PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
Faqja 1 e 1
PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
Pëllumb GORICA :Një libër i shkruar për Darzezën
Mendime rreth librit monografik “Ishte! Darzeza e re” i autorit Fatmir Miraka
Promovimi i vlerave njerzore, historisë, trashëgimisë kulturore, mjedisit, ngjarjeve është një mision fisnik e tepër domethënës, për të nxjerrë në pah tiparet, të veçantat e karakteristikat e secilës krahinë, zonë, qytet, fshat. Në këtë rrjedhë janë botuar e vazhdojnë të botohen libra të shumtë, jetëshkrime, kujtime, monografi, studime. Dhe është bukur kur shkruhet me sinqeritet që historia, traditat të mos harrohen. Të shkruash, së pari duhet të kesh talent, njëkohësisht edhe njohuri të gjëra kulturore. Kohë më parë studiusi nga Gramshi, Fatmir Miraka ka botuar librin “Ishte! Darzeza e re”. Një botim interesant për këdo që do të njoh të shkuarën e këtij vendbanimi të dikurshëm të Gramshit, shtrirë buzë lumit Devoll, dikur pjesë përbërëse e krahinës së Sulovës. Historinë, kulturën, traditat gjeografinë. Banorët e Darzezës u shpërngulën nga shteti në fund të viteve ‘80 në Fier, për të ndërtuar aty një vepër të madhe energjike, Hidrocentralin e Banjës.
Në fakt autori ka shumë vite që ka nisur të shkruaj për Sulovën. Ka botuar edhe një libër tjetër me kujtime për fisin e tij, Miraka të Sultit në Gramsh me titull “Pema e jetës”.
Për librin “Ishte! Darzeza e re” të autorit Fatmir Miraka dëshiroj të shpreh disa mendime. Në leximet e librave interesant jam i prirë të shkruaj për vlerat që mbartin. Dhe vërtet libri në fjalë me ndërtimin e thjeshtë, është shkruar me një ndjeshmëri realiste, që doemos është një punë serioze dhe çdo punë e tillë meriton të vlerësohet. Dhe ajo që duhet theksuar në këtë prurje është fakti se është shkruar me rrëke mendimesh e episodesh interesante, gjë që e bën librin të lexohet me kënaqësi. Të bie në sy lehtësia e thurjes së fjalës, shkathtësia e sintaksës popullore ku spikat pasioni, këmbëngulja për të vlersuar peisazhin, historinë, traditat e këtij vendbanimi, por edhe për t’i analizuar ngjarjet me syrin kritik.
Libri hapet me një parathënie, që lexuesi të përqëndrohet apo i referohet strukturës komplekse të librit, vlerave njerëzore, historike, mjedisit natyror, traditave të Darzezës. Prezantohet njohja në fëmijëri e rinisë së hershme e tij për Darzezën me episode, histori të dëgjuara e përjetuara, duke i ndërthurur me emra, vende, rrethana. Në kapitujt në vazhdim autori shkruan realisht për të kaluarën e largët të Darzezës, me copëza faktesh të përzgjedhura nga historia e saj,përpjekjet e banorëve për mbijetesë. Për më tepër hidhet dritë për shumë nga etapat historike të këtij vendbanimi. Dhe sjellë në vëmëndjen e lexuesëve jo pak fakte të qëmtuara sigurisht duke shfletuar, por edhe mbledhur nga të moshuar të krahinës e veçanërisht të këtij fshati. Në morinë e këtyre fakteve të paraqitura dhe ngjarjeve të bien në sy referimet. Librat shkruajnë gjithnjë për libra të tjerë dhe çdo histori apo ngjarje tregon një histori të rrëfyer më parë dhe që natyrisht autori i citon në librin e tij. Teksa u drejtohet gojëdhënave bën shpjegime më të besueshme për gjithçka që ka dëgjuar, lexuar, përjetuar. Ngërthehen ngjarje që kanë lënë mbresa, emra, toponime, virtyte. Darzeza, si pjesë përbërëse e krahinës së Sulovës, është e njohur për vlerat historike e kulturore, emrave të njohur për çështjen kombëtare,për njerëzit e virtytshëm e me shpirt të madh. Gjejmë copëza tipike jete të jetuara intensivisht e vërtetësisht. Interesant është përshkrimi modest për njerëz punëtor, ngjarje të përjetuara, duke i sjellë në vëmendje e duke analizuar ato, por edhe rrëfimet nga mënyra e të jetuarit, të mikpritjes, mirësjelljes e komunikimit në këtë fshat. Me realizëm pasqyron ndjenja të holla njerëzore, vrojtime, histori të njohura dhe të panjohura, të cilat, të para në optikën e autorit apo studiuesit të suprizojnë për sasinë dhe cilësinë e tyre. Me stilin e mënyrën e të shkruarit pasqyron dhjetra rrëfenja të bukura. Në të gjitha këto rrëfime fshihet përvoja e brezave. Se për këtë e ka ndihmuar njohja deri në detaje e historive në kontaktet me të moshuarit, por edhe duke bujtur në konakët e Darzezave, në konakët e njerëzve të thjeshtë, bujar e mikpritës, që të ndërtuar ashtu thjesht e me paraqitje mbresëlënëse ishin të dashura për miqtë, apo edhe zyrtarët e kohës.
Një vend me rëndësi në faqet e këtij libri zenë traditat. Ato përbëjnë një pjesë mjaft të këndshëm, dhe autori i përmend si krenari. Darzezasit shquhen për mikpritje. Ai që vinte për herë të parë aty këtë vinte re menjëherë. Në konakët e tyre kanë bujtur miq dhe e kanë vlersuar mikpritjen. Autori përshkruan edhe kostumet popullore me ngjyra të bukura, aktivitet kulturore, pjesmarrjen e amatorëve në evenimente, po ashtu shkruan edhe për punimet e leshit,ndërtimet, ritet e zakonet e dasmave, krushqitë, tiparet karakteristike të krahinës së Sulovës.
Me ngrohtësi e respekt njerëzor Fatmir Miraka përshkruan edhe përpjekjet e banorëve të këtij fshati për të jetuar me djersën e tyre, si ishte ndertuar jeta në këtë vendbanim dhe si rrithte me ngjarje. Duke njohur nga afër jetën e banorëve, trajton edhe problemet e mprehta shoqërore, që ndodhën në Darzezë në fund të viteve ’80, që me iniciativën, mendimet origjinale, përkushtimin, konceptin praktik autori dha kontributin e duhur për përsosjen e drejtimit të punëve në mënyrë efektive në shërbim të këtij komuniteti. Me gjakftohtësinë analistike jo emocionale, me nuanca logjike në vështrimin e problemeve të kohës dhe pasqyrimin e vështirësive ekonomike ai flet me argumenta për peridhat e vështira që kaloi edhe ky vendbanim në gjysmën e dytë të shekullit që lamë pas. Padrejtësitë ndaj disa familjeve të këtij fshati. E drejta, e vërteta i jepnin guximin për t’i parë e trajtuar njerzishëm, që për disa dukeshin shkelje të vijës ideologjike, që ndiqej në atë kohë, si koncepte ndryshe për luftën e klasave. Përshkruan me dhimbje peripecitë e shumta, që kaluan mjaft familje në vitet e sistemit te kaluar por, edhe me hollësi, detaje e problemet që dolën për zhvendosjen e banorëve, akomodimin në Fier, përgjegjësinë e një misioni të tillë dhe si u përballuan këto situate të vështira.
Të shkruash më shumë do të shkoj gjatë dhe do të kërkoj një studim të hollësishëm, veçse në mbyllje të këtyre mendimeve për librin “Ishte! Darzeza e re” dua të theksoj se, Fatmir Miraka, intelektuali me potencial i Sulovës, me evidentimin e vlerave njerëzore, natyrore, të trashëgimisë kulturore e më së shumti historisë e ngjarjeve që kaloi ky vendbanim, shkroi një libër memorial për të mos u harruar Darzeza e dikurshme buzë Devollit. Brezat e ardhshëm të Darzezës të dinë nga vijnë, kush jemi e ku shkojmë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PËLLUMB GORICA:56 GONXHE TRËNDAFILI QË KUNDËRMOJNË PUTHJE...
» Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
» Pëllumb Gorica:UDHËTOJMË NË KUVENDE FJALE
» Pëllumb Gorica: Një udhëtim në trevat amtare
» Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
» Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
» Pëllumb Gorica:UDHËTOJMË NË KUVENDE FJALE
» Pëllumb Gorica: Një udhëtim në trevat amtare
» Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi