Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar Empty Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 1:16 am

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar U1_Berisha
SHQIPTARËT SHKALLMUEN SERBINË- QEVERIA BERISHA KTHEU IDENTITETIN KOMBËTAR


Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar U1_XhevatRexhajNga Xhevat Rexhaj

Sot me 2 shtator të vitit 2009 e përfundoi mandatin demokratik qeveria e Shqiperisë që ishte udhëhequr nga Kryeministri shqiptarë Dr. Sali berisha.

Para 4 vitesh kur si një mrekulli shqiptarët votuan me shumicë një plejadë njerëzish të profesionit të vullnetit të karakterit dhe thjeshtë njerëz me pjekuri kombëtare, ishte shumë diskutabile se si do të mbahej kjo qeveri kur dihej se duhej të përballohej me një opozitë destruktive dhe shkatërrimtare jo vetëm kundrejtë vetë qeverisë por edhe kundrejtë vetë qytetarëve shqiptarë në rrugë drejtë një të ardhme më të mirë. Sfidat ishin të mëdha, vullneti ishte gjithashtu por ama duhej shtrenguar mirë rrathët dhe të zgjidheshin njerëz me një backgraund të qiltër dhe të pastër kombëtarishtë. Shqiptarët e menqur dhe të qetë e dinin se këtë qeveri e prisnin situata të nduarduarshme.

-Njohja e Republikës së Kosovës

-Forcimi i marëdhenjeve me SHBA në

-Shkulja me rrënjë e kriminalitetit politik dhe ekonomik

-Rrudhja e administratës dhe abuzimit me paranë publike

-Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së terësishme në të gjitha poret e jetës

-Futja sa më e shpejtë në NATO

-Sundimi i ligjit dhe kapja e vrasësve që silleshin të lirë me lejet e ish qeverisë socialiste-komuniste enveriste

-Forcimin e valutës kombëtare dhe rritjen e pagave në të gjitha fushat shoqërore

-Ngritjen e imazhit të shtetit dhe të shqiptarit në veqanti ,kundruall botës së civilizuar euro-atlantike

-Prurjen e investitorëve të huaj

-Turizmin ta bëjë prioritet ku shqiptarët e të gjitha trojeve etnike të çmallen me bukuritë dhe pasuritë që ia ka dhanë i madhi Zot Shqiperisë

-Edhe shumë detyra të tjera ishin në tavolinene e Z. Berisha.

Që prej ditës së parë kjo qeveri i vuri prioritet qështjesë së Kosovës. Takimet dhe bisedat diplomatike nuk bëheshin me si me të injoruarit por zhvilloheshin në një reciprocitet kudo në botë në mes delegacioneve të ndryshme ndershtetërore. Pas ardhjesë në detyrë të Ministrit dardan Z. L. Basha politika dhe diplomacia shqiptare e tëra u orientua vetëm kah madhorja, njohja e shpejtë e Republikës së Kosovës. Ishte madhështi dhe lumturi kur shihej Z. Basha me kolegë të ndryshëm e vropian e botëror në rolin e shqiptarit të vërtet, i aftë i menqur, profesionistë dhe i pashëm gjithashtu, vërtet figurë njeriu. Ky njeri mahniste dhe njëherit bindte kolegët për Kosovën, nuk trembej nga reagimet serbe ose të aleatëve të tyre, ishte i drejtëpërdrejtë dhe ishte superior me shumë kolegë. Vetëm vërja e dorës së Njeriut më të madh për shqiptarët Presidentit G.W. Bush mbi supet e L. Bashës të jepte kënaqësi se kush udhëhiqte punët e jashtme.

Pra që në fillim u pa se SHBA ja u bë cak i diplomacisë shqiptare duke ditur edhe marrëdhenjet personale të Z. Berisha me babanë e Bushit Junior. Pra SHBA ja filloi ta përshpejtoi njohjen e Kosovës dhe kjo u parapri mu në truallin e Arbërit kur më i pari i botës tha” Kosova shpejtë do ta fitoi pavarësin” kështu G.W.BUSH në Tiranë pranë S. Berishes.

Qeveria Berisha lidhi dhe burgosi me mijra kriminel dhe kontrabandues, u dha frymën e lirë qytetarëve shqiptarë. Popullit i solli një qetësi dhe siguri për fëmijët e tyre.

Qeveria Berisha filloi ta racionalizoi dhe ta fusë në kontura të mira administratën, 1/3 e byrokratëve i largoi nga detyra. Me vendosmëri filloi të kontrollohet policia dhe gjyqësori së bashku me doganat ku vidheshin me qindra miliona dollarë. Shqiptarët filluan të shohin se si një qeveri kur donë dhe premton mundë ta ngulfasë të keqen.

Me shpejtësi ministrit e lamive përkatës filluan transformimin dhe konkretizimin e detyrave të tyre, në bujqësi, në energjetikë, në kulturër në drejtësi në polici dhe sidomos iu rrek punës për infrastrukturën rrugore pa të cilën një shtet është i getoizum nëse nuk ka rrugë.( E. Hoxha ta kishte dashur kombibn e kishte ndertuar së paku një rrugë të mirë për Kosovë por ja që nuk i prishte marrdhanjet me vëllezërit nga ideologjia jugosllavët-serbët ), qeveria Berisha e vuri si prioritet tër dytë ndertimin në rekord të autostradës moderne të quajtur Rruga e Kombit rrugë të cilën e kishte kërkuar qysh në vietin 1994 më i Madhi i shqiptarëve Presidenti i republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Amenetin e tij e vuri në jetë Berisha me L. Bashën përkundër vullnetit të socialistëv të marr të Shqiperisë në kry e me Enverin e vogël Edi Rama i cili ia falte qelsta e qytetit të Tiranës shkaut shovenist Goran Bregoviq mikut të tij dhe njëherit mikut të socialistëve ( mjesrishtë ) shqiptarë. Firma amerikane me preferim nga Bushi e ndertoi në rekordë rrugën dhe shqiptarët u bashkuan, mrekulli.

Qeveria e Berishës futi Shqiperinë në Nato para të ish përkdhelurës Serbisë, shkaut iu mberdhi bishti i ra leshi dhe ju q... nana përgjithmonë sepse Shqipëria nesër do ta kushtëzoi hyrjen eventuale të Serbisë në Aleancë. Berisha dhe Basha e mundën në diplomaci dhe në realitet Serbinë për të parën herë se humbja e dytë serbe ishte njohja formale e pavarësisë së Kosovës.

Qeveria shqiptare dhe konkretishtë ministri i zoti i finacave Z. R. Bode shtonte bugjein shtonte rrogat dhe ngriste standardin e shqiptarëve, kur bota përpelitej me krizë Shqiperia rrugëtonte e shëndosh përpara e thonin Institucionet relevante nderkombëtare, Evropa nga zilija nuk bënte zë se janë mësuar të shohin shqiptarinë fukara dhe rrugaqë, por jo më me Berishen ndoshi e kundërta shqiptarit iu kthye identiteti dhe autoriteti historik si i mparë i civilizimit të dikurshëm.

Në Shqipëri filluan ardhjet e investitorëve me nam botëror, filloi ndertimi dhe hapja e vendeve të punës me mijra shqiptarë u punësuan dhe me mijra biznese private ngriteshin lartë e më lartë por kuptohet duke ia paguar shtetit obligimet detyruese.

Ndodhen shumë kthesa të vërteta dhe që të gjitha mund të prekeshin dhe të shiheshin kudo. Jo vetëm shqiptarët e Shqiperisë i shijonin këto ndryshime po fatmirësishtë që të gjithë shqiptarët ishin dëshmitarë të mrekullisë. Rrugët ishin të çliruara nga bandidët që rrahnin dhe mbytnin kosovarë e turistë të tjerë shqiptarë tani më lëvizej lirshëm. Rruga e kombit hapi përspektiva të mëdha për pushues dhe vizitorë së pari gjithshqiptarë. Treva veriore e shtypur me qëllim nga bolsheviku E. Hoxha fitoi buzëqeshjen, iu hap horizonti dhe u bashkua me botën civilizuese ku e kishte e dhe vendin si Malësi e burrërisë dhe madhështisë kombëtare. Kukësi u shëndrrua në Kosovë të vogël bashkoi vëllezërit me vepër të Berishës e jo me marksizëm socialistë.

Sigurishtë se mbetei edhe diç pa u realizuar por fatmirësishtë,( edhe pse fatkeqësishtë mbeten ende shqiptarë socialistë të hipnotizuar nga enverizmi fatal) votuesit e votuan berishen edhe për një mandat atë të futjesë në BE, edhe pse E. Rama me kompani do të bëj çmos që ta ngadalsoi këtë procesë të natyrshëm, por pa sukses.

Që gjaku vërtet i pastër shqiptarë rrjedh damarëve dhe venave të S. Berishës, J. Topallit, L. Bashës, R. Bodës, S. Olldashit, F. Mediut e shumë demokratëve të tjerë e tregon edhe koalicioni për të mirë të Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptarë me Ilir Meten i cili dikur e sulmonte ta rrah J. Topallin mu në Parlamentin shqiptarë( virusi komunistë). Pra për hirë të kombit dhe shtetit e ofruan atë që dfikur me qejf i kishte zhdukur. Kjo është madhështia e shqiptarit, ky gjestë tregon se koha e jonë po vie gjithnjë e më e mirë, le të plasin dhe le të sëmurën komunisto-socialistat e E. Ramës, Shqipëria dhe kombi shqiptarë do jenë antare e të gjitha Institucioneve Euro-Atlantike, e kërkoi gjithhere Presidenti i ynë i çmuar I. Rugova.

Kush e shan Berishën është psikopat dhe shkurtë jo kombëtarishtë mirë i orientuar, sidomos ne nga Kosova lutemi për të ta vazhdoi udhëheqjen e kombit sepse pas shkuarjesë së Rugovës në amshim tjetër shqiptarë më të fortë kombëtarishtë nuk kemi.

Qeverisë Berisha 2, fat dhe suksese, shumica shqiptare anë e mbanë globit është me ju ngase ne jemi ata që do i shijojmë të mirat që do i bëni ju kombit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi