!
Dymbëdhjetë ditë pas vrasjes së tre mërgimtarëve shteatas jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-it, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar hetimet kërkimore. Organet hetuese po kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vjet, të cilët disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përveq kësaj, organet hetuese kërkojnë një shtetas jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, pasi që nuk kishte dëshmi të sigurta kundër tij .Viktimat e atentatit, deri tash më të rëndë, në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të nxitet për t'u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm pak para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, pak para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllezërve, kanë bartur, në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Poashtu tërheq mendjen edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve dhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shiko fotografinë), do të ketë " ndryshuar drejtimin" e dërgesave postale të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe i ka përvehtësuar atë. Njëherit ai ishte përpjekur, siq kishte informuar policia, t´i posedojë edhe letrat e vëllezërve Gërvalla.




Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_RizaSalihu
Riza Salihu
Policia kërkon shtetasin jugosllav, Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronsinë e vet postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër të cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera.

(Stuttgarter Zeitung- Gazeta e Stuttgart-it ,19 janar 1982)

Në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it – përgjegjës, shërbimi sekret jugosllav?
Nga bashkëpunëtori ynë në Untergruppenbach,
Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre shtetas jugosllavë që jetonin në egzil. Diku rreth orës 22, 15 h, në qastin kur tre të huajtë nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndërsa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin shtetas jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë. Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllaun e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. Nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spital. Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viti 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Landi Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav. Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kurse kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deritashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburg-ut, Lörach-ut, Offenburg-ut, si dhe në liqenin e Bodensee-së. Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli.




Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_11
VRITEN TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË
E TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM
Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale ( Gjermani, shënim i përkthyesit )
Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre shtetas jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarëve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Pas mërgimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti prapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën prapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafërsisht tri metra qëlloi në brendi të veturës. Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizorisht, dëshmuan banorët e lagjës "Habichtshöhe" të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërcilindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit. Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes kishin gropuar thellë në borë, motori ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur prapa timonit, bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë. Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasifikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri. Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: "Këtë e bëri SDB"-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-"Sluzba Drzavne Bezbednosti." Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: "E tëra duket si një ekzekutim". "Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, "tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese". Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambasadat, konsulatat dhe përfaqësuesit e vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëjtën mënyrë.



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_12
Der Spiegel (Revista pasqyra) 25 janar Nr. 4/1982
Vendveprimi i Shoot-out'it balkanik ishte gjithnjë Republika Federale dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.
Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarëve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: "Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t'i kryer problemet e tyre ndërshtetërore". Pranë kroatëve,ndërkohë kanë rënë edhe mërgimtarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qëndresa në Autonominë Shqiptare të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se prapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konsulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.
Prill 2007 Gjermani



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_13
Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heilbronn Untergruppenbach
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Përpjekjet e kota të nostalgjikëve komunistë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:07 pm

Fushatë zgjedhore
PËRPJEKJET E KOTA TË NOSTALGJIKËVE KOMUNISTË
Nga Xhafer Leci
DR. IBRAHIM RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U LUHATUR KURRË TË GJITHA STUHIVE NGADO QË ATO FRYNIN, 15 VITE NË FRONT MË ARMIKUN NUK ISHIN TË PAKËTA DHE TË LEHËTA
Askush deri më sot, nga kundërshtarët e jashtëm dhe të brendshëm nuk mundi ta venë në mes kulle dhe çekani, presidentin Ibrahim Rugova, vigan, diplomat dhe politikan largpamës.



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_leci-rugova
Nga e majta:Ramë Dreshaj, dr. I. Rugova,Avdyl Muçiqi, Veli Fazliu dhe Xhafer Leci Leonberg-Gjermani, 1993
Tani kemi zgjedhjet e 23 tetorit 2004 dhe nuk dëshiroj të përmend emra njerëzish, sepse populli i di vet se kush janë më të merituarit. Disa “orë” dhe horra, ora e ligë i marrtë dhe partiza tjera qesharake, që siç u krijuan ashtu edhe do shuhen. U formuan nga liderthë sa për ta turpëruar vetën dhe gënjyer popullin. Gjatë regjimit titoist disa “liderë” shqiptarë bënin jetë luksoze dhe të njëjtit edhe sot ëndërrojnë Jugosllavinë titoiste, duke shpresuar se mos po kthehet regjimi fantazëm serbosllav. Disa nga “bosat” e atëhershëm komunistë, por edhe prindërit e tyre dikur ruanin Jugosllavinë që të mos shkatërrohej. Edhe tash po shpurthin në forma të ndryshme dhe po formojnë partiza, me qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë me qëllim të largimit të dr. Rugovës nga skena politike, por enveristë-titoistët kanë harruar se janë vonuar, madje janë vonuar tepër. Kur në vitet 1989/90/91 dr. Rugova u ipte intervista gazetarëve dhe agjencive të ndryshme të botës për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve të Kosovës, shumë sish që sot krekosen apo më mirë të them krrokasin, ishin futur në “birë të minit” dhe s’u dëgjohej zëri për së gjalli madje edhe Rrahman Morina në një rast më 1990 e pati „hëngër“ kur pati thënë se kishin gabuar që nuk e kishin burgosur dr. Rugovën. Ju kujtohet apo jo, kjo deklaratë publike e sahanlëpirësit Rrahman Morina. Mund të mos e kemi mbajtur mend, sepse si duket edhe ato pak mend që kishit ju kanë tretur. Të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet që bëhen populli i din dhe mos harroni se gjyqi i popullit është shumë i rëndë dhe askush heret a vonë nuk mund t’i shpëtojë. Sa për dr. Rugovën s’kenë pse të merakosen, sepse ai ka ditur, dinë dhe do të dijë të mbrohet nga intrtigantë dhe arrogantë të tillë. Të prirë nga dr. Rugova shqiptarëve nuk do t’u ndodh ashtu sikur na ka ndodhur që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e këndej, kur shqiptarët dilnin në grupe dhe programe, platforma e kërkesa të ndryshme sa që as diplomatët europinë nuk i binin në fije se çka kërkonin dhe çka donin shqiptarët, gjë që shkaktonte huti të të huajt, prandaj edhe kërkesat nuk mirreshin seriozisht. Pra për çështje madhore, për formimin e shtetit nuk mund të bisedohet me grupe minore, as me njerëz që me shpesh i ndërrojnë bindjet politike se sa rrobat e trupit. Pra, duhet mbajtur zgjedhjet, ashtu siç janë mbajtur, janë krijuar istitucionet shtetërore, kuvendi, qeveria, është zgjedhur presidenti, në rastin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili edhe e ka legjimitetin të flasë në emër të popullit. Në mungesë të organizimit të mirëfillt shtetëror në vitet e sipërpermendura kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë e humbnin kuptimin. Kështu gati ndodhi kah mesi i viteve 90-ta edhe me Kosovën, por falë vigjilencës së dr. Rugovës, dr.Fehmi Aganit, dr. Mark Krasniqit etj. punët rrodhën drejt. Kur vinin delegacoine të huaja për bisedime në Prishtinë, pasi e takonin presidentin Rugova, dikush u thoshhte atyre se nuk ka biseda të plota me shqiptarët nëse nuk e keni takuar Qosjen dhe Demaçin, për të cilët populli e dinte se kënd përfaqësonin ata. Sot atyre gati sa nuk u dëgjohet më zëri, sepse e kanë zënë vetëvten peng me hilet politike që bënë ndaj Rugovës. Dr. Rugova me shokë diti dhe po dinë të kërkojë dhe mbrojë interesat kombëtare. Më në fund diplomatët e huaj kuptuan se më të vërtetë në Kosovë ka një lider të siqertë, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli me të cilin patjetër duhet bisduar. Disa që thonë se Rugova i ka mësuar përmendësh disa fjalë, të cilat i përsërit gjithmonë. Ata nuk marrin vesh asgjë në politikë, sepse nuk mund të bësh politikë duke i ndërruar fjalët dhe kërkesat çdo ditë në stilin dje kërkon diellin dhe sot kërkon të bie shi. Ata që ndërrojnë dhe manipulojnë me opsionet dhe kërkesat politike të 2 milionë shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nuk kanë vend në politikë dhe as në diplomaci. Edhe ata që thonë se Rugova ështe mendjemadh, se nuk del të bisedojë me popull, as kjo shpifje s´është e vërtetë. Aty ku ka patur siguri ai ka shkuar. Dr. Rugova përherë kur ka ardhur në diasporë si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Amerikë është takuar me bashkatdhetarët dhe ka biseduar plotësisht i lirë me ta, sikur edhe vetë të ishte mërgimtar e jo president i mbi dy milionë shqiptarëve. Pra, le të fitojnë ata që nuk e mashtruan dhe varfëruan popullin shqiptar në këto pesë vitet e fundit.
Xhafer Leci, Gjermani ( Bota sot dt. 9.10.2004, f.16)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Qëndresa e Jasharajve, histori më vete...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:10 pm

Xhafer Leci: Qëndresa e Jasharajve, histori më vete...
Shkruan: Xhafer Leci
Me siguri, njerëzit jo vetëm nga pamja fizike, por edhe ajo shpirtërore nuk janë të njejtë. Masakrat e Jasharajve të 5 marsit 1998, si dhe qindra të tjera që ndodhën gjatë luftës çlirimtare 1998-99 në tërë territorin e Kosovës, janë rastet më mizore që ka përjetuar populli shqiptar individualisht dhe kolektivisht. Akoma një pjesë e madhe e popullatës sonë jetojnë me pasoja të rënda psiqike, trauma, ngarkesa depresive-psychosomatike, etj. Me 23 dhjetor 1991, Zenel Jashari, kusheri i afërm i komandantit legjendar Adem Jashari, udheton nga Stuttgarti i Gjermanisë për në Kosovë.



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_leci1
Gusht 2000, Para shtëpisë muze dhe varrezave të dëshmorëve Jasharaj. Xhafer Leci me familje
Me 30.12.1991, policia serbo-çetnike bënë rrethimin e lagjës së jasharajve në Prekaz. Më këtë rast ata burgosën 54 persona në burgun e Mitrovicës, ndër ta edhe mysafirët kalimtarë. Zenelit i marrin 80.000 DM ( tetëdhjetmijë maraka gjermane), dhe disa copë armë që kishte me leje dhe pa leje. Tërë familjen, burra dhe gra na kanë malltretuar fizikisht e psiqikisht, edhe nënën time 80 vjeçare, thotë Zeneli. Ky burgosët bashkë me dy vëllazërit Xheladinin dhe Xhaferin, i dyti ish polic i larguar nga puna më 1990, si shumica e shqiptarëve. Siç rrëfen Zeneli, shumica u liruan të nesërmen, Shaban Murat Jashari baba i komandantiti legjendar Adem Jashari u lirua pas tri ditësh, por e kishin malltretuar tepër rëndë fizikisht dhe psiqikisht, sa nuk e mbanin këmbët. Edhe Bilall Jasharin e Hasan Hamitin nga Prekazi i Epërm i malltretuan shumë, shton Zeneli. Zenelin e mbajnë në burg dy muaj e gjysëm, e rrahin brutalisht, duke e akuzuar se ato të holla i kishte sjellur nga Gjemania në Kosovë bashkë me shokët për të blerë armë!? Nga viti 1992, komisioni i mjekëve gjermanë ka konstatuar se Zeneli 70% është i pa aftë për punë. Zenelit me djalin dhe nipin policia serbe u konfiskon pasaportat. Për tu kthyer në Gjermani pa pasaporta ilegalisht, bëmë një rrugë shumë të mundimshme dhe të gjatë duke kaluar nëpër shumë shtete lindore derisa arritëm në Gjermani. Për mua, djalin Fatmirin dhe djalin e vëllaut Ahmetin rruga ilegale na kushtoi 20.000 DM. Zeneli nga ajo kohë është bërë shtetas gjerman jo më dëshirë, por këtë ia imponojë situata e sipërpërmendur. Diku kah fundi i marsit i vitit 1992 më telefonon Zeneli dhe më thotë; Xhafer a ke dëgjuar se çka ka ndodhë në Prekaz? Po i them, si jo! A ke kohë të shkojmë në zyre të LDK-së në Stuttgart? Po si jo, i them. Zeneli me djalin Fatmirin dhe nipin Ahmetin erdhën tek unë në shtëpinë time, bashkëshortja ime Refikja u bëri nga një kafe, ishin të lodhur dhe të rraskapitur sa të vinte keq t’i shikoje drejt në sy. E ftova z. Mejdi Laçaj dhe së bashku shkuam në zyre të LDK-së në Stuttgart. Aty na pritën z. Hafiz Gagica si dhe i ndjeri Sali Çeku. Salihu, si jurist dhe më përvojë që ishte e pyeti gjërësisht Zenelin për ngjarjen. Dhe më në fund Salihu iu drejtua;A të pyetën për Adem Jasharin? Po i tha Zeneli. Çka u the ti atyre? U thash; çka di unë nga Gjermania se ku janë dhe çka bëjnë ata? Ndërsa z. Gagica si më humor e pyeti se kur po shkojmë me e kallur luftën? Zeneli iu përgjigj: gati jam kurdo të më thirrni. Z. Gagica e pyeti se a ke nevojë për ndihmë finanziare? Jo i tha Zeneli, sepse ka skamnorë më të nevojshëm se unë, sepse unë së paku e kam vendin e punës këtu në Germani. Salihu gjatë tërë bisedës shënonte në bllokun e tij.
Si i shpëtuan masakrës familjet e vëllazërve të Zenel Jasharit më 5 mars 1998?
Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_leci2Në vitin 2000 i bëra një vizitë me gjithë familjen time varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe viktimave tjera. Pas homazhit, si të gjithë vizitorët tjerë vizitova shtëpin muze. Hyra në oborrin e shtëpisë së Rifatit, dhe e thirra Rifatn, ai doli në oborr, dhe pasiqë njihëshim edhe më herët u përqafuam, ku menjëherë më tha: Xhafer ti me djalë hynë në këtë shtëpi dhe gruaja jote me vajzat le të shkojnë në shtëpinë tjetër, sepse kam musafirë tjerë. E falenderova shumë për mikpritjen që të hyjmë brenda, mëqë kishte filluar të afrohët mbrëmja. I thash se kam pak kohë dhe se dëshiroj ta vizitoj edhe familjen e Xhafer Jasharit, pasi që jam këtu dhe me Zenelin njihemi vite të tëra. U përshendetëm me Rifatin. Hyra në shtëpinë e Xhafer Jasharit. Pas përshëndetjes pimë nga një kafe dhe fillova ta pyes se si i shpëtuan masakrës meqë shtëpia e tij dhe e vëllazërve gjendej vetëm nja 100 m larg nga shtëpia e Rifatit Jasharit. Fillimisht më thotë: e kam ditur se kurrë shkau pa luftë nuk do të ikë nga Kosova. Edhe pse e dij se shkau gjithmonë ka bërë masakra, kam menduar se në shekullin e 20 bota s’do të lejojë të përseritën më masakrat si me 1912-1945, por ja që edhe tani më 1998-99 u përsëritën! Mjerisht, Evropa dhe bota filluan me vonesë të na mbrojnë, por megjithatë kësaj rradhe na mbrojtën për të cilën gjë u jemi shumë mirënjohës. Ne nuk e dinim se çka po ndodhë me fqinjët tanë. Ishim të rrethuar në të gjitha anët dhe filluan të na sulmojnë më armë të ndryshme, dhe s´dija çka të bëja, ku të shkoja dhe ku t’i strehoja fëmijt. Më në fund vendosëm të strehohemi në podrumin tonë. Pastaj, më tregoi podrumin ku kishin qëndruar 5 ditë të plota. Duke hyrë shkallëve poshtë në anën e djathtë gjendej një dritare e vogël e cila ishte e mbyllur me një pllakë hekuri, ndërsa në anën e majtë ishte një podrum tjetër, që askujt s`do t’i shkonte mendja përpos atyre që jetonin aty se pas kësaj dere ka një dritare të vogël te cilën kur hapej dera e mbulonte të tërën. Pesë ditë frikë dhe tmerr, podrumi pa dritare, filloi të humbë ajri, fëmijtë ishin thuaja të gjithë të vegjël, filluan t’iu thahën buzët, por edhe filloj që të na vështirësohët frymëmarrja. Muri filloi të lagët dhe më ato pika ua lagia buzët e shkrumuara fëmijëve. Kishim edhe një vajzë të smuar nga epilepsia, na tregonte gruaja e Xhaferit, dhe problemi ishte se nuk kishim marrë medikamente më vete, të cilës i biente të fikët dhe e humbëte vetëdijen.Të jetosh 5 ditë e netë pa e parë dritën me sy, pa ujë dhe bukë, me frikën se kur do vinë kasapet për të na masakruar, ishte tmerr mbi tmerre!! Më lehtë e mendoj vdekjen time se sa ato ditë të zeza të cilat kurrë në jetë s’do t’i harrojmë! Policia serbe me megafona në gjuhën shqipe na ftonin, nëse ka diku të fshehur gjallë, të dorëzohemi, se gjoja s´do t’u ndodhë asgjë!? I dëgjonim, por të parët tanë na kishin mësuar se shkjaut kurrë besë mos me i zanë..! Jam i bindur se po të dilnim do të na vrisnin të gjithëve. Kur kanë ardhur njerëz për t’i varrosur kushërinjët tanë të masakruar, shton Xhafer Jashari, ka ardhur një nip imi, djalë motre, me një djal tjetër nga Polaci, nuk më kujtohët emni i tij. Nipit i kishte shkuar mendja se neve mund të jemi gjallë të mshefur në podrum. Kemi dalë nga podrumi, dhe kur kemi marrë veshë se janë vrarë Shabani, Hamza, Ademi dhe të gjithë ata kusherinjët dhe fqinjë tanë, thotë Xhafer Jashari, kisha dashuar të isha i vdekur edhe unë me tërë familjen time, dhe më besoni se sot kur i kujtoj ato çaste nuk mund të bëjë jetë normale si çdo njeri. Ky rrëfim nuk përfundon me kaq…!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Tre heronjët e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:21 pm

Xhafer Leci: Tre heronjët e Kosovës
TË TRE HERONJËT E KOMBIT
Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U2_Seferi-Gjilani-Ramadani
Nga Xhafer Leci
Gjilani si qendër e Kosovës verilindore, nuk do ta kishte historinë e vetë të famshme pa këta tre komandantë dhe heronj të popullit shqiptar. E poashtu as Kosova dhe Shqipëria. Heronjët e kombit Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani kanë ikur në përjetësinë e ëndrrave tona kombëtare, ndaj lindë pyetja: pse ende Gjilani nuk ua ka ngritur përmendoret në qendër të qytetit këtyre tre heronjëve? Gjilani me rrethinë do të ishte i varfër pa këta tre tribunë të lirisë, të cilët i bëjnë nderë të madhe kësaj pjese të Kosovës dhe gjithë shqiptarisë. Prandaj KK i Gjianit duhet patur patjetër parasysh këtë detyrë dhe obligim të shenjët ndaj këtyre martirëve. Këto tri figura nuk duhët ndarë kurrë nga njëri tjetri, sepse vet historia, lufta dhe trimëria e tyre i ka bashkuar në altarin e lirisë së Kosovës. Tri përmendore-lapidarë duhët ngritur sa më parë në qendër të qytetit, dhe nuk më është e njohur se sa shkolla, apo abjekte tjera me rëndësi i mbajnë sot emrat e ktyre tre komandatëve legjendarë në këtë qytet! Plotësisht jam i vetëdijshëm se përgjegjësit komunalë të Gjilanit kanë shumë obligime, e kuptoj edhe pamundësinë e komunave të Kosovës më bugjete shumë të vogla, por besoj se populli do ta ndihmonte ngritjen e përmendoreve të këtyre tre heronjëve, ashtu siç e ka ndihmuar gjithherë deri me sot ndërtimin e tyre. Kur të filloi puna, atëherë gjendën edhe donatorë dhe njerëz tjerë të vullnetit të mirë që do ta ndihmojnë një nismë të tillë, sepse aq sa është e shejtë një gjë e till, aq e kemi edhe si obligim moral ndaj dëshmorëve të kombit siç ishin Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani.
Lavdi heronjëve të kombit.
(Botoi "Bota sot"më 24.09.2004, f.20)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Luftëtari i lirisë nuk mund të jetë terrorist!!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:24 pm

Arkivore
LUFTËTARI I LIRISË NUK MUND TË JETË TERRORISTË!!
Reshat Sahitaj në fejtonin e vet në tri vazhdime te “Epoka e Re”: 26, 27 e 28 nëntor
2002, bën një skandal të papresedencë kundër dëshmorit tonë Vehbi Ibrahimit!!
Shkruan: Xhafer Leci



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U2_XhaferLeci2002
Xhafer Leci
Lexuesit të vëmendshëm nuk mund t’i shpëtojë skandali që bën Reshat Sahitar, në stilin e njohur: duke dashur t’i ngjisë vetulla, ia nxjerr sytë! Kështu, në vazhdimin e fejtonit në fjalë, më 28.11.2002, f. 7, ai shkruan: “VEHBIU DONTE TA HELMONTE BEOGRADIN E KRALEVLËN”-(!!!) Të vjen në këtë përfundim të këtillë absurd, më bën te dyshoj simund të shkruaj kështu një gazetar, sepse kjo nuk është në natyrën shqiptare, nuk është në psikologjinë e shqiptarit që të bëjë hakmarrje kolektive!? Luftëtari i lirisë, nuk mund të jetë edhe- terrorist!- sepse, me aktin terrorist, ai pushon të jetë patriot! E kur është fjala për një personalitet të tillë, publikisht të njohur, sikur Vehbi Ibrahimi, del krejtësisht qesharak, sepse t’ia veshësh një gjë të tillë një figure kombëtare, nuk e pranon asnjë logjikë e shëndoshë në botë përgjithësisht, e në veçanti nuk e pranon logjika as psikologjia shqiptare.
Kështu, edhe me rastin e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Vehbi Ibrahimi, në Uglar të Gjilanit, më 1 prill 2002, ku fjalën kryesore ia kishin lënë Reshat Sahitajt, kur dihet se kryetar i Besëlidhjes Demokratike Shqiptare në Kosovë dhe në Mërgatë ka qenë dhe ende është Emin Fazlija!?! (alias Emil Kastrioti).Prandaj, Reshat Sahitajt, duhet shtruar këtë pyetje: me atë rast a ka qenë i ftuar Agim Çeku dhe a e di ti pse s’ka marrë pjesë, përderisa zakonisht merr pjesë në raste të ngjashme? Apo mbase Vehbi Ibrahimi ishte një antikomunist dhe shokët e tij po ashtu ishin antikomunistë, si p.sh.: Rifat Kolëgjini, i cili drejtonte Partinë Lidhja e Parë e Prizrenit; Xhafer Deva drejtonte Lidhjen e Dytë të Prizrenit, që në Belgjikë e drejtonte Hamëz Devetaku (Plaku i Maleve0: kurse Enver Duraku drejtonte Partinë Agrare, si pjesë e Legalitetit në Belgjikë; Muharrem Bajraktari, kolone i Mbretit Zog, ishte mbikëqyrës i të gjitha këtyre; Jusuf Selenica udhëhiqte Partinë e Ballit Kombëtar për Belgjikë; Enver Hadri udhëhiqte Partinë Rezistenca Kombëtare, me organin “Zëri i Kosovës” më 1974;Vehbi Ibrahimi e drejtonte Besëlidhjen Demokratike Shqiptare për Belgjikë.
Po ashtu ngatërrues del edhe te fejtoni “Vrasja e ambasadorit jugosllav, tregim për Musa Hotin”, po te e njëjta gazetë, më 28, 29, 30, 31 janar 2003 dhe më 1 shkurt të muajit vijues ku përmendet aktiviteti i UDB-së dhe anashkalohet aktiviteti i Sigurimit të Shqipërisë në veçanti e Mërgatës shqiptare. Reshat Sahitaj, edhe pas informatave të veta, për Jusuf Mullahun, të deleguar nga Tirana për ta shkatërruar mërgatën shqiptare, i cili edhe arriti ta përçajë deri në prishje midis vete, i cili nuk linte gjë pa sharë tiranin dhe sistemin e atjeshëm, ktheht në Tiranë dhe pritet në audiencë nga vetë Enver Hoxha!!! Po ashtu nuk i mjafton as fakti për dërgimin e shkrimtarit Nasho Jorgaqi dhe romanin e tij në dy vëllime “Mërgata e Qyqeve”, kur dihet se ky ishte libri më përçarës dhe më destruktiv i mërgatës dhe çështjes shqiptare!?!
Sikur të ishte Vehbi Ibrahimi sot gjallë, shok me Hysen Terpezën e Metush Krasniqin dhe të gjithë ata veprimtarë djathtistë që u përmenden më lart, po ashtu bashkë me Vehbi Ibrahimin, Vehbi Ibrahimi nuk do të lejonte të shkruhej për të ashtu, e as te gazeta majtiste “Epka e Re”.
Është interesant të theksohet se si Reshat Sahitajt “nuk i kujtohet”: Emin Fazlija, Gani Azemi, Ramadan Gashi etj., të cilët ishin bashkëpunëtorë të pandashëm të dëshmorëve Vehbi Ibrahimi dhe Enver Hadri!?! Më vjen keq që s’kam mund të marr pjesë në varrimin e dëshmorit Vehbi Ibrahmi, për arsye se ato ditë isha në Kosovë. Ndërsa në varrimin e Enver Hadrit kam marrë pjesë me shumë shokë, me një autobus nga Esslingeni në Gjermani. Këtë organizim e pati bërë veprimtari i njohur, zotëri Nami Ramadani nga Tetova. Zotërinjtë Gani Azemi dhe Ramadan Gashi kanë qenë organizatorët kryesorë në varrimin e dëshmorit Enver Hadri, të cilët gazetari Reshat Sahitaj nuk i zë ngoje fare!?!
Dëshmorin Vehbi Ibrahimi e kam njohur personalisht qysh nëvitin 1971 në qytetin Kufstein të Austrisë, ku punonte në hotelin”Breittenhof” në Thirse, vetëm nja 7 km larg qytetit Kufstein.
Në vitin 1971 biseduam bashkë me Vehbiun për çështjen kombëtare, pasi mori vesh se isha pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 në Gjilan, ai shprehi dëshirën të bashkëpunonte edhe me mua, sikur edhe me të rinjtë e tjerë dhe ma rekomandoi gazetën "Zëri i Popullit" cila vinte me post nga Tirana,sa për informim, ngase dihet se çfarë ishte ajo, porse ishte zor të gjeje diçka nga shtypi djathtist. Dhe në fund, as duhet të na çuditin sjelljet e këtilla të Reshat Sahitajt, tek kujtojmë se çka e këshillonte zotëri Ali Ahmetajn, kryetar i Partisë Demokratike për Integrim në Maqedoni: që të mos e kopjojë dr. Ibrahim Rugovën, sepse nuk do ta lante as Vardari. A mos ke menduar se Ali Ahmeti është dashur ta përpilonte një listë për likuidime fizike edhe të intelektualëve shqiptarinë Maqedoni, ashtu si bërën disa intelektualë në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës!?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Festë madhështore për Pavarësin e Kosovës në Kirchheim Teck të Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:26 pm

Xhafer Leci: Festë madhështore për Pavarësin e Kosovës në Kirchheim Teck të Gjermanisë




Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_pavaresia-leci
Foto: Petrit Ismajli
Festë madhështore për Pavarësin e Kosovës në Kirchheim Teck të Gjermanisë.
Nga Xhafer Leci
Në sallën e bukur të qytetit “Stadthalle” me 23.02.2008, në praninë e afër 1000 shqiptarëve
në mënyrë solemne u festua pavarësia e Kosovës.
Salla kishte 720 ulëse dhe ishte shumë e vogël për t’i zënë të gjithë ata mërgimtarë që kishin ardhur për ta festuar këtë ditë kaq shumë të pritur.
Në këtë ditë kremteje të madhe pati një program shumë të pasur artistik.
Mërgimtarët tanë që jetojnë në Kichheim-Teck me rrethinë gjithëherë kanë ditur t’i festojnë festat kombëtare të cilat përherë kanë qenë plotë gjallëri dhe hare falë publikut entuziast.
Kësaj atmosfere i kontribuon edhe vullneti dhe angazhimi i mirë i të gjithë anëtarëve të Këshillit organizativ.
Manifestimin e moderuan: znj. Maragrita Ismajli dhe Afërdita Leci.
Fjalën e rastit në gjuhën shqipe e lexoi z. Smajl Bytyqi ndërsa në gjermanisht z. Gani Ismajli.
Të pranishmit i përshëndeti edhe udhëheqësi i Këshillit organizativ z. Xhafer Leci.
Kënduan këngëtaret e njohur: Fahrije Krasniqi, Arta Osmani, dhe Naim Kastrati.
Me instrumente ekzekutoi Afrim Krasniqi, ndërsa me violinë dhe flautë vogëlushët
Arian dhe Besiana Morina.
Grupi muzikor “Shake to Dance” nga Kirchheim-i i udhëhequr nga Kreshnik Dançe me një koreografi të shkëlqyer kushtuar pavarësisë së Kosovës vallëzoi dhe entuziazmoi masën e pranishme e cila i duartrokiti pa rreshtur deri në fund të manifestimit.
Nga miqt tanë gjerman morën pjesë rreth 20 veta dhe në mesin e tyre kishte avokat, zyrtarë komune, gazetarë, drejtora shkollash si dhe zyrtarë për çështje të refugjatëve etj.
Programi zgjati prej orës 19:00 deri 24:30.
Gazeta Kirchheimer Zeitung “DER TECKBOTE”
Titulli “KA ARDHUR DITA E LIRISË”
Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_FESTAGJERMANI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Në përkujtim të demonstratave studentore të vitit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:59 pm

NË PËRKUJTIM TË DEMONSTRATAVE STUDENTORE TË VITIT 1981
MOSUNITETI KA BËRË QË ENDE NUK I KEMI ÇLIRUAR TË GJITHA TOKAT TONA
Demobstratat e vitit 1981 ishin shumë më masive se ato të vitit 1968. Pati shumë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur, të malltretuar fizikisht dhe psikikisht.
Nga: Xhafer Leci



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U2_XhaferLeci2002
Xhafer Leci
Sot, më 11 mars 2008 bëhen 27 vite që kur në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë u bën-filluan demonstratat më të mëdha studentore të vitit 1981.
Cilat ishin shkaqet dhe qëllimi i organizimit të demonstratave studentore me 1981?
Siç dihet nga historia, menjëherë pas çlirimit të popujve të Ballkanit nga Perandoria Osmane me 1912, për shqiptarët filluan të zezat dhe tragjeditë e shumta të cilat zgjatën deri me 12 qershor 1999; siç ishte pushtimi dhe copëtimi i tokave tona stërgjyshore nga grekët, serbët dhe aleatet e tyre sllav. Shqipëria u pavarësua disi dhe u njoh ndërkombëtarisht, por mbeti e cunguar dhe e pa fuqishme për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve jashtë kufijve të saj, që u imponuan nga fuqitë e mëdha të asaj kohe. Kështu që shqiptarëve iu deshën plotë 95 vjet që të luftojnë pa ndërpre, deri në çlirim me 1999. Masakrat ndaj shqiptarëve jo vetëm gjatë luftërave ballkanike, por edhe gjatë LDB-së dhe deri në vitet 1998-1999, nuk kishin të ndalur. Gjatë LDB-së pësuan shumë shqiptarë, sidomos antikomunistët, dhe pushkatimi i tyre zgjati deri me 1951. Programi shfarosës dhe planet e Garashaninit, Çubriloviçit, Pashiçit, Andriçit etj kundër shqiptarëve, vazhduan përmes metodave të dhunës edhe në Jugosllavinë titoiste, për spastrimin e trojeve shqiptare dhe kolonizimin e tyre me sllav. LDB-re ua mori jetën mbi 70 milion njerëzve dhe u plagosen mbi 100 milion nga e gjithë bota e cila përjetoi tmerre të mëdha. Për ne shqiptarët më 1939, kur filloi i LDB-re pati një fat, sepse u ndërpre plani i kriminelit Vaso Çubrilloviç i cili kishte përgatitur nënshkrimin e marrëveshjes në mes Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljen kolektive dhe pranimin e te gjithë shqiptarëve në Turqi. Spastrime etnike ka pasur edhe ndaj popujve tjerë; si p.sh. mbi 500.000 gjermanë dhe mbi 200.000 hungarez u dëbuan nga Vojvodina dhe tokat e tyre u kolonizuan me serbë dhe sllavë tjerë. Po ashtu edhe shumë boshnjakë mysliman u shpërngulën me dhunë nga Bosnja dhe viset tjera të Jugosllavisë për në Turqi. Shqiptarët e shpërndarë nëpër republikat jugosllave nuk e pranuan robërinë, ata luftuan për lirinë e popullit dhe vendit të vetë deri në ditët e sotme. Koha e Rankoviçit për shqiptarët ishte periudha më e zezë në shekullin 20-të, e njohur si koha e mbledhjes së armëve e vitit 1956-1966, kur vetëm brenda 10 viteve u masakruan dhe u likuiduan pa gjurmë shume shqiptarë, kurse me dhunë u shpërngulën për Turqi mbi 250.000 shqiptarë. Pas largimit të Rankoviçit me 1966,shqiptarëve sikur iu çlirua pak laku rreth qafe dhe për herë të parë ata, në mënyrë të organizuar në vitin 1968 nisën demonstratën disa ditëshe në Prishtinë si dhe në qytete tjera të Kosovës, meqë rast kërkuan liri, drejtësi, barazi, flamurin kombëtar, Universitetin dhe Republikën e tyre të barabartë me republikat tjera. Protestuesit ishin të moshave të ndryshme; nxënës, student, punëtore. Përpos gjakosjes, maltretimeve fizike dhe psikike nga policia serbe, kishte rënë dëshmorë Murat Mehmeti, për të cilin shtypi i atëhershëm shkruante se vrasësi e qëlloi atë nga ballkoni i një ndërtese.
Pas këtyre ngjarjeve, më 1974 në Brione të Kroacisë, ndryshoj kushtetuta jugosllave, dhe Kosovës iu njoh autonomia territoriale, kuptohet si rezultat i këtyre demonstratave,por edhe i punës së strukturave të shendosha intelektuale që vepronin brenda sistemit politik te KSAK, pa kontributin e të cilëve, duhet pranuar,se nuk do arrihej as Kushtetuta e vitit 1974.
Autonomia teritoriale e Kosovës, me të drejta përafërsisht si të një republikë jugosllave,por atributet dhe fjala republikë mungonte. Ndërsa demonstratat e vitit 1981 ishin shumë më masive se ato të vitit 1968. Pati shumë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur, të maltretuar fizikisht dhe psiqikisht. Mirëpo, mjerisht as këto demonstrata nuk sollën rezultat politik-juridik për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme. Pozitive ishte se shqiptarët e kuptuan se bashkëjetesa dhe vëllazërim-bashkimi me sllavët ishte i pa mundur. Pra, demonstratat bashkuan popullin shqiptar më shumë se kurrënjëherë tjetër, dhe kjo ishte fitorja më e madhe që u arrit pas këtyre demonstratave, dhe ky mobilizim vazhdoi, deri në çlirimin e plotë të Kosovës me 12 qershor 1999. Drejtuesit e celulave dhe grupacioneve ilegale, mendoj se nuk kishin një qendër për bashkëveprim. Unë si dhe shumë të tjerë nuk ishim as enverist dhe as titoist, kemi qenë vetëm pjesëmarrës të këtyre demonstratave, por që nuk i kemi takuar asnjë grupi ilegal, dhe për këtë duhet të flasin ata që i kanë organizuar demostratat e jo ne që ishim pjesëmarrës.
Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha që te dytë ishin komunistë që kishin luftuar bashkë me ruso-serbët me të njëjtën uniformë dhe për të njëjtat ideale. Fadil Hoxha pas mbarimit të luftës më 1945, shkon fshehurazi për ta takuar Enver Hoxhen në Tiranë, për problemin e Kosovës, që mbeti pa u bashkuar me Shqipërinë dhe që nuk u njoh as si Republikë në kuadër të Jugosllavië, për çka kishte qenë marrëveshje gjatë LDB-së.
Ende pa u larguar Fadili nga Shqipëria, Beogradi merr vesh për vizitën e tij dhe nuk e kishte pasur aq lehtë ta arsyetoj vizitën në Tiranë. Enver Hoxha vizitoi disa herë Jugosllavinë deri më 1948, por asnjëherë Kosovën, edhe pse ishte takuar tinëzisht me nënën e Milladin Popoviqit, ai nuk e takoi asnjëherë Fadil Hoxhën, për ta diskutuar problemin e Kosovës.
Ndërsa në mes enveristëve nga viset shqiptare në Jugosllavi dhe “titoistëve” shqiptarë kishte dallime të cilat ne i dimë të gjithë. Pyetja shtrohet, çka bëri Enver Hoxha më shumë se Fadili për çështjen e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare? Kurse antikomunistët shqiptarë si në Shqipëri ashtu dhe Kosovë me vise tjera shqiptare, ishin për bashkimin e trojeve dhe popullit shqiptar në Shqipërinë etnike dhe demokratike. Populli shqiptar gjithherë ka qenë i bashkuar, edhe sot është, por ideologët, karrieristët dhe bajraktarët e ndryshëm e kanë penguar të jetë unik dhe i fortë. Pikërisht, mos uniteti ka bërë që ende nuk i kemi çliruar të gjitha tokat tona.
Demonstratat e shqiptarëve u zhvilluan edhe në Perëndim, me të njëjtat kërkesa, liri, pavarësi, Kosova Republike etj. Vrasjet e shqiptarëve nga UDB-ja jugosllave vazhduan në
Frankfurt të Gjermanisë me 14 maj u plagos rënd Rasim Zeneli, i cili sot e asaj dite është i pa lëvizshëm, vrasesja me porosinë e UDB-së jugosllave (Zorica Aleksiq) u kap nga policia gjermane dhe u dënua me 7 vjet burg, i mbajti 5. Në Bruksel u vra dëshmori i lirisë për bashkimin e Shqipërisë etnike Vehbi Ibrahimi me 10 tetor 1981.
Gjithashtu në Heilbronn-Untergruppenbach të Gjermanisë me 17 janar u vranë tre dëshmorët e lirisë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët punonin për lirinë dhe krijimin e Republikës së Kosovës. Edhe pas rënies së murit të Berlinit më 25 janar 1990 në Bruksel të Belgjikës u vra atdhetari i madh i çështjes shqiptare Enver Hadri. Enveri ishte shqiptari i parë që arriti të hyj në Parlamentin Evropian dhe t’i shtroj kërkesat e drejta dhe legjitime të shqiptarëve, duke ofruar fakte dhe dëshmi për dhunën dhe gjenocidin që ushtronte regjimi i Beogradit. Policia sekrete jugosllave kishte në plan edhe vrasjen e shumë shqiptarëve tjerë patriot në Evropë si p.sh. Emin Fazlin alias (Emil Kastriotin), Xhafer Shatrin, në Amerikë Josef Diogardin etj. Për fatin tonë të mirë, sigurimi sekret serb nuk arriti t’i realizoj planet e veta. Shqiptarët kurrë nuk pushuan duke luftuar edhe të pa armatosur, por pa frikë para tankeve, ushtrisë dhe policisë serbo-sllave, me gjakun e tyre të derdhur kanë mbuluar çdo skaj të tokave të tyre, kështu që meritojmë më shumë se Pavarësinë.
Dhe këtë luftë ata e vazhduan edhe pas përzënies së ushtrisë dhe policisë serbe më 12 qershor 1999, që dashti Zoti, me ndihmen e miqve tanë amerikan dhe europerendimor me 17 shkurt 2008, Pavarësia e Republkës së Kosovës u njoh edhe ndëkombëtarisht,për të cilën meritat kryesore u takojnë dëshmorëve tanë, të cilët u flijuan dhe dhanë jetën e tyre për Kosovë, që nga fillimi i shekullit të kaluar dhe deri në ditët e sotme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: E djathta shqiptare kurrë nuk e ndërpreu luftën për bashkimin e trojeve të Shqipërisë Etnike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:01 pm




Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U2_VEHBIIBRAHIMI
VEHBI IBRAHIMI 23.5.1938 në Uglar- Gjilan- 10.10.1981 në Bruksel-Belgjikë)/ DËSHMOR I KOMBIT SHQIPTAR DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE
E DJATHTA SHQIPTARE KURRË NUK E NDËRPREU LUFTËN PËR BASHKIMIN E TROJEVE TË SHQIPËRISË ETNIKE
PSE DËSHMORI VEHBI IBRAMI U LARGUA NGA AUSTRIA PËR T’U VRA NË BELGJIKË?!

VEHBI IBRAHIMI 23.5.1938 në Uglar- Gjilan- 10.10.1981 në Bruksel-Belgjikë)
DËSHMOR I KOMBIT SHQIPTAR DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE
Kongresi i -II-të i Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare qe mbajtur në Frankfurt
të Gjermanisë, më 14-15 -IV-1979, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.
Shkruan: Xhafer Leci
Vehbiu i ndjerë në Kosovë ishte themelues i shoqërisë "Ismail Qemali", diku nga vitet e `60-ta. Më 1969, kalon në Austri, gjithnjë duke punuar në shërbim të çështjes shqiptare, i cili veprimtarinë e vet në Belgjikë e ka vazhduar edhe pas largimit nga Austria. Në mbledhjen e mbajtur më 18.06.1977, në Bruksel nënshkruhet Marrëveshja e bashkimit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, Lidhjes së Vardarit, Lidhjes së Prizrenit - Dega në Francë dhe Shoqërisë Demokratike Shqiptare "Ismail Qemali". Nga ky bashkim është vendosur që organizata të quhet, ORAGANIZATA KOSOVARE REVOLUCIONARE NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTAE- (O.K.R.N.D.SH.), ndërsa pas dy vjetësh në Frankfurt, më 15.04.1979 Vehbiu zgjidhet nënkryetar i Komitetit Qendror të Besëlidhjes. Që nga kjo datë përsëri organizata u emërua me emrin e vjetër të Besëlidhjes (B.K.D.SH), kryetar i së cilës ishte dhe ende është zotni Emin Fazlija, i njohur me pseudonimin Arben Kosova e më vonë Emil Kastrioti. Emini ishte një veprimtar dhe patriot i pa lodhur, i burgosur politik, ku nga gjyqi ushtarak i Kroacisë në Zagreb, më 1960 dënohet me 8 vjet burg dhe bashkë me të dënohen edhe disa shokë të tij shqiptarë. Më 1966, Titoja, pas rrëzimit nga pushteti të ministrit të brendshëm jugosllav, kriminelit serb Aleksandër Rankoviq, amniston shumë të burgosur politikë, në mesin e tyre edhe Emin Fazliun. Emini më 1970 kalon në Gjermani, por kurrë nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij për formimin e një Shqipërie etnike dhe demokratike.
Dëshmori dhe atdhetari nacionalist, antikomunisti Vehbi Ibrahimi, në vitet e `70-ta punonte si gjellëbërës në hotelin "Breitenhof", në Thiersse, Austri, vend malor turistik, diku 7 km. larg nga qyteti Kufstein. Reshat Sahitaj, gazetar, në fejtonin e tij në tri vazhdime tek "Epoka e Re"; 26, 27 dhe 28 nëntor 2002, ndër të tjera shkruante se "dy persona të dyshimtë me pamje aziatike të porositur nga UDB-ja, kishin shkuar për ta vra Vehbiun, por që atje ishte vend skijimi dhe pa e kaluar kontrollin e policisë nuk mund shkohej atje".
Unë e kam bërë poashtu një shkrim rreth fejtonit të gazetarit zotni R. Sahitaj tek "Bota sot", më 23.03.2003, f. 13, me titull "Luftëtari i lirisë nuk mund të jetë terrorist"! Dhe kjo që tani shkruaj nuk është thënë ose shkruar atëherë. Pra, këtu dua të shtoj si më poshtë vijon:



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U2_kongresi
Kongresi i -II-të i Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14-15 -IV-1979, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror
Vehbi Ibrahimin e kam njohur diku në vitin 1971. Ai ishte i dashur dhe i afërm me të gjithë. Fliste gjithherë për çështjen tonë kombëtare me ata të cilët ai i konsideronte si kombëtarë dhe sidomos me rininë. Vehbiu kishte dhe lexonte literaturë nga më të ndryshmet, por punëtorët shqiptarë të asaj kohe, shumica frikësoheshin dhe nuk kishin guximin t’i lexonin, bile kishte edhe të atillë që u iknin kontakteve me Vehbiun. Ato që ka sjellë Reshati, unë nuk i di, por një gjë është e sigurt: se atje ku punonte Vehbiu asokohe mund të shkohej pa ndonjë problem, pra pa asnjë kontroll policie, si në çdo qytet ose fshat të zakonshëm të Austrisë. Në Thiersse, afër hotelit ku punonte Vehbiu, kishte një liqen të vogël, shumë i bukur dhe karakteristik për turistët dhe shumë vështirë dallohej uji nga bari i gjelbër përreth, sa që njeriu i pavëmendshëm lehtë mund të binte në liqe.
Vehbi Ibrahimi është larguar nga Austria pak pas themelimit të klubit jugosllav "Xhemajl Bjediq" në Kufstein të Austrisë, diku në vitin 1973, apo më vonë. Unë, nga viti 1972, kur kalova në Gjermani, i pata humbur lidhjet me Vehbiun. Ditën kur mblidhen punëtorët për themelimin e klubit, Vehbiu duke e ditur se në Kufstein kishte më shumë punëtorë shqiptarë se sa të tjerë jugosllavë, merr pjesë në atë tubim dhe propozon që klubit t’i vihet emri "Ismail Qemali". Dikush nga serbët propozon emrin e "Car Llazarit" etj. Ndërsa, dikush nga boshnjakët propozon emrin e Xhemajl Bjediqit, dhe ky propozim përkrahet nga konsulli jugosllav i asaj kohe, i cili kishte ardhur nga Kllagenfurti për ta përcjellë këtë tubim. Masa e tubuar nga frika apo me dëshirë e kishte përkrahur propozimin e boshnjakut dhe miratimin nga konsulli serbo-jugosllav. Nga kjo ditë fillojnë hetimet kundër Vehbi Ibrahimit, sepse kur i vjen koha e vazhdimit të pasaportës, konsullata jugosllave në Kllagenfurt nuk ia vazhdon më pasaportën. Asokohe çdo vit duhej vazhduar pasaportën, kështu që as organet kompetente austriake nuk kanë mundur t`ia vazhdojnë lejen e qëndrimit dhe as të punës për Austri. Prandaj, Vehbiu detyrohet të largohet nga Austria për të shkuar në Belgjikë dhe kjo, pra, ka qenë arsyeja e largimit të tij nga Austria.
Por Vehbiun UDB-ja jugosllave e përcjell këmbakëmbës deri kur edhe e vrasin, më 10 tetor 1981 në Bruksel. Nga Emin Fazlija kam mësuar se atentatori i cili ka provuar vrasjen e Vehbiut, është kapur nga organet e policisë austriake dhe është larguar nga Austria, të cilit i është ndaluar për 20 vjet hyrja në Austri. Kjo ishte vrasja e parë e një shqiptari në Perëndim nga UDB-ja jugosllave. Këtë që rrëfeva për largimin e Vehbiut nga Austria në Belgjikë, e kam mësuar nga daja im, Ramadan Buca, kushëri i parë i nënës time. Ramadani dhe shqiptarë tjerë kanë marrë pjesë në tubimin e themelimit të klubit në fjalë.
Procese, regjistra dhe shkresa tjera të Vehbiut sot gjenden tek kryetari i BKDSH z. Emin Fazlija, tek i cili kam parë shumë emra të punëtorëve shqiptarë, të cilët unë i kam njohur atëherë në Kufstein të Austrisë. Aty figuronte edhe emri im i regjistruar më 12.02.1972. Vehbiu, jo për të gjithë kishte pasur mendime të mira. Ai disa personave ua kishte vënë nga një pikëpyetje (?), që nënkuptonte se ende nuk e ka verifikuar personin se a është në shërbim të kombit apojo? Kishte edhe të dyshimtë, të cilët mund të kishin qenë në shërbim të agjenturave të huaja. Vehbiu ka qenë mik e shok i idealit me Metush Krasniqin etj. Unë dëshiroj ta përkujtoj dëshmorin Vehbi Ibrahimi, dhe të përshkruaj drejt atë pjesë, që unë e di, por që interpretohet apo shkruhet gabim, nga kushdo qoftë, me apo pa qellim.
Zotni Emin Fzlija, ka qenë shoku, miku dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, dhe as kush nuk di më shumë sesa Emini për veprimtarinë dhe jetën e Vehbiut. Emini ka shkruar e folur, dhe ka shumë materiale të gatshme rreth veprës dhe jetës së Vehbiut, të cilat një ditë do t`i zbardhë me botimin e librit të tij.
Emini, Vehbiu e tjerë djathtistë, kanë folur, shkruar e organizuar demonstrata nëpër perëndim, por që ishin shumë të penguar dhe të përcjellë nga dy sistemet komuniste, ai titoist e ai enverist. Për dallim nga majtisto-komunistët enveristë, të cilët ishin të përkrahur dhe te furnizuar me literaturë propagandiste antidjathtiste nga shteti amë, Shqipëria. Djathtistët luftoheshin kudo, edhepse ata luftonin kundër okupatorit sebo-sllavo-grek, për një Shqipëri të bashkuar Etnike.
Zotni Emin Fazlija, amanetin dhe obligimin moral e njerëzor e kreu si burrat, pasi që nga Brukseli solli në vendlindjen e tij Uglar, eshtrat e trupit të Vehbiut pas 20 vjetësh, pikërisht më 1 prill 2002, u varros me nderimet te larta, sipas meritës dhe veprës së tij kombëtare. Kurse fshati Uglar më 28 Nëntor 2002, ia ngriti shtatoren Vehbiut.


I kam lexuar dy fejtonet e zotit Milazim Arifi tek gazeta "Bota sot", me titull: "Kujtimet nga katrahurat e viteve të burgjeve", në 11 vazhdime; 28. 09 - 07.11.2004 f. 13, i cili në dy ditët e fundit nuk ka dalë në diasporë, por kishte vazhduar të dalë në Kosovë, kështu më kanë thënë të afërmit e mi. Fejtoni i dytë në 17 vazhdime 13 - 30.05.2005, f.19-20 me titull: "Skifter Arifi, luftëtar, dëshmor i tri luftërave për liri".
Unë gjithherë me vëmendje i lexoj fejtonet e luftërave shqiptarë, sepse janë të dhimbshme dhe i ndjej në shpirt, sikur t’i kisha përjetuar vetë. Por fejtonet e Milazimit më kanë prekur thellë në shpirt, sepse e kam njohur Milazimin, vëllain e tij Ibrahimin dhe kushëririn Sefer Seferi, që nga viti
Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U2_Austri
Austri, Thiersee, Hoteli dhe vendi ku ka punuar, jetuar dhe vepruar Vehbi Ibrahimi
1970. Seferi dy herë më ka dhënë nga një paqetë cigare t`ia dërgoja axhës tim, Zukë Lecit. Zuka ka qenë pleqnar dhe kishte marrë pjesë në një pajtim për hakmarrje gjaku, në familjet Arifi-Seferi, në një fshat të Preshevës, nuk më kujtohet emri. Unë kam dëgjuar se diku më 1975, Milazimi është burgosur me Begzad Osmanin, vëllain e shumë të vuajturit të ndërgjegjes Kadri Osmanit, i cili ka vuajtur 17 vjet burg. Milazimi kishte luftuar me dy djemtë e tij në shumë fronte të Kosovës, Kosovës Lindore dhe në Maqedoni. Pra, duke i lexuar këto fejtone më kthyen në kohën e para 36 vitesh kur isha në Kufsteinin turistik e romantik të Austrisë. Atje, në vitin 1969, kur i isha 20 vjeç, kam njohur me dhjetëra shqiptarë, ku para syve të mi paraqitej Milazimi, një burrë dy metra i gjatë, i ri dhe i bukur, me të cilin kurrë më nuk jam takuar. Kur e shihja në fotografi më dukej sikur nuk është ai Milazimi që e kam njohur dikur, dukej i kërrusur dhe i lodhur. Para syve të mi paraqiteshin shumë e shumë shqiptarë tjerë si, Vebi Ibrahimi me atë mjekrën e zezë që mbante atëherë, qyteti i Kufsteinit me bukuritë e tij, etj. Eh, sikur të kthehej edhe njëherë ajo kohë, më thotë nganjëherë mendja, e t’i takoja edhe njëherë ata njerëz që i kam njohur, do të isha njeriu më fatlum në jetë. E di se kjo tani është e pa mundur, mbase kur jeton gjatë në mërgim edhe ëndrrat të bëhen shumë të rënda si vetë jeta e mërgimtarit.
E di se Milazimi e ka njohur Vehbi Ibrahimin, por nuk më ka rënë të lexoj në fejtonet e lartpërmendura që ta ketë përmendur diku emrin e Vehbiut? Ndoshta është harresa në pyetje. Shfrytëzoj rastin që Milazimit, me anë të këtij shkrimi, t’i shpreh ngushëllimet e mia më të çiltra për vdekjen e birit të tij dëshmor, Skifterit, i cili ra në Fushën e Nderit për lirinë e Shqipërisë etnike.
Milazimin, pasi që mora vesh se po jetuaka në Gjilan, do ta vizitoj në shtëpinë e tij, ku do të bisedojmë në retrospektivë: t`i evakuojmë kujtimet tona për shokët tanë të përbashkët, të gjallë e të rënë.
Dërgoi për ''Zemra Shqiptare'' z. Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhefer Leci e Kadri Mani: U vranë tre emigrantë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:04 pm

NË ATENTATIN KUNDËR VËLLEZËRVE GËRVALA DHE KADRI ZEKËS KANË MARRË PJESË TRI SIGURIMET E SHTETEVE: SHQIPTARE-JUGOSLLAVE-GJERMANE!!!
U VRANË TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË
Nga Xhafer Leci e Kadri Mani
(Stuttgarter Zeitung- Gazeta e Stuttgart-it ,19 janar 1982)
Nga anëtari i redaksisë sonë Untergruppenbach, rrethi i Heilbronn-it
Në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it - shërbimi sekret jugosllav përgjegjës?



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_VendiVrasjesJusufit
Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heibronn-Untergruppenbach
Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre jugosllavë që jetonin në egzil. Kur diku rreth orës 22, 15 h, tre të huajt nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndersa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë. Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllain e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spita1. Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viii 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav. Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deritashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburgut, Lörachit, Offenburgut, si dhe në liqenin e Bodense-së. Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli.
Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri
DHUNA
(Bild Zeitung-Gazeta ditore, 20 janar 1982)
Vrasja e tre refugjatëve jugosllavë në Heilbronn, të rikujton analizën e ministrit te brendeshëm Baum, të paraqitur në opinion në mënyrë shqetësuese në fund të verës së kaluar, në të cilën bëhej fjalë për një rritje të dukshme të terrorit shtetëror në Republikën Federale të Gjermanisë. Se a bën pjesë vrasja e trefishtë në këtë kategori, është ende çështje e hapur. Njëri prej viktimave, pak para vdekjes për atentatin e ka bërë përgjegjës shërbimin sekret jugosllav (UDB-en).Hedhja e fajit nga njëra palë tek tjetra, në mes të përfaqësuesve zyrtarë të shtetit jugosllav dhe organizatave ekstremiste të refugjatëve Jugosllavë për vrasje dhe terror, është pjesë e repertoarit tanimë të njohur. Sipas përvojës së deritanishme, kjo nuk është vetëm "propagandë tmerri", sepse që disa vjet, vazhdimisht ndodhin sulme misterioze dhune me viktima nga të dyja anët. Nga e gjithë kjo, ka një dallim. Nuk është njësoj, kur një organizatë terroriste e refugjatëve jugosllavë e vret një diplomat jugosllav, sikur atëherë kur shteti jugosllav, nëpërmjet shërbimit të tij sekret, në mes të territorit gjerman, praktikon sulmet vdekjeprëuse dhe vrasjet. Për ne është e papranueshme që shërbimet e huaja sekrete të dërgojnë vrasës tek ne. Kjo vlen njësoj, sikur për revolverashët e shërbimit sekret të Shahut, ashtu sikur për figurn e errtë të Gadafit dhe vlen, natyrisht edhe për ekzekutorët e Beogradit.
Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

TERROR POLITIK
Një dëshmitar kishte vëzhguar vrasësit (gazeta e Stuttgar-tit)
Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_Tre_pishtaret_GervallaZekaDy plumba ishin në gjoksin e tij. Jusuf Gervalla (36) kishte gjakderdhje të madhe. Ai gjendej i shtrirë në një batanije, në rrugën e mbuluar me borë "Auf der Habichtshöehe" në Untergrupenbaeh. Ai mundi t`i thoshte policisë, se përgjegjës për sulmin vrastar ishte UDB-eja. Të dielën mbrëma, rreth arës 22,15 h, u dëgjuan shumë të shtëna në lagjën e re. Plumbat kishin shpuar dritaren e djathtë anësore të BMW -së 316, ngjyrë të gjelbër dhe vranë në vend Bardhoshin (31) vëllaun e Jusufit dhe Kadri Zeken (28). Një mësues e kishte vëzhguar atentatin: "Unë dola në ballkon, që të thith pak ajër të pastër. I pashë tre jugosllavët (vëllazërit Gërvalla dhe Kadriun) duke dalë nga garazha me BMW-në e tyre, duke vozitur nga prapa shpejt, rreth nja 40 m. deri në udhëkryqin e afërm. Kështu bënin ata gjithnjë. Kur vetura u ndal tek drita e rrugës, nga punishtja e afërme doli një mashkull dhe iu aftua veturës. Pastaj i dëgjova 5-8 të shtëna. Vetura lëvizi përpara me shpejtësi dhe u përplas për derën e një garazhi. Ai që qëlloi dhe një mashkull tjetër me shpejtësi u larguan nga vendi i krimit." Vëllazërit Bardhosh dhe Jusuf Gervalla, jetonin me gratë e tyre dhe pesë fëmijët në shtëpinë familjare në "Habiehtshöehe". Këta burra luftonin kundër rrethanave politike në Kosovë, në vendin që ndodhet në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në këtë shtëpi, si duket, ishte redaksia e gazetës "Zëri i Kosoves". Të shtunën në mbrëmje, erdhi nga Zürihu në Untergrupenbaeh Kadri Zeka, i cili ka të ngjarë të ishte kryeredaktor i kësaj reviste. Një zyrtar i policisë thotë kështu: Ata të tre donin të shkonin në kabinën telefonike, sepse në shtëpinë ku banonin nuk kishte telefon. Krejt kjo vepër kriminale, duket se ishte një ekzekutim. Rreth orës tre të natës, pas një operacioni urgjent Jusuf Gërvalla vdiq në spitalin e Heilbronn-it. Policia: "Dyshohet se arma me të cilën u krye krimi ishte një automatik i kalibrit 7,65 mm." Angazhimi i zgjëruar për kapjen e kriminelëve mbeti pa rezultat.
Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

SULM TERRORIST NË HEILBRONN
(Stuttgarter Nachrichten- Lajmet e Shtutgartit, 20 janar 1982)
Vrasësit ishin profesionistë Heilbron, 20, janar 1982
Dymbëdhjetë plumba ishin zbrazur në Heilbron-Untergrupenbach. Vozitësi i BMW-së, Bardhosh Gervalla (31), vdiq nga goditja me gjashtë plumba, ndërsa vëllau i tij Jusufi (36) dhe Kadri Zeka u goditën me nga dy plumba.
Komisioni i jashtëzakonshëm i zyrës shtetërore të krimeve, sipas zonjës Lamblin, ka konstatuar me sa vijon: "Këtu bëhet fjalë për vrasës profesionalë. Që të dytë kanë përdorur automatikët e kalibrit 7,65 mm." Qeveria e Stuttgartit e kishte dënuar dje këtë atentat.
Kryeministri Späth, kishte ftuar konzulin jugosllav në Stuttgart, Dimitrijeviç, që t`i shpreh shqetësimet e tij, se kjo mund t`i dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes të Baden Würtembergut dhe Jugosllavisë.
Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

DORA E GJATË E BEOGRADIT SHTRIHET DERI NË REPUBLIKËN FEDERALE
Heilbronner Nachrichten- Lajmet e Heilbronn-it, 21 janar 1982)
korrespondenti ynë: Horst Zimmermann
Edhe përkundër marrëveshjes komandotë vrasëse godasin sërish në mënyrë të përgjakshme
BONN/ HEILBRONN
Nga Pas vrasjes së tre refugjatëve jugosllavë në Untergruppenbach afër Heilbronit, shtohen dyshimet te organet gjermane të sigurimit se shërbimi sekret jugosllav (UDB-ja), angazhon sërish forca të shtuara të agjentëve vrasës në Gjermani, kundër refugjatëve ekstremistë jugosllavë, që jetojnë në egzil. Marrëveshja e fshehtë e arritur në mes të ministrit të brendshëm federal Baum, pranverën e kaluar dhe kolegut të tij nga Beogradi, Franjo Herleviq, është e pavlefshme, sepse Beogradi nuk po i përmbahet. Z. Baumi ia kishte bërë të qartë Herleviqit se veprimi i komandove vrasës të Beogradit në territorin e Republikës Federale nuk mund të tolerohet më (më gjatë).
Herleviqi la të kuptohet që Beogradi do të përmbahet nga marrja e masave vetjake për mbrojtje kundër aksioneve terroriste të refugjatëve jugosllavë, nëse organet gjermane janë në gjendje t`i marrin nën kontroll organizatat radikale të refugjatëve jugosllavë. Në kuadër të marrëveshjes së arritur, ishin zotuar për të marrë masa të rrepta të mbikëqyrjes për rreth 1600 refugjatë jugosllavë që konsideroheshin si ekstremistë, që nga ndalimi i marrjes me veprimtari politike e deri te kufizimi i qarkullimit.
Gjithashtu personat e cilësuar si posaçërisht të rrezikshëm, u vunë nën mbikëqyrjen e policisë. Menjeherë pas takimit Baum-Herleviq, u pa qartë se Beogradi në asnjë mënyrë nuk dëshironte t`i përmbahej marrëveshjes. Më 14 maj të vitit të kaluar në Frankfurt u qëllua Rasim Zenelaj (33), refugjat me prejardhje kombëtare shqiptare nga krahina e shqetësuar e Kosoves dhe për pasojë mbeti invalid i përjeteshëm.
Njëzet e katër vjeçarja Zorica Aleksiq, e ka pranuar se kishte qëlluar me armë, me urdhër të shërbimit sekret-UDB-së. Që në mesin e vitit të kaluar, u panë shenjat e ashpërsimit të raporteve të ndërsjella. Organizatat e refugjatëve jugosllavë grumbullonin në sasi të mëdha armë dhe mjete shpërthyese.
Baum njoftonte për shenjat e shtimit të dukshëm të sulmeve të terrorit shtetëror. Konflikti i ndërsjellë në mes të organizatave të refugjatëve jugosllavë dhe shërbimit sekret (UDB-a), në këto 20 vjetët e shkuara, ka lënë gjurmë të gjata gjaku në Gjermani. Policia ka numëruar deri tash rreth 20 kufoma nga të dy palët.
Që nga Igo Kühe këtu vlen motoja nga testamenti i vjetër "dhëmb për dhëmb, sy për sy". Njëherë shkojnë bombat paketë në Zagreb ose në trenin e shpejtë "Helas-ekspres", herën tjetër noton një kufomë e një refugjati në Rajnë. Pas atentateve dhe sulmeve kundër punëtorit të konzullatës në Stuttgart, Milovanoviç, ose vicekonsullit, Topiq në Düseldorf, vinin gjuajtjet me armë ndaj refugjatëve radikalë jugosllavë. Një zyrtar i sigurimit na tha "Në fshehtësi ka filluar armatosja intenzive".
Momentalisht si duket, posaçërisht të rrezikshëm, sipas organeve gjermane, janë anëtarët e grupit që grumbullohen rreth revistës "Revolucioni kroat".
Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Re: Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:07 pm

HEILBRONN: TRE REFUGJATË JUGOSLLAVË U VRANË NATËN E KALUAR
(Stuttgarter Nachrichten - 19 janar 1982)
Nga një anëtar i redaksise sonë, Heilbronn/Stuttgart (Ppu)
Tre jugosllavë në egzil u vranë të dielën mbrëma, në Untergrupenbach, afër Heilbronn-it, pas një sulmi, sipas te gjitha gjasave me motive politike, e nuk përjashtohet mundësia që në prapavi të jetë kjo vepër e shërbimit sekret. Sipas njoftimit të prokurorit në Heilbron, njëri prej tri viktimave, i cili vdiq nga pasojat e qëllimit me armë, pas katër orësh për gjakderdhjen e mbrëmshme. Për shkak të motivit politik të krimit të mbremshëm, hetimet për këtë rast i ka marrë përsipër zyra shtetërore e krimeve në Stuttgart. Viktimat, në mesin e tyre dy vëllezër, janë jugosllavë, me përkatësi kombëtare shqiptare, të cilët kishin bërë përvojë në kundërshtimin e rrethanave politike në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, duke u angazhuar për themelimin e Republikës së Pavarur të Kosovës. Emrat e tyre janë Bardhosh Gërvalla (31 ), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28)Jusuf Gërvalla gjendej në Gjermani nga dhjetori i vitit 1979 si refugjat politik dhe së bashku me vëllanë e tij, duket të jenë fajësuar nga organet jugosllave si anëtarë udheheqës të një organizate antijugosllave. Kadri Zeka, gazetar i radiotelevizionit kishte jetuar në Zvicer.
Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE
(Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982)
Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës
Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet. Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t'i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të shtyhet për t'u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm shkurtimitsht para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, shkurtimisht para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllazërve, kanë bartur në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Posa sërish kishte rënë në sy edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve edhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shikoje fotografinë), ka " ndryshuar qarkullimin" e postave të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe e ka përvehtësuar atë. Me ç`rast ai ishte mundur edhe për letrat e vëllazërve Gërvalla, të cilët mbi këtë çështje i kishte informuar policia.



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_RizaSalihu
Riza Salihu, Fotografija e dpa-së
Policia e kërkon jugosllavin Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronsinë e tij postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër së cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera.
Nga gjermanishtja: Xhafer Leci

Der Spiegel (Revista pasqyra) Nr. 4/1982
E TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM
Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale ( Gjermani, shënim i përkthyesit )
Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarëve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Mbas mërgimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti mbrapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën mbrapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafersisht tri metra qëlloi në brendi të veturës. Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizershëm, çka dëshmuan banorët e lagjës "Habichtshöhe" të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërcilindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit. Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes ishin gropuara thellë në dëborë, motorri ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur mbrapa timonit, Bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë.Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasifikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri. Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: "Këtë e bëri SDB"-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-"Sluzba Drzavne Bezbednosti." Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: "E tëra duket si një ekzekutim". "Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, "tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese". Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambsadat, konzulatat dhe përfaqësuesit e vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëjtën mënyrë.
Vendveprimi i Shoot-out'it balkanik ishte gjithenjë Republika Federale dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.
Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: "Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t'i kryer problemet e tyre ndërshtetërore". Pranë kroatëve në ndërkohë kanë rënë edhe mërgimatarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qendresa në Autonominë Shqiptare të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se mbrapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konzulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.

28 Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heibronn-Untergruppenbach
Nga gjermanishtja: Xhafer Leci
f.168-177
P.S. Ky shkrim në Revisten Der Spiegel (Revista pasqyra) nuk është i plotë mungon faqja tjetër, ua kam dhënë shokëve me lexue, nuk ma kanë kthye më e kanë humbë.
Fotografin e Riza Salihut nuk e kam në libër, pasi që ai është lirue në munges te dëshmive.
KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN
LETËR VËLLAZËRORE HYSEN GEGËS
Në numrin 2 të muajit shkurt të këtij viti në "Zërin e Kosovës" që botohet në Zvicër (Organ i LPRK) është dhënë intervsita e B. Elshanit me ish-të burgosurin politik Hysen Gegën, në të cilën, përveç tjerash, mëtohet të jipen shpjegime se si u bënë përgatitjet nga UDB-a jugosllave për vrasjen e vëllazërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.
Në redaksinë tonë këto ditë erdhi letra-reagimi i Hysen Gërvallës, vëllait të madh të Jusufit dhe Bardhosh Gërvallës, i cili kërkon shpjegime dhe sqarime më plotësuese, më të sakta nga i intervistuari (Hysen Gega) për vrasjen e vëllazërve të tij dhe të Kadri Zekës. Jusuf Gërvalla ka qenë gazetar i "Rilindjes" dhe informacionet rreth vrasjes së tyre për këtë gazetë janë me interes shumë të madh, madje jo vetëm për këtë gazetë. Rreth vrasjes së këtyre tre dëshmorëve të lirisë, është folur dhe flitet mjaft. Megjithatë, ende e vërteta rreth vrasjes së tyre nuk u tha publikisht. Nuk është kontestuese asnjëherë se UDB-a jugosllave bëri regjinë e vrasjes, për çfarë flitet edhe në intervistën me Hysen Gegën, por është gjithnjë dilema e madhe se kush tjetër është i përzier në këtë vrasje? Reagimin e Hysen Gërvallës po e japim në tërësi, me dëshirë që kjo vrasje politike të sqarohet deri në fund. Redaksia e "Rilindjes" pret edhe reagime tjera nga të gjithë ata që dinë e dëshmojnë për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.Para se ta lexoja artikullin, disa herë më përfitoi vështrimi në emrin që përsëritej në intervistë: Jusufi, Jusufi, Jusufi.. Asnjëherë nuk më shkoi ndër mend që ta lexoj edhe mbiemrin, në mënyrë që të shihja se për cilin Jusuf në të vertetë është fjala. Nuk e llogarita se Hysen Gega mund të flasë edhe për ndonjë Jusuf tjetër, pa sqaruar atë që e di për Jusuf Gërvallën.
Plot trembëdhjetë vjet prita, në heshtje që të dalë në dritë e vërteta e vitit 1980, të cilën ti e di shumë mirë, përherë i bindur në gjestin tënd trimëror e të guximshëm që e bërë asokohe në Shtutgart të Gjermanisë. I pata parasysh edhe fjalët e atyre që ju njohin për së afërmi Ty dhe vëllezërit e mi. Gjatë këtyre trembëdhjetë vjetëve, të cilat më janë më të rënda se e tërë pjesa tjetër e jetës, u ndesha me provokime të ngjyrave të nduarnduarta, lloj-lloj kabinetesh ndërsyen veglat për të ma blerë mendimin. Me përpjekje të stërmundimshme, përballova dëshirën dhe detyrën time: kurrë nuk kam botuar asnjë shkronjë të vetme rreth vrasjes në Shtutgart, duke qenë i vetëdijshëm se çështja kombëtare është mbi të gjitha dhe se, njëkohësisht, më mbante shpresa dhe bindja se, herëdokur, pasi që të dalësh nga burgu, ti ke për të më kërkuar dhe ke për të më gjetur kudo që të ndodhem. Ndonjëherë, ore vëlla, tmerrohesha nga frika se nuk do të dalësh i gjallë nga burgu. Gjithmonë pata frikë se edhe po dole i gjallë, do të dalësh i dëmtuar në atë masë saqë nuk do të dijsh ta thuash as emrin tënd. E, ky tmerr i fundit, shpeshherë më ka lënë netë të tëra pa gjumë. Të vetmin ngushëllim, shpresë edhe bindje kisha: Ti do ta gjëje njeriun, i cili besnikërisht do ta transmetonte të vërtetën dhe amanetin që ia ke thënë Ti. E ti, për fat të mirë dole i gjallë dhe shëndosh nga burgu. Për këtë u gëzuan shumë zëmra. Për këtë u gëzova shumë edhe unë dhe mbarë familja ime. Trembëdhjetë vjet nuk m’u lëkund aspak bindja se je prej njerëzve të rrallë, me të cilin do të kem mundësi të ngujohem në një skutë dhe ashtu së bashku të qajmë me lotë, e lotët tona të mos na i sheh askush: as armiqtë, të cilët do të kënaqeshin, e as miqtë e shumtë, të cilët dhembjen tonë do ta ndanin më ne. Këtë ndjenjë që pata për Ty, pa rezervë dhe me sukses ia përcolla familjes sonë të gjërë, e cila si unë, ushqen respekt të jashtëzakonshëm ndaj Teje. Isha i bindur se edhe Ti ke nevojë të vijsh, të ulemi dhe të bisedojmë, jo vetëm si më vëllaun më të madh, por edhe si me prindin e diçka më tepër që më kishin Jusufi dhe Bardhosh Gërvalla.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Re: Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:09 pm

E Ti, fatbardhësisht dole nga burgu, dole gjallë dhe shëndosh. Të dërgova të fala, nuk m’u përgjigje.Të kërkova, por nuk të gjeta. T’u dha rasti të dalish në Gjermani dhe në Zvicër, por nuk e pa të udhës që të trokasish në derën time. Ani, e drejtë e jote është që të mos më kërkosh e as që të më vijsh në konak. Por, burrë i fortë, më lejo që t'i kërkoj disa sqarime nga Ti. "Asgjë nuk harrohet"(?!) Kështu, i madh dhe premtues dukej titulli i intervistës tënde, të botuar në "Zërin“ (e LPRK-së, nr. 2, shkurt 1993), me titull "Asgjë nuk harrohet". E, vetëm Ti mund ta marrish tani me mend se çfarë kam pritur të lexoj nën atë titull aq të njerëzishëm, aq premtues.
Për një moment, duke u bazuar vetëm në titullin, e pa e pasur të qartë përmbajtjen, hoqa nga supet barrën trembëdhjetëvjeçare, thirra anëtarët tjerë të familjes dhe u thash „ E vërteta ka zënë që të dalë në shesh...Ti je ndër njerëzit e rrallë, i cili duhej ta dinte se sa e madhe është dëshira jonë që të marrim vesh qoftë edhe fijën më të hollë, e cila do të na ndihmonte për zbulimin e së vërtetës së 17 janarit 1982, vrasjen në Shtutgart të Gjermanisë. Isha i bindur se ngjarja e vitit 1980, është ngjarje e cila të rëndon më së shumti dhe e cila ka lënë mbresa të thella në vetëdijen dhe ndërgjegjën tënde, sepse Ti vendose të takoheshe me "viktimat" (Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën), para se t'i vritje me urdhër dhe vendim të "Komitetit", të cilit i takoje edhe vetë. Pas bisedës së shkurtër që pate me vëllazërit, Ti bërë gjestin e rrallë burrëror, i cili të përkujton gjestet e atentatorëve që ishin ngarkuar për vrasjen e Hasan Prishtines në Vjenë, të Demë Ali Pozharit në Stambolll, etj... Ti në vend që ta zbatoje vendimin e Komitetit tënd, ia dorëzove armën Jusufit, i përqafove vëllazërit dhe ua fale jetën përgjithmonë Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës. Armën tëndë ia bashkove penës-armës së tyre, në luftë kundër okupatorit serbosllav. Unë dhe shumëkush tjetër e pritëm fjalën tënde, sidomos rreth këtij rasti, të thënë publikisht. Sqarimet, të vërtetën dhe amanetin ia ke borxh kombit, historisë dhe sidomos Jusufit, i cili e shkroi me gjak edhe artikullin, në të cilin flitet për burgosjen tënde, kurse Ti ende nuk e pa të udhës që të s’qarohesh në disa çështje dhe pyetje: Kush dhe përse të ngarkojë që t'i vrasësh Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën në vitin 1980? Cili "Komitet" ishte ai që e mori këtë vendim dhe kush ta dha detyrën në emër të Komitetit? Në emër të kujt dhe të çkafit duhej të kryhej vrasja? Kur dhe si ua fale jetën Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës? Kush dhe përse të dërgojë në Kosovë (kjo u bë pa dijën dhe pas shpinës së Jusufit)? A e di Ti se dërgimin tënd në Kosovë Jusuf Gërvalla e ka konsideruar akt tradhëtie? Merre pra guximin, vëlla i dashur dhe thuaje të vërtetën publikisht, sepse të gjitha këto ndodhën para burgosjes tënde, para 31 dhjetorit 1980, pa dijeninë dhe prapa shpinës së Jusuf Gërvallës. Këtë e dëshmon kryeartikulli i tij me titull: "Kështu na uron UDB-ja Vitin e Ri"
Beso se populli shqiptar edhe më tutje pret që të përgjigjesh, në rend të parë për këto pyetje, e më vonë të mirresh me ndonjë çështje tjetër, e nëse dëshiron, pse jo, pastaj mund të mirresh edhe me Jusuf Buxhovin. Ofertë për vrasjen e vëllazërve Gërvalla, siç deklaron Ti, në intervistën tënde, pate edhe në burg, por këtë herë këtë ofertë ta bëri UDB-ja. Ti deklaron se UDB-ja t'i ofrojë 100.000 marka gjermane, po që se pranon që ta zbatosh atentatin. Ti thua se t'u ofruan edhe 100.000 marka gjermane të tjera, po që së e merr përsipër likuidimin e Ibrahim Kelmendit (?!) Por, vallë, për Kadri Zekën a nuk ta ofruan asnjë metelik?! Kadriun as që ta paskan përmendur, e megjithatë edhe ate e vranë..! E vranë Kadri Zekën bashkë me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën A thua, ta merrë mendja se UDB-ja Kadriun e vrau rastësisht?!!! Sa më përket mua, pas gjithë atyre që ndodhën, kam bindjen se UDB-ja ishte e përsosur dhe shumë-shumë precize. UDB-së nuk i huçnin atentatet e planifikuara. UDB-ja e dinte se cilin pa tjetër duhej vrarë. Dhe, kështu është.
Hysen Gërvalla 45, Rte du 23-Juin 2764 Courrendlin Zvicër
"Rilindja", 11 Maj 1993
f.182-189
Komenti ynë:
Vrasësit e dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës, ndoshta kurrë nuk do të zbulohen. Si edhe shumë vrasje tjera, si e dëshmorit Vehbi Ibrahimit, i cili u vra me 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës. As Darko Ashanini deri më sot nuk u dënua për vrasjen e Enver Hadrit më 25.01.1990 në Belgjikë dhe as që bëri ndokush përpjekjen më të vogël nga shqiptarët që krimineli D. Ashanin të dënohet. Së paku ta angazhojnë ndonjë avokat për ndjekjen e tij. Më që isha në rrjedhat e shumë ngjarjeve të kohës dhe pak a shumë i njoh personalisht Hysen Gërvallën, poashtu dhe Hysen Gegën, siç i kam njohur edhe dëshmorët e kombit Jusuf e Bardhosh Gëvallën e Kadri Zekën, me këtë rast dëshiroj të jap komentin tim rreth vrasjes së tyre. Unë e kam lexuar shkrimin origjinal të Hysen Gegës në "Zëri i Kosovës", edhe reagimin e Hysen Gegës, pas letrës së Hysen Gërvallës, por nuk më kujtohet krejt se çka është shkruar e thënë atëherë pasi ato shkrime nuk i posedoj më. Ata numra "Zëri i Kosovës", m`i kanë marrë njerëzit dhe nuk m`i kanë kthyer. Atë e kishte sjellë tekstualisht në reagimin e tij Hysen Gërvalla, i shtron pyetjen H.Gegës kështu: „Kur t’i dhanë 100.000 DM për ta vrarë Jusuf Gërvallën dhe më pas edhe 100. 000 DM për ta vrarë Ibrahim Kelmendin, pse nuk t’i dhanë edhe 100.000 marka tjera për vrasjen e Kadri Zekës?" Ndoshta për atë që Kadriu jetonte në Zvicër dhe unë nuk e di a e ka njohur fare H. Gega Kadri Zekën? Pse nuk është shkuar Hysen Gega, t’i shprehë ngushëllime Hysen Gërvallës, posa ka dalë nga burgu shumëvjeçar dhe sidomos, pasiqë e paska ftuar H. Gëvalla, kjo është për t’u habitur!? Unë e kam studiuar këtë moment, por nuk e kam kuptuar mosshkuarjen e H. Gegës për ngushëllime? Sipas asaj që thotë në reagimin e tij H. Gërvalla, ndokush mund të dyshojë në sinqeritetin e H. Gegës? Mirëpo meqenëse personalisht e njoh, nuk dyshoj aspak se Hysen Gega mund të ketë qenë i përzier në vrasjen e tre dëshmorëve tanë, për këto arsye: Hysen Gega ishte dhe është një atdhetar dhe trim i dëshmuar kombëtarisht
Asnjë njeri i marrë nuk do të tregonte nëse i janë ofruar para dhe ai është angazhuar në ndonjë vrasje. Hysen Gega është njeri shumë i sinqertë, por jo edhe aq intelektual që ta peshojë mirë secilën fjalë që thotë. Pra, dikush ka mundur t’ia shtrembërojë ndonjë fjalë apo fjali në shkrime apo intervista, për t’i dhënë kuptim ose kahe tjetër, sidomos ata në "Zëri të Kosovës", ku shkruanin disa ekstremistë majtistë, që për opinionin mund të ketë lënë vend për dyshime. Jo vetëm unë, por gjithë ata që e njohin Hysen Gegën, kanë të njëjtin mendim sikur unë se H. Gega më parë do ta vriste vetën sesa Jusuf Gëvallën. Njerëzit që kanë vuajtur shumë vjet burg nëpër kazamatet serbe, kanë dalë të lodhur fizikisht dhe psikikisht dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, anipse disa nuk e pranojnë këtë fakt.
Unë në vitet e `90-ta kam lexuar diku në gazetat gjermane, por që më kanë humbur. E di se në to shkruante se Darko Ashanin, pas vrasjes së një serbi në Beograd e kishin liruar nga burgu organet sekrete serbe, me kusht që ta vriste Enver Hadrin. Jam shumë i sigurtë se Darko ishte vrasësi i E. Hadrit, por që me siguri se dikush nga shqiptarët e shitur e ka shoqëruar atë, sepse serbët pa ndihmesën e ndonjërit nga tradhtarët tanë nuk kanë mundur që ta vrasin atë, sepse ata janë frigacakë në këso rastesh. Enver Hadri dhe bashkëveprimtarët e tij Reshat Sahitaj, Gani Azemi dhe Behar Rexhepi, formuan komitetin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe më ketë arriti që me argumente të hapë dyert e kancellarive e evropiane: Paralamentit të Evropës, Këshillit te Evropës, Qeverisë Belge, Bundestagut Gjerman, qeverisë Angleze dhe asaj Fanceze dhe përfaqësive të tjera në Brucksel, duke dënocuar dhunën dhe gjenocidin sebosllav ndaj shqiptarëve ne Kosovë. E. Hadri me punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të bashkeveprimtarëve te tij, Parlamenti Evropian në vitin 1989 harton dhe miraton rezolutën e parë për Kosovën dhe gjykon dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës. E. Hadri ështe botues i disa veprave. Po përmendi vetëm një prej tyre " Kosova, gjaku im që nuk falet". Kjo na përkujton se gjaku i dëshmorëve e matirëve shqiptarë nuk falet. E. Hadri pa dyshim që e ka vendin në mesin e burrave të mëdhenj. Për vrasjen e Enverit, Reshat Sahitaj thotë se e vranë tre komandosët e UDB-së Darko Ashanin, Adria Llakoviq dhe Vesko Vukotiq, të urdhëruar nga shefi i UDB-së së atëherëshme Stanishiq. Unë kam lexuar nëpër revita e gazeta të huaja vetëm për Darko Ashaninin. Unë kam thënë edhe në raste tjera, se shqiptarët ishin përherë të përzierë në vrasjet e vëllezërve të vet. Ne poashtu kemi lexuar të gjithë libra të ndryshme, se më 1910-1918, 1941-1945, 1998-1999, mjerisht shumë nga shqipfolësit shqiptarë ishin në shërbim të okupatorit sllav. Spiunazhi sekret serb ka liruar shumë kriminelë serbë nga burgu, vetëm për të vrarë burrat, trimat, intelektualët, patriotët, nacionalistët dhe atdhetarët më të devotshëm shqiptarë. Dhe pikërisht sot duhet kërkuar nga „shqiptarët" (lexo: udbashët shqiptarë), të cilët punonin në shërbimet sekrete shtetërore serbojugosllave, që të na tregojnë se cilët ishin bashkëpunëtorët e UDB-së serbo-jugosllave që vrau shumë shqiptarë pa gjurmë dhe nishan, sepse ata e dinë mirë këtë punë, edhe pse është e kuptueshme se ata nuk do të tregojnë asgjë për këtë, por së paku duhet bërë të gjitha përpjekjet që t’i detyrojmë që të flasin dhe, me në fund duhet hapur gjithsesi edhe dosjet sekrete të secilit individ të dyshimtë. Dhe kjo për zbulimin e të gjitha vrasjeve të shqiptarëve, pas LDB-së e deri në fillim të vitit 1998, por edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës në Kosovë. Se sa jemi angazhuar ne shqiptarët në përgjithësi në këtë drejtim, mund të thuhet shumë pak ose fare, kur e dimë faktin se pa ndihmën e tradhtarëve nga radhët tona, ka qenë e pa mundur që të kryhen gjithë ato vrasje „enigmatike" të shqiptarëve!?
f.187-189
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Masakra e Tivarit dhe tradhëtia e Enver Hoxhës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:10 pm

Masakra e Tivarit dhe tradhëtia e Enver Hoxhës
Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individ, por më duket ende nuk është folur mjaft për mos angazhimin tonë moral dhe njerëzor. Unë po përpiqem të ofroj diçka që mendoj se të tjerët ende nuk e kanë thënë.
Shkruan: Xhafer Leci



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_1
Brigada shqiptare nga Kosova e dërguar me prapavijë mashtruese për në Tivar.Vendi i Masakrës Tivar
Komunistet shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i benë serbo-malazezet gjatë LDB-re. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Për këtë masakër Enver Hoxha ka qenë dashtë ta padisë Jugosllavinë në gjyqet ndërkombëtare, mendoj se edhe pse është vonë ende një denoncimi i tillë është i mundur. Gjenocidi i mijëra shqiptarëve të mobilizuar dhe të dërguar në armatën e Katërt të Ushtrisë Jugosllave e cila e ka pas për detyrë ta marrë Rijekën, Istrinë, Triesten dhe Korushken, të cilat edhe i ka marrë. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Fadil Hoxha me kompani heshtën nga frika, por pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndosh, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943/44) ka pas për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por në fakt në Bunjaj është aprovuar Rezoluta në të cilën është thënë: "... arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës më Shqipërinë...." Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhen shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo Rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtarë, NDSH-eja etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova është ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë. Në Bunjaj vetëm Xhavit Nimani ka kërkuar që KNÇ i Kosovës, i formuar në këtë Konferencë të lidhet me Jugosllavinë, dhe për këtë qëndrim të tij (tradhtar) është emëruar si shef i OZN-s famëkeqe e cila ka dërguar në vdekje mijëra shqiptarë. Në letrën e Politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e më të cilën hedhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë, dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën,i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë.
Prof. As. Dr. Elmas Leci, Drejtor i Institutit të Studimit të Problemeve të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Tiranë në shkrimin e tij “ A e shiti Enver Hoxha Kosovën” shkruan:



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_2
Enver Hoxha dhe revolucionari Milladin Popoviç, 1943
“Ne shtëpinë e tij, ne verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjëherë prezent Enver Hoxhës, çështjen e rend te Kosovës? Fadil Hoxha mu përgjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tiranë në dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhën dhe i kam shtruar si gjendjen e rendë nën Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se ç'duhet te bënim. Kjo ishte bisedë shqiptaresh e mendoj, për shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mbërritur para kthimit tim te Tito".Kështu e mbylli deklarimin e tij ish udhëheqësi kryesor i Kosovës dhe ne një periudhë kohe edhe President i Jugosllavisë, Fadil Hoxha”.

Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij „Ditari i Robërisë“ 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoj Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhë kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta “reaksionare”, me qëllim që pastaj komunistët jugosllav dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë, etj.
Po të bisedonim me kroatët dhe t’u thoshim atyre se ne shqiptarët jemi të parët në demonstratat e vitit 1981 që ia dridhen Jugosllavisë themelet, ata do të na thoshin; kujtoni demonstratat tona të vitit 1971 në Zagreb, Split dhe qytete tjera kroate, dhe luftën të cilën e kemi bërë ne me serbët pa ndërpre që nga viti 1928-1945 e deri më sot..?
Unë nuk mendoj t’i nënvlerësojë demonstratat tona dhe luftën tonë heroike për çlirimin e Kosovës, por duhet t’i kemi parasysh edhe sakrifikicat e të tjerëve që luftuan për pavarësinë e shtetit të tyre, sikur që luftuan edhe shqiptarët. Po përmendi vetëm disa raste të luftëtarëve të hershëm kroat, të cilët luftonin kundër komunistëve serbo-jugosllav për krijimin e shtetit të pavarur kroat, pra për Kroacinë e sotme sovrane.
Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_3
Beograd qershor 1946 E. Hoxha me Titon në aeroportin- Zemun
Në Norvegji më 25 prill 1971 nga kroatët Miro Barishiç dhe Angjellko Brajeviç u vra ambasadori i Jugosllavisë malaziasi Vlladimir Rolloviç. Rolloviç ka qenë komisar politik i njësisë që e ka bërë masakrën në Tivar, që donë të thotë se ka qenë njeriu kryesor. Ju doli rend që atë ta vrasin kroatët e jo shqiptarët, që kanë pasur arsye më të madhe. Ka qenë dashur që ne të veprojmë në mënyrë të organizuar e jo individualisht, vetëm duke i kënduar njeri tjetrit elegji dhe të shesim lavd..! Pse e vranë kroatet Rolloviçin; jo pse Rolloviç kishte dhënë urdhër për masakrën e Tivarit, por pse Rolloviç zbuloi bashkëpunimin e komunistëve kroat me ish forcat e ustashve në Perëndim, të cilët luftonin për bërjen e Kroacisë shtet të lirë. Kroatët, për dallim nga komunistët shqiptarë titoistë dhe enveristë, të cilët fyenin Ballin Kombëtar dhe NDSH-në, si forca të errëta dhe tradhtare, që ndiqeshin këmba-këmbës kudo që ishin edhe në Perëndim. Kroatët komunist bashkëpunonin me forcat reaksionare, kështu që ata që drejtonin Kroacinë më 1971 si Savka Dapçeviç Kuçar, kryetare e Kroacisë, Mirko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave, i cili kishte folë në një rast në institucione, për mos besimin anti-serb:“ Të gjallët nuk mund t’u s`qajrojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë. Në shtator 1986 në Shtokholm në ora 23.23 minuta pas përcjelljes së një filmi u vra kryetari i Suedisë Olaf Palme dhe plagoset gruaja e tij Lisbet, si vend demokratik që ishte Suedia. Olaf ishte pa roje dhe pa përcjellje të policisë. Policia suedesze gjatë hulumtimeve ka ardhur deri në përfundim se vrasja e Olaf-it ka lidhje me me aparat-hejdin e Afrikës së Jugut dhe me luftën e Vietnamit.
Ndërsa disa media të huaja patën shkruar se vrasja e Olaf Palme u krye nga agjentë jugosllav në shenjë hakmarrje për vrasjen e ambasadorit jugosllav Rolloviç, dhe se vrasësi pas dy javëve qëndrimi ilegal në Suedi, pa u hetuar nga policia suedeze kishte udhëtuar për Beograd bashkë me ekipin e futbollistëve jugosllavë të cilët atë kohë kishin zhvilluar një ndeshje në Suedi.
Gjithashtu me 10 shtator me thikë u plagos rëndë dhe vdiq me 11 shtator 2003 ministrja e jashtme suedeze zonja Anna Lindh, nga serbi Mihajilo Mijaloviq, i lindur në Stokholm me 6 dhjetor 1978. Ministresha suedeze u vra vetëm se ajo përkrahu bombardimet e NATO-s për të mbrojtur gjenocidin dhe spastrimin serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Pas shumë përpjekjeve se Mihajlo ishte i sëmuar psikik, ai më në fund nga gjykata supreme e Suedisë u dënua me burg të përjetshëm. Ndërsa vrasësi i ambasadorit Rolloviç, Miro Barishiq pasi kreu burgun në Suedi, pati marrë pjesë në luftën e forcave kroate kundër atyre serbe, ku heroikisht ra ne frontin e nderit me 1993.
Siç e dimë shumë nga ne se UDB-ja jugosllave ka vra me qindra kroat në gjithë boten, por edhe kroatët janë hakmarrë gjithherë.
Kujtojmë vrasjen e Radishiqit, kryeministër në Qeverinë Jugosllave Serbo-Kroato-Sllovene me 1928 në Beograd në Parlament, serbët, popoviqët e Gjilan-it, bërtasin këtu duhet të kërcas pushka, dhe Radiq vritet, por kroatet për këtë vrasje pak më vonë në shenjë hakmarrjeje vrasin Kralin serb Aleksandër Karagjorgjeviçin në Marsej të Francës. Vlen të përmendim babë e djalë Toma dhe Vllada Popoviq, urdhër dhënësit xhelatë të masakrës së Gjilanit në dhjetor 1944, ku u pushkatuan mbi 4 mijë shqiptarë burra, gra, fëmijë, pleq e plaka.
Shtrohet pyetja se kur dhe cilin funksionar serb e vranë shqiptarët në shenjë hakmarrjeje për gjithë ato masakra dhe gjenocide që kanë ushtruar serbët ndaj ne shqiptarëve, sidomos prej viti 1912 e këndej..?!
Pra, në këtë shkrim i bëra disa krahasime për të vënë në pah disa të vërteta historike dhe politike rreth masakrës së Tivarit, me dëshirën që historianët tanë kur të shkruajnë për historinë tonë kombëtare, të mos i harrojnë disa fakte politike të asaj kohe që ndërlidhen edhe me popujt tanë miq, siç janë kroatët dhe ndikimi i tyre në shembjen e komunizmit dhe ngrehinës ish jugosllave të udhëhequr kryesisht nga çetnikët serbë, të konvertuar rrejshëm në komunist.
Burime:
1. NDH, Gazeta kroate Nezavisna Drzava Hrvatska viti 1971-1990
2. Rezoluta e Bunjajt
3. Libri i Zekerja Canes “Ditari i robërisë”
4. Shkrimet e Prof. Dr. Elmas Lecit
5. Stuttgarter Zeitung, 29.02.1986
6. Stuttgarter Zeitung, 11.09.2003
Gjermani, 8.10.2007
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Xhafer Leci: Letër mikut tim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:15 pm





Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U2_XhaferLeci
Xhafer Leci
Letër mikut tim
(Në lidhje me ''Deklaratën individuale të Agim Gashit'')
I dashur miku im Agim Gashi,
Me të lexuar deklaratën tënde u impresionova shumë, e njëherë më kaplojë një emocion dhimbjeje për njeriun që tërë jetën ia kushtoi atdheut. Menjëherë më erdhi ndërmend porosia jote përmes vargjeve të këngëve tua se:“ Liria ime nuk është vetëm e imja”. Miku im i dashur, ti kishe të drejtë, por ja që në kohën kur njeriu ka më së shumti nevojë për liri personale, ti ndjehesh i zhgënjyer në politikë, duke jetuar një jetë të varfër dhe me sëmundje e cila të ka goditur qëkur ishe në burgjet serbe, nga torturat që t’i bënin. Edhe sivjet gjatë qëndrimit tim në Kosovë e vizitova edhe Lipjanin tënd, dhe kur pyeta se ku gjendet shtëpia e Agim Gashit më thanë: “Agim Gashi nuk ka shtëpi, atë ia dogjën serbët më 1998”! Po ashtu më thanë se askush s’të kishte ndihmuar që ta rindërtosh shtëpinë e djegur...!
Të njoh mirë, miku im Agim. Të njoh në shpirt dhe në jetë, prandaj më dhimbsesh shumë kur gatuan në këtë moshë, sepse s’ke para që ta blejsh as bukën, pranë përballjes me të gjitha vuajtjet tjera, sëmundjen dhe peripecitë tjera të jetës. Ti kurrë nuk tentove të identifikohesh me popullin dhe atdheun: dy nocione të shenjta për secilin njeri, sepse siç ke thënë edhe vetë; nuk guxojmë të vejmë monopol mbi këto dy krijesa.
Si krijues dhe intelektual i madh u përpoqe që këto dy nocione ta ruajnë kuptimin dhe drejtë peshimin, duke i kënduar mëkëmbjes dhe ringjalljes së tyre me gjak të ri dhe kuadro të reja. Ti me zërin dhe këngën tënde na ke mësuar se si shqiptarët në kohërat më të vështira nuk çajnë kokën për ekzistencë individuale, por për atë kolektive, për ta mbijetuar robërinë.
E di se je i sëmurë. E, zemra jote nuk mundi më t’iu përballojë vuajtjeve të popullit tënd, por as vuajtjeve personale. Mos respekti dhe mos konsiderata nga shteti yt, e di se në kohë të fundit të ka bërë që të tërhiqesh nga angazhimi politik, por e di se ti nuk do t’iu dorëzohesh zhgënjimeve të çastit, se Kosova “është gjaku ynë që nuk falet” e as nuk shitet. Vargjet tua: “ se s’ka më vështirë se me vdekë nën shkurrat e huaja“ flasin për ty më shumë se çdo gojë tjetër. Megjithatë, nuk besoj se e ka pranuar fatalitetin!



Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci U1_AgimGashi
Agim Gashi
Shpeshherë më bien ndërmend mesazhet tua brilante nga takimet tona: „Mirë që populli e ka fiksuar shkaktarin e së keqes“. Andaj shumë gjëra i ke alarmuar me guximin dhe shkathtësinë tënde me mjeshtri të rrallë. Në ato shkapërderdhje të kohës, ti me këngën tënde mbrojte gjuhën, shkollën, historinë, çmove dhe respektove njerëzit e mëdhenj të kombit siç ishin Dr. Ibrahim Rugova, komandanti Adem Jashari, Sali Çekun, Fehmi Lladrovcin si dhe shumë trima e dëshmorë tjerë që u flijuan për atdhe, e që u këndove me mall dhe krenari. Ata i bëre të pavdekshëm dhe i bashkove, sepse ti e dije se nuk është atdhetari të jetosh në mënyrën vetjake, por është dhunti, diçka njerëzore, madhështore...Me zërin tënd arrite që shumë kënd ta largosh nga violenca dhe dyshimi. Largimin tënd nga politika e shoh si vazhdimësi të shpirtit tënd demokratik, të filluar shumë më herët në ecjet tona kombëtare. Ti ishe edhe kundër bunkerizimit të tmerrshëm kombëtar, sepse e dije që ai ishte shkatërrimtar për qenien tonë, ishte linçim i kombit. Andaj, rrugë e vetme dhe e sigurt mbesin për ne proceset e reja shoqërore dhe demokratike, e jo organizimi i shtetit mbi baza farefisnore dhe bajraktariste.
Miku im i dashur, të uroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë. Do të jem me ty gjithmonë, do të më kesh pranë, jo vetëm mua por edhe miqtë e shumtë që i ke. Nga ti kemi mësuar shumë; se si duhet ruajtur dhe kultivuar traditat, kulturën, këngën shqipe burimore, sharkinë dhe gjithë historinë tonë kombëtare.
Të dëshiroj shëndet, mirësi dhe suksese në veprimtarinë tënde krijuese prej rapsodi të madh gjithëkombëtar. Zoti të shpërbleftë për punën e madhe që ke bërë dhe që po bën për të mirën e popullit shqiptar!
Xhafer Leci
Gjermani, 7 shtator 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci Empty Re: Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi