Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
Faqja 1 e 1
Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
Në Elbasan me koleksionistin e numizmatikës Vangjel Kapedani
I APASIONUARI PAS THESAREVE TË SË SHKUARËS
Nga Pëllumb Gorica
E kam bërë të udhës, që të përshkruaj mbresa, takime me miq, të portretizoj krijues, intelektual me vlera, të apasionuar pas thesareve të së shkuarës. Përsosmërisht e aftë për çdo krijues që dëshiron të shkruajë me kendvështrimin e duhur për emra që kanë synime të qarta në jetë, pasione për të bërë diçka ndryshe nga të tjerë, me vlera të veçanta dhe që i dallon në shoqëri, duke lënë gjurmë.
Me një dëshirë të hershme e kënaqësi të veçantë, në një nga këto ditët e fund vitit 2010, u gjenda në studion e koleksionistit Vangjel Kapedani, në një nga ambientet e Bashkisë së qytetit të Elbasanit. Ndonëse nuk më ishte dhënë rasti ta njihja më parë, për të kisha dëgjuar shumë nga miqtë e mi elbasanas, por edhe lexuar në median e shkruar, ku është thënë jo pak herë për këtë koleksionist të veçantë. Siç thashë, kisha dëgjuar e lexuar dhe i nxitur nga kureshtja dëshiroja ta njihja. Studioja e tij, një ambient i vogël, por madhështor për koleksionin me objekte antike, antikuare, dorëshkrime, piktura etje. Aty vështron një përzierje midis së vjetrës, të resë, së bukurës, modernes, dhe historisë.
Të arrish të komunikosh me të është e lehtë. Pas fjalëve të para përshëndetëse, në pamje të parë të krijon përshtypjen e njeriut të qetë, por ajo që të befason është përzemërsia e tij, dëshira e interesi kur flitet për lashtësinë, thesaret e kulturës sonë, botimeve të këtilla, kërkimeve dhe objekteve antike. Kjo të imponon respekt si shenjë e njeriut me kulturë të gjerë. Me pasionin e shenjtë dhe vizionin për veten ai është bërë i njohur me koleksionimin e thesareve të vjetra. Ky pasion i ka dhënë aq shumë emocione dhe ndihet tepër i mrekulluar nga këto objekte që e rrethojnë, por ka kaluar edhe sakrifica, shqetësime, madje, duke iu kërcënuar edhe jeta. Me shpirtin njerëzor që e karakterizon Vangjel Kapedani i ka mposhtur këto vështirësi. Dhe me një njeri të tillë të përkushtuar mund të bisedosh gjatë. Me modesti ai nis të tregon për pasionin e tij, koleksionin dhe vlerat që ai përfshin. Sigurisht ke dëshirë ta dëgjosh gjatë.
Kur flasim e shkruajmë për Vangjel Kapedanin është tepër e rëndësishme të theksojmë se me dëshirën, pasionin e tij ka mbi 40 vjet që gërmon, mbledh antikuare dhe objekte tepër të rralla arkeologjike, dorëshkrime të vjetra, që gjatë viteve të fundit janë bërë të njohura edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në të vërtetë nuk bëhet fjalë aspak për një gjë të lehtë. Është diçka e rëndësishme që dua të nënvizoj, se ky pasion brilant është edhe kuptimi i jetës së tij. Ja vlen të nënvizohet po ashtu edhe fakti, se koleksionisti Vangjel Kapedani posedon mjaft antikuare me vlera, thesare të së shkuarës, të bëra të njohura. Ndërsa ai nis e tregon për objektet e rralla që zotëron vlerat e tyre, impresionohesh me pasionin e tij të jashtëzakonshëm. Ai nuk është kufizuar vetëm me koleksionimin e antikave, të dorëshkrimeve, të gjetjeve të rralla, por edhe si një interpretues i tyre, me shpjegime të hollësishme edhe nga këndvështrimi i historik dhe përqasjes së kohëve, kulturave, rëndësisë dhe ndikimit. Dhe kjo tregon edhe erudicionin e tij, por edhe duke u dhënë rëndësinë e duhur që kanë këto zbulime autentike. Edhe pse e pranon që deshifrimi i tyre kërkon njerëz profesionist. Këto i ka studiuar me vëmendje të madhe me ndihmën e studiuesve, historianëve, arkeologëve. I njohur për këtë pasion nga historianë, studiues, shkrimtarë, gazetarë. Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu miqësinë e tij me arkeologun Neritan Ceka, eruditin Moikom Zeqo, poligloti Zef Simoni, të cilët e kanë ndihmuar mjaft. Herë pas here mjetet e informacionit masiv shkruajnë e flasin për zbulimet e ndryshme, vlerat, pasionin e tij, por ndërkohë me modestinë që e karakterizon,Vangjel Kapedani boton shkrime ku hedh mjaft dritë mbi lashtësinë e tyre e duke zgjuar interesimin dhe kërkon më shumë preokupim nga studiuesit, institucionet përgjegjëse për gërmime, ruajtje, etj.
- Çdo objekt apo gjetje ruan një vlerë, - të thotë ai. - Nëntoka jonë fsheh thesare ndaj dhe mjaft gjera janë akoma mister.
Me shumë kënaqësi të tregon për zbulimin e mozaikut paleokristian para dy vitesh në afërsi të Rrapit të Bezistanit në Elbasan, i cili sot është lënë në mëshirë të fatit. Duke shkruar në një nga mediat e qytetit të Elbasanit, ai pranon se gërmimi dhe zbulimi i këtij mozaiku është edhe një gërvishje e lehtë në historinë e lashtë e kulturën e qytetit të Elbasanit. Më shumë zbulimi i mozaikut është një dëshmi e njëmend për fakte të lashtësisë së krishtërimit në Shqipëri dhe ky është një argument bindës për të vazhduar gërmimet. Kjo del edhe në atë çka është përfolur edhe nga studiues të tjerë për gjurmime të mëtejshme për të zbuluar thesare të tjera të fshehura, por që institucionet nuk po shfaqin asnjë interes.
Duke hyrë në të fshehtat e historisë së thesareve tona, që ndoshta për dikë janë të parëndësishme, po pasqyrojmë disa grimca nga gjetjet e tij në Elbasan. Kupa e Shenjtë apo Shën Grali i gjendur para viteve ’90, që ka përmasa të tilla 145 x 99 cm i realizuar në një lëkurë keci. Për këtë zbulim ai shprehet se i është dashur një punë kolosale për ta pastruar e ruajtur. Po ashtu interesant është një kodik të shkruar me dorë, që i përket shekullit XV, deshifruar nga Zef Simoni. Interesimin e studiuesve e ka shfaqur edhe gjetja e një kryqi, që i përket kohës së lindjes së Krishtërimit.Koleksionisti Vangjel Kapedani zotëron edhe dy bibla hebraike; një e viteve 1700 e tjetra në mesin e viteve 1800. Ato ishin të veçanta sepse ishin larë me ar. Po ndërkohë, teksa aludon në lidhjen me hebrenjtë, shprehet se prania e tyre në Elbasan nuk është e panjohur. Rruga Egnatia ishte një itinerar që bënte të mundur kalimin e mjaft udhëtarëve të kombësive të ndryshme edhe hebrenjve. Aty kanë qenë ndërtuar disa sinagoga.
Dhe në fund përmbledhur me pak fjalë për Vangjel Kapedanin dhe pasionin e tij është më se normale të shkruhet përsëri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”
» Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
» PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
» Pëllumb Gorica: Një udhëtim në trevat amtare
» Pëllumb Gorica:UDHËTOJMË NË KUVENDE FJALE
» Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
» PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
» Pëllumb Gorica: Një udhëtim në trevat amtare
» Pëllumb Gorica:UDHËTOJMË NË KUVENDE FJALE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi