Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Llafe shumë punët mozomokeq

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Llafe shumë punët mozomokeq Empty Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Llafe shumë punët mozomokeq

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 19, 2010 11:50 am

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Llafe shumë punët mozomokeq U1_XhevatRexhaj
SHQIPTARËT- LLAFE SHUMË PUNËT MOZOMOKEQ
Nga Xhevat Rexhaj
Gadishulli Ballkanik është një sinonim i grumbullit të disa kombeve dhe kuazi kombeve te mberthyera dhe te të bëra kaqamak njera me tjeteren. Këtij farë gadishulli Presidenti i Kosovës kur nuk i thonte në emër por çdo kund në boetë deklaronte se atje është Evropa juglindore.
U nisa nga fjala balkan se vërte nuk e dij se çfarë domethenje dhe çfarë rrënje ka kjo fjalë, por po e di se në këtë mishmash të poüpujve dhe popujzve të këtij rajoni jemi edhe ne shqiptarët si populli më i vjeter, së paku kështu kemi mësuar në shkollat tona. Kur jemi këtu pra edhe ne jemi klolorit i të gjitha të këqijave dhe pak të mirave që gjenden në ketë gadishull-bishtë të Evropës.
Më kujtohet se në shkollë qysh prej fillores pastaj të mesmes e gjer në fakultet ligjerimet e mësuesve, arsimtarëve dhe në fund të profesorëve nganjehere ishin te rrufeshme dhe të forta për kohen e athershme. Nisem nga vetja ime ku edhe sot e tutje kam në mendime thenjet e shumë profesorëve dhe intelektuelëve të kohës se ne shqiptarët jemi të veqant nga popujtë tjerë, se jemi vërtet një krijesë me virtyte të mëdha dhe të forta si psh.; kemi mësuar se ne shqiptarët jemi populli më i lashtë i Ballkanit e gati Evropës- realiteti fatkeqësishtë fletë ndryshe ne nuk po mund të identifikohemi me asgjë ngase pocerrkat e vura mbi hunj në varreza janë kalbur e shpesh nuk po dijmë me e gjetë varrin e prinderve tanë e lëre me të stergjysherve..
- Kemi mësuar se jemi populli më besnik në botë- fatkeqësishtë ne e kemi vërtetuar të kundertetn se jemi populli me i pabesë në botë ngase vete¨m neve na u desh në histori që ta shpikim besen ndaj njeri tjetrit, ngase ishim të pabesë.
- Kemi mësuar se jemi populli më vëllazëror ndaj njeri tjetrit- fatkeqësishtë jemi ndoshta nder popujtë me gjelozin gjerë në zhdukje fizike ndaj njeri tjetrit, nuk duhemi por urrehemi dhe mundësishtë e shkatërrojnmë njeri tjetrin për një plesht, kjo është e dukshme dhe e prekshme çdo ditë.
- Kemi mësuar se e çmojmë fortë të mirën ndersa e izolojmë të keqen- realiteti e tregon të kunderten ne shqiptarët për një kafe e lavdërojmë të keqene dhe për një çaj e shajmë të mirën. Dita ditës mund të bindet çdo njeri se sa të mjerë dukemi kur nuk guxojmë apo nuk duam ta emrojmë të keqin dhe të keqen, kur edeh me vetëdije përkrahet virusi i së keqes që është futur në çdo cep të shoqësrisë shqipëtare.
- Kemi mësuar se shqipatrët për shtetin japin çdo gjë në jetë- pa mohuar rastet e ndryshme në njeren anë, por duke parë realietetin sidomos pas demokratizimit të Shqipërisë dhe çlirimit të Kosovës në anën tjeter mund të thuhet lirishtë se as në Afrikë nuk ka fise të tilla siq ia kemi mësyer ne shqiptarët me e ngranë shtetin. Ne shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë Evropës po iu dergojmë sinjale të forta se as nuk na e ndien për shtetin e vjedhim e shkatërrojmë dhe e qesim në dy gjunj se ska kush na ndal ngase kemi luftuar e tani kemi të drejtë ta zhvatim pra ta shkokordhojmë duke e vjedhur. Në Kosovë kur behen pyetje rreth hajnive dhe krimit me korrupcion ndegjon të rinjë të cilët thonë se “ ai që ka luftuar ka të drejtë të vjedhi” këso opinionesh gjen vetëm te shqiptarët. Në Shqipëri kemi gati gjysmen e popullit i cili për hir të një njeriu të semurë psiqikishtë dhe të shitur te Goran Bregoviqi është i gatshëm të i veri flakën edhe nje here si me 1997 shtetit të vet, të tillë kemi ne shqiptarët, të tillë kemi edhe në Kosovë, fatkeqësishtë. Pra nga kjo po del prap se më shumë e duam dhe i frikohemi të keqit se sa që duam të luftojmë për të mirin pra të miren shqiptare.
- Kemi mësuar se Evropa “kurv” na ka nda në 5 shtete dhe nuk na ka ndihmuar në histori- rren e llojit të vet, ngase ne shqiptarët jemi të mësuar që për të metat tona dhe budallakit tona të i fajësojmë të tjeret. Ne jemi vërtet nana e vakive kur e shajmë Evropën më bien ndermend disa tradita marroqe alla shiptarqe,” kur fqinjit i ngordh lopa apo i sëmuret nusja ai menjihere mendon se i ka ba sehire gruaja e fqinjit, nese i shkojnë punët keq shqiptari shkon te hoxha dhe ankohet se ka të shkelur apo prap thenë sehire,etjera e tjera... Nga kjo del se ne gjithhere duhet gjetur fajtorin për të metat tona. Ne historikisht ishim vetë të përqar vetë duke e shkatërruar njeri tjetrin, kemi qenë shpi e bajraktar, shpi e komandant si në luften e fundit ku thuaja të gjith ishin kimandant e ushtarë nuk kishte fare, e kemi ende Shqiperinë e cila vuan nga enverizmi fatal me manjaka politik, as ketu faj nuk ka Evropa, jo jo por kemi faj vetë se nganjëhere faren e keqe duhet me e shkatërru me kohë...
Kemi mësuar edhe shumë gjëra të tjera në shkollë, është mirë që kemi mësuar për kinse keto të mira që i kemi, por për fat të keq nuka kemi mësuar edhe për budallakit dhe të metat tona, të këqijat tona dhe marrëzit tona që pa na sjellin ende deme të mëdha në ecjen tonë perpara.
Të gjitha të mirat tona shumë pak po vijnë në shprehje ngase janë të mbuluara nga të këqijat që sot janë prezente në trojet shqiptare, e këtu kam mendimin sidomos për Kosovën. Isha prezent vetë në shumë biseda, opinione, bisedime e çka jo tjeter anë e kendë Kosovës këto ditet e kalaura dhe thenë të drejten shumica dermuese kishin një opinion; do zoti dhe Eulexi e i fusin në burg hajnat që në em¨r të luftes ia ç... nanën Kosovës, do zoti dhe Eulexi e na japin pakëz dritë në ketë tunel të krimit dhe korrupcionit ngase populli edhe është i frikësuar nga profiteret e rrezikshëm. Shumica e qytetareve shpreheshin hapur dhe thonin, sa mirë që janë Kfori e Eulexi në Kosovë dhe do Zoti e rrinë me vjetë të tera se përndryshe do të beheshim sallatë në mes veti, pra shqiptari kundër shqipatarit, nga kjo del se të tillë jemi ne he mozomokeq...
Nga e ghjith kjo prapë se prap po na del se nuk na ka faj Evropa kurv po jemi vetë ne fajtor si shqiptarë që e fusim bishtin ndermjet këmbeve kundrejt të keqit dhe të keqes.
Me 1991 në Parlamentin Evropian në shtator kishte mbajtur një fjalim r. Qosja dhe athere pati kritikuar Evropën për padrejtësit ndaj shqiptarëve, por ketij farë Qosjes iu pat dhenë një pergjigje nga një parlamentar portugezJ. Suares duke i thenë o zotni po mos të ishte kjo Evropë që ju kritikoni as Shqipërin me 1912 nuk do ta benit ju shqiptarët e hajt mos na shit petlla.... E të tillë si Qosja që ska lenë gur pa lëvizur që ta përqaj shqipatrrinë ka ende që e shajnë Evropën, por...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi