Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Izraelitët dhe palestinezët (arabët) - Shqiptarët dhe serbët (sllavët)

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Izraelitët dhe palestinezët (arabët) - Shqiptarët dhe serbët (sllavët) Empty Xhevat Rexhaj: Izraelitët dhe palestinezët (arabët) - Shqiptarët dhe serbët (sllavët)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 3:33 am

Xhevat Rexhaj: Izraelitët dhe palestinezët (arabët) - Shqiptarët dhe serbët (sllavët) U1_XhevatRexhaj
IZRAELITËT DHE PALESTINEZET (ARABËT)
SHQIPTARËT DHE SERBËT (SLLAVËT)
Nga Xhevat Rexhaj
Ka shumë vite që njerëzimi është materializuar së tepërmi. Gjersa ne shqiptarët valëviteshim valëve të rrezikshme, ata në shtetin amë nga diktatura e tyre, ndërsa ne në trojet tona ishim nën okupim dhe duhej të mbijetonim karshi gjenocidit sllavë, popujt tjerë të Evropës përjetonin ndryshime marramendëse në të gjitha sferat e jetës. Për ato kohë nuk ishte e çuditshme që ne stagnonim sepse rrethanat ishin të tilla, pra të disfavorshme për neve e të favorshme për grabitqarët tanë. Në gjithë ato dekada ne duhej të kishim edhe ndonjë njohuri se si duhej të silleshim që të dilnim ngadhënjimtarë, e një nderë më realet ishte ajo e popullit hebre, pra sakrifica dhe organizimi i tyre për të mbijetuar dhe për të krijuar shtet pas 2000 vjetësh robëri dhe shkapërderdhje nëpër botë. Unë shpreh mendimin tim se nëse jo drejtpërdrejtë ahere tërthorazi sidomos në politikën e pas viteve të 80 ta të shekullit të kaluar kemi kopjuar diç nga një mbijetesë dhe nga një dukuri pozitive e hebrenjve, dashuria ndaj vendit pra ATDHEUT, dhe sakrifica për të.
- Pas demonstratave të 81-ës, në ballë të popullit u vu elita intelektuale kombëtare, pa paragjykime dhe me dinjitet të plotë patriotik.
- Në vitet e 90 ta u materializua dhe u formësua lëvizja kombëtare në krye me LDK, me vizion të qartë, rruga drejtë Evropës në miqësi të përhershme me SHBA në.
- Krijohen ura miqësie me shtete që deri ahere ishin mike të armikut tonë, pra i bëjmë për vete, thjeshtë fillon faza e aleancave me fuqi botërore.
- Vitet e fundit të 90 ës sjellin luftën e pastër për çlirim përfundimtarë pasi që objektivat tjerë ishin arritur, pra tereni ishte i shtruar për intervenim të SHBA-NATO
Ishin pra këta disa nga faktorët që e bënë faktorë kombin shqiptarë në Ballkan. Udhëheqësi i shqiptarëve dhe njëherit Arkitekti i shkatërrimit të Serbo-Jugosllavisë dhe krijimit të shtetit të dytë shqiptarë në Evropë Presidenti Rugova, e mobilizoi popullin në drejtim të perëndimit, të vlerave dhe të civilizimit. Ky dhe tërë populli tregonin pjekuri dhe mençuri, për të krijuar rrugën e shtruar mirë të ballafaqimit me Serbinë, por me dijeninë se Aleatët do jenë tani më me neve. Filloi dhe mbaroi lufta, pjesëtarët e UCKsë ishin të denjë, edhe këta kishin filozofinë dhe doktrinën se nuk duhen akte terroriste por luftë e drejtë kundër okupatorit e jo kundër civilëve. Kjo filozofi dhe kjo luftë mahniti botën, dhe bashkë me NATO e mundi Serbinë. As Partitë politike shqiptare e as UCK ja kurrë nuk ndermuarën aksione brenda Serbisë apo edhe brenda Kosovës kundër civilëve serbë, nuk u vra kurrë asnjë fëmijë me akte vetëvrasëse, nuk u sulmuan kishat, e as shkollat e as spitalet serbe që të pësojnë civilët, ishte kjo pra një mrekulli se si një popull i shtypur dhe i okupuar me një segregacion dhe aparteid të paparë si në Afrikën e Jugut nuk bëri kurrë proteza të dëmshëm as edhe kundër armikut( që edhe e meritonte).
Fituam luftën me diplomaci dhe me ushtri.
I përmenda këto për të mbërri te një moment tjetër, pra te konflikti Izrael-Palestinë. Shumë çka u cekën më lartë mundë të përshkruhen tani më poshtë, por në të kundërtën e kuptimësisë se asaj më lartë. Për fat të keq Palestinezët po luajnë lojëra tjera, populli vëlla i tyre Arabët janë të përçarë, më shumë i bëjnë dëm Palestinës se sa Izraeli, por...
I përcjellë me vite këto dy kombe këtu në vendin ku unë jetoi dhe punoi, dhe i dha vetes të drejtë që të gjykoi për ta veç e veç.
Palestinezët( dhe shumica arabe që jetojnë këtu, prioritete e kanë se si të ndërtojnë xhamia dhe të thellojnë sa më shumë islamin). Vitet e para kur vijnë këtu e shajnë dhe vjellin vrer¨për atë nga vijnë, më vonë kur rehatohen dhe jetojnë mirë me Franga të “ kryqalive” debatet dhe luftën kryesore e kanë kundër Evropës dhe Amerikës, tërë kohën e qojnë duke propaguar fenë islame dhe “ poshtërsitë” e të krishterëve, a harrojnë se me para të të krishterëve dhe me ndihmën e tyre jetojnë si pasha. Dhe duhet thënë të drejtën si para, gjatë dhe pas lufte kurrë nuk kanë treguar simpati për çështjen tonë, njeriun e vetëm që e kanë përmend dhe e përmendin ende është” i madhi TITO” kështu e thonë( sa për mua ia pafshin hairin). Nuk e kam me paragjykim por me plotë kuptimin e fjalës po e them, edhe këtu ku janë nuk përparojnë fare, çështje e tyre.
Izraelitët( Hebrenjët) përkundrazi janë komuniteti më i organizuar në këtë shtet. Janë njerëz të urtë, të sjellshëm, punojnë shumë për vetveten dhe japin ende shumë për shtetin e tyre. Fëmijët e tyre, sipas statistikave zyrtare janë elitë në shkollë dhe në dituri, kanë organizim- LOB- të mrekullueshëm, në qytetin e Zhürichut e kanë lagjen e vetë me të gjitha institucionet hebraite të lejuar sipas ligjeve të shtetit ku jetojnë. Ky komunitet është shumë i respektuar, sepse edhe respekton shtetin dhe ligjet e shtetit ku jetojnë, ky komunitet mbjell farë të mirë për veten e vetë e edhe për shtetin e vetë.
Pra këta kultivojnë dhe propagojnë ardhmëri dhe përparim në të gjitha fushat e jetës, janë shembull për admirim, pra edhe ne shqiptarët ende kemi se çka të mësojmë dhe të kopjojmë nga ta.
SHBA dhe Britania e forcuan Izraelin në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Britania po duan ta forcojnë kombin shqiptarë, Shqipëri e Kosovë në Evropën Juglindore, pra dihet kah e kemi ardhmërinë dhe mbarësinë. Na mbetet që të jemi edhe në të ardhmën frymëmarrës të ajrit euro-atlantik, përndryshe e thejmë qafën…
Pjekuri e Kryeministrit H. Thaqi që ka afër vetes këshilltarë Izraelitë, vërtet pjekuri, (edhe pse nuk jam përkrahës i tij në shumë rrafshe tjera)

Xhevat Rexhaj, Publicist- Intermediator
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi