Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
Faqja 1 e 1
Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
(vështrim poetik)
Pëllumb Gorica
Në vëllimin poetik të bukur me një titull të cilin do e fut në kurth, “S’kam kohë të vdes” poeti i vargut plot mall e jetë, Nexhip Bashllari, i ledhaton krahët një lajtmotivi shumë domethënës, jo vetëm për krijuesit, por për të gjithë ata që janë rreshtuar në llogoret e jetës: poeti s’ka vdekje. Sepse edhe kur ajo e gjen fizikisht nuk e gjen kurrë shpirtërisht e moralisht. Poeti i fshihet vdekjes herë te një lot i sinqertë shoku dhe herë te një zukatje blete, herë te një fëshfërimë gjetheje e herë te një iso kënge. Në tërë vëllimin rreh pulsi i jetës dhe për poetin s’ka as moshë, as lodhje e as vdekje.
Kur hapa sytë ishte bërë mëngjes
I thashë vdekjes : S’kam kohë të vdes.
Duke qenë i shkrirë natyrshëm pa qibër, me natyrën, me shoqërinë, me brengat dhe gëzimet, me cinizmin dhe sinqeritetin, poetin është vështirë ta kapësh, është vështirë ta gjejë edhe vdekja pa lëre më ata që nuk i duan të mirën. Ndaj ai deklaron pa mburrje :
Të më gjeni s’është e mundur
S’ju mjafton e gjithë jeta.
Poeti nuk përpiqet të maskohet me sforcime, por ai merr një arrati të pranueshme, për t’u mbushur me më shumë nerv jete e për të qenë sa më i denjë për një shoqëri që ta meritojë ai e ta meritojnë atë. Atë e ka thëthirë jeta deri në intimitetet më të padukshme sepse ai është njerëzor, është i zoti të veshë këngën si “bërruc çobani” por edhe të fluturojë në lartësi e të “përflakë shpirtin” me rreze diellore, ai di t’i bëjë thirrje erës “ta rrëmbejë me vete”, por di të derdh edhe lot malli për strehëzën e tij, por edhe kur ai kthehet në fluid, kur e “fut vjeshta në brendësi “ të saj, ai nuk lejon askënd t’i prekë palcën që e specifikon si qenie të gjallë : dashurinë për jetën.
Poeti ka bredhur e parë shumë. Nexhip Bashllari edhe pse e ka dashur dhe e do shumë jetën, nuk e ka lejuar kurrë atë ta marrë zvarrë e të tallet me të. Ai ka kënduar këngë me pleqtë e ka pirë gota të mbushur rrafsh me raki, ka thëthirë ajër mali e ka pirë ujë burimi, por asnjëherë s’ka lejuar të luajnë me dinjitetin e tij. Ai është kockë e fortë, i pangopur me gjithçka që i shërben njerëzimit e të ardhmes, ndaj ai rrallë edhe zemërohet e vihet roje në shërbim të një jete të ndershme e nuk bën asnjë kompromis:
Vras e pres veç terr të zi
I çoj djajtë në skëterrë.
Por kjo kockë e fortë, dorëzohet shpejt para mallit që ndjen për strehëzën e tij dhe ngre duart e kërkon falje:
Me përkundje nanuriste
Më ke dhënë flatrim krahësh
Që të ika të lashë vetëm
Oh të lutem të më falësh.
Dhe ky mall që fryn në tërë librin si fllad mbi plagë e bën nganjëherë dhe si antipod të gjithçkaje, e të duket sikur ecën kundra rrjedhës e kërkesave të natyrshme të jetës:
Më vriten brinjët
në dyshek sfungjeri.
Por prapë poeti Nexhip Bashllari nuk e fsheh krenarinë që edhe ai me vargun e tij modest la gjurmë, e u shërbeu njerëzve. Vargu i rij gërryen zemra të sinqerta e i bën “lisat të ulin kryet”, zbut rakinë që e pinë pleqtë në sofra e i bëhet shok një emigranti, dënon mëkatarët dhe e bën nënën të derdhë lot, ndaj ai si poet ka një merak të madh: Fjala të jetë e lirë si ajri i pastër i maleve:
Trupin le të ma digjni
Mos ma digjni fjalën.
Vargjet e librit të Nexhip Bashllarit të rrëmbejnë si pa u ndjerë e të fusin në ritmikën e larminë plot frymëmarrje të këngës popullore :
Bie të flesh e s’të zë gjumi
Sa të zë të del dhe prapë
Buçet mendja porsi lumi
Dallgëfryrë trap më trap.
Në këtë vëllim në çdo varg jeta sfidon vdekjen. Edhe loti bleron-thotë poeti. Edhe te malli që përlot, jeta gjen vitalitetin e saj. Në zemrën e tij ka vend për të gjitha edhe për “retë e ndezura nga dashuria rinore”, edhe për manushaqet që mezi dalin nga fund-dimri, edhe për guguçen faqehënë, edhe për puthje gjethesh fëshfërimë.
Edhe në ciklin e poezive nga Kanadaja, poeti thekson me forcë atë që e bren, jeta bëhet më e bukur në vendin tënd, por çdo njeri, i çdo ngjyrë e vendi qoftë, ka jetën e tij dhe e meriton ta jetojë atë sipas koncepteve të veta.
Por poeti duke bërë thirrje ta duam jetën, nuk harron të kujtojë se ka dhe vdekje. Por specifika e poetit qëndron në atë se ai jep një këshillë shumë të vlefshme për vdekjen: të mos kujtohemi vetëm kur vdes ndonjë i afërm. Njeriu jeton me vdekjen çdo ditë, por merita është se di ta sfidojë atë. Ndaj poeti di të bëjë shumë mirë edhe balancë jete
Si jam ndjerë tek kjo botë
Nga u nisa e ‘’rrugë mora
Nga ç’kam bërë çfarë ka mbetur
Ç’farë kam mbjellë dhe ç’farë korra.
Dhe njeriu që di të bëjë bilanc nuk humbet kurrë. Vitet që vijnë i zbulojnë veç shkëlqim të ri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”
» Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
» Pëllumb Gorica:UDHËTOJMË NË KUVENDE FJALE
» PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
» PELLUMB GORICA:NËPËR UDHËKRYQET E JETËS KËRKON VETVETEN
» Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
» Pëllumb Gorica:UDHËTOJMË NË KUVENDE FJALE
» PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
» PELLUMB GORICA:NËPËR UDHËKRYQET E JETËS KËRKON VETVETEN
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi