Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komenti i publicistit Sylejman Aliut shkruar në FB pëballë fotos së Dr. Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Komenti i publicistit Sylejman Aliut shkruar në FB pëballë fotos së Dr. Ibrahim Rugovës Empty Komenti i publicistit Sylejman Aliut shkruar në FB pëballë fotos së Dr. Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 2:57 am

Komenti i publicistit Sylejman Aliut shkruar në FB pëballë fotos së Dr. Ibrahim Rugovës 5170_1112038135132_1652258219_268255_3575220_n

Komenti i publicistit Sylejman Aliut shkruar në FB pëballë fotos së Dr. Ibrahim Rugovës

Të dashur miq! Fjalët e shumta nganjëherë humbin fuqinë e së vërtetës. Sharësit e dr. Rugovës nuk janë të zotë të zotërojnë helmin e logjikës së tyre, megjithatë, duhet që t'ua respektojmë emocionin e tyre të pakontrolluar dhe gjatë respektimit, duhet të na dhimbsen. Por cila është e vërteta tashmë e njohur edhe përtej gjeografisë sonë kombëtare për dr. Rugovën? Në radhë të parë, ai ishte krijues, studiues dhe me qasje të thella filozofike. Nuk ia kishte ngenë injorancës dhe injorantëve. Kërkonte që, në radhë të parë, të krijonte ndër ne një komunitet moral. Njësoj u përpoq që të krijonte edhe komunitetin moral politik, sepse e dinte se Kosovën do ta zhbënin, siç po ngjet edhe sot, ata të komunitetit vetëm politik pa asnjë rrafsh moral. A arriti? Nuk e besoj, ngase sot edhe ata që zhvillojnë fushata në emër të autoritetit të përgjithmonshëm dr. Rugovës e që luanin role morali para tij, sot janë shndërruar në një komunitet të përçar politik, duke shkatërruar çdo të arrirë morale sa ishte gjallë dr. Rugova. Ndaj, them unë, nuk janë shumë të përgaztë ata që e shanë dhe e shajnë këtë simbol moral dhe shtetformues të Kosovës, sepse ata asnjëherë s'e kanë pasur tabanin e vetëdijes morale, por më tepër janë të përgaztë ata, që thonë se ishin në komunitetin moral të dr. Rugovës, që shembën e po shembin përditë e më shumë të gjitha përpjekjet intelektuale të trashëguara për interesa gllabëruese në dëm të Kosovës së përvuajtur. Prof. dr.Gjergj Sinani, në një recension të tij, thotë: Individi ynë, i mikluar për një kohë të gjatë nga një propogandë që shfrytëzonte instinktet barazimtare dhe demokratike të njerëzve që nuk ishin bërë dhe nuk janë bërë qytetarë, tashmë i ndodhur vetëm përballë shoqërisë dhe i vetmi përgjegjës për lirinë e vet, nuk është në gjendje të orientohet dhe të kuptojë lirinë, por abuzon me lirinë, nuk arrinë ta administrojë atë dhe, mund ta flakë lirinë nën këmbët e diktatorëve dhe t'u thotë: "Na skllavëroni, vetëm na ushqeni!". Që të mos bien në këtë gjendje, njerëzit duhet të shndërrohen në qytetarë dhe, të tillë mund të bëhen, kur të çlirohen nga "kolera shpirtërore".
A nuk jemi ne shqiptarët brenda kësaj vorbulle të "kolerës shpirtërore"? A nuk jemi dhe a nuk janë thuaja i gjithë komuniteti politik i pas Rugovës me këtë kolerë shpirtërore? A nuk e blenë dhe nuk e bleu diktatori qeveritar këtë komunitet të paqytetëruar dhe krejtësisht provincial duke i sjell kaq shumë dëme Kosovës? A nuk e pjestoi dhe po e pjeston vetveten ky komunitet politik (LDK), jo për interesat e vendit, por vetëm për ato personale, në vrap për të gjetur, qoftë edhe nën këmbët e diktatorit, një kolltuk dhe ushqime për vetveten?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi